Rama: Mbështetje për sipërmarrjet dhe fasonët. Në 1 muaj, zyrat e punës punësuan 1555 persona (VIDEO)

13 Mars 2014, 11:18Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama premton mbështetje për sipërmarrjen e cila cilësohet si punëdhënësi më i madh. Duke folur në përurimin e zyrës së punësimit në Kavajë,  Kreu i Qeverisë premtoi krijimin e një zonë industriale në këtë qytet dhe mbështetje për Fasonët.

“Mbështetja dhe fuqizimi i sipërmarrjes përmes vënies në dispozicion të të gjithë atyre që duan të bëjnë investime të reja, të një kapitali njerëzor që është i skanuar me kategori, me kualifikime dhe me të dhënat e nevojshme që biznesi të mos humbasë kohë dhe mundësi për të bërë përzgjedhjen më të mirë. Ne jemi në një proces për të krijuar një zonë industriale pranë Kavajës që do të shërbejë si një platformë për ndërtimin e kapanoneve për  Fasonët dhe për të kryer investime të tjera me natyrë prodhuese”, tha Rama.

Ai premtoi se së shpejti do të jetë gati edhe paketa për biznesin Fason ndërsa vlerësoi edhe zyrat e punës për punësimin e 1555 personave brenda 1 muaji.

“Një paketë shumë të rëndësishme për industrinë Fasone që ka një tipar karakteristik që zhvillohet shpejt dhe  krijon shpejt vende të reja pune. Këtu në Kavajë kemi një të dhënë tjetër që 2055 gra dhe vajza që janë pa punë. Është koha që të shpjegojmë me durim që shteti s`mund të jetë punëdhënësi më i madh, punëdhënësi më i madh është sipërmarrja private dhe prioriteti ynë rritja e punësimit është e lidhur me krijimin e kushteve për të nxitur sipërmarrjen që të zgjerohet dhe për investimet e huaja. Zyrat e punësimit si pikë takimi me sipërmarrjen që kërkon të rrisë cilësinë e saj dhe shteti që i vë në dispozicion sipërmarrjes dhe punëkërkuesit këtë pikë takimi duke e lehtësuar atë. Ky është vetëm fillimi por një fillim i mbarë pasi në vetëm 1 muaj tre zyra punësimi ka ndërmjetësur punësimin e 1555 personave”, tha Rama.

Në vijim Kreu i Qeverisë u shpreh se “nuk është më surprizë për ne që drejtuesit politik në Kavajë janë pararojë e përpjekjeve për të përmirësuar komunitetin dhe hapjen e vendeve të punës”.

“Këtu në Kavajë është një ditë e shënuar, pasi jemi të gjithë të vetëdijshëm për papunësinë që e gërryen. Ka nevojë për punë dhe sapo krijohen mundësitë e reja, komuniteti dhe njerëzit që kanë nevojë për punë i shfrytëzojnë”, theksoi Rama, duke shtuar se “të gjitha zyrat e punës po ndërtohen dhe po çelen njëra pas tjetrës sipas planit dhe afateve të parashikuar”.

Sipas tij, “zyrat e punës hap pas hapi do të shtrihen në të gjithë territorin e Shqipërisë brenda këtij viti. Kemi një mesatare prej 3 mijë vendesh pune në tre zyrat e punës. Në qeverinë e kaluar, shteti paguante me rroga më shumë njerëz se sa ata që punësoheshin. E kjo ka bërë që njerëzit të mos trokisnin në zyrat e punësimit dhe sipërmarrja të mos shkonte atje”.

“Përfaqësuesit e biznesit po na ndihmojnë që biznesi ti drejtohet këtyre zyrave për të punësuar njerëzit dhe sa më shumë profile të punës të kemi aq më shumë qytetarë do të punësohen. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin vetëm 1100 persona që shpresonin të gjenin një punë. Ndërsa tani numri ka kaluar të 4 mijë persona që janë regjistruar dhe këto përurime shërbejnë që të inkurajohen të dy palët, punëkërkuesit dhe punëdhënësit. Me siguri edhe në Kavajë këto zyra pune do të tregojnë se janë një instrument i rëndësishëm për të rritur punësimin në vend dhe kapitalin njerëzor. Këto nuk janë zgjidhja e vetme e as kryefjala e përpjekjes për nxitjen e punësimit, investimeve, rritjes ekonomike, por janë një faktor për të shkuar përpara në një proces që nuk është i lehtë por që me projektet dhe njerëzit e duhur që ne i kemi, përbëjnë një objektiv madhor dhe plotësisht të realizueshëm”, tha Rama.

Ndërsa ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj u shpreh se ajo çfarë ka bërë kjo Qeveria në këto muaj janë dhjetëfishi i asaj që ka bërë Qeveria e kaluar.

“Vetëm një qendër, e cila bënte kurse falas u regjistruan më shumë se 320 persona, dyfishi i asaj që ka bërë qeveria e kaluar. Kaq sa kemi bërë ne këto muaj janë dhjetëfishi i asaj që ka bërë qeveria e kaluar”, deklaroi Veliaj.

Duke vlerësuar inaugurimin e kësaj zyre si një dritare të re për inaugurime të tjera në biznese dhe shërbime të ndryshme Veliaj u shpreh se “vetëm në këto dy muajt e fundit janë negociuar 1055 vende pune. Zyrat e punës më parë askush nuk i dinte se ku ishin jo më që të aplikonin për to. Falë këtyre zyrave të punës, sot njerëzit shkojnë të marrin arsim profesional.” 

48 komente në “Rama: Mbështetje për sipërmarrjet dhe fasonët. Në 1 muaj, zyrat e punës punësuan 1555 persona (VIDEO)”

  1. Çerri skizofren says:

    Bravo Rama. Te kane ngelur edhe vetem 285 mije per te punsuar.

    1. 1 prilli says:

      Me te tilla ritme vetm 20 vjete duhen. Seshte ndonje gje e madhe.

      1. ana says:

        zyrat e punes po funksionojn jo per inat te sali berishes po per te miren e ketij populli edhe per rimekembjen e ekonomise shqiptare.

        1. amaris says:

          sot kemi zyra pune qe punesojn njerez jo zyra pune qe zinin myk nga lageshtia.

          1. redi says:

            rilindje per punsimin bravo qeverise rama per nismat qe ka merre per punesimin e shqiptarve.

            1. fredi says:

              Partner per kto nisma eshte edhe biznesi , prandaj edhe to duhen falenderuar qe po ndihmojn ne financimn e hapjen e ketyre zyrave qe do i ndomojn shqiptaret ne ppunesim.

              1. rezi says:

                Punsimi eshte ceshtje kombetare edhe me kete gje po merret kjo qeveri punesimi i 1555 shqiptarve tregon shum qarte seriozitetin e keaj qeverie.

          2. dashi says:

            vlersim maksimal per qeverin , po punson njerez jo per inat te sali berishesh edhe parazitave e ktyre qe kometojn ktu .

            1. almeida says:

              gjithve ju mosbesusa ju ftoj qe te shkoni te zyra e punes edhe mos beni lloqe kavaje po ta shifni qe kto zyra funksionojn nuk jane duke u mykur nga lageshtia po po merren me ceshshte shume me te medha per punesimin e shqiptarve .

              1. Babaxhani says:

                Je prapa bote almeida. mos je futur me mik apo me para ne pune? jo me vone se para 1 jave isha tek zyra e punes ne Tirane. Kishte nje oferte per shitese dyqani, nje vend per servis motorash dhe nje vend per shofer por qe duhet te dinte serbo-kroatisht. Gjysmen e pages se pare duhet tja japesh zyres se punes, nje metode e fundit e marrjes se kafes ne menyre moderne dhe gjeja sekondare eshte kontrata e punes me afat te pacaktuar. Pra i bie qe punedhenesi te heq nga puna kur te doje. Mos u merrni me reklama njerez

          3. almeida says:

            sot kemi zyra pune qe punesojn njerez kjo eshte fakt sa do qe ju komentues te pa pune nuk e besoni. Shqiperia po rilind edhe do vazhdoj ta bej per te miren e ketij vendi.

            1. deni says:

              me kto zyra pune nuk do kemi me njerez qe do mbushin kafenet edhe nuk kane me ca te paguajn te ato po per njerez qe do kene punesim edhe pune. mjafto ta provojn.

              1. adi says:

                fatkeqsia jone eshte se te gjithe duam pushtet edhe duke qen kshu te gjith nga zyra e punes kerkojm te behemi drejtora edhe shefa ,edhe asnjeri nga kta nuk ka besim te kto zyra qe ne te vertet funksionojn nqse do pune edhe te punosh te ato mund ti gjesh.

                1. alek says:

                  ne edhe pune duam edhe per te punuar nuk duam , fatkeqsia jone kjo eshte .duhet te besojm te kto zyra.

      2. dashi says:

        shteti po funksionon kto zyra po e tregojn , po punsohen njerez.

        1. SALIU I KUQ says:

          zyra e punes eshte katalizatori i shtetit me biznesin kshu qe kush eshte i pa pune mund ti drejtohet zyres se punes se ka dicka edhe per ata.

      3. Velva says:

        Edi Rama me je super motivim per te bere me te miren.

        Premtime te mbajtura, kjo eshte kryefjala e kohes moderne ?

        Bravo Rama

        1. Elsa says:

          ME vjen mire qe erdhi dita qe kemi nje qeveri te pergjegjshme, nje qeveri qe e ka te qarte qe populli e do dhe punon per popullin pa u lodhur

          1. Zana says:

            E verteta eshte qe ka nje deshire te mire dhe nje puen galopanet qe po behet ne shqiperine e bere cope nga saliu&co

            Urimet me te mira z.Rama

            1. Buda says:

              Rruga me e mire e punesimit real eshte rruga e investimeve dhe mbeshtetjes se tyre nga shteti.

              Ska me truke e rryshfete, tani po shoh qe gjerat po ecin per se mbari

              1. Desara says:

                papunesia eshte plage e madhe, mos prisni te behet sa hap e mbyll syet cdo gje perfekt.

                hapat qe po ndermerr Rama jane te duhurit dhe kam besim se do ecet mire

                1. Florida says:

                  Me vjen mire qe ka hyre nej ere e re ne shqiperi. Puna fantastike e SHKP dhe e MMSR vihet re ngadoo.

                  Kjo eshte nje situate dhe nje reforme qe kerkon kohe, por po funskionon

                  1. Misuri says:

                    Zyrat e Punes jane vertete nje ndihme e madhe per popullin. Aty merr kuponin nese je i papune dhe shkon e aftesohesh ne nje zanat..

                    ju faleminderit juve qe na i ofroni

      4. ajsel says:

        Eshte per tu vlersuar puna dhe perpjekja e bere deri me tani. Deri dje nuk kishe zyra punesimi. Ky eshte nje ndryshim dhe duhet vleresuar.

      5. xe says:

        jopo 5000 vjet. lat nam. vendi ka nevoje per ndertimin e infrastruktures njehere. Rama do i hapi keto vende pune por duhen minamilsht 8 – 10 vjet sa te stabilizohen gjendja ekonomike dhe sociale! eshte e veshtire te rekuperosh plaget e vena nga qeverisjet e shkuara.

    2. albana says:

      Bravo qeverise Rama per mbeshtetjen e biznesit fason dhe perpjekejen e per punensimin e shqipetareve qe deri dje nuk kishin ku te kerkoniin nje vend pune pasi gjithandej haseshin me militante te paafte te PD-se.

      1. pa Parti says:

        ore sa te flliqet jeni…po sa ke hequr 3000mije vete nga puna …po ju te PS qenkeni te semure ..nese jeni te kenaqur edhe me keto…………………….

    3. alb says:

      Sa ka bere qeveria deri tani nuk i bere Saliu per 8 vjet. Kjo eshte per tu vlersuar. Te pakten mazhoranca po ben disa ndryshime per permiresimin e situates ne vend.

    4. aks says:

      Bravo qeveria per mbeshtetjen e biznesit dhe nxitjen e punesimit ne vend. Suporti i qeverise shume i nevojshem per biznesin dhe punesimin ne vend.

  2. era says:

    Edhe bizneset e tjera punesojne punetore,pse duhet te privilegjohen fasonet?!

  3. papapa says:

    po sa jane pushuar? kjo eshte rritje te nr te te punesuarve apo eshte thjesht punesim se jane shkarkuar te tjere?

  4. elinor says:

    1500 persona te punesuar ne nje muaj…..15000 ne 10 muaj……kam frike se do na duhet me shume kohe se aq sa deklaroi krietari, dicka si nja 16-17 vite!

    1. elinor says:

      Per te punesuar 300 mije ne total e kisha fjalen.

  5. linda says:

    Me duket si berisha dikur qe kerkonte te na mbushte
    Mendjen me shifrat e rritjes ekonomike duke ja kaluar
    Edhe gjermanise, aha zoti rama qenka ves i keq ky te
    Mburresh kur jene pushtet, ja i thoni popullit “hani shifra”

  6. kardjani says:

    po Lindes kur do ja grasatosh rroten?se ju ndryshk fare,pune eshte edhe ajo
    mer psikopat i lindur.Po ku ke fuqi ti mer gjak i keq,te punesosh SHQIPOT
    mer drogarosh,sa turp kush na qeverise?vini gishtin kokes sa nuk esht vone
    VELLEZER SHQIPETARE.

  7. Loreni says:

    Bravo z Rama genjeshtra e radhes, dhe sa $ te kan ngelur ne Bank apo
    Akoma 3000 mashtrues ordiner … Mjer ky popull qe te ka besuar ty ne krye te qeveris

  8. United Kingdom says:

    skam degjuar ndonjerin qe te ti jert ofruar pune nga zyra e puneve! Keshtu qe I don’t believe in you “Rama” yet.

    Papunesia eshte shume e madhe ne shqiperi!!

  9. lexues says:

    Ky punesimi tek fasonet eshte si skllaverimi i krahut te punes. Me sa di une te majtet jane te kujdesshem ndaj te drejtave te punetoreve apo ka ikur ajo kohe e keta tanet jane modernizuar. Cudi si nuk po ndihet Mero qe te na lavderoje keto arritje te qeverise Rama.

  10. fshatari says:

    haha qenkan mbledhur gjithe komentuesit e zgjebosur bashke ketu…prandaj thashe une pse binte ere bajge ketu.

  11. United Kingdom says:

    @fshatari

    Mesa duke ti vjen vet era bajge dhe te duket sikur vin te ter era bajge. Dukesh nga emri qe ke. Sapo ke cuar delet dhe do pastrosha kasollen o katnar i katnarve.

  12. Dule Bisha says:

    Kopje e shemtuar e Saliut po behesh EDO… Me vjen shume keq…per ty dhe per mua…

  13. ari says:

    te ju kete lare koken meta ketyre kokepalarve.zyra e Punes thote punesoi 1500-zyra e rames hoqi nga Puna 5500-do me thone minus 4000-po vazhdoi keshtu do te arrijme ne shekullin 15 .po ku pritet punsim nga hajnat.

  14. fredi guri says:

    bravo keto jane pune te mira qe paguhen 15 mije ne muj ne muaj dhe 10 mije lake jane vetem dritat qe I trashiguam pa lek nga puna vullnetare e baballareve tane pjesa tjeter qe ngelat nuk e di mire ne qofte se I mbulon te gjitha taksat e reja ne qofte se jo prisni votimet e tjera qe te merni nga jne thes miell. Keshtu tha dhe enveri ne 1941 do hame me luge floriri dhe shume u genjyen sepse thane se megjith men do hanin po harruan se thenia ishte do hame dhe jo do hani

  15. Rita says:

    Ah, sa politike e re, sa politike e mbare dhe ne sherbim te popullit. Erdhi dita qe edhe ne te kemi shtet qe kaq viet na ka munguar,

    per ju punetoret e palodhur te qeverise, shume Respekt

    1. Andisa says:

      Se di pse por kam pare shuem nejrez et shkojne ne zyrat e pune dhe aty kane marre pergjigje te mira, ose me pune ose me trajnime..

      eshte per tu pergezuar

  16. Ela says:

    Redaksia, Nje pyetje kisha une: Cfare jane/ eshte…………FASONAT? Eshte shqip apo e huazuar nga snobi kk drogaxhi????

    PS: Eshte turp te pyesesh, perse nuk e vini komentin/pyetjen time???

  17. elinor says:

    Ja ku i ke te gjithe nepunesit e zyrave te punes atje siper ne rrjesht nje mbas nje. As nje fjali nuk arrijne ta shkruajne sakte e qarte por vershojne te komentojne per punen “fantastike” qe ata po bejne ne zyrat e tyre. Ose ka mundesi qe disa jane komentues mercenare te Rames qe perdoren si kunderpeshe e komenteve kritike. Te neveritshem!

  18. hitleri says:

    Kush mund te beje bilancin se jerez largoi nga puna? Dhe sa punesoj? Nuk ka rendesi ciles parti i perkasin, te gjithe kane familje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje