Hetimi: Lideri i ekstremit të djathtë vrau veten aksidentalisht me plumb në zemër

2 Prill 2014, 11:24Politika TEMA

Një raport hetimor për vrasjen e liderit të ekstremit të djathtë në Ukrainë, Oleksandr Muzychko, i njohur si Sashko Bily, ka arritur në përfundimin se ai ka vrarë veten aksidentalisht gjatë një përplasje të armatosur me policinë.

Sipas BBC, hetimi, i kryer nga Ministria e Brendshme, arrin në përfundimin se Bily qëlloi veten në zemër gjatë kohës që policët po tentonin ta shtrinin përtoke pas ndjekjes.

Bily ishte anëtar i Sektorit të Djathtë, një grupim ekstremist, por me rol kyç në protestat për rrëzimin e presidentit Viktor Yanukovych.

Grupimi ka kërcënuar se do të hakmarret ndaj kësaj vdekje, duke fajësuar policinë.

Në raportin hetimor thuhet se Bily ka qëlluar dy herë, ndërkohë që policia po përpiqej që ta arrestonte.

Goditja e parë thjesht e gërvishti, por e dyta ishte fatale.

Në raport thuhet se policia ka vepruar në mënyrë të ligjshme.

Pas vrasjes së tij, ekstremistët e djathtë bllokuan godinën e parlamentit dhe thyen xhamat e dritareve.

Prania e këtyre ekstremistëve në rrugë ka komplikuar punën e qeverisë së re.

Çka është më e rëndë, prania e tyre mbështet pretendimet e ekzagjeruara të Kremlinit se fashistët kanë marrë nën kontroll qeverinë në Kiev.

BBC raporton se Sektori i Djathtë do të tentojë që të kthehet në parti për të garuar në zgjedhje.

Lideri i tyre, Dmytro Yarosh është regjistruar si kandidat presidencial për zgjedhjet e 25 majit.

5 komente në “Hetimi: Lideri i ekstremit të djathtë vrau veten aksidentalisht me plumb në zemër”

  1. yug says:

    Po si ore nuk thone njehre qe Organizata e ketij ishte ne balle te protestave qe rrezuan me me dhune te pashembullt ish-presidentin? Ata qe shikoni ne videot e protestave te veshur si paramilitar jane trimat e ketij pra – ose sic thote EU dhe SHBA pro-perendimoret qe protestuan ne menyre paqesore ?

    Sinqerisht kesaj radhe niveli i propagandes pas ketij skenari ishte shume shume i ulet, i mjerushem do thoja.

  2. tanino says:

    ke te drejte yug se kjo gazete nuk po jep me lajme dhe realitet por vetem agjitacion dhe propagande. interesat i ben politika por jo gazetaria dhe kjo tregon nivelin mjeran te demokracise ku ndodhet vendi yne.

  3. TAQO says:

    Azem Hajdari i Ukraines………

  4. shqyp says:

    Ai lum-meiku qy udhehiqte ekstremin e djothit,nga emri duket ingliz;apo ka pas nonen turiste aqe;cashtu duhet t ket’ qen. Mirpo qy paska qen fort nishanli;hej me ju lumte

  5. 4999 qelbesira + skypion says:

    Hahahaha.
    Me pelqeu kjo. Si hetimet e sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje