Ministria e Financave publikon LISTEN: Ja kompanitë që do marrin borxhet e prapambetura

8 Mars 2014, 17:33Politika TEMA

Ministria e Financës publikoi sot në faqen www.financa.gov.al  listën e detyrimeve të prapambetura për punët publike dhe rimbursimin e TVSH, vlera e të cilave arrin në rreth 27.4 miliardë lekë.

Në grupin e punëve publike, 14.7 miliardë lekë janë fatura me informacion të plotë, për të cilat pagesat do të fillojnë menjëherë gjatë javës në vijim, pas verifikimeve finale rutinë të dokumentacionit brenda procedurave të thesarit.

Rreth 5.3 miliardë lekë janë fatura që kërkojnë plotësim/saktësim informacioni, që do të bëhet shumë shpejt nga institucionet përkatëse për t’u renditur sipas datës në listpagesat e faturave.

Faturat që i takojnë TVSH-së, janë rreth 7.4 miliardë lekë dhe procesimi i tyre, gjithashtu, do të fillojë menjëherë gjatë javës që vjen, duke filluar nga pagesat e viteve më të hershme. Fatura e rimbursimit të TVSh pritet të rritet me aprovimin e kërkesave të bëra përpara fundit të vitit 2013.

Një grup tjetër pagesash që ka të bëjë me shpenzimet korrente (shërbime, vendime gjyqësore), me vlerë rreth 5 miliardë lekë, është duke u finalizuar dhe do publikohet dhe do fillojë të procesohet brenda dy javëve në vijim.

Ministria mbetet e gatshme për të ndjekur me institucionet përkatëse dhe Thesarin të gjitha rastet që, për arsye të ndryshme, kanë mbetur jashtë këtyre listave. Duhet theksuar që listat janë për punime/shërbime, për të cilat është lëshuar faturë. Punimet/shërbime të kryera, për të cilat nuk është lëshuar faturë, duhet të ndjekin të gjitha hapat deri në lëshimin e faturës dhe duhet të përfshihen në buxhetin e vitit aktual.

Pagesat e punëve publike janë kryesisht në sektorët e infrastrukturës (mbi 90%), arsimit (5.4%), shëndetësisë (0.2%).

 

 

 

 

11 komente në “Ministria e Financave publikon LISTEN: Ja kompanitë që do marrin borxhet e prapambetura”

  1. Dani says:

    TEMA,

    Vendosni ketu emrat e ketyre kompanive,qe t’i marrin vesh shqiptaret se kush qenka bere i pasur ne kohen e Saliut, Nanos dhe Rames si kryetar bashkie.

    Me siguri, edhe keta te pasurit jane nga ata qe nuk kane pasur asgje per trashegimi familjare dhe nga ata qe benin punet qe u kerkonte Enver diktatori.

    Cfare po behet per bizneset e maskarenjve qe jane fasade e te mirenjohur ne Shqiperi pasi benin Pastrimin e parave te vjedhura shqiptareve prej pushtetareve hajdute?

    Keto kompanite qe pastronin para duhet ta kene emrin DULLAKET, si prejardhje te emrit Dulla-Enver dhe pasardhesve te tij sot.

    1. Prokoilo Llalaala says:

      Kontrolloni cdo lek qe do jepni.
      Mos i jepni asnje lek atyre qe kane marre leket per disa rruge ne Tropoje, sepse nuk kane hedhur asnje makine zhavorr, nuk behet fjale per asfalt.

  2. NAIMI says:

    E cke me Enverin a te qifte derri te teme ,Enveri ka 30 vjet qe ka vdekur, pse nuk merresh me kriminel Saline ?!

  3. Be-X says:

    dani,
    i bere te gjithe “ballista”!
    ne fillimet e tija, e kam fjalen per kapitalizmin, kompanite qe u krijuan e bene pasurine e tyre me vjedhje, tani qe u bene te pasura, kane nxjerre ligje per t´i mbrojtur keto pasuri. pavarsisht nese keto kompani jane nanoniste apo te kohes berishiane. tani ekziston ligji, dhe ato po kerkojne te drejtat e tyre, falje taksash, kthim taksash, favore bisnesi, etj… keto i njeh kapitalizmi (demokracia), une dhe ti, nuk ishim te zotet qe te vidhnim, te mashtronim, te benim shenjtorin, keshtuqe zgjodhem rrugen e ndershmerise, te punonim per te ushqyer familjen. mund te shkruaj gjithe diten, por nuk ia vlen. do zoti keto kompani punesojne njerez dhe ate pasuri qe kane vene, ta trajtojne si te trashguar nga “gjyshi” qe kishte njemije koke-dhene ne kohen e turqise etj, etj.

  4. luli says:

    ke te drej o dani

    1. resma says:

      Super lajm per gjithe kompanite.
      Shteti po ndertohet per se mbari e kjo katrahure do marre fund njehere e mire.

      bravo Qeveria

      1. etoni says:

        Erdhi dita qe ne te kemi nje shtet serioz ku cdokush te mund te investoje pa patur frike.

        iken ditet e erreta per investitoret e huaj dhe vendas. Une besoj se kjo qeveri ka qellime te mira e kete po e tregon me vepra

        1. Tosi says:

          Super lajm, super puna nga Qeveria.; Eh, me duket se saliu eshte i tmerruar nga punet e mira te kesaj qeveria, por populli eshte pro. te lumte edi rama

          1. yllka says:

            Doni me per bej lulin more shoke.
            Bravo bravo bravo. Premtimet e mbajtura jane lokomotiva e kesaj qeverie ?

            1. zana says:

              Me me vjen mire ? Shqipetaret ishin skeptike qe nje qeveri e tyre te mbante kaq perpikmerisht fjalen e dhene ?

  5. pyjordshp says:

    Ju kan verbuar syte Edi Rames ,qe po shkrin gjithe specialistete e pyjeve ne shqiperi.E dini ju se pyjet jane frymarrja e njerezimit,ku do te shkojne gjithe kta njerez ,ku nuk dine te punojne gje tjeter veç si specialist pyjesh.Te gjitha partite kan nderruar drejtoret e ndonje punonjes te thjeshte ,po kte qe beri Edi i ka rene vetes mu ne koke.Po ven analfabete pa arsim perkates ,pa diploma ose me mire me thane me diploma false te blera .Don te punosh ,jep nje urdher te verifikohen te gjitha diplomat neper administrata shteterore se ka vite qe po e hane qyl pa kryer asnje lloj arsimi.Po ve ne prove shum njerez ,e nuk e di si do perfundoje kjo pune ,se i eshte sos durimi njerezve se nje cope buke kan ngrene ,nuk kan vu pasuri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje