FOTOT/ George W. Bush si piktor: Ja ku është Putin

4 Prill 2014, 20:23Lifestyle TEMA
FOTOT/ George W. Bush si piktor: Ja ku është Putin

Ish- presidenti amerikan, George W. Bush ka zbuluar se sa larg ka shkuar pasioni i tij për pikturën.

Ai ka treguar se si ka bërë portretet e liderëve më të rëndësishëm në botë.

Kurse gruaja e tij, Laura, ka rrëfyer se ka qenë ajo që e ka inkurajuar që të çlirojë artistin e brendshëm.

Koleksioni i ri përfshin portretet e Vladimir Putin, Tony Blair, Angela Merkel, Dalai Lama, Hamid Karzai, etj.

Megjithatë, Bush tha se portreti më i mirë është ai që i ka bërë babait të tij.

Pikturat e tij u zbuluan gjatë emisionit Today Show në një intervistë që e bija, Jenna Bush Hager bëri me babain.

Nëna e ish- presidentit, Barbara thotë se i pëlqen portreti që i biri ka bërë për babain, por thotë se nuk do e lejojë që të pikturojë atë.

Vetë Bush thotë se ka nisur pikturën kur la Shtëpinë e Bardhë. Ai shprehet se nuk është artist i mirë, por po përmirësohet.

Vitin e shkuar dolën online disa piktura që ai i kishte bërë vetes, ndërkohë që ishte në banjo.

12 komente në “FOTOT/ George W. Bush si piktor: Ja ku është Putin”

  1. Tarrasi says:

    Edi qe piktor dhe u be politikan … Bushi ishte politikan dhe u be piktor.

    Ndoshta mund te shkembejne experence me njeri tjetrin.

  2. tanino says:

    per nje gje ishe artist dhe talent zoti bush si diktator dhe vrases.

    1. eagle says:

      tanino me siguri qe zotrote flet nga siria

      1. marin says:

        Perse o eagle mendon se tanino flet nga Siria/ Nuk ishte Bushi ai qe i dergoi amerikanet ne Irak, lufte nga e cila asnje pale nuk doli e fituar?SHume amerikane jane vrare atje, shume jane gjymtuar ne ate fare feje qe nuk njihen, dhe harroje numrin e atyre qe jane te demtuar psikollogjikisht dhe nuk bejne jete normale. E fillova me amerikanet se zotrote do ofendoheshe po te flisja per irakianet e vrare, shpesh pa asnje aresye, dhe irakun e shkaterruar. Si mendon ti, pas ketyre fakteve, flet nga Siria tonino apo nga ranchi ne teksas ku bushi pikturon? Nuk e ke vene re qe eshte i pari president amerikan qe nuk jep intervista dhe leksione neper universite sic eshte zakon te bejne pasardhesit e tij, por i ben terapite vetes duke pikturuar? Po te ishte njeri ai, ato para qe beri gjate luftes se irakut do t’i falte per veteranet e gjymtuar fizikisht dhe mentalisht.

  3. DinPaku says:

    Ky eshte shimpanze fare, me bind qe teoria e evolucionit eshte e vertete

  4. sokol says:

    presidenti me medioker I amerikes

  5. lakuriq me duar në xhepa says:

    Ka të drejtë nëna e tij që thotë se nuk do ta lejojë djalin Bush, t’i bëjë portretin e saj…Di më shumë mamaja se ç’djalë ka rritur…Janë si piktura tetraplegjikësh…(të më falin tetraplegjikët që i respektoj). Vërtetohet edhe një herë që “kllouni” Xhorxh W. Bush, është një tetraplegjik mendor…!

  6. Mazllemi says:

    Une e dija lopçar Xhorxhin ne kohen e lire, ky na doli dhe piktor

  7. emilio says:

    Ikni o shqiptare hani ndonje kothere, nuk ngelet ju funderina te gjykoni GWB.

  8. Niko says:

    Meduket sikur tall bythen Bushi keto jane si karikatura dhe jo piktura

  9. u bone ti piktor ,hik mer jahu sbo dy lek ,….kush popull inteligjent qe sot ka nivelin me te larte ekonomik dhe kulturor i ka thene kto fjale ,kush e gjen?? Qeveria e re i ofron nje vend pune me…. hanger buk ???

  10. r. th. says:

    Nje nga rastet e ralla ne histori. Me politike e beri boten corap! Me pikture ua ka bere politikanve fytyren corap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje