Kryeministri Edi Rama vizitoi sot dy biznese fason në Krujë, për të prezantuar masat e reja të paketës së re fiskale në mbështetje të këtij sektori.
Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim.
Nisur edhe nga kërkesat në rritje të tregut europian, ky sektor konsiderohet ende në zgjerim dhe në zhvillim.
Kryeministri Rama theksoi se për vetë këto specifika, qeveria po rishikon politika të posaçme që synojnë t’i japim më shumë frymëmarrje këtij sektori.
“Ne po përgatisim një paketë të plotë për industrinë fason, sepse duam të shfrytëzojmë edhe faktin që është një mënyrë investimi shumë e shpejtë dhe punësimin e ka shumë të shpejtë. Ky sektor mund të ketë punësim në shifra shumë të larta, ndërkohë që përballemi me shumë kërkesa edhe nga bizneset që duan të shtrihen, edhe nga jashtë po shtohet interesi,” u shpreh Rama, ndërsa informoi se paketa e re, që përmban 42 masa të reja, pasqyron kërkesat e sugjerimet këtij biznesi dhe së shpejti kalon për miratim.
Gjatë vizitës në fabrikën e prodhimit të këpucëve, kryeministri u njoh me faktin se aktualisht, kjo sipërmarrje ka kaluar me cikël të mbyllur prodhimi dhe se një tjetër projekt ishte gati në përfundim. Një projekt që sipërmarrësi informoi se do të punësonte 1000 gra dhe vajza.
Kryeministri Rama nënvizoi se kryerja e ciklit të mbyllur të prodhimit, edhe në referencë të paketës së re të masave mbështetëse, vlerësohet një objektiv i rëndësishëm i kësaj industrie, çka do t’i jepte asaj edhe një tjetër avantazh konkurrues.
“Tani jemi në fazën finale që t’i kthejmë në një paketë të re masash, për të mbështetur industrinë fason dhe për të bërë të mundur që nga njëra anë, bizneset ekzistuese të shtrihen e të zgjerohen dhe të mund të shkojnë drejt ciklit të mbyllur, siç e keni ju, nga ana tjetër, edhe ata që janë të interesuar të vijnë, të mos kenë pengesa burokratike,” u shpreh Rama.
ky eshte i madh, shqiperia po rilind me vertet
ja pra ku po hapen vende pune per te tere,, sic e shifni premtimet po mbahen
ja ku po raportohen te gjitha premtimet elektorale ..
edhe thone pastaj qe Rama nuk i mban premtimet.. ja ku eshte 1shi ?
hajden gra dhe vajza qeveria mendon dhe per vendet tuaja te punes,, bravo dhe urime Z Km
kjo esht paketa e plote qe do zbatohet se shpejti,, dhe jep super mundesi te mira
po tamam ky ishte nje premtim qe do mbaheshe dhe sjell shume te mira per komunitetin
po pra mo ja me ne fund nje kryeminister qe mban premtimet qe i jep qe ne fushate
eshte 1 gje qe jep perfitime te shumta
hajde hajde sa mire po behet,, do punesohen nja 1000 vajza dhe gra,, ja ku po vijne mundesite e reja dhe per ju femra
ja Zoti Kryeminister qe cdo dite e me teper po na befason me te mirat qe ben,,, do mbahen mend per mire te gijtha keto vepra
e mira po vjen dhe per bizneset fason,, po rezulton qeveri e Suksesshme!
Herta, une jam perkrahes i Rames, dhe kam shume besim se Rama do beje dicka ndryshe per Shqiperine…
Por ne ndryshim nga ty, une nuk jam aq trushpelare sa ty qe te komentoj si te isha zedhenes i qeverise….
As Rama vete nuk do ta kerkonte ty ta beje nje koment te tille si ai i yti.
Ai komenti yt me kujton TVSH ne kohen e Saliut kur thonte, te dytet pas Gjermanise.
Me embel O Herta, edhe nese paguhesh per te bere keto komente. gjej nje menyre qe mos te kuptohesh se paguhesh
Me gjithe mend qe uroj qe te paguhesh te pakten se perndryshe, nese e ben ate koment vetem e vetem nga pasioni per qeverine e re, do dilje se je shume trushpelare, pas asnje ndryshim nga ato mumjet qe mbeshtesin Saliun si tipi Skypion/Safet
dhe ja keshtu zgjerohen edhe me teper bizneset fsone,, Urime Kryeminister po na ndricon Shqiperine
Po meshkujt ne shqiperi kur do te fillojn te punojn “se nga grat rrojn”…..
Bravo zoti kryekar,grate e LSI Jane ato qe ke punesuar aty,se keshtu vajti kjo qeveria e rilindjes,ne polici cobanet e spiunet e Tepelenes,ne ministrira e drejtorira Grate e LSI,si duket do kene mbetur edhe ca kalamanj te tjere nga LSI,dhe kryekari,u paska gjetur Pune me 100 mije leke te vjetra,qe ste dalin as per buke,bravo kryekari,Sajmir miu,e te tjeret me rradhe.