Rihapet çështja e djegies së gazetës “Koha Jonë”/ Lesi: Të pyetet Berisha dhe Ajazi

12 Mars 2014, 10:03Politika TEMA
Rihapet çështja e djegies së gazetës “Koha

Rihapet çështja e djegies së gazetës “Koha Jonë”.

Botuesi i kësaj gazete, Nikollë Lesi, është thirrur në Prokurorinë e Tiranës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 mars të vitit 1997.

Në vitin 2012, Gjykata e Tiranës pushoi çështjen me arsyetimin se kanë kaluar afatet.

Mësohet se Lesi ka dorëzuar në Prokurori një CD me pamje filmime të transmetuara në një TV, ku paraqitet redaksia e shkrumbuar e gazetës ‘Koha Jonë’.

Lesi ka kërkuar që për ngjarjen të dëshmojnë 4 figura të njohura për opinionin publik, në cilësinë e personave që kanë dijeni. Ata janë ish-kryeministri Sali Berisha, kreu aktual i SHISH, Visho Ajazi, asokohe punonjës në SHIK-un e Gazidedes, Agron Musaraj ish- ministër i Brendshëm dhe ish- drejtori i Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, Agim Shehu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje