Nënpunësi Civil/Procedurat për rekrutimin, periudhën e provës dhe lëvizjet paralele

12 Mars 2014, 18:30Politika TEMA

Këshilli i Ministrave miraton procedurat e rekrutimit, përzgjedhjes, periudhës së provës dhe lëvizjes paralele për nënpunësit civilë. Ky vendim rregullon procedurën e rekrutimit, të emërimit dhe periudhën e provës për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, si dhe procedurën e lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë. Njësitë e qeverisjes vendore, për procesin e rekrutimit, me marrëveshje për bashkëpunim ndërkomunitar midis tyre ngrenë njësinë përgjegjëse të përbashkët, nëpërmjet së cilës mund të delegojnë pjesërisht ose plotësisht funksionet e njësisë së tyre përgjegjëse.

Pranimi në kategorinë ekzekutive 

Procedura e pranimit në shërbimin civil organizohet vetëm për kategorinë ekzekutive. Kjo procedurë organizohet në mënyrë të ndarë për grupin e pozicioneve të administrimit të përgjithshëm dhe për çdo grup të pozicioneve të administrimit të posaçëm. DAP-i organizon procedurën e pranimit për të gjitha pozicionet e kategorisë ekzekutive për administratën shtetërore, ndërsa njësitë përgjegjëse në institucionet e pavarura/njësitë e qeverisjes vendore organizojnë procedurën për institucionet respektive. Bazuar në planin vjetor të pranimit, njësia përgjegjëse njofton procedurën e pranimit për çdo grup, duke bërë të njohur edhe planin e zhvillimit të procedurës për secilin grup, jo më vonë se një muaj pas miratimit të këtij plani nga organet përgjegjëse, ose gjatë vitit kur shfaqet e nevojshme si rezultat i krijimit të vendeve vakante në mënyrë të paparashikuar. Për institucionet e administratës shtetërore, shpallja e procedurës së pranimit për secilin grup publikohet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen zyrtare të DAP-it dhe qëndron e publikuar deri në përfundimin e procedurës së pranimit. Institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore bëjnë shpalljen e procedurës së pranimit për secilin grup në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendat e informimit të publikut. Institucionet, përveç mënyrave detyruese të shpalljeve të përcaktuara në pikat 4 dhe 5, të këtij vendimi, mund të përdorin si mënyra alternative të shpalljes së konkurrimit faqen e internetit të institucionit, si dhe çdo mjet tjetër të konsideruar të përshtatshëm për shpalljen, të njohur nga legjislacioni në fuqi. Vendimi parashikon që shpallja e procedurës së pranimit botohet të paktën 60 ditë kalendarike para datës së parashikuar për zhvillimin e konkurrimit.

Konkurimi

Në vendimin e Qeverisë përcaktohet se konkurrimi zhvillohet në dy faza:

a) Verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;

b) Vlerësimi i kandidatëve.

Njësia përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, jo më vonë se  5 (pesë) ditë pune nga data e mbylljes së pranimit të tyre, bën verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të  përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Në përfundim të verifikimit kandidatët, të cilët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës, renditen në një listë sipas rendit alfabetik.

Lista e përmendur administrohet nga njësia përgjegjëse dhe shpallet:

a) në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të DAP-it, për administratën shtetërore;

b) në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në ambientet e brendshme, për institucionet e pavaruara dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Kandidatët, që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në shpalljen për konkurrim, renditen në një listë të veçantë, në të cilën tregohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Lista administrohet nga njësia përgjegjëse dhe nuk bëhet publike. Kandidatët që nuk janë kualifikuar njoftohen nga njësia përgjegjëse.

Brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së listës në përputhje me pikën 4, të kreut IV, të këtij vendimi, kandidati ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë njësisë përgjegjëse. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Vlerësimi i kandidatëve

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

a) vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të eksperiencës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore;

b) vlerësimi me shkrim;

c) intervista e strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

a) Për vlerësimin e jetëshkrimit (cv) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të eksperiencës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore, 15 pikë;

b)  Për intervistën e strukturuar me gojë, 15 pikë;

c)   Për vlerësimin me shkrim, 70 pikë.

KPP-ja, 24 (njëzet e katër) orë përpara zhvillimit të fazës së vlerësimit të kandidatëve, përgatit një grup pyetjesh për testimin e fushës së njohurive, të aftësive e të cilësive të shpallura sipas pikës 8, të kreut II, të këtij vendimi.

KPP-ja, ditën e testimit, përgatit një grup të njëjtë pyetjesh për të gjithë kandidatët për intervistën e strukturuar me gojë. Intervista e strukturuar me gojë ka për qëllim vlerësimin e jetëshkrimit, të njohurive dhe të aftësive të kandidatëve.

Nëse kandidati grumbullon të paktën 40 pikë nga vlerësimi me shkrim, ai i nënshtrohet intervistës së strukturuar me gojë.

KPP-ja, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, liston kandidatët fitues me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve), duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë.

 

6 komente në “Nënpunësi Civil/Procedurat për rekrutimin, periudhën e provës dhe lëvizjet paralele”

  1. deni says:

    hapi i pare eshte heqja nga puna e te gjithe atyre qe jane punesuar vetem se jane berishian…me ata sbehet shtet..

    1. andi says:

      Nese do zbatohen keto rregulla kaq te mira, administrata vetvetiu do pastrohet nga karaduzet e shpellaret te cilet nuk kane minimumin e dijes ne drejteshkrim. Prandaj edhe punojsit qe jane ne administrate sot duhet ti nenshtrohen provimeve e seleksionimeve sipas ligjit te mesiperm. Njehere e mire te krijohet nje administrate e afte dhe e perkushtuar qe punojne ne shtetin Shqiptare.

    2. ------------------------- says:

      korrekt

    3. sh,taras says:

      Duhen pastruar militantet qe na ka lene Saliu.

  2. safeti says:

    po ato qe kan punue n’bashki 2000-2010 lejohet me konkurue?

  3. KUJTESE says:

    Zoterinj qeveritare a mundeni te spjegoni per publikun nese projekti juaj i rekrutimit ne kuader te ligjit per sherbimin civil ka ndonje ndryshim nga procedurat e rekrutimit ne qeverine Berisha.
    E para veshi nuk kapet nga pas kokes pasi testi duhet te jete kompetitive me pagese paraprake dhe kane te drejte te marrin pjese te gjithe kush deshiron por administrata qe eshte ne pune me detyrim.
    Ata qe kualifikohen me mbi 70% te 100 pikeve te mundeshme futen ne liste pritje dhe plotesojne dokumentacionin e nevojshem sipas ligjit per funksione te ndrysheme.
    Testi me shkrim duhet te jete i kompjuterizuar direkt ne sistem apo me flete qe kontrollohet direkt ne skaner.Testi te jete ne anglisht duke testuar njekohesisht edhe gjuhen e huaj angleze si kusht per te punuar ne administraten shteterore.
    Te jeni te bindur se ky ligj nuk garanton shanse te barabarta per punsim dhe do shikojme se do krijoni edhe $131 milion te tjera deme ne adminisstraten mos me shume.
    Une mendoj se tashme shqiptaret e kane provuar disa here degjenerimin e komisioneve partiake te punesimit duke militante partiake e duke i hedhur ne kosh edhe ata punonjes qe jane trajnuar e specializuar nga parate e taksapaguesve perendimore. Ligj per sherbimin civil ka pasur qe ne 1999 por administrata publike eshte mbushur me partiake dhe buxheti i shtetit ka vazhduarte paguaje miliona dollare mbas cdo rotacioni pushteti.
    Degjenerimi i ketij procesi do te filloje qe nga pregaditja e testeve qe do shiten pa u bere publike akoma kur ato mundet te sigurohen ne perendim per cdo fushe me fare pak para apo fale fare.
    Z Kreminister duhet ta ndalni kete vazhdim maskaralleku me adminisraten publike ne Shqiperi nese realisht nuk keni ardhur per te vazhduar qeverisjen aty ku e la z Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje