Dy vrasje u shënuan brenda pak orësh, një në Tiranë dhe një tjetër në Pogradec.
Fillimisht u ekzekutua një 50 vjeçar në Tiranë.
Viktima është Sami Sheta. Ai u ekzekutua pranë banesës në zonën e Xhamllikut.
Nuk dihet as motivi i ngjarjes dhe as autorët.
Blutë e Tiranës sqarojnë se janë duke hetuar në disa pista që kanë të bëjnë me aktivitetin e viktimës.
Ndërkohë behet me dije se disa persona janë shoqëruar nga komisariti numër katër.
Mendohet se dëshmitë e tyre mund të ndihmojnë mjaft grupin hetimor për të ngritur pista hetimi dhe më pas për të identifikuar autorët.
Ngjarja e dytë ndodhi në fshatin Proptisht në Pogradec.
Viktima është Shkëlqim Topalli. Ai u ekzekutua sapo hapi derën e shtëpisë.
Autorët kanë thirrur një emër tjetër, por sapo Topalli, 47 vjeç, hapi derën, u qëllua për vdekje.
Menjëherë 47-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se policia ka shoqëruar 10 persona, të cilët do të merren në pyetje për ngjarjen, ndërsa dyshohet se motivi i vrasjes janë konfliktet e mëparshme të viktimës.
Gjths, gjendja eshte me mire se ne Mars 2013.
Policia i ka shpallur lufte frontale krimit ! shprehsojme sh qe me largimin e ushtarit visho nga SHISH rendi te vihet polteshisht !
e ca lidhje ka visho me krimin??!!
Vrasje brenda lloji s’ka c’ben policia
sa here ka kronika te tilla ne gazeten Tema zhduken dhe komentuesit,shkopi magjik i Sajmir intriges nuk funksjonoj ne regullimin e rendit ne shqiperi.nuk matete rendi me perqindje shifrash o njerez dhe as me grafik duhet pune pune dhe vetem pune.por te pakten nje gje e ka ber Miri!?eshte zhdukur nga ekranet se na llodhi syte dhelpra nga Tropulena.
Jane te zene policet duke arrestuar njerez qe kane thene ai shkoj ketu,ai shkoj atje!!!
Megjithese askush nuk don qe te kete denim kapital, ndoshta per Shqiperine do ishte i nevojshem dhe per disa dhjetra vjecare, deri ne stabilizimin dhe ringritjen ekonomike.
Eshte cmenduri tu sherbesh ne burge kriminelve qe kana vrare njerez!!!
Qeveria shqiptare duhet te kerkoj nga BE qe te vendos ligjin per denimin me vdekje, te pakten per 5 vjet,per te gjithe kriminelet qe vrasi njerez.
Hakmarrja ne shqiperi ka marre permasa te medhe, keto vine si rezultat i mose funksionimit te sistemit gjyqesore, nuk eshte policia qe do ti bejne roje çdo njeru. Shqipetaret nuk kane frike ligjin sepse nuk funksionon.