Armët kimike siriane/ Rama: I refuzuam jo nga protestat, por se nuk kishim kushtet

11 Mars 2014, 19:46Politika TEMA

“I thamë ‘Jo’ pranimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri pasi nuk kishim kushtet e nevojshme për këtë projekt.  Ndërsa heshtja e dyfishtë nga autoritetet shqiptare dhe ato amerikane ishte e imponuar pasi nuk pati një vendim”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama i ftuar në një panel gjatë prezantimit të librit ‘Heshtja e dyfishtë’ të Carlo Bollino.

Në krah të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, Kreu i Qeverisë ka pohuar se refuzimi për mospranimin e armëve kimike nuk kishte të bënte me protestat, por me faktin se nuk ishin kushtet.

“Nuk është se vendimi përfundimtar që unë e bëra publik ishte rezultat i presionit të Sazanit apo të gjithë atyre që ishin në bulevard që kishin një të drejtë shumë të madhe. Është e kundërta, që nuk ishin kushtet, pra jo se ishte protesta, por se protesta kishte më shumë gravitet sesa kishte gravitet projekti. Ajo që unë e konsideroja problem më të vogël për t’u trajtuar me publikun ishte ajo që Sazani dhe grupi i vogël e konsideronin problemin më të madh. Nuk qëndronte ajo se SHBA dhe vendet e tjera edhe pse ato u tërhoqën për dhënien e territorit, të angazhonin një operacion të tillë për të hedhur në erë Shqipërinë. Pra t’ia hiqnin nga duart Assadit për të shkatërruar Shqipërinë. Ai që ishte problem serioz dhe që ne e kemi diskutuar brenda nesh ishte se vetmia dëmtonte imazhin tonë si një vend që fatkeqësisht për shkak të një historie që ja kemi bërë vetë vetes është imazhi i një vendi të ndotur që u gjet për të hedhur prapë këto plehrat e reja. Mbi këtë imazh ishte e vështirë të dilje dhe theksi që u vu në gjithfarë informacionesh në Botë, për shumë arsye, bënte që ne të mbingarkonim veten në sy të gjithëve”, sqaroi Kryeministri Rama.

Sipas tij, për të gjitha çështjet që u ngritën nga ambientalistët ne morëm përgjigjet nga ekspertët, por ajo që mbeti e pakapërcyeshme ishte vetmia e Shqipërisë në këtë proces.

“Ajo i nxori njerëzit në rrugë,  kishte të bënte pse doli vetëm Shqipëria. Përgjigjia e kësaj pyetje ishte shumë komplekse. Ajo që mund të them është që përgjigjia se Shqipëria është një vend i ndotur dhe hajde t’ia hedhim dhe këto tjerat nuk qëndron”, tha Rama.

Kryeministri ka sqaruar edhe heshtjen e autoriteteve shqiptare dhe negociatorëve amerikanë në lidhje me këtë process, duke e lidhur këtë me mungesën e një vendimi. Sipas tij, një fakt i tillë do t’i prezantohej publikut nëse do të kishte një vendim lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për armët kimike të Sirisë.

“Heshtja e dyfishtë ka qenë e imponuar nga fakti se nuk ka patur një vendim. Sepse po të kishte një vendim e gjitha do t’i prezantohej publikut, më tutje Parlamentit e kështu me radhë. Për sa kohë që vetë ne ishim njerëzit që diskutonim intensivisht nuk e kishim një vendim çfarë do na duhej të thoshim”, theksoi Rama.

Gjithashtu Kryeministri ka mohuar që të ketë diskutuar me palën ruse në lidhje me procesin e shkatërrimit të armëve kimike, sikundër tha se Shqipëria ishte shumë e vogël për të qenë vetëm në mes të dy fuqive të mëdha,  ndërkohë që vendet e tjera nuk ishin rrotull.

“Shprehja e Metës ishte ajo që ne të gjithë e ndjenim. Shpatullat tona nuk na e mbanin dot dhe si takonte Shqipërisë që ta përballonte e vetme barrën. Këtu pastaj natyrisht u bë një situatë krejt e pamundur për të patur më shumë kohë. Në atë limit kohor, jo ne por dhe vetë amerikane dhe rusët që i kishin vënë ato limite kohore, nuk mund të bënim dot gjë”, u shpreh Kryeministri Rama.

Një tjetër moment që Kreu i Qeverisë ka sqaruar në panel ishte telefonata me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry. “Ka patur disa biseda të cilat më kanë dhënë një përmasë tjetër të bashkëpunimit mes dy vendeve që nuk ka asnjë lidhje me idetë se marrëdhënia është një marrëdhënie diktati apo një marrëdhënie të pabarabartë. Jam impresionuar nga niveli i dialogut dhe nga respekti reciprok që pala amerikane dhe Kerry na kanë dhënë”, theksoi ai.

Kryeministri Rama ka shpjeguar ndërkaq edhe qëndrimin e palës shqiptare lidhur me bisedimet për çështjen e lëndëve kimike të Sirisë. Sipas kreut të qeverisë, pala shqiptare u shpreh e gatshme për të biseduar, ndërsa nuk ishte marrë asnjë vendim.

“Ka një film shumë të bukur të Akira Kurosawa-s ku 4 personazhe rrëfejnë të njëjtën ngjarje, secili nga këndvështrimi i vet. Subjekti është i njëjti, të 4-t e kanë parë ngjarjen, por kur e tregojnë secili nuk gënjen, ama ngjarjen e tregojnë të 4-t ndryshe. Në këtë kuptim palët nuk gënjejnë, por ama ngjarja nuk është e njëjta. Kur kalon një ngjarje të tillë si protagonist me hir apo me pahir besoj se është e mira t’i kthehesh ngjarjes dhe unë e kam bërë atë. Nëse do e rifilloja nga e para do bëja po të njëjtën gjë, sepse nuk shihja dhe nuk shoh ndonjë gjë ndryshe. Ne nuk kemi patur një vendim, por kemi qenë në një proces të nisur nga zanafilla me e natyrshme dhe më normale. SHBA i kërkon Shqipërisë një kontribut dhe Shqipëria nuk mund të thotë asnjëherë “jo nuk e konsideroj, por PO unë do e konsideroj”. Pastaj rrjedha e ngjarjeve e solli që Shqipëria nuk e mori përsipër. Po e njëjta gjë edhe për vendet e tjera. Në rastin tonë nuk kishte asgjë unikale. Ne e konsiderojmë pjesëmarrjen si një rreshtim në anën e drejtë të historisë dhe kur duhet të themi jemi prezent apo mungojmë ne nuk duhet të themi mungojmë”, u shpreh Rama. 

18 komente në “Armët kimike siriane/ Rama: I refuzuam jo nga protestat, por se nuk kishim kushtet”

    1. ramiz says:

      ne itali u be nami se plehrat ndaluan 1 dite ne port ne kalabri. ne konsiderojme te plotesojme kushtet per ti pranuar

  1. atdhetari says:

    Une besoj qe Berisha as qe do e pyeste fare popullin.Thjesht Xeni me Giten do kishin ngritur nje firme fantazem se bashku me Imamin,edhe do i kishin shkaterruar vete,sic bene me Gerdecin.Edhe amerikanet nuk do i linte Berisha qe te vinin ti shkaterronin.Ky eshte ndryshimi i Rames me Berishen…E verteta e historise…per fjale te tjera kot qe te flasim.

  2. - homeri- says:

    – viti 2013 do te mbahet mend si viti i dy deshtimeve te medha te EDI RAMES –
    —-partia socialiste nuk arriti te fitonte zgjedhjet si mazhoritare e vetme per qeverisjen e vendit-
    —–EDI RAMA terhiqet nga nje marveshje me amerikanet , qe do ta bente vendin tone partner dinjitoz ne NATO — gjithcka erdhi nga dalja publike e kryehajdutit META , duke thene se ne nuk kemi shpatulla per kete cdemontim , qe nenekuptonte se ne se EDI vazhdonte me marveshjen , ai nuk e mbeshteste —-EDI RAMES i kane lene vetem celsat e — kulles se barit– kur do META ja djek edhe kullen — ai te mbaj celsat

  3. kevinjon says:

    Ky eshte perfundimisht nje psikopat i pasherueshem!!! Ore palaco, leri sqarimet me filma se nuk je Perendia qe te gjithe te besojme vetem verzionin tend, dhe as je ty per te na cuar ne Kino! Leri denglat se gjoja J. Kerry te paska respektuar “nen nje nivel” dhe na qenkesh impresionuar ti more… kjo nuk tregon respektin qe na paska bota per ty por qarte mungesen e shkollimit tend dhe paradoxin e te qenit Piktor-Kryeminister, se qe ta dish ti mer i gjith-dituri amator, Dipllomatet i mesojne ne shkolla taktikat e komunikimit qe tip-karagjoza si ti “te impresionohen” dhe te thone menjehere PO PO PO! Leri gangsta-krekosjen se gjoja skishe frike demostruesit se e dime te gjithe se Demostruesit u cuan pikerisht se po na beheshe enigmatik dhe me marrveshjet e 1 Prillit kishin parasysh nje maskara qe e kthen pllaken ne sekonde. Leri venglat me medien boterore se po na del se na paske mbrojtur faqe bytha jote qe cfare nuk bere kur ishe ne Opozite vetem e vetem te na nxije per hallin e Karriges. Po Ilirin e pyete per ceshtjen e imazhit kur ja ke cuar dojsjet ne Bruksel, po per videon me vrasjet qe Organizove dhe na percolle imazhin e Afrikes?

    Felliqesire!!!

  4. Dhe kujt i intereson akoma sot nji “sqarim ” i tille ?!

    Po Enveri scfar i the Zheleznovit kur urdheroj Ruset te largoheshin nga pashalimani ? Se per kto gjona ,s’me kap gjumi mue !

  5. LORA says:

    Vendimarrja e Kryeministrit per mos-shkaterrimin e armeve kimike te Sirise ne territorin shqiptar,me beri te jem krenare per shtetin tim.
    Informacionii mesiperm me jep shprese,per me tej,se vendi im tash ka zot.

    1. Gjergji says:

      Lora, mire e ke ti, edhe barr te hani, por me imperializmin amerikan mos bashkepunoni.

  6. qeparo says:

    Nuk i refuzove ti po u terheqen Amerikanet per shkak te protestave

  7. ueda says:

    Pas atij super fjalimi qe mbajtet ne diten qe i thate JO armeve kimike , se kuptoj pse Shqipetaret kane ende paqartesi ? Kaq te trashe paskan qene disa mendje njerezore ..qe te kuptojne se Keshtu e pate te arsyeshme te vepronit dhe sju detyroi askush . Nje lider si ju di vendose se cfare duhet dhe nuk duhet bere .. !! Ndryshe nga ai tjetri qe pervecse nuk do e degjonte popullin, nuk do kishte as kapacitetin qe ti gjykonte mire gjerat , ndryshe nga Z.Rama !! ?

  8. DIDI says:

    Ahahahahha.Po ti nuk e dishe ket gje kur iu dhe fjalen.Mos ia fut kot se po te mos ishin protestat tani do hapje fletet e do shiteshe si i mencur.Kot muhabet.

  9. Rudina says:

    Rama, puthu me Milon (thote populli), qeveria e USA-s te ka ne gryke te pushkes tani.

  10. Leku leter says:

    Kryeministri i nje vendi e ka per detyre te jape shpjegime e jo te beje nje hartim romantik sic doli ate dite qe dha vendimin. Nuk kishte bythe ta bente me gazetare dhe media hapur por i shkon ne kafene Carlo Bollinos, normale se mediat e Bollinos i bejne fresk qeverise. A ku jemi katandisur ne, ne nje ane nje fantazme si Berisha qe akoma drejton nje parti, nga ana tjeter nje kryehajdut qe ka bere koalicion me nje person te paafte per te drejtuar….

  11. guerrilas says:

    O Edi o pis burre leri sqarimet ti po shiko rendin,qe po vriten njerzit si bageti dita dites,dhe ti ke vene ca palco cobane Tepelene per ti mbrojtur,ca spiune qe deri dje ke nuk spiunuan dhe vrane,ate Pune bejne dhe sot,ca injorante qe sdine te shkruajne emrin e tyre,me diploma Kristali ne xhep,dhe ti I ve ministra drejtor e shefa komisariatesh,ate shiko ti leri keto,sa per Ameriken ata Kane per ta vene pocin shpejt.

  12. TheAtheist says:

    Ky po flet per refuzimin e armeve kimike pikerisht mbasi kreu i Shish nuk doli para komisionit se nuk kishte certifikate!!! Mos nuk shkoi para komisionit ai sepse aty do tregonte me te vertete se kush dhe ne urdher te kujt u organizuan protestat??? Kete punen e certifikates se sigurise eshte turp qe po e shesin si te vertete. Nese ai nuk ka certifikate, atehere arrestohet ish kryeministri pasi kryetari i shishit dispononte materiale te klasifikuara pa pasur certifikaten e sigurise.
    Kryeministri aktual e di shume mire qe kreu i SHISH do ja nxjerre ceshtjen e protestave dhe prandaj ai po flet per armet kimike qe te zbutet pak derisa te dal e verteta. Prandaj zoti Kryeminister, ke marre votat e shqipetareve dhe vepro per shqipetaret dhe jo per interesat e tua personale. Akuzon perdite opoziten qe kane bere baderdine, gje qe te gjithe shqiptaret e dine, dhe asnje veprim spo ben, ato po vazhdojne ti gezojne ato qe bene. Po ate ministrin e suksesshem ku e ke? Ja kaluam Irakut per shperthime tritoli. Te gjithe i kishim shpresat te kjo Rilindja po na doli sic thote populli “pordhe e ftohte”

  13. zyber sula says:

    E kam thene edhe here te tjera, jo e kryeministrit do te na kushtoj shume madje dhe per shume kohe. Te gjitha ato qe thote kryeministrit tani jane pa asnje vlere.

  14. merobaze says:

    MASHTRIMI I RYSHFETCIUT ILIR META DHE KENAQESIA E SOCIALISTIT EDI RAMA

    Edi Rama me mire te heshte dhe te mos dale nga Brima e Miut ku eshte fshehur sepse per skandalin e tij lidhur me dislokimin e LHL-ve te Asadit ne vendin tone tregoi nje mungese pjekurie totale per nje LIDER te pergjegjshem per fatin e Vatanit.

    Nga ana tjeter njera Edi Rama nuk ben mire qe i ben elozhe dhe i kendon hymne ryshfetciut Ilir Meta, i cili nga njera ane ben servilin e SHBA-s per te fituar ndonje LEK nga FMN dhe BB duke justifikuar veprimet frikacake te tij me llafollogji boshe enveriste dhe nga ana tjeter vajton si kukumjacke komuniste 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit, sepse ky MAESTRO i koalicioneve te ryshfetit te mashtrimit mund te mbledhe plot hajdute dhe kusare mafioze ish sigurimsa te Partise se Punes ne LSI-ne e tij komuniste, por nuk mund te genjeje miletin me frazeollogji boshe “pas pilafit” ne nje kohe qe te dy bashke me Edi Ramen dhe ne bashkepunim te heshtur edhe me Sali Berishen ishin bere gadi te tre qe t’i fusnin THIKEN NE SHPINE Vatanit me LHL-te e Asadit.

    Prandaj Edvini te mos mashtroje me frazat e tij terrkuze se te Enverit ne Byrone Politike kur donte te justifikonte krimet e tij, sepse Sazani nuk ishte organizatori i protestave, por INSTIKTI i popullit shqyptar per mbijetese dhe per te mbrojtur Vatanin nga BOSAT bythashites te pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje