Zbardhet identiteti i udhëtarëve misteriozë, por sërish asnjë gjurmë nga avioni

11 Mars 2014, 12:27Politika TEMA

Dy persona, që udhëtonin me pasaporta të vjedhura në avionin e linjës Malaysian, janë identifikuar si dy shtetas iranianë.

Por zyrtarët thonë se ata të dy nuk kanë ndonjë lidhje të dukshme me grupe terroriste.

Ata janë Pouria Nour Mohammad Mehrdad, 18 vjeç dhe Delavar Seyed Mohammadreza, 29 vjeç.

Mendohet se ata kishin si qëllim të udhëtonin drejt Gjermanisë për qëllime emigrimi.

Avioni u zhduk ndërsa po fluturonte nga Malajzia në drejtim të Pekinit.

Ekspertët thonë se prania e dy personave me pasaporta të vjedhura në bord është thyerje e sigurisë, por diçka e tillë është e zakonshme në rajon që njihet si qendër e emigracionit ilegal.

Kryeinspektori i policisë së Malajzisë, Khalid Abu Bakar tha se iraniani më i ri në moshë do shkonte në Gjermani, ku e priste e ëma.

Një mik i dy iranianëve i tha BBC se ata kishin për qëllim të vendoseshin në Europë.

Pasi të zbrisnin në Pekin, ata do të fluturonin drejt Amsterdamit.

Zyrtarët thonë se as nuk ia kanë idenë se çfarë ka ndodhur me avionin.

Asnjë nga mbetjet apo gjurmët e naftës në ujë nuk ka lidhje me avionin.

Dy të tretat e pasagjerëve në avion ishin kinezë.

Të paktën 40 anije dhe 34 avionë janë përfshirë në operacionin e kërkimit në ujë.

Të afërmit e personave në bord shprehen të frustruar në lidhje me mungesën e informacionit për fatin e avionit.

Si për të shtuar më shumë teoritë konspirative, disa prej tyre thonë se telefonat e të afërmve në avion vazhdojnë të bien.

Malaysian Airlines thotë se ka mundësi që avioni të ketë tentuar që të kthehet pasi është ngritur në fluturim, për t’u ulur në një aeroport në Subang, pranë Kuala Lumpur-it, prej nga u nis.

Avioni Boeing 777 i kësaj linje cilësohet si një nga më të sigurtit në botë.

Korrespondenti i BBC thotë se një zhdukje e tillë i ka befasuar ekspertët.

Çfarëdo problemi të kishte avioni, do kishte lënë gjurmë.

Nëse do prishej një nga motorët, atëherë motori tjetër do vazhdonte për rreth 80 ose 90 milje, duke i dhënë kohë pilotit të bëjë njoftimin në radio.

Nëse kabina e pilotit do humbiste një dritare, avioni do humbte lartësi, por nuk do thyhej.

Edhe nëse pilotët do humbisnin ndjenjat, pasi nuk do kishte oksigjen, sërish avioni do vazhdonte të fluturonte dhe dikush në tokë do e vinte re.

Po ashtu çdo pilot ka disa kode që i fut nëse dikush tenton të rrëmbejë avionin.

Të tjerë avionë do kishin dëgjuar normalisht diçka në kanalet e emergjencës.

5 komente në “Zbardhet identiteti i udhëtarëve misteriozë, por sërish asnjë gjurmë nga avioni”

  1. TIRONA says:

    ose eshte rrembyer nga ” UFO-t “dhe ata dy personat qe iu eshte vjedhur pasaporta i paska rujt perendia qe te mos binin ne dore te “alieneve”

  2. omer says:

    Mund edhte te jete rrembyer dhe eshte ulur ne ndonje aeroport iranian ,ose sirian . Ne siri me luften prej 3 vitesh as qe u vete mendja te ngrene koken nga qielli. Uroj qe te gjendet sa me shpejt dhe me paragjeret e gjalle e shendoshe .

  3. tourkofagos says:

    o Zikeeeeeeeeeeeeeee,te dhjefsha byrazeret…………..

  4. net says:

    fara e qenit qerohu !

  5. arsen says:

    Avioni eshte ne fund te detit
    Air Frace e varrosi nje ne Atlantik. Boeing ishte edhe ai.
    Mosgjetja eshte loje e prestigjit te Boeingut.
    Avioni eshte ne fund te detit per arsye se matesit e shpejtesise Boesin jane difektoze.
    Pilotet kane humbur kontrollin dhe tashme jane bashke me pasagjeret ne mbi 1000 metr thellesi. As kurtit e zeza nuk japin me asnje sinjal (nese bejne sikur nuk i degjojne)
    Zoti i falte shpirtrat e tyre.+
    Gjera qe ndodhin. Vetem ne Shqiperi ne vitin 2013 kane vdekur mbi 1500 persona.
    Ne aviacion mbase 200 ose me pak. KU KA ME SHUME RREZIK???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje