Basha-Bel: Qeveria nuk reflektoi për mosdhënien e statusit (VIDEO)

13 Mars 2014, 10:50Politika TEMA

“Qeveria nuk reflektoi për mosdhënien e statusit, por thelloi bilancin negativ”, u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit të zhvilluar me Presidentin e Senatit francez Jean-Peirre Bel, i cili po zhvillon një takim zyrtar në Tiranë.

Sipas një njoftimi zyrtar nga PD, vëmendja kryesore në këtë takim u përqendrua tek integrimi europian i Shqipërisë dhe çështja e statusit të vendit kandidat.

Basha ka falenderuar Presidentin e Senatit për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Franca Shqipërisë në të gjithë momentet e rëndësishme të integrimit euroatlantik, por i shprehu atij shqetësimin për kursin që ndërmori qeveria e re në dëm të demokracisë, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, kundër standardeve europiane.

“Rruga për marrjen e statusit nga qeveria e re ishte edhe më e lehtësuar, pasi Partia Demokratike dhe opozita mbështesin plotësisht dhe pa kushte procesin e integrimit dhe marrjen e statusit. Por shtyrja e Ligjit për Nëpunësin Civil, nga qeveria, me një akt normativ që u shpall anti-kushtetues nga Gjykata, shkarkimet masive në administratë, lufta ndaj institucioneve të pavarura, bënë që statusi i vendit kandidat të mos merrej. Ende më shqetësues, është fakti se qeveria nuk e lexoi si duhet vendimin e dhjetorit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Në vend të angazhimit për reformat e kërkuara, qeveria u angazhua në një proces fajësimi të të ashtuquajturve ekstremistë europianë dhe vijoi thellimin e bilancit negativ, duke zhbërë standardet e arritura dhe duke ndërmarrë sulme të njëpasnjëshme kundër institucioneve kushtetuese dhe vetë ligjit e kushtetutës”, theksoi Basha.

Sipas tij, “Qeveria nuk bëri asnjë reflektim pas vendimit të dhjetorit, përkundrazi vazhdoi me shkarkimet masive të punonjësve të administratës, nuk respektoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vijon ta keqpërdorë parlamentin si noter të akteve të veta, redukton hapësirën e debatit në Kuvend, uzurpoi kompetencat e Presidentit në rastin e shkarkimit dhe emërimit të kreut të ri të ILDKP-së”.

Kryetari i Partisë Demokratike e siguroi bashkëbiseduesin se opozita është e vendosur për  mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në vend.

Presidenti i Senatit francez u shpreh se integrimi europian është çështje me interes kombëtar, dhe kërkon patjetër konsensusin e palëve. Ai tha se vendimi i dhjetorit të Këshillit të Ministrave, ishte një mesazh për të ndërmarrë reformat e duhura për procesin e integrimit.

Duke e ripërsëritur qëndrimin e opozitës në mbështetje të plotë të marrjes së statusit, Basha i tha Bel se “opozita do të dëshironte të debatonte me qeverinë dhe të kishte kundërshti me të për çështje programore të së majtës dhe të së djathtës, dhe jo për shtyllat themelore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë që janë vënë seriozisht në rrezik nga mazhoranca aktuale”.

Basha dhe Bel konfirmuan marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Francës dhe konsolidimin e një portofoli të pasur raportesh dhe shkëmbimesh mes të dy vendeve.

8 komente në “Basha-Bel: Qeveria nuk reflektoi për mosdhënien e statusit (VIDEO)”

  1. Ariu nga Korabi says:

    Këta ndërkombëtarët, ose janë “syleshë”, ose tallen me neve…kur rrinë e dëgjojnë me seriozitet “dokrrat” e Bashës e të Paloqes…

    1. Ilir says:

      Vazhdoni helmimin dhe punen e Serbise. Serbia do te futet perpara nesh ne BE ashtu sic edhe i jane dhene udhezimet Berishovicit. Hidhni ne ere Shqiperine dhe popullin e saj. Vazhdoni minoni vendin tuaj. ‘Per inat te sime vjehrre shkoj e fle me mullixhine’: thote populli i jone. Flini edhe me kurvat vetem te mos bini dakord me ato te mira qe po ben qeveria per popullin shqiptar.

  2. Kritiku says:

    Nese keta te huajt degjojne dhe marrin leksione per demokracine nga tipa si keta te PD-se, atehere nuk kemi cfare ti komentojme me.
    Demokracia e PD-se? Upupupu….!
    Nese keta te huajt i marrin si te verteta keto fjale qe thuhen mbi “shkeljet” e qeverise se tanishme, atehere nuk kemi te bejme me njerez qe vijne nga shtete demokratike dhe kane edhe poste te rendesishme ne ato vende, por kemi te bejme vetem me rrugace ordinere qe vijne vetem per te mbushur xhepat e tyre me dietat e majme dhe me rryshfetet qe PD-ja i shperndan vetem e vetem qe te arrije qellimin e asaj te ardhjen perseri ne qeveri.

  3. fatbardh says:

    Shiko Tiranen se po degradon nga dita ne dite ne saje te asaj administarate te korruptuar qe ke ndertuar.Ti smund te jeshe kurre me shume se nje vemje dhe kete e tregon me mire se gjithecka Tirana.

  4. ismeti says:

    e ju si reflektuat zoti vrases e hajdut

  5. sh q i p says:

    ore njerez. po ju kujtoni se niveli i ketyre qe na vizitojne eshte kaq i ulet sa te besoj ne ato qe thote bashari? po kur e kuptojne njerezit ketu me arsim 8 vjeçar, si ju shkon ne mendje se i hane barcaletat e pedeve per te verteta. eshte vetem takim formal qe e ka axhenda, asgje me teper.

  6. qytetar says:

    Lul “te lumt”, Shaje sa me shum Shqiperine per te miren e saj.
    Thuj Brukselit se e qe kur hiket ju nuk ka me demokraci.
    Se terroristet ato filluan te vrasin e vendosin bomba
    sa po hiken policet qe njifnin.
    Se droga qe mbollem ne 2013ten po kapet cdo dit ne 2014ten
    se i hoqen mrojtjen policore.
    Se keta te poshtrit duan te heqin 30000 persona nga puna
    per te rikthyer 30000 qe hoqem ne me diploma te UT, e dri tani kan heq vetem 500.
    Thuj se investimi me paret e popullit per 30000 kuadro me diploma fallco nga malet do na shkoj kot.
    Thuaj Dorisit se ajo do te te mbeshtese. Thuaj se dun me na marin paret qe me zi i kemi vjedh nga xhepat e qytetarve, se katunaret nuk paguajn taksa.
    Thuaj e shaj qe te mos pranohemi ne BE se meritojn Shqiptaret qe kur hoqen PeDen nga pusht-eti.

  7. Toni says:

    Po ky la name duke u ankuar si grate me barre.. kushdo qe vjen ne shqiperi ngeli duke share qeverine harruan se çfare kane bere kur ishin ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje