Qeveria shqiptare është zotuar se do godasë në zemër korrupsionin. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë seancës parlamentare ku u miratua p/ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”.
Naço tha se ndryshimet konsistojnë në tre shtylla kryesore, hetimin dhe gjykimin e korrupsionit nga Krimet e Rënda, ndërgjegjësimin,dhe parandalimin e fenomeneve korruptive, nëpërmjet Dixhitalizimit, Reformimit dhe Modernizmit të sistemit të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë theksoi se nëpërmjet kësaj pakete të bëhen ndryshime afatshkurtra, afatmesme dhe të kenë efekte në jetëgjatësi.
”Ajo që po tregojmë ne është një vullnet politik, i cili mungonte para 23 qershorit. Statistikat tregojnë qartë atë që keni bërë ju, që i shkakton shqiptarëve turp kur dalin jashtë vendit. Në vitin 2008 janë dërguar për procedim për korrupsion 85 çështje, në 2009 janë regjistruar 86 çështje, në 2010-ën janë regjistruar 112 çështje, në 2011 janë regjistruar 64 çështje dhe në 2012-ën janë regjistruar 83 çështje. Sa i takon të dënuarve për veprën e korrupsionit, sipas të dhënave të marra nga Kryeprokurori, rezulton se në 2008-ën janë 40 raste, në 2009 janë 36 raste, në 2010 rezultojnë 49 raste, në 2011 -72 raste dhe në 2012 janë 38 raste”, theksoi Naço.
Sipas tij, qëndrimi i mazhorancës ka qenë radikal, që të gjitha veprat korruptive të jenë pjesë e kodit penal, pasi kështu lufta do realizohej në bllok me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion.Ministri i Drejtësisë, gjatë prezantimit të këtyre ndryshimeve theksoi se në Shqipëri korrupsioni është në nivele të larta dhe duhet bashkëpunuar për të luftuar. Ministri i Drejtësisë bëri të ditur se në paketën e sjellur janë ndryshuar 4-ër nene nga ligji bazë, duke sjellur një luftë frontale ndaj korrupsionit. Kështu, sipas Naços ndryshimi kryesor konsiston se vepra penal e korrupsionit do të hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda duke unifikuar boshtin e luftës, por nuk janë parashikuar ashpërsime të masave të dënimit.
Po ashtu me këtë paketë për të unifikuar forcën në luftën ndaj korrupsionit, është menduar që lufta ndaj fenomenit të korrupsionit të bashkërendohet me luftën ndaj krimit të organizuar duke sjellur një luftë frontale të institucioneve ligjzbatuese këtij fenomeni dhe për të arritur këtë sipas ministrit është menduar të bëhen ndryshimet përkatëse në ligjin për parandalimin e krimit të organizuar, apo siç e njohim ligji “anti-mafia”.
I bini Nasip i bini… Mos i lini kusur,
I bini korrupsionit….. me bllok ne dore!!!!!!
Mbameni se e vrava!
A ka “zemer” korrupsioni? Ai ehte thjesht i pashpirt.
4 heronjte e 21 janarit u pushkatuan sepse protestuan kunder “bllokut” te USTABASHIT tend “Like Floririt” i cili sot na tund me “urtesi” kemboren ne parlament.
Godite njëherë në këmbë dhe pastaj shohim për në zemër…!
Do arrestoni Liken? ?
Ashtu nA RRUACI !
Kujdes liken joooooooooooooooooo ,se mos ju bo plumbi rikoshet mo ,naqeeee e nabenet hataja ,na e lat monen rrugeve
Ilir Floririt cfare do ti besh , korrupsionin e dime qe do ti vini verdalle. Perpara Rilindja
Mos do te thote qe do e filloje nga koka? Jo per gje po peshku andej qelbet i pari…
Ko ne zemer, Naço, ne stomak.
Jo ne zemer, doja te thoja, ne stomak.
Atehere duhet te arrestoni ILIR METEN per videon, te burgosni gjithe kryetaret e bashkive qe kane shkaterruar te gjithe qytetet me ndertimet pa leje, te arrestoni Berishen si agjent I UDBse, Topin se nxori Ben Qimen per 1 milion euro dhe shume e shume te tjere njerez te veshur me pushtet ne te gjithe sferat drejtuese te vendit.
po u denua korrupsioni ne shqiperi duhen ber burgje te rinj se keta qe jan nuk kan kapacitet per 1 milion te denuar, se kaq eshte numri qe kan perfituar na korrupsioni ne shqiperi
JENI VEMJE TE GJITHE PA PERJASHTIM!AQ ME KEQ ME KETO DEKLARATA!
Un qe po ju shkruaj, jam nje qytetar dhe jo me larg ju kam derguar nje denocim te hapur per njerezit qe do luftosh ti dhe qeveria ne drejtesi.Letra ju eshte drejtuar ju,i eshte drejtuar kryetarit te kshillit larte te drejtesise,ka mese dy jave dhe nuk kam asnje njoftim.Ne leter ju kam thene se ja ujku,ju po kerkoni gjurmet.