Ish-të përndjekurit/ Blloshmi: Rama të rregullojë ato që prishi Berisha

8 Mars 2014, 12:43Politika TEMA

Drejtori i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmi, i kërkon Qeverisë ‘Rama’ që të zhbëjë të gjitha ato vendime të qeverisë së mëparshme që bien ndesh me interesat e ish të përndjekurve dhe dënuarve politikë dhe që nuk garantojnë një dëmshpërblim financiar të tyre.

Për gazetën ‘Tema’, Blloshmi shpjegon se përgjatë 8 viteve të Qeverisë ‘Berisha’ është punuar keq për shpërndarjen e dëmshpërblimit dhe ne sot ende nuk kemi një listë konkrete pë rata individë që kanë marrë këstin e parë, kanë marrë këstin e dytë, apo ata që kanë përfunduar procedurat nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Financave.

“Kam kërkuar që të nxirret një listë me të gjithë emrat që kanë marrë këstin e parë, të cilëve u kanë dalë emrat edhe në gazetë, që u kanë mbaruar procedurat nga Ministria e Drejtësisë, kanë kaluar tek Ministria e Financave dhe ka dalë emri dhe ende nuk kanë marrë lekët. Unë kam këmbëngulur për të bërë një bilanc të qartë dhe transparent të asja se çfarë ka ndodhur”, sqaron Blloshmi.

Sipas tij, megjithëse është thënë se për ish-të përndjekurit tashmë ka përfunduar edhe kësti i dytë, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Kam bërë edhe një listë, sepse këtu është shpërndarë imazhi që thonë se janë ndarë dy këste për ish- të burgosurit politikë. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk e di numrin e saktë sesa kanë marrë këstin e parë dhe të dytin, por di që nuk ka përfunduar ende kësti i parë dhe jo më kësti i dytë. Kam bërë dhe një listë të veçantë, ku përfshihen njerëz që janë të sëmurë dhe dergjen në krevat dhe nuk kanë para për të blerë një arkivol kur të vdesin. Kësaj kategorie duhet t’i japin dëmshpërblim pa asnjë lloj rregulli. Kjo është një listë me rreth 4 mijë emra, por duhet një saktësim pasi mes tyre ka edhe emra që sot nuk jetojnë më”, theksoi Blloshmi.

Ndërsa shprehet optimist se Qeveria ‘Rama’ mund të bëjë diçka në lidhje me kategorinë e ish-të përndjekurve politikë, Blloshmi kërkon që prioritet në dëmshpërblim të kenë moshat e mëdha dhe individët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

“Kam kërkuar dhe do të kërkoj respektimin e kësteve”, theksoi Blloshmi.

Në këtë kuadër, gjithashtu ai kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Qeveria që të bëjnë ndërhyrjet e nevojshme në ligj dhe të zhbëjnë ato çka qeveria ‘Berisha’ i bëri keq.

“Ligji që është bërë në 2007 për ish të burgosurit politikë, që u bë nga qeveria që shkoi, edhe pse ligj sakat, me shumë mangësira, kishte përcaktuar që brenda 8 viteve do të shlyente detyrimin financiar, premtim që nuk e mbajti sikurse dhe premtime të tjera. Por ç’ndodhi? Qeveria që shkoi ka nxjerrë një VKM dhe ka hequr afatin e dëmshpërblimeve, nuk është më për 8 vjet, por pa afat. Kështu që unë kam kërkuar midis të tjerave që të rregullohen edhe ato që ka prishur Berisha. Është një ligj i ’93 që ne shtëpitë i kemi falas, por Berisha e zhbëu këtë dhe na ka zbritur shtëpinë nga shuma e llogaritur për dëmshpërblim. Ne kemi kërkuar që këto shtëpi që kemi marrë, të vlerësohen siç u shitën shtëpitë të gjithë qytetarëve shqiptarë në ’91-’92. Nga ana tjetër ne kemi marrë disa letra ‘me vrimë’ që dhe këto zbriten nga shuma e dëmshpërblimit tone. I kam kërkuar Qeverisë që nëse bëhet një privatizim, të jemi pjesëtarë në të përmes këtyre letrave. Po kështu, disa të burgosur, po marr rastin e Qafës së Barit, janë dënuar me nenin e terrorit, kështu që nuk përfitojnë dëmshpërblim. E gjithë bota e ka nenin e terrorit në fuqi se janë krime që kryhen, por kam kërkuar të gjendet një mundësi për këta që janë dënuar në kohën e diktaturës, pasi çfarë terrori kanë bërë ato në burg”, theksoi Blloshmi.

15 komente në “Ish-të përndjekurit/ Blloshmi: Rama të rregullojë ato që prishi Berisha”

  1. Ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

    O Blloshmi,mos ju qaje bijeve te atyre eterve qe ju masakruan,ju vrane dhe po ju vrasin ne vite,por protesto ne mbrojtje te moralit e dinjitetit njerezor te neperkembur e dhunuar nga mostrat e dkitatures komuniste dhe pjellat e saj deri me sot,sikurse Berisha-Nano,apo Meta e Rama me shoke ne mes te dites me diell.
    Vetem me protesta do te pastrohet cmenduria e politikave te djajve me fytyra njeriu,dhe jo me lutije qe i shkojne per shtat jashteqitjes shqiptare ne vite.
    Vepro tani,protesto ndaj mosndeshkimit te super te korruptuarve e kriminalizuarve si Nano-Berisha-Meta,apo Rama me shoke ne mes te dites me diell,se vetem ne kete menyre viktimat,pra Martiret e lirise e demokracise do te ndjehen te nderuar aty ku jane.
    C’do servilizem ndaj pushtetareve e poltikave qe bashkejetojne me boten e krim-korrupsionit-politik eshte nje grusht ndaj vetes,familjes dhe botes ne progres njerezor.PROTESTO……………………………

    1. redi says:

      Ne emer te popullit…..
      Te paska mbetur ora ne vitin 1990 more i mjere. Paske mbetur nje i burgosur i se kaluares more derezi dhe lumzi. Ngele duke i rene fyellit ne te njejten brime. Deviza jote eshte urrejtje, ti i takon se kaluares. E sotmja dhe e nesermja duan bashkebisedim, bashkepunim ne interes te vendit dhe popullit tone. Behu i ditur, qe te jesh i lire more koqe kandari.Ai e nuk di, nuk duhet te kete opinion.

      1. Munyr Muda says:

        O Redi e para me fale se po debatoje me nje person si ti,por me rastin tende dua ti theme gjithe brezit tate,se juve djemlosha te seres tuaj e gjetet te shtruar persheshin,ju a shtruan eterit tuaj kriminel,dhe tani beni persheshe.Ju jeni pjelle e atyre kriminelve,qe ishin dje e jane sote,jane me te moderuar,por gjakun e kane akoma te pa thare ne duar.Ty o lum miku nuk te ka shkelmuar mushka,dhe ajo per ty eshte e mire,por neve qe na iken me te shtrentit tane vetem per nje llaf goje qe e sajuan gjyshi apo baba jote o i mjere per te te bere jeten tende lule….Por zoti nje dite do i vere ne peshore e keni per tu djegur ne zjare…shume per mendimin dhe guzimin qe mere e shkruan ne kete forum,dhe kerkon bashkejetese,po si do ishte sikur te te kishin vrare gjyshin baben dajen vellain si do shkruaje sote or moster e kuqe.Bravo na na percate na shkateruat perseri edhe mbase na nxoret nga burgjet,i joshet ish spiunat si ky Bedriu jone qe ishte lidhje e ish operativit Hekuran Brezhdes ne Librazhde,apo Aqif Lekes me kompani…apo Pjeter Arbnori qe ishte spiun qelishe,por dieni se nje dite do ti paguani,pa cka se e mbuluat kete pune me vampirin Sali sipas marveshjes se Katovices,por gjerat po shoshiten dhe nje dite doni apo nuk doni do te hapen dosjet dhe pasatj secili mere hake siaps menyres se tije,qofte edhe ne tre breza sic munde te jeshe ti,ose te tjere…..

      2. Tani says:

        redi, ti je fataliteti i kesaj shoqerie akoma komuniste.

      3. Ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

        O redi,ora ime nuk ka mbetur ne vitet 1990,por ajo ora ime vazhdon e punon per te ndeshkuar persekutoret dhe bashkepuntoret me to ne mijra krime makabre ne vite,sikurse jeni dhe ju o pampers i se kaluares dhe te sotmes sa korruptive aq dhe kriminale ne vite.
        Ne as nje vend te botes nuk ka ndodhur qe persekutoret dhe pjellat e saj me mijra krime mbi supe,te vazhdojne te sundojne pa i hyre gjemb ne kembe,por ju or sojseze e mij kenetash,apo dobice te palles komuniste,nuk doni ta besoni se shteti i se drejtes po troket ne deren Shqiperi,dhe shume shpejt do ti jape ndeshkimin qe i takon te gjithe persekutoreve e bashkepuntoreve qe fshihen e krekosen si gjeli siper plehut te tyre me fuqin e pushteteve dhe ky ndeshkim do te jete nje fund i turpshem dhe pa kthim,sikurse i Milloshevicit,Arkanit,Sadamit,apo Gadafit me shoke,qe as miljarda dollaret dhe tynelet me flori nuk i shpetuan dot nga ndeshkimi popullor dhe ligjet per mijra krime ne vite.

      4. babo says:

        Me perpara se te kerkosh bashkbisedim duhet me njoh fajin , te kerkohet falje e pastaj shohim e bejme……apo ?
        Hak pa marre e gjak pa la, ka thene ai i pari, pa u mbyll llogarite ska qetesi……

  2. Beni says:

    Nuk e di sesa i afte(i drejte) do jete z Blloshmi,per te drejtuar kete institucion,por di qe i perket nje familjeje te nderuar dhe respektuar ne Berzeshte te Librazhdit.dhe nje familje qe ka qene vertet e persekutuar qe ka paguar edhe me jete kete persekutim dhe disa vite burgje e internime,dhe ka qene nje nga njerezit qe e mbronte Sali Berishen verberisht dhe para shume vitesh kam debatuar me te duke kritikuar Berishen dhe Ai qe e mbronte si te ishte Muhamedi e Jezu Krishti,Por kur arriti ne Qershor te 2013 qe Saliun ta votonte kunder edhe z Blloshmi dhe familja e tij ashtu si mijera te persekutuar te regjimit komunist,Kuptohet humbesi i madh ishte Saliu dhe shpurra e tij kriminale,hajdute dhe vrastare.prandaj Z Blloshmi,besoj se do te drejtosh drejt dhe po ashtu qe me qeverine Rama te mund te sheroni sa me shume plaget e vuajtjeve te kasaj shtrese.

  3. dhembeli says:

    Te persekutuarit ,ngelen gjithnje te persekutuar.
    Tju tregoj nje shembull ne qytezen e vogel te Permetit.
    Nje person me bindje te djathte, i persekutuar,shume puntor sa here e mer pushtetin Socialistja , me njerezit e lsi te vendosur neper poste, ngelet I persekutuar.
    Ne Permet I thone podhe ti o PECO ngele gjithnje I persekutuar.

  4. ben says:

    O Mynur jam dakort me cdo germe qe ke shkruar por skuptoj cfar dosjesh pret ato i ka djek shpellari para 23 vjetesh vetem po ta dhjesin ne dru ke birucat e Mines del dicka por kush ta bej ?

  5. arur says:

    doll me keto gjepura se ne se para viteve 90 te gjithe njerzit e ndershem komunist apo ballist ishin te presekutuar.

  6. redi says:

    Mynur Muda, Tani, ne emer te popullit,
    Kisha keto gjera :
    – Faleminderit per ofendimet personale.
    – Edi yne thote, se shpesh injorantet kur nuk kane argumente mundohen te shesin ofendimin per argument.
    – Nje njeri i zgjuar ka thene se urrejtja bren zemren qe e gatuan, jo objektin e urrejtjes. Nje njeri qe ndjehet inferior, menyra e vetme per tu hakmarre eshte duke pasur urrejtje, nje urrejtje qe i verbon cdo sens te te menduarit dhe llogjikes.
    – Populli yne i zgjuar thote se uthulla e forte prish shishen e vet.
    – Anglezet thone : What is done, cannot be undone. Ajo qe ka ndodhur nuk çbehet me. Ndersa juve ulerini dhe mallkoni si ujqerit ne driten e henes per gjera qe kane me se 70 vjet qe kane ndodhur. Edhe sikur qeverite shqiptare te duan te marrin hak nuk i le Europa, se hakmarrja eshte nje mbeturine e se kaluares se shoqerive prapanike dhe jo moderne. Europa do qetesi, paqe, bashkepunim reciprok brenda shoqerise dhe jo flaket e sketeres qe kercenoni ju derra injorante qe i jeni ngjitur shoqerise shqiptare si muti pas kepuces.
    – Rinia shqiptare e shekullit te 21 do te shkollohet, te punoje, te fitoje sa me shume. Jeta jetohet vetem nje here dhe eshte kaq e shkurter dhe nuk pranon urrjejten. Rinia do te shijoje jeten, te beje pushimet jashte shtetit, te jetoje si njeri, te shijoje muziken e Verdit dhe Bethovenit, te shijoje poezite e Goethes dhe Pushkinit, muziken e beatels dhe Celentanos, pikturat e Pikasos dhe Mikelanxhelos, mendimin filosofike te Plutonit, Nices dhe Sokratit, te shkoje ne bibliotheke, ne koncerte te muzikes klasike dhe moderne. Pra sic e shifni rrinia nuk ka kohe dhe deshire te merret me urrejtjet dhe hakmarrjet tuaja. Une ju misheroj sepse keni mbetur te burgosurit e se kaluares, siç thote Obama.
    – A keni degjuar se cfare beri populli i Afrikes se Jugut dhe Mandela me te kaluaren. Ne se nuk e dini lexoni qe te beheni me te ditur se keshtu do te jeni te lire nga predikimet arkaike.
    – Desha ta mbyll shkrimin me nje thenje te nje gruaje te madhe shqiptare : Mos e mallko erresiren, por ndiz nje qiri. Nene Tereza.

    1. babo says:

      Besoj se e di se si ka vepruar europa lindore me kriminelet komuniste, i denoi ne burg. Ne qofte se do te kishte ndodhur dhe tek ne keshtu do te ishte i mbyllur hesapi, por populli legen shqipetar kurre nuk ka pas kurajon ti beje llogarite si burrat, sic i beri gjermani ne DDR. Ky eshte ndryshimi qe kemi nga Europa veriore, ata kane karakter e burreri, ta thone cope, ne te hame pas shpine…

    2. baze says:

      “Edi yne thote”, ha ha ha sa kam qesh, shoku Enver ka thene, o ushtar i bindur i armates komuniste

  7. DukGjonMazo says:

    Zoti Bedri,

    Instituti në krye të të cilit je, duhet të investojë në prodhim dokumentarësh 45-60 minutësh mbi jetën dhe veprimtarinë e të persekutuarve të vërtetë politikë, të cilat gjithë duke qenë shqiptare janë ku më universale e gjithkohore se ato komuniste.
    Thjesht jeta, idetë dhe veprimtaria e tyre, larg çdo politizimi alla komunist.
    Eshtë e vështirë, por përpiqu…

  8. ismeti says:

    po ku ishe o derr qe 8 vite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje