Kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se Liceu dhe Universiteti i Arteve, si pjesë të rëndësishme të zinxhirit të edukimit artistik, duhet të fuqizohen si nëpërmjet reformimit, një përshtatje më të madhe me tregun dhe rishikim të kurrikulës, ashtu edhe mbështetjes financiare.
“Do të bëjmë çmos që këtë zinxhir të edukimit artistik, që fillon nga Liceu tek Akademia, ta fuqizojmë me aq sa kemi mundësi, qoftë nëpërmjet ndërhyrjeve në legjislacion, çfarë janë të nevojshme, – sepse është një zinxhir i edukimit që nuk është vetëm edukim i përgjithshëm, por është një edukim i posaçëm që është i lidhur me një hapësirë shumë të madhe lirie dhe njëkohësisht, sfidash të mëdha për çdo individ që hyn në këtë zinxhir. Qoftë nëpërmjet mbështetjes financiare të posaçme, për projekte të caktuara që mund të diskutohen në vijim dhe të artikulohen në bashkërendim me Ministrinë e Kulturës, në bashkërendim me Ministrinë e Arsimit. Qoftë edhe nëpërmjet këtij burimi të ri mundësie që është fondi evropian”, tha Rama, ndërsa kërkoi bashkëpunimin mësuesve për të bërë një plan të përbashkët për ndryshim në këto shkolla të artit.
Në ‘Ditën e Mësuesit’, Kreu i Qeverisë zgjodhi Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, për t’i uruar ngrohtësisht festën të gjithë mësuesve shqiptarë, atyre që aktualisht japin kontributi e tyre në arsim, por edhe të gjithë brezave të arsimtarëve që ndër vite kanë edukuar gjenerata të tëra. I rikthyer në klasat e Liceut ku edhe vetë ka studiuar, Kryeministri Rama u mikprit nga Drejtori dhe mësues. Një moment i veçantë ishte takimi me mësuese që i kanë dhënë dikur mësim. Bashkë me ta dhe i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Kryeministri ka vizituar klasat e artit pamor, të grafitit e të skulpturës. Më pas, në një shprehje të hapur mendimesh me stafin mësimdhënës, Ramës iu ngrit shqetësimi i ambienteve të papranueshme për zhvillimin e mësimdhënies, mungesën e bazës materiale, por edhe problematikën me kurrikulën e kësaj shkolle të artit. Ndërsa Drejtori i Liceut ngriti problemin e lidhjes së institicionit arsimor që drejton me tregun e punës.
“Çfarëdo ndryshimi, qoftë në pikëpamje të sistemit, infrastrukturës, bazës materiale apo e programeve, duhet të vijë si një rezultat i një dialogu, me tre komponentë: me trupën arsimore këtu, me Ministrinë e Arsimit dhe me Ministrinë e Kulturës. Nga ky dialog duhet të marrë jetë në një kohë të shpejtë një projekt. Një projekt mbi të cilin duhet të punojmë bashkërisht dhe me disa prioritete. Pa humbur kohë, ju organizohuni në këtë drejtim dhe ne do t’ju mbështesim”, tha Kryeministri.
Pasi dëgjoi me vëmendje shqetësimet, Kryeministri i ka ftuar ata të bëjnë jo vetëm një listë ankesash, por edhe një listë sugjerimesh e propozimesh. Rama inkurajoi të rinjtë që jenë në kontakt të vazhdueshëm me hapësirën e edukimit artistik në Evropë.
Po behet pas si Enveri ky ?
Fjale te mira, fjale me vend, Besojme se RAma eshte njeriu i duhur qe do e beje kete vend. E ka nisur per se mbari , e kam shume shprese se eshte njeriu qe sdo na beje te mendojme se ne smundemi. NE MUNDEMI
Fantastik ky njeri. Ti edi Rama je njeriu qe duam em se shumti, Na ke ngjallur besim e shprese se e ardhmja mund te behet me e mire.
Je forca e shembullit
Ah, te kanaqet zemra kur e sheh e degjon kete njeri.
NEse shqiperise i duhej nje kryeminister tamam, ja ku eshte para nesh me ne fund. URime Rama, bej ate qe di te besh me mire, na zbardh faqen
Edhe ne mesuesit me ne fund kemi ku besojme.
Dje ne konference me dha shprese kryeministri, Mbeshtes ramen sepse ai mbeshtet neve dhe popullin mbare
Arsimi eshte shtylla e shoqerise. Nje arsim i mire eshte nje e ardhme e premtuar e plot drite,.
Ed, beje kete shqiperi te vogel nje oaz te dijes
Arsimi ka nevoje per shume pune, pasi keto 23 vite eshte ushtruar terror mbi te.
Rama duket se ka nje plan dhe nje vemendje te vecante per kete ceshtje, ndaj dhe uroj qe me e mira te behet
I Madh ? BRAVOOOOOOOOOOO
Sepse vetem ti e meriton te jesh kryeminister sic je. Perfundimisht je me i miri
Te lumte. Je shpresa jone per nje shqiperi me te mire. BEsojme fort se shqiperia me ty do behet sic i ka hije, ZONJE
SHYQYR QE TE KEMI O RAME!JE I MIRE PER SHOW MEDIATIK.