INTERVISTA/ Kodheli: Presidenti po na bllokon punën

11 Mars 2014, 21:52Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli flet për Top Channel pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë

 

Znj. Kodheli një koment tuajin si ministre e Mbrojtjes në lidhje me strategjinë dhe në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Më lejoni t’ju them fillimisht që Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë është një organ këshillimor pranë Presidentit, ndërkohë që në programin qeverisës në 300 ditët tona të para janë mirëpërcaktuar afatet e bërjes të të gjitha dokumentave strategjikë, duke filluar që nga dokumenti i Sigurisë Kombëtare, tek dokumenti i Strategjisë Ushtarake dhe plani i zhvillimit afatgjatë të Forcave të Armatosura, të gjitha brenda këtij viti. Ka qenë shumë e rëndësishme që ne ta shtyjmë këtë proces, i cili për fat të keq ishte vjetëruar tashmë siç edhe ju e përmendët në insertin tuaj. Kishtë 10 vjet që FA dhe Ministria e Mbrojtjes funksiononin me një strategji të vjetëruar dhe aq më pak një strategji, e cila nuk kishte reflektuar ngjarje të rëndësishme që kishin nddhur në jetën politike dhe jo vetëm të shqipërisë, siç ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009.

 

Shihet qartë dhe flitet gjithashtu edhe në media dhe qarqet politike për përplasje mes Presidentit dhe qeverisë së re në shumë fusha. A mund të thuhet e njëjta gjë edhe përsa i përket bashkëpunimit tuaj si Ministre e Mbrojtjes me Presidentin e Republikës?

Mua më vjen mirë që në atë tryezë sot u kërku bashkëpunim dhe bashkërendim institucional, por jo dmosdoshmërisht ata që e kërkuan këtë janë ata të parët, të cilët e kanë zbatuar këtë. Fakti që ky këshill nuk është mblëdhur që prej shumë kohësh, madje është mbledhur 3 herë në 10-vjeçarin e fundit, tregon për mungesën e bashkërendimit dhe bashkëpunimit midis institucioneve kur forca tjetër politike ishte në qeverisje. Kjo në fakt nuk na e ka kufizuar këndvështrimin tonë dhe hapjen tonë drejt institucionit të Presidentit dhe të gjithë institucioneve të tjera, të cilat duhet të jenë bashkëpunuese dhe bashkërenduese dhe suportive të asaj çka qeveria shqiptare ka ndërmend dhe do të bëjë. Fakti që me urdhër të Kryeministrit në fillim të muajit shkurt u ngrit grupi ndërinstitucional për hartimin e strategjisë por, jo vetëm kaq, por fakti që ne kemi çuar pranë Presidentit strukturën e FA dhe planin e përhapjes ose planin e vendosjes së FA dhe prej më shumë se sa një muaj nuk kemi marrë përgjigje, megjithëse jemi rikthyer disa herë kërkesave edhe të panevojshme teknike nga institucioni i Presidentit, na bëjnë të besojmë që ko është një procedurë, e cila kërkon të pengohet nga ana e institucionit të Presidentit, i cili në rastin më të mirë është vetëm miratues i asaj çka Ministria e Mbrojtjes dhe Kryeministri propozojnë pranë institucionit të Presidentit.

 

Si e shpjegoni ju që prej 5 vjetësh pas antarësimit në NATO nuk kemi pasur një strategji të re dhe asnjë mbledhje të Këshillit të Sigurimit?

Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni në fakt institucioneve apo personave, të cilët kanë drejtuar më parë këtë institucion, qoftë qeverisjes së mëparshme, qoftë Presidentit të mëparshëm. E rëndësishme është që sot ne të ndajmë dy gjëra. E para, qe qeveria është shumë e fokusuar për ta çuar deri në fund këtë poces sepse jemi në një vit deciziv të rëndësishëm të NATO-s, duke pasur parasysh që në fillim të shtatorit të këtij viti do të jetë samiti, një ndër samitet më të rëndësishme për të ardhmen jo vetëm të NATO-s, por edhe të gjithë proceseve gjeopolitike në tërësi, por edhe atë çka ne duhet të bëjmë me strukturat e FA nesër. Ne duhet të kemi një forcë, e cila do të jetë më e strukturuar, do të jetë më e vogël në numër, por më profesionale, do të jetë më e mirëpajisur dhe e gatshme për t’ju përgjigjur qoftë detyrave të saj kushtetuese apo ligjore siç është mbrojtja e integritetit të Shqipërisë apo mbrojtja dhe siguria e qytetarëve të saj, por pse jo mbrojtja e sigurisë në rajon edhe më gjerë, pjesëmarrja në të gjitha operacionet e NATO-s, të cilat ne na kërkohen dhe jo domosdoshmërisht ne u jemi përgjigjur ashtu siç duhet në vitet e shkuara.

