Luan Probati, një nga të arrestuarit e regjimit të Sali Berishës më 1997, rrëfen ngjarjet në “pavionin VIP” të burgut 313.
Çfarë ndodhte në pavionin special të burgut, ku gjendeshin së bashku Ramiz Alia, Fatos Nano, Sudja, Fitim Gërxhalliu dhe të arrestuar të tjerë.
“Ne, të arrestuarit e atëhershëm, banorë të “pavionit VIP” të burgut 313-të, nuk ngjasojmë me këta të Gjirit të Lalzit apo Malit të Robit, jo vetëm pse nuk kishim e kemi funksione, pasuri bankare e të patundshme, por sepse pavarësisht burgut që gatuan për ne, nuk kemi vënë dorë në pasurinë e të tjerëve dhe në atë të përbashkët”, shkruan Pobrati në gazetën Dita.
“Nuk kaluan veç pak ditë dhe një natë të errët në mes të shkurtit ‘97-të në “pavionin VIP”, ku banoja, përballë qelisë së Ramiz Alisë, sillet me helikopter nga burgu i Bënçës dhe vendoset ngjitur me qelinë time, kryetari i burgosur i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i njohur tanimë si lideri historik i saj. Fill pas hapjes e mbylljes së derës së qelisë ngjitur meje, polici i shërbimit më kërkoi të mblidhja ç’të kisha për të ngrënë, ‘pasi kryetari ka uri’, foli seriozisht ai. Pa dyshim unë isha mirëdashës i Fatos Nanos. E njihja pak atë kohë, por si të gjithë të majtët e progresit, ndihesha i revoltuar për arrestimin e padrejtë të kryetarit të Partisë Socialiste dhe më shumë s’e besoja në atë që kisha provuar e dëgjuar të flitej për të, më saktë shpresoja, por nuk dija çfarë përfaqësonte tjetër veç të qënurit intelektual. Natyrshëm nuk ishte ky momenti të mendoja gjatë për këto, u ngrita e mblodha në një qese plastike pak bukë e dy kokrra mollë që m’i kishin dhënë të tjerë, për t’ia nisur me të shpejtë njeriut “të uritur”, siç tha ndoshta me të drejtë polici”.
Probati e përshkruan kështu përshtypjen e krijuar për Fatos Nanon në takimin me të në burg.
“Ishte shëndoshur së tepërmi. Në qafë mbante tre zinxhirë të trashë floriri, byzylykët nuk i mungonin, gishtërinjtë i kishte mbushur me unaza. Nuk kuptohej në ishte arixhi, i arrestuar për kondrabandë të vogël floriri, apo kumarxhi nga ata të kazinove të mëdha. Qeshte për gjithça që flitej dhe shndërronte në humor çfarëdolloj bisede. Kur e shikoja ashtu, ishte e vështirë të kuptoja atë që ndodhte jashtë në popull me atë që bënte Fatos Nano në burg”, shkruan Probati.
Ai rrëfen se mbrëmjen e 12 marsit 1997, mbas orës 21:00, mësuan se Ramiz Alia ishte goditur nga një prej të burgosurve në kokë.
“Shkova parnë tij, ku gjeta Fatos Nanon dhe e pyeta për çfarë ndodhi. Ai ishte i qetë, nuk ndihej i friguar. Në të kundërt, përpiqej të qetësonte të burgosurit e tjerë, të cilët ndiheshin të interesuar për gjendjen e tij. Me sa kuptova në atë çast, goditja e Ramiz Alisë ishte e paqëllimtë dhe aksidentale”.
Ai rrëfen se në një nga qelitë e pavionit special u mblodhën së bashku: Ramiz Alia, Fatos Nano, Maksude Kadëna (Sudja), Fitim Gërxhalliu me të shoqen.
Mes mesnatës, Fatos Nanon e njoftojnë se e kërkonte në takim një pushtetar i rëndësishëm, por Nano hezitonte ta takonte.
“Takimi u realizua. Spartak Ngjela, i sapoemëruar ministër i Drejtësisë, i kërkoi Nanos nën garancinë personale të tij, të pranonte largimin nga burgu për të qenë më i sigurt fizikisht diku tjetër. Fatos Nano, siç kishte komunikuar me ne, vendosi të mos largohej duke u rikthyer në qeli me të tjerët”.
Probati tregon se rreth orës 12:00 u hapën dyert e burgut 313 dhe në qeli mbetën vetëm Nano, Alia, i vëllai i Probatit dhe vetë ai.
“S’kaloi shumë dhe pranë nesh erdhi komanda e burgut. Ishin 3-4 prej tyre, mes të cilëve edhe drejtori i burgut 313, një ish-i dënuar politik. Ai, pasi u dha dorën, pyeti për mua dhe tim vëlla se kush ishim. Kur i thamë emrat, si të ironizonte çfarë shkruante shtypi, tha: “As juve të Hakmarrjes nuk keni ikur?”
Probati tregon se drejtori i burgut i’u ka komunikuar se siguria në burg nuk mund të garantohej, ndaj kishte marrë masat për t’i nisur në shtëpi
“Të hipur në një ambulancë, Ramiz Alia, Fatos Nano dhe drejtori i burgut shkuan përpara, kurse unë dhe im vëlla ishim në një makinë që i shoqëronte. I pari u dërgua pranë familjes Ramiz Alia. Pas tij Fatos Nano, ku qëndrova edhe unë e im vëlla”, shkruan Probati.
Pobrati s’ka pasur pasuri a diçka tjeter,po sa veta ka fut ne burg e i ka kalbur si armiq te pushtetit popullor?
Pse revoltoheni me Meron ore te uruar.Pse nuk e besoni Pobtratin .Te gjitha keto jane te besueshme dhe shume reale.Nano jo vetem Arixhi te dukej por dhe i peshtire si Krye/bastrardi Sali.Keto copeza ngjarje qe rrefehen jane ato qe ne nuk na besohet .Katovica shqiptare qe kemi per ta paguar dhe 20 vjete te tjera .Nuk ke ku ta kapesh fillin e te shtjellosh prapaskenat ne kurrize te popullit shqiptare .Mbarte Zoti nena te pjellin trima qe te shpetojne shqiptraret .
Historia e pas 97-es,deri me sot,tregoi se nano-kurva ishte hajdut mirefilli.Vetem ndihmat ushqimore italiane per popullin e uritur ishin ne ate kohe,dhe nano-kusari i vodhi ato.
Pra ai e kishte hak burgun,por socialisteve bythpambuke u duhej nje kauze e stisur;si burgimi i “padrejte” i kryetarit te tyre.Ne sherbim te kesaj “kauze” nxiten edhe rritjen e permasave te firmave rentiere,per t’ja vene mire flaken,se toku me brekedhjerin,Shqiperise.
Vete marreveshja politike e 9 marsit 1997 tregoi se strategjia e nano-kurvave nuk kishte te bente fare me mbrojtjen e dmokracise,por kishte te vetmin intencion marrjen e pushtetit,ne Shqiperine e djegur e bere hi dhe te vrare me te pakten 2000 qytetare.
Gangseret politike dy-kahesh amnistuan veten e tyre me marreveshjen kriminale te 9 marsit,per ta vazhduar(pa teklif) kararin e neperkembjes dhe kuserimit te popullit shqiptar,sic bene nano-kurvat ne periudhen 1997-2005.
Shume pak paska treguar zoti Pobrati.Nese i dhimbset sadopak Shqiperia dhe shqiptaret, sot eshte bash koha per te nxjerre nga themelet e shkallmuar perfundimisht skemen antishqiptare 20-vjecare te Katovices,ushtare te pare te se ciles ishin nano-kurva dhe dr.mortja.
Zoti Pobrati bir i nje familje patriotesh te respektuar. Kjo ishte arsyeja e goditjes se kesaj familje dhe miqesise se tyre.
Dy kalandere ne nje dere!
Mero eshte kthyer ne gazetar te cunave te bllokut.
Lavderon Ramen.
Tregon historite e Dash Pezes.
Tregon prralla per djalin e Xhelil Gjonit.
Na tregon gomarlleqet e djalit te Hamit Beqes..
Cnuk na tregon per marrezite e vajzes se Hamit Shamkut…
Dhe tani se fundi na tregon gjenjeshtrat e Luan Pobratit, nje kriminel i sigurimit te shtetit dhe nje hajdut qe u pasurua si keshilltar i Ilir Metes…
Kjo eshte Tema qe nuk do ta botoje kete koment, por qe njekohesisht do ta dergoj ne faqen e PS, dhe te medias opozitare…
Varja Mero se askush nuk te beson me keto pallacolleqe e pallavra per komuniste e sigurimsa…
O Mero, na plasi trapi se ca ka ndodhur ne qeline Vip
A do i jepni buken e gojes ketij populli kete ne thuaj, po per te tjerat s’na rruhet shume….
po si mor pobrati nuk keni vjedhur juve ? Po kush i shpronesoi shqipetaret nga 44 e deri ne 46 ? Ju i vdiqet ne tortura njerezit per 2 monedha floriri qe me vone ai njeriu juaj shofer eksporti te bente kontrabande
Ju i vrate dhe sot nuk i gjenden as varret kundershtareve tuaj politike, ju se bete 2 vjet burg si pashallare po qaheni. Ky sistem u soll shume mire me ju, ju e donit si ja kishit bere ju te tjereve,
Po a do të tregoi Pobrati të verteten e vërtetë të “greves” se studenteve, projektuar ne zyre të Ramiz Alise? Para qelise ku e ka takuar Pobrati Ramizin? Cfare di Pobrati per ata “sigurimsa” qe hoqen dadot dhe bullonat e shtatores se diktatorit Enver Hoxha? A e ka takuar Azem Hajdarin dhe Sali Berishën Pobrati, para renies se shtatores? Po Raimonda Bulkun qe u beri “thirrjen” e famshme “drejt Sheshit” kush ja porositi Pobratit ne zyrë? A kishte lidhje me Zylyftar Ramizin Pobrati dhe cfare porosie i jepte Zylyftar Ramizi? A do publikoje ditarin sekret të formimit të PD,Pobrati duke treguar ku u moren pardesyte e bardha qe veshi Saliu,Pashko,Azemi,Selami, etj… Dhe pse të bardha dhe jo blu, si ja u porositi Alia?…Pobrati celësi i “rrevoltës” studentore, mban ne kasaforte të verteten e mashtrimit të madh! Fundja u publikuan tani dokumentat sekrete të Kremlinit për Murin! Cduhet me mashtrimi per PD,Saliun,Pashkon,Azemin,Selamin etj…Gjithshka dihet! Mungon vetem publikimi! Nano-Berisha, Alia,Meta….banda e katovices qe ende mashtron shqiptaret!