Rusia refuzon bisedimet/ Ukraina: Nuk do ndërhyjmë ushtarakisht në Krime

12 Mars 2014, 12:11Politika TEMA

Liderët e Rusisë po refuzojnë çdo negociatë me homologët e tyre në Rusi, bëri të ditur presidenti ukrainas, Oleksandr Turchynov.

Ai i tha agjencisë AFP se Ukraina nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Krime, edhe pse e kanë quajtur të paligjshëm referendumin për bashkimin me Rusinë.

“Ne nuk mund të ndërmarrim një operacion ushtarak në Krime, pasi do i ekspozonim kufijtë lindorë ndaj Rusisë dhe Ukraina nuk do mund të mbrohej,” tha Turchynov.

Ai tha se referendumi është një provokim dhe do bojkotohet nga shumica e njerëzve.

Ndërkohë, kryeministri i përkohshëm, Arseniy Yatsenyuk do të udhëtojë drejt SHBA për të takuar presidentin Barack Obama.

Korrespondentët thonë se ai do të diskutojë në lidhje me detajet e një pakete ndihme për Ukrainën, ekonomia e së cilës është në prag kolapsi.

Kryeministri thotë se vendi ka nevojë urgjente për 35 miliardë dollarë.

Sipas BBC, të enjten ai do flasë përpara Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

10 komente në “Rusia refuzon bisedimet/ Ukraina: Nuk do ndërhyjmë ushtarakisht në Krime”

  1. Pilo Lala says:

    Une nuk mendoj qe Barack Obama eshte aq naiv sa ti jape ndihme kujtdo lypesi qe kerkon para nga Taksapaguesit Amerikan.

    1. Muzikanti says:

      Lajm i Fundit:
      Lideret e Rusise refuzojne negociatat me homologet Ruse, upsssss e ka fajin rrakia

    2. Arturi says:

      Aq me teper ne keto kohe krizash!

  2. Kruja says:

    Keta te Ukraines mendojne te luajne karten e luftes se Ftohte. Perendimi te beje ‘parajse’ Ukrainen qe te beje contrast me Krimene ruse qe njerezit ne Krime te rebelohen.

    Ashtu sic beri ShBA me ish-Jugosllavine dhe Greqine gjate kohes se luftes se Ftohte.

    Iku Krimea perfundimisht. Mos u beni naïve! Nuk e leshonte rusi kurre bazen e Sevastopulit.

  3. makarona te skaduara says:

    Le ta provoje ukraina po deshi le te marri dhe gjermanet e merkelit , rusia gati eshte , le ti lejne fjalet dhe pallavrat .

  4. Gurri says:

    Se paku ka dy skenare ne kete konflikt. Skenari i pare eshte qe Amerika dhe Rusia kane rene dakort qe ne filim qe te ndajne Ukrahinen pra Rusia e aneksoje Krimene qe ne fakt ka qene toke ruse, dhe Amerika te kete ndikimin e saj tek pjesa e mbetur e Ukrahines. Skenari i dyte eshte qe Amerika ra preje e skenarit Rus. Rusia e ka pase ne plan afat gjate qe te aneksoje Krimene por po kerkonte kohen e duhur se kur mund ta bente. Keshtu qe e la Ameriken te bente rremuje atje. Amerika kujtoji se u be deti kos dhe injoroji te gjitha rregulat demokratike duke rrezuar me dhune nje qeveri qe ishte zgjedhur ne menyre demokratike. Kaq i nevojitej Rusit qe te legjitimonte te gjithe veprimet qe rodhen me pas.

  5. IVANI says:

    Mere holle-holle miku im…se nga u gjeten leket qe pagoi partia demokratike ,protestusit qe erdhen ne Tirane u paguan nga leket e popullit te vjedhura….vetem e vetem qe mos i binte hunda ,ashtu sic i ra me ate popull qe ishin mbledhur ne proteste aq sa mblidheshin ne fshat ne kohen e monizmit…….ashtu dhe B.Obama jo se eshte naiv por nuk don qe ti bjeri hunda xhandarit nderkombetar dhe ka synim per Ukrainen se Krimene ta qaje si dhe Sevastopulin portin detar ne Krime se nuk i thone Irak por Ariu Rus sepse Krimeja ju bashkua vellezerve te nje gjaku dhe jo si xhandari qe mat forcat e tija me shtete qe se perballojne …e kruajti me Sirine e pa keq futi bishtin ner shale dhe po leh kot tani…prandaj mos trego thonjte me shtetet e vegjel por ja ku e ke ARIUN RUS prandaj kujdes xhandar se nuk e pertyp kollaj ATDHEUN e-Leninit,Stalinit,Gorkit.Pushkinit,Tolstoit Majakovskit dhe shume korifejve te tjere ne Rusi…..ato tigra prej letre qe mundohesh ti ti cfaqesh se si ty dhe Europes kurve plake ju doli kallaji krejt …

  6. Ariu i murmë says:

    “Presidenti ukrainas Oleksandr Turchynov”….Kush e bëri “president” atë…Kështu janë rregullat e “demokracisë perendimore”…??? Dhe ky “president” (sa qesharak e zot…) nuk “negocon me rusët” (pasi rusët ja “prenë gjuhën” që në fillim) dhe…”nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Krime”… Ha,ha,ha,haaaaa…Me çfarë të “ndërhyjë”, me ushtarët ukrainas që pasi dorëzuan bazën rusëve, loznin futboll para tyre për t’i argëtuar…??? Apo me karrocën e “ulokes hajdute miliardere” dhe “grushtat e boksierit”…??? Ha,ha,ha,…(përsëri qesha, kësaj here me “propagandën” për injorantët e kësaj bote…)

  7. Antifashisti says:

    Në foton e artikullit paraqitet e cunguar parrulla ‘’ Stop fashizmit” e cila paraqet më së miri çështjen kryesore me të cilën përballet populli i Krimesë e Ukrainës. Atje po përpiqet të marrë plotësisht pushtetin një nga rrymat më barbare të fashizmit, pasardhësit e Stafan Banderit, kriminelit me damkë, sivëllait më gjakatar të Hitlerit. Për të nxitur urrejtjen popullore ndaj presidentit legjitim Yanukovich, fashistet kryen masakrën me snaipera në Kiev duke vrarë njëkohësisht mbi 80 njerëz, policë e protestues. Për këtë krim mediat zbuluan se kryeministri i Estonisë kishte vënë në dijeni edhe baroneshën Eshton. Ky është realiteti tragjik, i cili i kujton popujve historinë se si u përkrah dhe u ysht fashizmi e nazizmi për të marrë pushtetin dhe për të nisur kasaphanën e Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë udhëheqësit e shteteve demokratike, pavarësisht konjukturave dhe interesave të çastit, e dinë mirë rrezikun që paraqet ideologjia fashiste për shoqërinë dhe rendin demokratik dhe nuk do të mbyllin sytë e veshët për kohë të gjatë. Ndërsa andej nga Krimea, ku eshte vaditur çdo pëllëmbë toke me gjak, këndohet kënga: Kokën lart/ gjoksin përpara/ shtrijmë hapin/ s’kanë ç’na bëjnë/ na rruajn tr..pin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje