Një operacion i gjërë kërkimi e shpëtimi ka nisur pasi një avion i Malaysian Airlines me 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit u zhduk në brigjet e Vietnamit.
Avioni humbi kontaktin me kontrollorët e trafikut.
Avioni Boeing 777 u ngrit nga aeroporti i Kuala Lumpur në orën 12:21 dhe ishte drejtuar për në Pekin, ku pritej që të ulej në orën 6:30 sipas orës lokale.
Ministri i Transportit në Malajzi tha se nuk është gjetur vendi ku mund të jetë përplasur avioni.
Në avion kishte pasagjerë nga Malajzia, Kina, SHBA, Franca, Kanadaja dhe Australia.
Avioni tani quhet i humbur dhe jo i përplasur derisa të ketë prova për këtë gjë.
Ka raportime se në bordin e avionit ishin edhe dy persona më pasaporta të vjedhura, çka ka shtuar dyshimet se ky mund t ëjetë një sulm terroristë.
Në listën e pasagjerëve u publikuan edhe emrat e një italiani dhe të një austriaku, por të dy personat janë shëndoshë e mirë dhe nuk kanë hipur në avion.
Por ata thonë se dokumentet e tyre janë raportuar të vjedhura në Tajlandë.
Pikëpyetja tjetër e madhe është se përse pilotët nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi.
Ekspertët thonë se kjo është gjëja e parë që duhej të bëjnë pilotët në raste të tilla.
Avionët Boeing 777 janë nga më të sigurtët në botë, edhe pse për avionin në fjalë thuhet se ka pasur më parë një incident.
çjane keto informacione kot, ketu edhe nje telefon dore ka GPS dhe jo me nje avion
Mos e kane marre Ufo-t…
Shpreh keqardhjen per kete ndodhi,mbase ka bere ulje ne ndonje vend te pershtatshem.
U prefshin ne paqe…..!
NGUSHELLIME FAMILJARVE.KUR HYPEN NE AVION I KE MARRE PARASYSHEEDHE PASOJAT.NE DORE TE ZOTIT……..
Pse kaq shume dhimbje ! Zot i Madh !?
dhasht zoti ishalla kan shpetuar dhe nuk i ka ndodhur asgjë , shpresoj qe te jen diku në tok dhe te sigurt , zoti i dhasht durim familjarve
Ujguret e kane hedhur ne ere avionin qi ishte nise per Kine?
Qesharake. Akt terrorist se jane vjedhur dy pashaporta te huaja. Po pse pashaportat e shperthyen apo devijuan avionin. Po sistemi i kontrollit fizik te pasagjereve dhe i bagazheve nuk ka role fare ne kete mes? Lajme per analfabete.
Avioni nese nuk eshte shkaterruar plotesisht gjendet se ku ka rene. Kan kaluar shume ore dhe nuk jep shpresa te mira per tu identifikuar se ku ka rene. Me ane te satelitit do tu identifikonte brenda 2 oreve. Mjafton te llogarisesh kohen e humbjes se kontaktit me token, intenerarin qe ka pershku dhe kordinatat ku ka humbur. Aviacioni i din kodinatat ku ka humbur por ka gje qe nuk shkon me informacionet.
E megjithate, shpresa le te vdese e fundit!
Tek ky link shihen live te gjithe avionet e botes qe jane ne fluturim. Vetem nepermjet sistemit Flightradar mund te gjendet cdo avion deri ne momentin qe ulet ne aeroport dhe nuk kuptoj veshtiresine e percaktimit te trajektores se avionit deri ne momentin e fundit qe ka qene ne ajer.
http://www.flightradar24.com/46.61,13.86/7
Ngushellime familjareve,me vjen keq sepse une kam qene edhe Ambasador i Jashtezakonshem dhe fuqiplote i Shqiperise ne Kine,pse nuk paska qene Berisha ne ate avion?
Ska me shpres ne ket bastard planet or tunxh,,