Avioni i linjës Malaysia Airlines mund të ketë fluturuar më shumë se pesë orë që kur u zhduk, ka mësuar BBC.
Besohet se avioni ka dërguar sinjale automatikë tek një sistem satelitor për një kohë të gjatë pasi u zhduk kontakti me të.
Kjo do të thotë se avioni mund të ketë fluturuar më shumë se 1600 kilometra përtej pozicionit të fundit të konfirmuar.
Të premten, ekipet e mbikëqyrjes së SHBA janë dërguar në Oqeanin Indian, shumë më larg nga vendi ku u bënë kërkimet e para.
Fluturimi MH370 u zhduk të shtunën me 239 persona në bord.
Kur pati kontaktin e fundit me kontrollin e trafikut ajror, avioni ishte në lindje të Malajzisë.
Por BBC raporton se një sistem satelitor me bazë në Londër ka marrë sinjale automatike nga avioni të paktën pesë orë pasi u raportua i humbur.
Korrespondenti i BBC thotë se kjo shpjegon arsyen se përse ekipet e kërkimit tani janë zhvendosur në Oqeanin Indian.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se amerikanët po kërkojnë tashmë në Oqeanin Indian, por nuk dha detaje të reja.
Ka raportime se avioni i është drejtuar ishujve Andaman.
Kjo ka ngritur një tjetër pistë, atë të rrëmbimit nga piratët.
Dy burime pranë hetimeve i thanë Reuters se një avion i paidentifikuar, që mendohet se është MH370, po fluturonte mes korridoreve ajrore.
Kjo tregon se avioni ose po drejtohej nga pilotët, ose nga dikush që njeh mirë korridoret ajrore.
Një zyrtar malajzian tha në kushtet e anonimatit se ata vazhdojnë akoma që të kenë në pistat kryesore atë të rrëmbimit.
Idiotesia me e madhe qe mund te pranohet eshte kjo…
Pilotet kane procedura te caktuara dhe kode teper sakta per te njoftuar ne cdo sekonde rrembimin ne kullen me te afert te kontrollit ajror. .
Qe nga 11 shtatori i zi…shoqerite e kontrollit si edhe ato ajrore kane percaktuar procedura teper strikte per rrembimet.
E vetmia piste eshte ajo qe avioni ndodhet ne fund te detit.
Boeing e fsheh kete vetem e vetem per prestigj.
Nese pilotet kane dorezuar avionin tek pirratet…HARRAM Malysian Airlines!
Kompania duhet te zhduket nga transporti ajror.
jane me shume se njeqind mjete ne dispozicion per kerkimin e pjeseve te aeroplanit. Kineze, Vietnameze, Malajziase e Amerikane. Plus Satelitet. Copezat e aluiminit dalin ne siperfaqe te detit dhe eshte hera e pare qe nje aeroplan i permasave te tilla zhduket dhe nuk gjendet asnje gjurme pas kaq shume ditesh. Ketu qendron cudia e kesaj ngjarje
Akoma me te njejtat genjeshtra .??? Keta avione jane difektoze.
Jetojme ne nje bote ku po humbi nje I-Phone mund te lokalizohet ne cdo cep te botes, nderkohe qe humb nje Boeing me 239 persona ne bord dhe askush nuk ka as minimumin e idese se ku mund te ndodhet…
une nuk pretendoj te jem ekspert por nga nje pilot anglez qe fliste ktek BBC thoshte qe kete marifet te zhdukjes se svionit vetem piloti mund ta beje,si dhe ata dy pilotete kishin qene problematik edhe me perpara.se nuk mundesi qe ne 2014 me kete teknologjo stelitore te mos kapet asnje sinjal nga askush. sot nje telefon po te humbi gjendet me satelit e jo avioni,