Kreu i ILDKP-së: Disa dosje janë mbyllur sepse ashtu thoshte titullari

12 Mars 2014, 09:56Politika TEMA
Kreu i ILDKP-së: Disa dosje janë mbyllur sepse ashtu thoshte titullari

Kryeinspektori i Deklarimit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj shpjegon se pse do të kontrollohen pasuritë e zyrtarëve  nga viti 2003.

“Do të kontrollohen dhe rikontrollohen një pjesë e deklaratave, duke u nisur nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, gjyqtarët, prokurorët dhe disa kategori të tjera. Kjo nismë ka ardhur për shkak të situatës tepër të rëndë që kemi gjetur në zyrën e administrimit të dosjeve të kontrollit, me dyshime të bazuara për zhdukje dosjesh, zhdukje dokumentesh nga dosjet e kontrollit të plotë. Është zhdukur regjistri disavjeçar i kallëzimeve të bëra nga qytetarët. Është zhdukur dokumentacioni ku denoncohet nëpërmjet adresës së internetit. Që nga viti 2006 duhet të ishte krijuar regjistri i kontrollit të konfliktit të interesave për të parë nëse një zyrtar i lartë ka përfituar apo jo nga fondet shtetërore. Ky kontroll nuk është bërë asnjëherë”, thekson Ganaj.

Ganaj thekson se: “Kanë filluar të dalin informacione. Vetë punonjësit thonë se filan dosje apo ajo dosje është mbyllur në këtë mënyrë sepse “ashtu na ka thënë titullari”. Ka inspektorë që ashtu e kanë menduar. Por të gjitha këto do të kalojnë nga e para, për të parë edhe njëherë veten tonë se ku jemi”.

Ganaj shpjegon se institucioni është duke bërë inventarizimin  për 6 mijë dosje të kontrollit të plotë dhe 60 mijë dosje të kontrolleve të tjera.

“Vitin tjetër do të kontrollohen deputetët dhe kategori të tjera. Unë synoj që në 5 vite të kontrolloj dhe rikontrolloj  edhe njëherë të gjithë zyrtarët. Ko është sfida që i kam vënë vetes për gjithë mandatin tim. Nuk e kuptoj pse duhet të jetë ky shqetësim. Unë nuk kam kontrolluar dy nga anëtarët e KLD-së apo pesë gjyqtarët e Apelit, ata do të kontrollohen të gjithë”, nënvizon Ganaj për gazetën Panorama.

Ganaj bën me dije se deklaratat e vitit të kaluar dhe këtij viti do të publikohen brenda muajit maj.

10 komente në “Kreu i ILDKP-së: Disa dosje janë mbyllur sepse ashtu thoshte titullari”

  1. zylyf says:

    Urime! Kjo shte nje norme ne shoqerine qe po jetojme ,futi njerezit te punoje e te dale e verteta ne shesh kush po na drejton ,si e kane vene pasurine me taksat tona apo me thithjn e gjakut te atyre qe i ushqejne.
    Besoj i ke lexuar mallkimet e popullit edhe ne raste morti per ish drejtues qe ja kane patur me te pedrejte ketij poppulli.

    1. Pilo Lala says:

      Ne cfare katrahure e katandisi shtetin maskarai Sali Berisha.
      Paralizim i plote i kontrollit te zyrtareve.
      Vidh sa te duash, se sa te jem une nuk te gjen gje.

  2. veterani says:

    Te shohim z. Ganaj -nga e thena ne te bere i ndan nje det i tere.ka thene populli.Suksese ne punen tuaj te veshtire,ne ruajtje te parave te popullit nga hajdutet me pushtet.

  3. elinor says:

    Zana Xhu(f)ka duhet te dergohet ne prokurori.

  4. Ariu i murmë says:

    Mirë e ke filluar o Kryetar, por ishalla të kesh vullnetin dhe “b…let”, për ta çuar deri në fund me transparencë e paanshmëri…Të uroj sukses!

  5. MOKO says:

    Po e nis gabim,i nderuar.Kontrolli i pare i behet gjyqtareve,prokuroreve,pastaj me radhe te tjereve.Se kryeministri do falet kur ta gjykoje gjyqtari i tij,ministri do kaloje me prcedure kur ta mare çeshtjen,prokurori qe ka vene vete,e kur gjyqtaret dalin me vlera te medha te fshehura,e kur prokurori te shohe veten se sa ka mashtruar e sa ka fituar,e kur te denohen keta,atehere tjetri gjykates e prokuror nuk luan me me fatin e tij dhe femijeve te tij. A ME KUPTOVEEEE,JO NGA BISHTI POR ATY KU DHEMB.
    Porosite nuk ti paskan dhene si duhet,o i nderuar Shkelqim.

  6. Gezimi says:

    Zoti Kryeinspektor, tashme keni te gjithe te drejten e zotit t’i shkoni ketij problemi deri ne fund. Ne se jane zhdukur dokumentat, sigurisht qe ka patur nje pergjegjes per kete pune. Ushtroni mbi te te gjithe fuqine e ligjit qe te jape shpjegimet e nevojshme. Populli ka kohe qe pret drejtesi, pasi eshte cenuar deri ne palce nga hordhite dhe falangat e krimit, te instaluara nga pushteti i arrogances dhe papergjegjshmerise!

  7. niazi says:

    EREEEEEE SHEEEEETTTTTT.

  8. qaniu says:

    Mos u mbur, mos u levdo, se dhe ty do te te shoh….ilkdp duhet te shkrihet fare, eshte zyra me qesharake qe ka ne kete vend…ose t’a drjtojne te huajt, gjermane ose amerikane.

  9. Heker says:

    Kujdes bossi! Me tere kete “hanxhar te madh” mos na pret na nje dore tenden!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje