Është një gjyq, të cilin e ka ndjekur me mjaft interes mbarë Europa. Uli Hoeness është dënuar me 3.5 vite burg, por vendimi do apelohet. E përditshmja më e madhe gjermane, Bild, hapej sot me titullin “Rraseni në burg për hir të taksapaguesve të ndershëm”, kurse revista Spiegel sjell këtë koment pas vendimit
Nga Christian Rickens, Der Spiegel
Është fundi i një procesi në dy pikëpamje. Nëse vendimi i sotëm kundër Ulrich Hoeness mbetet në fuqi, do të thotë që kryetari i bordit të FC Bayern Muenchen duhet të shkojë në burg. Ndryshe nga shumë persona të famshëm, që u janë shmangur taksat, ai nuk ka shpëtuar me një dënim me kusht. Nisur nga shuma e madhe e milionave që ka shmangur Hoeness, gjykatës i mbetën pak zgjedhje.
Nga pikëpamja shoqërore, vendimi tregon se sa shumë ka ndryshuar pikëpamja jonë për evazionin fiskal. Dhjetë vjetë më parë, të kishe para të zeza në llogaritë bankare në Zvicër, quhej një krim kavalierësh, madje shpesh kjo shihej si një vetëmbrojtje ndaj një shteti të pangopur. Rreziku i zbulimit? Shumë i ulët. Ndërgjegjësimi i autorëve për fajin? Zero.
Por vendimi i sotëm e ka bërë të qartë: ata që shmangin taksat kanë po atë sjellje antishoqërore si kriminelët e tjerë. Si kriminelët normalë, ata duhet të bëjnë burg. Si kriminelë të zakonshëm, edhe ata, pas përfundimit të dënimit të tyre, i kanë shanset që të rikthehen në shoqëri.
Përfundimisht në këtë ndryshim të rëndësishëm shoqëror kanë ndikuar edhe informacionet që vijnë për llogaritë bankare dhe presioni politik mbi Zvicrën dhe bankat e saj. Tani kushdo që do të shkojë me valixhe të zeza përpara dyerve të këtyre bankave, do mendohet më mirë.
Avokatët e Ulrich Hoeness kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin. Është e drejta e tyre. Por do ishte një dëshmi e madhështisë dhe do i jepte më shumë besueshmëri reflektimit që tregoi në sallën e gjyqit Hoeness, nëse ai thjesht do e pranonte këtë dënim të drejtë.
Bild dhe Spiegel jane dy media nga me te peshtirat ne gjermani dhe kushdo, medja ordinere.
Ky Uli Henes ka dhene dhjetera miliona euro per bamiresi dhe ka ndihmuar dhjetera kompani e klube te mos falimentojne.
E pra, nuk mund ta krahasosh me nje kriminel.
Shkrime te dobeta te botuara nga gazetare te dobet
O Ben ! Më duket se nuk e ke kapur thelbin e problemit që: sipas meje ka të bëjë me vlerat e një sistemi ku të gjithë duhet të zbatojnë ligjet ; edhe në drejtim të taksave. Dhjetëra milionë Euro që ky Uli Hënes paska dhënë si ndihmë për të varfërit, në këtë rast … nuk e justifikojnë evazionin fiskal të tij.
Bankat zvicerjane nuk pranojne me leke te padeklauruara ne vendet perkatese. Kjo ishte aresyeja, qe edhe Henes dhe sidomos politikania me emrin Schwarz, qe shiste mend per ndershmeri u detyrua edhe kjo te deklaroje, se ka patur leke ne te zeze ne Zvicer. Kjo po behet, se bankat zvicerjaen ju kane dhene ultimatum evazoreve fiskale te vendeve te BE qe ose te deklarojne leket qe kane ne Zvicer ose ti terheqin keto leke.
Mos harroni, se edhe Berluskoni u denua me tete vjet ( shtete vjet ja falen per shkak te nje falje te mepareshme per gjithe italjanet ) dhe i mbeten edhe tete muaj dhe per kete aresye nuk ka te drejte te zeri ndonje pozicjon publik ne Itali. Pritet qe gjykate e Milanos te vendosi, qe Berluskoni odr te futet ne burg ( ka shume mundesi qe jo per shkak te moshes se madhe ) ose te shkoje te punoje ne ndonje azil ose institucjon socjal, te pastroje halet ose te qerroje patate.
henri
Kete duan ta bejne shembull.Ne gjyqin e zhvilluar sot mbrojtja eshte treguar e dobet dhe kishin shenja euforie per faktin qe ky eshte vete deklaruar.Vete deklarimi i tij ka ardhur me shume vonese pasi emri i tij doli tek nje kasete e blere nga nje lan gjerman dhe ketu akuaza eshte teguar shume e forte duke bere thuaj qesharake mbrojtjen.Do behet apelim por gjasat qe te shpetoj jane te pakta.E shumta ndonje uleje denimi.
pershendetje
Hoeness ose duhet te kthej shtetit milionat e papaguara ,ose
duhet te beje burg .Hoeness ka zgjedhur kete te dyten .
Jo yy ai do i ktheje taksat shtetit edhe ate me kamate. Burgu eshte plus per shkelje ligji. Te theksoj qe nje tjeter prominent eshte denuar 2,5 vite burg per 700 mije eu. E ka veshtire gjyqtari ta liroje me kusht per 27 mio.
Do tregonte madheshti po mos te apelonte vendimin per burg ??????? Cili engjell e jep kete keshille ??
Per Benin* qe shkruan me siper gazeta Spiegel eshte nje media ordinere, nuk e di ku e ke bere shkollen me duket se e te nonje universitet privat ne tr.Spiegel eshte nje nga gazetat me prestigjoze ne gjermani kurse bild eshte ordinere. Hönes nuk ka cuar leke ne zvicer fshehtas por leket qe i ka pas atje i ka vene neper baste prsh. Rritja e dollarit kunder euros. Ai burgun do ta beje dhe leket do ti paguaj mbrapsht 28.2 Mil € ka qene taksa qe ai duhet te kishte paguar tani duhet te pagoj perafersicht 60 Mil €. Avokati do beje ankese ne Gjykaten me te larte gjermane por shansi qe ata ta ndryshoje denimin eshte tek 7%
Per Aldon, universitetin e kam bere tek universiteti me i mire ne gjermani per bwl, nqs e di kush eshte.
Sa per te tjerat, shansi qe ta ndryshojne vendimin Gjykata Kushtetuese e Karlsruhes eshte 3.8%, nuk shqyrtohet ceshtja nga e para aty. Aty meret vendimi ne parim, jo konkret. Ne rastin kur konstatohen shkelje rikthehet per gjykim ne shkallen e dyte ne Mynih.
Ti nuk i di as emrin dhe ben specialistin, shkruhet “Hoeneß”.
Duket qe je i pashkolle dhe injorant
me e bukura ketu eshte se citohet nje gazete ordinere e Hamburg dhe Bild,nje gazete soft porno…dhe per me shume diskutoje me shume ca qe pastrojne pjatat ne Itali..apo diku neper bote tifoze leshi me Barcelona apo juventus..apo arsenal hahahaha
Ai, gjermani, ka shtet…Kiji inatin e foli hakun…Jo si kjo “rrumpalla” jonë, që do të quhet shtet…