29 komente në “INTERVISTA/ Kodheli: Presidenti po na bllokon punën”

  1. feniks says:

    DEMASKOJENI HAPUR KETE PRESIDENT ANTISHQIPTAR DHE GJEJINI KLAUZOLAT PER TA SHKARKUAR OSE CUAR PARA GJYQIT!!!
    Juristet e PS-se jane me GJYTYRYME SE ky PRAS-identi!!!

  2. Shoku i klases says:

    Ndofta e kam gabim,mbasi po komentoi pa e lexuar intervisten, por vetem kryeartikullin. E nderuar zonja Ministre! Ne radhe te pare respekte per ju zonje, dhe uroje qe deri ne fund te detyres qe keni marre, ta perfundoni me sukses, per te cilen skam aspak dyshim. Ne Populli ju zgjodhem ju dhe ju kemi dhene te gjitha mundesite, qe dhe ju vete nuk e prisnit kete lloj fitoreje, prandaj pa humbur kohe shporrini keta qelbesira qe ka lene neper kembe, kryeqelbesira e Shqiperise sali berisha. Fillojeni me kete gjytyrym president e deri ke me i fundit.

  3. Studenti says:

    Eshte mbushur ushtria me civile o zonja ministre. Cfare do te besh me to?
    Po ushtarakeve, si do tia rritesh moralin dhe vlersimin qe e ke premtuar vete?
    A ke ndermend tia japesh copen e bukes qe ia hoqi Sali shpellari qysh nga muaji Korrik 2013?
    Beje nje gje te mire zonja ministre qe te mbahesh mend per mire dhe te hysh ne histori.

    1. doda says:

      Znj.Kodheli urime per iniciativat dhe suksese !

  4. gysi says:

    Mimi eshte nder ministret me te mira te kesaj qeverie….bravo per punen e deritanishme dhe sidomos per ate angazhim te ushtrise shqiptare per te pastruar vendin tone. Bravo bravo bravo. Vertete kjo qeveri e ka nisur mbare.

  5. ATEISTET DHE INJORANTET JANE SHOK TE DERRAVE DHE MAJMUNAVE says:

    Jam kurioz se cfar ka dashur kjo injorantja tek shtepia e djalit qe doli tek NEW 24 per kushuririn qe i ishte vrare ne Siri. Sic duket ai do te jete deshmimtari i stisur i prokurorise. Gjithmone sherbimet sekrete te vendeve te fuqishme qe komandojne vendin tone pervec kryeministrit dhe presidentit nuk lene jasht vemendjes asnjehere ministrin e mbrojtjes , qe e duan si dhe dy te paret qe ti perdorin simbas interesit te tyre si kuklla ashtu dhe sic kane bere. Ata duan njerez te bindur qe vetem aprovojne urdhtat e regjizoreve te padukshem. Prandaj tek ne korrupsioni dhe amoraliteti politik ne sferat me te larta te shtetit eshte i pranishem ne cdo kohe. Bota i vendos vete njerzit e dobet dhe te korruptuar ne pushtet se ashtu i ka me te bindur pasi ja mban dosjen te hapur. Njerzit e ndershem dhe patriot nuk i do njeri se ata nuk i shesin interesat dhe pasurit kombetare per 5 leke kurse injorantet dhe te korruptuarit po. Femres beji nje kompliment dhe nje dhurate dhe ajo nuk shikon me larg se sa hunda e vet.

  6. ueda says:

    Presidenti po jep imazhin e dickaje e cila bllokon/pengon qe gjerat te ecin me ritmet e duhura .. Dhe ketu sigurish qe se mbart fajin qeveria ne pushtet ? . Kodheli po e kryen me se miri ate cka i takon !

  7. era says:

    Ai vetem president qe nuk eshte….ai eshte thjesht dhe vetem nje kukull qe mer fryme dhe e komandon Saliu ashtu sic ne fakt komandon gjithe partine demokratike….pervec kesaj mbledhja e keshillit te sigurimit ishte nje domosdoshmeri dhe per kete zonja Kodheli ka bere shume mire dhe e pergezoj…dua gjithashtu t’ju them te gjithe qeverise se re qe te mos ndalen por te luftojne qe ligji, i gjithi ne teresi,tE mos mbetet vetem “nje fjali e thjesht e shkruar ne nje fletore” , por te zbatohet nga te gjithe.

  8. Çerri skizofren says:

    O zot i modh qe po i pengohet puna ksaj. Dil bej pastrime jashte rradhe edhe kte te djele e pastaj shofim e bejme.

  9. Historiani says:

    Shume mire qe po punoni per Strategjine e Sigurise Kombetare. Por a mendoni se do ta beni me opoziten e cila spo ju vjen as ne parlament. Hartojeni dokumenin dhe paraqitjani Presidentit, tja kishit dhene me kohe per te bere nderhyrjet e tij dhe qe sot te kishit mare ok.
    Nga te gjithe ata qe keni ne MM dhe ShP qe mund te meren me kete pune, skeni per te mare ndonje gje te hajrit pasi ju mungon Gjunkshi. Pse se theret dhe ti jape nje dore sic do ai.
    Lerini llafet por hartoni dokumentat qe duhet dhe vereni para faktit te kryer presidentin. Po qe se nuk deshi i keni votat qe jua dha populli dhe veproni sa me pare.

  10. Star Domate says:

    Mimi, te tjeret perpara teje e kane jane vetequajtur “gjenerale”. Ti per momentin meriton nje grade: kapetane!

  11. Star Domate says:

    Mimi, te tjeret perpara teje jane vetequajtur “gjenerale”. Ti per momentin meriton nje grade: kapetane!

  12. E verteta says:

    Nje ore e me pare replacement ate idjot. Ai po shpie tamam uje ne mullirin e armikut. 2009 deri me qershore 2013 te gjitha kane qene fallco sepse vete pushteti i asaj kohe ishte i paligjshem.(Rushdie esapi)

  13. Devolliu says:

    President leshi, një kamikaz i Salih Kriminelit.

  14. kevinjon says:

    Si e shpjegoni ju moj ministre e propagandes se PS ne gjendje lufte me Presidentin, faktin se sa ishit ne Opozite nuk i kerkuat asnjehere strategjine e re atij lafarakut qe hante fara dhe qe u be njish me ju kunder Berishes per ti zene vendin te PD-ja dhe dilni tani e na thumbosni Presidentin nen moton “te gjitha pushtetet komunisteve ndryshe lufte pa pushim” ? Po si shpjegohet moj Ramiste fakti qe me strategjine partiake tuajen po anashkaloni Presidentin edhe pse ai eshte komandanti i forcave te armatosura? Apo e doni ta zhvishni nga cdo e drejte kushtetuese sepse nuk eshte Presidenti i juaj? – Presidenti moj debile ka reaguar dinjitoz duke thirur keshillin sepse ju po krijoni fakte dhe po beni lojrat tuaja ku as opozita dhe as institucionet qe luajne rol ne kete strategji po anashkalohen! Presidenti me kete akt ju thote se ka zot e institucione shteti dhe se mandati i komunisteve nuk eshte ligji themeltar i funksionimit te shtetit. Lexoni kushtetuten dhe boll sulmuat sa Presidentin sa SHISH deri edhe tek bllokimi i turpshem i bulevardit te ri.

    1. eri says:

      e shikoj qe je perpjekur te japesh goxha argumenta dhe isha duke te te besuar, por sapo arrita te fjala fyese qe ke perdorur “debile” thashe lere fare. Kodheli flet per sigurine kombetare, ti thua bulevardi. Eshte ministre e mbrojtjes, nuk eshte as edi rama as ilir meta.

    2. Ti kevijon, e para mesohu te rrespektosh kze zonje te nderuar Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli sepse eshte nji grate shembull ne poltike,ndryshe nga motrat e tua te pd-se apo ndonji partie bisht i PeDerave. E dyta per cfar dinjiteti je duke fol ktu o shpellar bir shpellari !Pse ka dinjitet nji funderin antishqiptare nji turiqen e antishqiptar gen gabeli turqie ?
      Ju te gjithe keni dinjitet qensh rrugesh ,ai eshte dinjiteti juan dhe kte e tregoj mese mire kto 23 -vite qendrimi ne poltik ,qe slat zagar te botes pa u shkerdhyer bushtrat e shpellave .
      Prandaj mbylle sqepin o shkerdhat se te njohim mir edhe ty se cfar muti je ,ngele pa kock tani e fillon leh perseri ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuu t.qrobt

  15. shqiponja says:

    Ke te drejte moj Z.Kodheli. E kemi kuptuar qe ky president nuk ju mbeshtet. Ai duhet larguar nje ore e me pare. Ai nuk na sherben ne popullit por individit Sali qeni.Ai po mudohet me cdo kusht tu vere shkopinj qeverise tuaj. Dhe kete e kemi kuptuar.Ai eshte njeri i pafte me dipllomen jo perkatese. Ai eshte sherbetor i zellshem i Sali qenit dhe shpurres se tij.
    Nje shqetesim kam vetem per ushtrine. Si mund te ulesh numrin e saj kur perballe ke serbin me ushtri shume te madhe. Kush do te na mbroje ne . Apo le te shkojme ne sater ne sa te vijne organizat apo te fuqishmit e tjere te na mbrojne. Une mendoj qe kjo eshte gabim i madh.Mendojuni vete dhe merrni vendim.
    Ju po punoni me shume perkushtim per kete ju falenderojme.

  16. OSKEOLA INDIAN says:

    Pse moj mimi, presidenti sherbetori yt eshte? Qe te ta beje kur ta duash ti e si ta duash ti… (e kam fjalen per shkresen). Ti do te kishe dashur qe edhe presidentin ta emeroje e ta shkarkoje ti, por fatkeqesisht nuk eshte keshtu. Kam degjuar se te pelqen te te quajne “zonja e hekurt”, por te siguroj se je prej llamarine te ndryshkur. Kujdes fondet publike mimi… Se ke folur shume, por je perlyer rende pa filluar punen akoma. Jam kurioz: te gjithe tenderat e ministrise se mbrojtjes behen vetem sekret qe ti fitojne te preferuarit e tu? Apo ka edhe ndonje tender te hapur sa per sy e faqe? Po emerimet? Do mbetesh ne historine e MM si “Cudia MIMI”.

    1. erion says:

      vetem shpifje dhe fyerje ke shkruar, te te vije turp. Kjo zonje po na ben perdite e me krenare neper bote. Por edhe ketu po ben nje pune te shkelqyer.

  17. enofieraku says:

    presidenti po ju bllokon punen, po ju cbeni? po zoti rama pse fle gjum? apo kjo ishte loja? kur jane te djathte ne qeveri, presidenti prokurori, gjykata e larte jane mbeshtetese te opozites, gjithmone ndodh keshtu,dhe per krahun tjeter te politikes …… dhe loja juaj nuk ka fund, faji eshte i yni, jo i juaji, ju vazhdoni skenarin e pist ne shpinen e ketij populli.

  18. Vermittler says:

    Po hiqeni moj Mimi, mjaft u qate, beni impeachment dhe niseni ne nje shtepi pleqesh dikund nga Sauku, edhe pse qe andej e ka nisur karrieren

  19. Rrastani! says:

    Kane dale keshilltaret e kapso presidentit e bejne avokatine e tij,kush i ha keto mor mjerane populli e di tashme se president eshte Sali Berisha vetem se emrin ne bordero per rogen e ka mavro Bujar Katrani.

  20. tironci says:

    presidenti po ju pengon,SHIKU po ju pengon…gjykatat po ju pengojn….prandaj nuk po beni asgje ju??dilni dhe pastrroni ndonji kanal beni mir…se ka mbaruar fushata ooo MIMI

    1. erino says:

      pervec te tjerave, jeni aq te pacipe saqe edhe kur pastron tjetri shani e cirreni. jazek ju qofte

  21. Shqiptari i vertete. says:

    Ti o tironci,mund te jeshe mut por tiroc jo,leri pordhet se je shpellar dhe ke pese dite qe ke bere vile ne Tirane dhe na shet mend duke shkruare shume shkurte se ma gjate nuk di ti o trap llagemi.

  22. . says:

    Pse,

    Presidenti Vegel-Prishur e kriminelit
    Sali Bisha po vepron si nje
    “Qeveri Hije Paralele” ?

    Pse,

    Presidenti-Sakat kerkon te ngreje
    figuren e Lul Bashes duke futur ne
    mbledhje te krereve te Qeverise Reale
    me urdher te Sali Bishes ?

    Pse,

    Presidenti-ish-Komunist i Enverit kerkon te
    dale mbi Qeverine Reale duke krijuar
    artificialisht “Perplasje” dhe “Demtuar”
    Integrimin ne BE ?

    Pse, Pse, Pse …… ?

  23. mimi says:

    Kjo qe thote Ministrja e Mbrojtjes nuk ben vaki ne asnje vend demokratik te Botes. Presidenti sido qe eshte, eshte Komandanti Pergjithshem i Forcave te Armatosura dhe ne hierarkine ushtarake, askush nuk e perflet. Kjo Ministre smerr ere nga shteti dhe ushtria. Me vjen turp kur degjoj keshtu brockulla. Ai eshte Presidenti repubikes, do apo sdo Kjo Zonje. Nuk flitet keshtu ne publik per eprorin dhe Komandantin

  24. plaku says:

    cdo gje mund ti vesh emrin …vetem president -JO!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje