Ukraina krijon Gardën Kombëtare përpara referendumit në Krime

13 Mars 2014, 11:42Politika TEMA

Parlamenti i Ukrainës ka votuar në mënyrë unanime për të krijuar Gardën Kombëtare me 60 mijë trupa, për të zgjeruar më shumë aftësitë mbrojtëse të vendit.

Sipas BBC, votimi vjen përpara referendumit të së dielës në Krime, ku qytetarët do vendosin nëse do bashkohen me Rusinë. Kjo e fundit e ka tashmë nën kontroll këtë rajon.

Shefi i sigurisë kombëtare në Ukrainë, Andriy Parubiy tha se Garda do të dërgohet për të mbrojtur kufijtë e vendit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Moska do përballet me dëme të mëdha ekonomike dhe politike nëse refuzon që të ndryshojë kursin për këtë çështje.

Duke folur në Bundestag, ajo nuk përdori fjalën sanksione, por tha se masat e ndërmarra do kenë impakt të ndjeshëm ekonomik.

Ndërkohë kreu i një komisioni të rëndësishëm të Dumës (parlamenti rus) e ka pranuar se trupat ruse janë angazhuar në kontrollin e Krimesë.

Kurse kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk ka mbërritur në SHBA. Ai është takuar në Shtëpinë e Bardhë më presidentin Barack Obama.

Yatsenyuk tha se Ukraina nuk do i dorëzohet kurrë Rusisë.

4 komente në “Ukraina krijon Gardën Kombëtare përpara referendumit në Krime”

  1. kotisikoti says:

    Kaq shpejt behen keto pune, sot krijohet dhe neser menjehere ne lufte.
    Ose vjen ndonje ushtri tjeter dhe vishet me uniform, ose kot sa paguhen miliarda per ushtrine, se na e piu gjakun.

  2. milo shtemba says:

    ti qenke safi (kotsikot),per cfare miliardash flet more torrollak??

  3. ukrahinasi says:

    Keta qe erdhen ne pushtet ne Ukrahine erdhen me grusht shteti dhe baballaret e tyre kane qene bashkpunetore te fashizmit Gjerman ne luften e dyte boterore.Vertet Presidenti janukovich pro rus i rrezuar ishte i dhjamosur dhe miliarder por edhe liderja opozitare timoshenko eshte me miliardere se ai duke pervetsuar miliarda dollare me korrupsion dhe nuk ka perkrahje te madhe nga populli,(Berisha e do shume.)cudi se si teta Amerike e pranon grushtin e shtetit dhe ardhjen ne krye me forcen e armeve.Per mendimin tim kjo me shume eshte lufte mes dy perandorive asaj ruse dhe asaj amerikane megjithese ne fshehtesi bejne pazare mes tyre per ndarje te influencave,Rusia heshti per nderhyrjet ne irak dhe afganistan kurse Amerika hesht per luften 3 vjecare ne Siri sepse atje Rusia ashtu si ne Ukrahine dhe Krime ka te dislokuar baza moderne ushtarake me mijera ushtare

  4. Edi Tirane says:

    po shihni hallet e shqiprise mo aman, se i zgjidhin vete ato andej, populli do buk , nuk i duhet fare ukraina e nena e rusise, sa jeni ftof ne tajare mo aman, tasi bosh ktu e problemet e botes andej, o pika qe su bie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje