Mazhoranca propozon ndryshime në Kushtetutë për realizimin e ndarjes së re terrioriale të Shqipërisë.
Kërkesa ka ardhur nga bashkëkryetari socialist i komisionit për reformën administrativo- territoriale, Bashkim Fino i cili kërkoi edhe konsensusin e opozitës për ndërhyrjen në kushtetutë, pa të cilën nuk mund të prek ligjin themeltar të shtetit pasi i duhen 94 vota.
Për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës, komisioni i posaçëm nuk e ka nisur ende punën, megjithatë Fino vuri si afat të fundit të hartimit të hartës së re territoriale muajin shtator, kohë në të cilën propozoi që Kuvendit t’i kërkohet edhe ndryshimi i ligjit për pushtetit vendor.
“Duhet të zgjidhim, nëse do ta prekim apo jo Kushtetutën për ndarjen e re territoriale. Sot qarku është jashtë loje me kompetencat që ka dhe kreu i qarkut duhet të zgjidhet nga populli dhe për ta mundësuar këtë duhet të preket Kushtetuta e vendit. Duhet të prekim Kushtetutën për çështjen e reformës territoriale – administrative. Në shtator bashkë me hartën e re territoriale, në Kuvend do të shkojnë dhe për ndryshime në ligjin organik të pushtetit vendor”, tha Fino.
Propozimi i socialistit Fino u bë gjatë prezantimit të studimit të portalit shtetëror mbi mendimin e qytetarëve për ndarjen e re territoriale.
Ish- kryeministri Ylli Bufi kërkoi që reforma e ndarjes territorale të shoqërohet paralel me refomën e decentralizmit.
“Kemi qeverisje vendore të fragmentizuar, por jo të tejskajshme. Njësitë vendore administrojnë vetëm 7 % të fondeve publike dhe 93 % e shpenzimeve kryhen nga qeveria qëndrore. Duhet reformë tërësore dhe reforma territoriale të ecë paralelisht me reformën e decentralizmit. Duhet të ngrihet një komitet ndërministror me ministrat përgjegjës për decentralizimin dhe për ta monitoruar komitetin duhet të krijohet një komision parlamentar”, tha Bufi.
Ish- kryeministri Aleksandër Meksi kërkoi konsensus politik për reformën. Meksi theksoi se kontrolli mbi territorin nuk mund të vazhdojë siç është sot, por shtoi se strategjia e re për territorin nuk duhet të bëhet vetëm nga shumica, por nga të gjitha palët politike.
Pirdh o Baci, pirdh.
Perberja e ekipit te rilindjes:
Palloshi – Kryeminister
Krylopa – Kryetari i Parlamentit
Kokeveza – Minister i Ekonomise Ahmetaj
Lame Ziu – Drejtor i ALUIZNIT Artan Lame
Diteziu – Minister i Jashtem Ditmir Bushati
Debatikasi – Minister i Ceshtjeve Sociale Erion Veliaj
Laja (Kulla e Barit) – Ministre e Mbrojtjes Mimi Kodheli
Meksi ka fol shume bukur,perse te mos behet me konsensus ?
Po te behet me konsensus pozite-opozite,
nuk do kete tensione dhe riberje ne te ardhmen,
por mbi te gjitha tregon edhe pjekuri dhe mentalitet te vertete europian