“Per ne është shumë e rëndësishme përfshirja e të gjithë aktorëve dhe e kemi shprehur hapur vullnetin dhe ftesën tonë për t’i pasur partnerë në do hap që hedhim për përmirësimin e jetës të qytetarëve tanë dhe procesit të integrimit të vendit në tërësi“, u shpreh ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në takimin e zhvilluar me Dr.Franz Neueder, zëvendës i Meyer-Landrut, Kryekëshilltar për Çështjet Europiane në kabinetin e kancelares Merkel.
Ministrja Gjosha e informoi Neuder në lidhje me Roadmapin e përgatitur nga qeveria për adresimin e 5 prioriteteve kyçe të cilat i janë lënë Shqipërisë nga Bashkimi Evropian deri në hapjen e negociatave. Ajo vuri në dijeni Neuder se masat e marra nga qeveria u vlerësuan disa ditë më parë edhe në tryezën e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë, Shqipëri- BE. Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së gjithë aktorëve për reformat kryesore për vendin siç janë ajo në drejtësi dhe ajo administrative-territoriale.
Nga ana e tij Neuder theksoi rëndësinë e zbatimit planit të masasave nga qeveria shqiptare, në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai u shpreh se reformat janë treguesi më i mirë që Shqipëria mund t’i ofrojë vendeve anëtare. Ministrja ka zhvilluar gjithashtu edhe një takim pune me zyrtarë dhe parlamentarë gjermanë me praninë e Dr. Ernst Reichel, Drejtor per Evropen Juglindore, Turqine dhe vendet e EFTA, Hans-Ulrich Südbeck, Drejtor i Divizionit per Ballkanin Perendimor, Christoph Retzlaff, Drejtor i Divizionit E 06 (Zgjerimi i BE; Marredheniet BE-Ballkan , Deputeti Manuel Sarrazin (Të Gjelbërtit), Deputeti Dietmar Nietan (SPD.)
Qeveria po ben nje pune shume te mire per te marre statusin ne Qershor. Vlen per tu pergezuar perpjekja e kesaj qeverie
Perpjekje per tu vlersuar nga ana e ministres Gjosha. Po realizon nje pune te shkelqyer per sigurimin e statusit ne qershor.
Qeveria po ben maksimalen per te fituar statusin ne qershor, duhet nje perpjekje dhe nje bashkepunim me i madh nga faktoret e tjere ne vend. Pergezime qeverise per reformat e realizuara deri me tani.
Bravo qeveria per vendosmerine dhe punen qe po ben per integrimin e shqiperise ne Bashkimin Europian
Qeveria Rama e vendosur per te marre statusin ne qershoor. Bravo
Ministre njishe,
Duket qe ajo cfare ka permbushur qeveria Rama deri tani ne lidhje me marrjen e statusit eshte pozitive kjo vertetohet dhe nga vleresimet e nderkombetareve.
Dhe cdo te thote be per qytetarin shqiptar ??????????????????
Kush na shpjegon dot .
ANALIZE : Eshte kot qe te lodheni, harxhoni kohe e para kot udhetimesh. Edhe sikur florij te bejme mjes per mjes Statusin nuk e Japin. Bani mire me e shkri ate Ministrine e Integrimit sa me harxhu pare kot e me kot.
Keto te kerkojne me ndertu shtet me kriminela e hajduter si bandat e Berishes. Nuk ndertohet shtepia pa muratore.
Rama e ka konsulent z. Toni Blere, le ti bejne nje kerkese Mbretereshes se Anglise per tu bere shtet antare i Comunnwelthit.