Nishani dekoron ministrin e Jashtëm arab: Mbështetët çështjen shqiptare

13 Mars 2014, 12:33Politika TEMA

“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë mbështetës të spikatur të çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare duke dërguar trupa paqeruajtëse në Kosovë dhe ndihma për refugjatët kosovarë në qytetin e Kukësit. Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Emiratet e Bashkuara Arabe ishin vendi i parë i Gjirit Persik, të cilët e njohën Republikën e Kosovës si shtet i pavarur, vendim që u pasua edhe nga njohje të tjera nga vendet e Gjirit”.

Kështu u shpreh Presidenti Bujar Nishani në ceremoninë e vecantë të organizuar në Presidencë ku vlerësoi kontributin e Sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Për merita të veçanta në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë  Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha. Duke shprehur përgëzimet e sinqerta si dhe mirënjohjen e thellë, në emër të qytetarëve shqiptarë, Presidenti Nishani vuri në dukje, ndërsa i dorëzonte Dekoratën e lartë Ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe se “në të gjitha këto arritje të marrëdhënieve mes vendeve dhe popujve tanë, në forcimin e miqësisë mes tyre, prania dhe kontributi juaj janë të prekshme dhe evidente”.

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan duke falenderuar Presidentin Nishani u shpreh se ky është një privilegj, një kënaqësi e veçantë dhe një nder i jashtëzakonshëm që i bëhet.

“Kjo medalje nuk më adresohet vetëm mua si person, por Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe në tërësi. Ju siguroj, se Emiratet e Bashkuara Arabe do të angazhohen maksimalisht dhe me rigorozitetin më të plotë për konsolidimin, zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike. Ky vlerësim do të më bëjë akoma më të lidhur me vendin tuaj duke dashur të shikoj më me seriozitet mundësitë dhe potencialet e mundshme që mund t’i ofroj Republikës së Shqipërisë”,  theksoi Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

3 komente në “Nishani dekoron ministrin e Jashtëm arab: Mbështetët çështjen shqiptare”

  1. lajm i mire…

    bravo president
    simboli i unitetit!!

    respekte
    http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

  2. Nje pyetje says:

    Vellezer te nje gjaku keta te dy, por jo me shqiptaret…JEMI RACE EVROPIANE, JO ARABE E AZIATIKE!

  3. raimondi Vlonjati says:

    Meqense keta jane edhe njecike si pro shqiptare , te pakten te mesojme prej ketyre ne lidhje me menaxhimin e puseve te naftes, sepse keta kane burime te sgumta te naftes

    Ja i pyesni keta si i menaxhojne puset e naftes –Ua japin te huajve ti menxhojne ,apo i menaxhojne vete ..?

    Dhe tek e fundit shkoni dhe e blini naften tek keta qe te kete cmim te ulet se u grine nga cmimet e larta te naftes komnsumatori shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje