Dialogu Shqipëri- BE/ Fajon: E papranueshme që s'ka ende një fajtor për 21 Janarin. Pak kritikon Fylen

13 Mars 2014, 10:40Politika TEMA

Deputetët e opozitës dhe pozitës kanë shfaqur qëndrime të ndryshme në lidhje me situatën në Shqipëri dhe reformat e qeverisë në takimin e 7-të që ka nisur dje në Strasburg të Komitetit të Stabilizim- Asocimit mes Parlamentit Europian dhe atij shqiptar.

Delegacioni shqiptar, i përbërë nga 14 ligjvënës të pozitës dhe opozitës, nuk ka mundur të shfaqet me një qëndrim të përbashkët edhe përsa i takon çështjeve të diskutimit me europarlamentarët, ku i pranishëm ka qenë edhe përfaqësues të Komisionit Europian.

Mësohet se kërkesa e deputetit të PS-së, Taulant Balla, që në takim të diskutohet edhe reforma territoriale, është kundërshtuar nga kolegët e tij të opozitës.

Por debate dhe këndvështrime të ndryshme në lidhje me reformat në Shqipëri ka pasur edhe vetë brenda delegacionit të Parlamentit Europian.

Eurodeputetja Tanja Fajon ka ngritur shqetësimin në lidhje me 21 Janarin 2011, ku katër qytetarë u vranë gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe.

Fajon e ka cilësuar të papranueshëm faktin se për këtë ngjarje ende nuk ka një fajtor.

Në lidhje me shqetësimet e shprehura nga Tanja Fajon, deputeti Aldo Bumçi u shpreh për dënimin e organizatorëve dhe financuesve të 21 janarit. “Të dënohen nxitësit dhe autorët e dhunës së 21 Janarit. Kryeministri Rama më 21 Janar synonte pushtetimin e Kryeministrisë”, theksoi Bumçi, sipas të cilit “në mbi 1 mijë protesta të opozitës nuk ka pasur as edhe një incident”. 

Në fjalën e saj , eurodeputetja holandeze Maria Cornelisen theksoi se nuk ishin ekstremistët dhe islamofobia që bllokuan statusin për Shqipërinë në dhjetor. Ndërsa zv.Kryetari i delegacionit të PE për Evropën Juglindore Jelko Kaçin theksoi se Shqipëria nuk duhet të kënaqet vetëm me marrjen e statusit të vendit kandiatat por duhet të vijojë përpara me reformat. “A do ta shtyjë opozita, qeverinë për të arritur më shumë? Statusi është i rëndësishëm, por jo gjithçka. Duhet të jemi më shumë ambiciozë, mos po kënaqeni vetëm me marrjen e statusit të vendit kandidat në BE?” ka ngritur disa pyetje Kacin.

Gjatë takimit, deputetja demokrate Majlinda Bregu theksoi se “ne po i kërkojmë Qeverisë t’i qëndrojë standardeve europiane dhe kritereve të Kopenhagenit”.  “Ne do ta mbështesim që të jenë ambiciozë nëse respektojnë standardin. Por nëse qeveria vendos se s’ka asgjë për të ndryshuar në veprimet e saj, kam frikë se do të humbase përsëri statusin në Qershor. Boshtinaru foli përsëri për gjuhe nacionaliste para zgjedhjeve. Nëse deklaratat eKryeministrit Rama për ekstremistë dhe islamofobë në BE  ju duken korrekte, atëherë kuptojmë njëlloj dëmin e nacionalizimit që përdoret për të justifikuar dështimin”, theksoi Bregu.

Ndërkohë ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi në fjalën e mbajtur theksoi se Kryeministri Edi Rama vetëm akuzon paraardhësit dhe kërkon dënimin e tyre nëpërmjet Facebook.

“Rama ndërtoi Kryeministrinë pa asnjë trasparencë dhe nën korruosion. Qeveria gënjen për paketën antimafia. Paketa sulmon kundërshtaret poltikë dhe intimdon gjyqësorin dhe prokurorinë. Për paketën të gjithë agjensitë janë kundër. Rama nuk lufton korupsionin, por kap institcionet e pavarura dhe kërkon mbrojtje ndaj korrupsionit”, tha Halimi.

Në vijim të akuzave ndaj Qeverisë, deputeti demokrat theksoi se po sulmohen çdo ditë institucionet e pavarura dhe shkarkimi i Zana Xhuka nga pozicioni i kreut të ILDKP-së synon fshehjen e pasurive të paligjshme nga qeveritarët. Halimi e cilësoi rrugën e ndjekur nga Qeveria në këto muaj si jo në drejtim të Bashkimit Europian.

“Qeveria rrënoi administratën publike dhe më shumë se 5 mijë punonjës janë hedhur në rrugë. Vetëm nga një ministry janë larguar 800 punonjës, ndërsa 5 mijë të larguarit u zëvendësuan nga militant partiakë që aplikuan për punë në portalin e Partisë Socialiste. Në vitin 2012 rreth 22 % e administratës ishte e shkolluar në vendet e BE-së, ndërsa kjo shifër në 2005-ën ishte vetëm 1 %”, theksoi Halimi. 

Burime nga opozita bëjnë të ditur se europarlamentarja Doris Pak ka kritikuar kolegun e saj Viktor Boshtinaru, madje duke i kërkuar këtij të fundit që të gjitha mesazhet e tryezës t’ia përcjellë edhe Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle.

“E dua Shqipërinë me shume se ju, sepse kam punuar me Shqipërinë shume gjatë, por ju, Komisioni, nuk i shihni problemet sot në Shqipëri?”, mësohet t’i jetë drejtuar Pak kolegut të saj, Boshtinaru.

Reagimet e Pak kanë ardhur pas paraqitjes në takim nga ana e ligjvënësve të opozitës në Shqipëri, të problemeve që sipas tyre, ka shkaktuar qeveria në muajt e parë të qeverisjes. Reforma në Policinë e Shtetit, ajo në administratën publike, mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, moszbatimi i ligjit për Nëpunësin Civil, miratuar në tetor 2013, presionet ndaj institucioneve të pavaruara, ishin shqetësimet që përfaqësues të opozitës kanë ngritur në takimin e Komitetit të Stabilizim Asociimit.

Përsa i takon këtyre shqetësimeve, europarlamentarja Pak nuk ka kursyer kritikat ndaj kolegut të saj Boshtinaru dhe komisionerit Fyle.

“Nuk i keni dëgjuar deklaratat e Italisë që është rritur niveli i trafikut që vjen nga Shqipëria? Dhe pse ndodh kjo? Sepse policia është mbushur me militante dhe mbi 450 policë jane larguar nga puna menjëherë. Apo çështja e mediave dhe AMA, nuk e shihni ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë në këtë institucion të pavarur? Z .Boshtinaru, unë e kuptoj që ju përfaqësoni z. Fyle, por këto gjëra duhet t’i shikojmë dhe t’i hapim sytë. Këtë mesazh duhet t’ia jepni dhe z. Fyle. E përsëris, e dua Shqipërinë dhe dua që Shqipëria të marrë statusin dhe të eci në rrugën e integrimit, por nuk mund të mbyllim sytë përballë problemeve që po kalon vendi sot dhe sjelljes së qeverisë”, u shpreh Pak.

Ndërkaq raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç, ka deklaruar se ka marrë 2000 letra nga qytetarë shqiptarë dhe punonjës te administratës publike për padrejtësinë që i është bërë atyre.

“Qëndrimi im është pak a shumë me atë që tha znj. Pak. Ky është edhe opinioni im. Kam marrë 2000 letra nga qytetarë shqiptarë dhe punonjës të administratës publike për padrejtësinë qe i është bërë atyre”, tha ai.

35 komente në “Dialogu Shqipëri- BE/ Fajon: E papranueshme që s’ka ende një fajtor për 21 Janarin. Pak kritikon Fylen”

  1. po ndodh, edhe mund te kene debat…
    debati normal eshte… krijon ide…
    po ky Fylja e ka tepru pak… shum i njeanshem eshte..

    njeriu kur gjykon nuk duhet te triqet nga patrishmeeria …
    http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

    1. feniks says:

      Po nga mazhoranca kush foli atje pervec Balles???
      Lajmi eshte formuluar me keq dashje!!!
      Nuk dua ta degjoj kete PLAKEN SHTRIGE Doris Pack,ushtare e Berishes!!!
      Ajo nuk e do Shqiperine por interesat e saj,qe i realizonte etem me Berishen!!!
      Tani ju prene krahet kesaj SHTRIGE dhe ben GAM-GAM!!!
      Ne fund te fundit,pse nuk i thoni EUROPES,se NUK NA DUHET FARE INTEGRIMI perderi sa ju nuk SHIKONI SE BERISHA KA MARRE NEN SUNDIM TE GJITHA INSTITUCIONET KUSHTETUESE ,sidomos DREJTESINE!!!
      Ne Shqiperi SHTETI ESHTE NE DORE TE MAFIES SE Berishes!!
      EUROPA-GO HOME!!!
      Berisha NE GOP TE SAT’ eme!!!

      1. ari says:

        feniks -i paske veshet e mire nuk po te degjojne tritolin,maskat dhe droga qe shkone ne itali-me tonelata.ja q

        1. lene mo lene..keta jane trapa sikare te ed ram palles psikotrapit kryeminister…

          ja cfare jane keta… http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

      2. Aleksandri says:

        Doris. Eshte shtrig. Dhe Ta dini nga mesi I viteve 90-Te thonin se shte pronare e nje miniere kromi andej nga Mirdita. Prandaj eshte mthyer buce e keqeq e Saliut

    2. Ilir says:

      Vazhdoni helmimin dhe punen e serbit. Tani Berishovici ka rekrutuar nje grup idiotesh qe e bejne punen e tijn pa qene nevoja e prezences se tij. Serbia te flere e qete se Shqiperia nuk do te futet asnje here ne BE. Qeveria vazhdoni punun per spastrimin e administrates nga vellezerit, motrat e kuneterit e ketyre mafiozeve dhe as qe mos cani koke me per ne BE. Helmi eshte hedhur dhe Shqiperia nuk do te pranohet ne BE me lobimin negativ te PD-se. Kaq duan djathtistet raciste europiane. Keta po cojne uje tek burimi i racisteve. Pune shume te mire po beni. Vazhdoni tryezat anti-shqiptare. Hamzai nuk beri me shume kunder Gjergj Kastriotit duke i sherbyer portes se larte, dhe tradhetuar xhaxhain dhe vendin. Te njejten gje po beni edhe ju. Vazhdoni punen PS per te miren e ketij vendi. Qente le te lehin. Nuk kemi cbejme ne klubin europian. Po ashtu me me shume se 650 xhami, asnje sdo te na pranoje ne BE.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Ashtu eshte..Keta te opozites thone qe duan te kontrubojn per anetarsim por nuk paska Hamza qe e beka me te zeze situaten..Shqiperia te fokusohet ne reformat e saj dhe te leri keta grup pleqsh te debatojn..

    3. Tirona says:

      Te gjithe ata qe jane larguar nga puna gjate qeverisjes se PD duhet te firmosin dhe tja dergojne zonjes plake Pak dhe Nikola Vuljanicit, se me duket se qeveritaret e sotem nuk e kon ngrit zerin per ju.

  2. epirioti says:

    NA U LODHE MOJ ZONNJE GJERMANE,,, PO ME KE KE TE BESH,, I KE THIRUR MENDJES? THONE JANE ILIRE, NUK E VERTETON ADN DHE SHKENCA,, THONE JEMI TRASHGIMTARET E SKENDERBEUT, NUK E VERTETN HISTORIA, PERKUNDRAZI MUSLUMANET THONE SE NA KA LUFTUAR NEVE, THONE JEMI I VETMI VEND NE BOTE QE JEMI TOLERANTE,, GAZETAT AMERIKAEN TE MNXJERIN VENDI ME RACIST NE EUROPE, THONE QE JEMI KERTHIZA E BOTES, PO, PER HASHASHIN, VRASJET, TRITOLIN, XHIHADISTET, PROSTTUCIONIN, POR…………….PSE NUK E THONI QE JENI SHTET I DESHTUAR, SHTET QE MBAHET NE KEMBE NGA FUQITE, SHTET QE DITEN QE LINDI, SKETERE I PANE SYTE……………LIRONI EPIRIN SE E MBANI TE PUSHTUAR PADREJTESISHT.

    1. Trend says:

      Sikur te lironi juve Camerine mire do beni, se jo vetem qe e keni uzurpuar por keni vrare e keni prere. Koha me shume se cdo gje tjeter do punoje per shqiptaret dhe kete ju se pranoni dot.

      1. Nuk ja vlen. says:

        Po pse kush tha qe Camet jane Shqiptare? Apo sepse flasin Shqip. Kjo nuk e percakton etnine dhe identitetin tyre, aq me teper qe kane qene nje minorance ne Greqi. Shqiptaret e vertete jane ende ne Greqi dhe nuk i ka zbuar njeri. Adoptimi i identitetit Shqiptar nga Turqit qe erdhen ne Ballkan gjate perandorise, nuk i ben ata Shqiptare, ashtu si nuk eshte Amerikan ne identitet nje emigrant qe ka shkuar ne Amerike dhe ka marre pashaporten Amerikane.

        Kur Epiri dhe i gjithe Ballkani luftonte kunder perandorise, Camet ishin me Stambollin. Edhe kur e gjithe Europa dhe Greqia luftonin kunder fashizmit, Camet u bene perseri pjese me pushtuesin duke tradhetuar vendin e tyre.

        Kjo verteton faktin qe ata jane thjesht nje popullsi e ardhur mercenare dhe e tjetersuar nga perandoria Otomane, te cilet nuk kane asnje lidhje me identitetin Shqiptar (pervec gjuhes). Ke shume me teper Arvanitas sot ne Greqi ne raport me ata qe u shperngulen gjate luftes ketu ne Shqiperi, te cilet quhen Came.

        Une e di qe tani do te fillojne te gjithe Camet ketu ne forum duke na shitur patriotizem te rreckosur Turkoshak, por kjo nuk e zbeh aspak te verteten.

        1. Dunkin says:

          Nuk dua te te ofendoj, por ne qofte se je shqiptar nga gjaku t’i je shitur pe 200 euro. Kjo eshte turp per cdo shqiptar te ndershem.
          Tradhetare ka ne cdo vend te botes. Mjere ti qe ke tradhtuar atdheun dhe gjakun e tw pareve te tu.
          Kalimi ne anen e grekeve i tipave si ti eshte e mire per i ben vetem mire Shqiperise.

    2. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

      Zotrrote Epir-falco, ne universitetet me prestigjioze te botes sot mesohet se Epiri e Maqedonia nuk ishin helene, gje qe konfirmojne autoret helene vete. Aq e larte eshte perqinjdja e dinarikeve tek shqiptaret sa disa e quajne tip ” Albanoid “, dinarike ishin iliret, doret, epirotet, maqedonet. Prova linguistike, antropologjike, kulturore provojne qe NE jemi ne Ballkan se paku mbi 3000 vjet.

      Po ti ore aziat ortodoks, lere qe s’ke lidhje me helenet ( pervec helenishtes se koruptuar qe flet ), por s’je evropian fare, mjafton nje gjiro kah Gayrekistani per te pare fytyrat e zeza. Mos lidhjen e juaj me helenet sot e pranojne edhe pseudo-helenet vete…shtetin tend e krijuan arberoret si Kollokotroni, Bocari, Bubulina etj.

      Ne perendim ju quajne NEGRO TE EVROPES ? ndersa jugun e Epirit do e clirojme se shpejti. Ju bejme balle sllaveve qe jane super fuqi boterore, se per ju jevgjite e kemi receten gati.

      1. Nuk ja vlen. says:

        Mos u mundo kot qe te gjesh identitetin e Ballkanit. Eshte nje lemsh i pazgjidhshem, i cili u be lemsh, qe kur Perandoria Otommane e aneksoi ate. Me teper eshte nje ceshtje qe nuk ka zgjidhje, aq me teper kur dalin ca te ashtequajtur Nacionalista dhe na tregojne historine dhe shesin moral per kete, duke bere edhe autogol me injorancen e tyre. E vetmja shprese per Ballkanin eshte qe te aneksohet nga Bashkimi Europian, dhe te gezoj pak stabilitet dhe prosperitet, ne te kundert lufta eshte pas deres. Dhe po plasi, te jesh e bindur se historia do te perseritet ne favor te atyre qe jane kombe dhe shtete ne Ballkan.

    3. Ruzhdi says:

      Për 21 janarin duhet të marrin në pyetje Edi Ramen dhe Sali Berishen. Kur ësht fjala për Ediramen me marrë në pyetje për 21 janarin PS thojn JO ky sika fajit.Me marrë në pyetje Sali Berishen PD thojnë JO ky sika fajit e Popullit i mbetet vetem një gjë e qart dy Individ që i perçajn 4.000000 Shqiptar mjerët neve sa kemi Kultur Demokratike e tanë Populli mbetet Budallaq por edhe FAJTORË.

  3. lola says:

    Per mendimin tim qytetaret kerkojne se pari nje shtet normal me ligje te sakta, krijimin e nje administrate publike te pa korruptuar, larg militanteve te cdo krahu, duke bere nje administrat te depolitizuar mundesisht 100% me arsim te larte, duke i lene njerzit ordiner qe sherbejne ne administrate te shikojne punet e tyre sepse shoqeria shqiptare kete kategori injorantesh dhe militantesh i urren.Me mire keto ne fillim sesa Europa, ne Europe do futemi kur ta meritojme.

  4. MOKO says:

    Cilat prona i ka dhene Saliu kesaj Pack? A di njeri gje per te se ajo kot nuk do te shpetoje njeriun qe nuk ka lene gje pa i bere ketij populli sa dhe e fundit…edhe vend per vare nuk i ka lene Tiranes.Kete njeri do te shpetoje kjo eurodeputete qe duhet hetuar mire cilat jane interesat e saj me Saliun.

  5. Loreni says:

    Keni te drejte znj pack , qeveria Rama po ben kerdin ne vend..vrasje te tmerrshme largime nga administrata bublike, z/ vendesimi me militante partiak, mos zbatimi e vendimeve te gjykates kushtetuese .. Leri se spo flasim per mos permbatjen e premtimeve 300 mij vendeve te punes , sigurin rendin uljen e cmimeve

  6. Arturi says:

    Zonja Pack mund t’a marre Dr Mortjen ne Gjermani, meqe ky vend ka ngelur pas nesh. Pastaj, le te ece edhe Gjermania “perpara”!

    1. sh q i p says:

      dhe ju me thoni qe flas kot, po per çfare shkuan dy Bte ne dublin? a e kuptoni o njerez qe ata (pedet) ne fillim miratuan nje rezolute per perkrahjen qe do jepnin si opozite. tani vene e bejne paçavuren e radhes me ndihmen koleres doris pak. jetoj jashte e me vjen keq per vendin tim qe mundohet me çdo kusht te futet ne europe. po me talebanomanine e me bijte e sllaveve e te arabeve eshte nje ndermarrje e pamundur. keta palo eurodeputete qe nuk nderrohen edhe pas 20 vitesh as u intereson te hyjme ne b.e. a, po qe se u dhurojne ndonje gje, qe te mbajne ne pushtet edhe MUTIN, atehere çdo gje eshte ne rregull. ketyre plerave as qe u ka interesuar ndonje here qe ky vend nuk e ka patur trajten e shtetit. as u ka interesuar ndonje here qe lukashenko i tiranes ka 23 vjet qe nuk largohet nga politika. kesaj pakut e te tjere bastarde te se djathtes europiane nuk i kane interesuar kurre viktimat e 97s apo gerdecit, me keq akoma ata te 21 janarit. a e kuptoni o njerez te urte sa pisllek luhet me kete vend? mbase po dal pak nga etika , po ne te semes te veje statusi. le te kemi nje argument me shume per te pastruar kete vend nga plerat me dy kembe. le te filloj drejtesia e munguar e te çoje prapa hekurave tere kete kaste te felliqur uliganesh qe po na mbajne peng. edi rama; o sot o kurre. me poshte se kaq ky popull nuk meriton te bjere. po takojme fundin, nuk do na neperkembnin keshtu as ss e as ndonje pushtues tjeter. pa ndeshkimin e se djeshmes nuk ka rilindje.

  7. Ariu nga Korabi says:

    Kjo “zonja” Pack edhe nga Kukësi apo Tropoja të ishte, nuk do të ishte mbështetëse kaq e flaktë e shpellarëve…Çudi më vjen…Apo “ka ngrënë” dhe ajo nga “grazhdi” i Saliut…???

  8. LORA says:

    Qofte e shenjteruar vota e 23 qershorit qe po i ndez flaken sumes se kesaj kukumjackes plake,doris pack.Kjo bunder ka mbetur,si mbeshtetese,krim-qeverisjes se dr.mortjes.
    Mireqeverisja nuk matet me njesi te paverifikueshme (1000 letrat qe paska marre nikola vuljanic) sic duan te na hedhin hi syve klientet e
    brekedhjerit,qe ende i kemi ne xhep.
    Konsistente dhe dashamirese e fatit te shtetit te shqiptareve mbetet e nderuara Tanja Fajon.Faleminderit zj.Fajon,si interprete e drejtperdrejte dhe e sakte e vullnetit te shqiptareve ne shumice te cilesuar,,,,per drejtesine ndaj urdherdhenesve dhe urdherzbatuesve te masakres kryeministrore te 21 janarit 2011.

  9. Gezimi says:

    Eh moj zonja Fajon, kete po kerkojme cdo dite, por nuk po na degjon njeri. Te gjithe kane mbyllur veshet, vetem bejne demagogji!

  10. ILIRET says:

    Koniani mor nonen, e pushojini te tane demokratet nga puna. Ata kane me bo punen e tyne. Po shkojne ne Evrope e po lobojne qe Shqipnia te mos pranohet ne BE. E s’kina me u pranu. Banieni reformen si ta dini vet. Hiqni te tane policet e Sales nga puna. Pushojeni edhe Visho Liken, se perndryshe do te jene dy shtete paralel ne Shqipni. Shqiptaret me 23 qershor votuen per reforma jo per me ndi ende ate c’ka don Sala.
    Ose hapeni krahin….

  11. vajzukeja says:

    i lumte opozites se sotme, se e kane dite mire qe do vine dite te veshtira per te dhe ka “miq” qe i mbrojne te drejtat e humbura.
    Ah medet
    as 21 Janari,as Gerdeci,as Shqiperia e Shkaterruar nga keta opozitare qe ankohen vetem se ju ka ikur karrigia qe jane majmur, pa per popullin skane pyetur anjehere ne 8 apo 12 vjet sa kane qene ne pushtet.
    Mallkim nqs drejtesia e Rilindjes nuk ve perpara ne hekura autoret e Shkarterrimit te Shqiperise.
    Votat e 23 Qershorit i kane besuar Rilindjes, cfare prisni??????????????

    1. Ruzhdi says:

      Rilindja Edi Ramës mbeti në leter.

  12. favelas bidonvil says:

    Zonja pak e ka qejf sa te gjere dhe te gjate.Qe ne fytyre duket qe shte tip histerike dhe genjeshtare.Mos u merzit moj evropiane plake se kelysheve te sales do ja japi pergjigjen populli me vote.

  13. Alma says:

    Shumë zhurmë po bëjnë këta demokratët. E të kesh parasysh se kush? Bumçi, Halimi, Bregu e me radhë, të cilët e mbushën administratën me 100% militintatë dhe që fatkeqësisht shumica e tyre ia kanë gjetur anën edhe këtij pushteti dhe mbretërojnë akoma në zyrat e shtetit. Them mbretërojnë se, jo vetëm nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, por kërcënojnë kolegët e tyre, madje në shumë raste u kanë vënë berrylin, duke i larguar ata që vërtetë janë profesionistë dhe jo servila, spiunë dhe arrogantë siç fatkeqësisht po i shohim akoma. Nuk dua të kaloj në raste konkrete por të paktën në Institucionin që jam unë, janë akoma nipër, mbesa, nuse nipi, disa vetë nga e njejta familje, burrë grua etj, të cilët vazhdojnë të jenë akoma ku ndërkohë janë larguar shumë të tjerë, diku me të drejtë por diku për hir të së vertetës, mund të ishin akoma, pasi radhën mendoj se duhet t’a kishin keta me lidhje nepotizmi dhe jo profesionalizmi. Mendoj se nuk duhet qe kjo qeveri te bjerë në gabimet e qeverisë së vjetër. Reformat t’i bëjë por duke larguar të fortit me lidhje politike, nepotizmi dhe jo të gjejë të heqë njerëz profesionistë por fatkeqesisht të dobët në lidhje politike apo nepotizmi. Këtë kemi besuar dhe këtë shpresojmë akoma edhe pse besimi ka filluar të na zbehet pak për hir të së vërtetës. Megjithatë perfeksion nuk ka, por le të besojmë se gjërat do të shkojnë më mirë.

  14. . says:

    Kjo “loje” anti-shqiptare,

    qe Z.Rama dhe Shqiperia te
    mos meritoje EUROPEN.

  15. bie shi says:

    -Doris”Plak”,s’ja var njeri nga pozita..ato 2000-letrat ti ballafaqoje se une them ;genjen,kurse Fajon eshte eurodeputete me reputacion ne opinion ,serioze ne percjelljen dhe zgjidhjen e problemeve shqiptare..e respektoj.

  16. fieraku4u says:

    DOLI KJO SHURRA DORIS PACK, E PAGUAR NGA SALI RRUMPALLE BERISHA.

  17. Shqiptari i vertete. says:

    Se ky lajme eshte i vertete ku diskutojne vetem opzitaret terroriste atehere vaj me det per te marre statusin.
    Ky eshte nje lajm me shume keqdashje per te informuare opinionin publik shqiptar.
    Se ka ndodhe vertete keshtu per ne nuk eshte nje gje e re se PD. jone nuk do statusin kjo dihet por eshte mire ta mesojne ata qe nuk e dine.
    Me le shije te keqe reagimi i europarlamentareve ,por perseri nuk dal i shgenjyere se kur ke perballe nje Doris Pak nuk ke se çfar te presesh.
    Edi Rama shiko vetem perpara populli eshte me ju,veshtiresi ka por nuk jane te pa kalushme per ju dhe ne .Sali Berisha po ben te pamunduren per te rimarre perseri pushtetin por ne themi kurre nuk mund te zhduket nje komb se do nje kreminel,atij duhet qe sa me shpejte ti tregohet vendi dhe populli ta kuptoje shume drejte.SHPRESOJME.

  18. lazeri says:

    Kam frike se te gjitha keto qe po ndodhin me tritole i frymezon opozita,sepse nuk ka mundesi qe keto te shtoheshin kaq shume pas ikjes se tyre nga pushteti.

    Kjo ndodh per te destabilizuar situaten politike ,per ti hequr mazhorances mbeshtetjen kaq te madhe popullore qe ajo ka.

    NUK E KEMI DEGJUAR NDONJEHERE ZONJEN DORIS PAK PER HEQJET NGA PUNA NE QEVERISJEN E ISH MAZHORANCES ,APO KA QENE ME PUSHIME NE NDONJE ISHULL DHE SKA PATUR VALE.

  19. Kala e Shkodres says:

    Duhet sa ma parë Levizja shqiptare 5 Yjet! Boll me prit pas 300 ditve! Njitash! BE asht tuj u dridh nga Beppe Grillo se ka me cu 80 perqind deputete ne parlament europian! Duhet me pastu krejt ket politike të vjeten KASTE kriminale! Rama nuk e ban! Sala u varru, po ka shit Shqipninë e Doris Pack, nuk e mbron kot nje vrases! 5 Yjet ka me e cliru nga bandat ket ven! Mos me prit ma!…Ejani me i cu ne GIJOTINE ligji vrasesit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje