Presidenti me kuti postare në PD

5 Prill 2014, 19:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

U bë e disata herë që Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, prodhon debate me Presidentin e Republikës për çështje të rendit, sigurisë dhe shtetit ligjor, dhe sa herë ndodh kjo, ai merr përgjigje nga Partia Demokratike. Ka ndodhur fillimisht në polemikat rreth punës së SHISH dhe rolit të tij të dështuar paralajmërues, ka ndodhur më pas për çështje të gjykatave që lirojnë kriminelë, dhe dje përsëri me letrat e hapura lidhur me gjyqtarë të lidhur me krimin. Në të gjitha rastet, letra është nisur për në Presidencë, por duket se kutia postare e Presidentit është ende në PD dhe Ministri i Brendshëm po i merr përgjigjet nga PD.

Më flagrant ishte rasti i djeshëm, ku Ministri i Brendshëm i jep fakte konkrete për gjyqtarë që kanë liruar kriminelë, dhe si pasojë aktet janë pasur me vrasje. Ndërsa Gjykata e Lartë reagoi si institucion dhe shpjegoi rrethanat, Partia Demokratike i doli në mbrojtje gjykatësit hapur të korruptuar, duke sulmuar ministrin.

E vërteta është se ne nuk presim që Bujar Nishani të bëhet President tani dhe të mendojë si i tillë. Nuk presim as që ai të prekë dosje gjyqtarësh që PD i quan heronj dhe kur lirojnë kriminelë. Ne e dimë se ai nuk mund dhe as i shkon në mendje të hetojë ndonjë dosje gjyqtari nëse ai është emëruar nga Zeni apo rrethi familjar i tij. Por mes gjithë këtyre pamundësive, ai ka një mundësi të vogël, t’u thotë këtyre të zyrës së shtypit në PD, që komunikatat që shkruajnë, mos t’i lexojnë tek PD, por t’i lexojë zëdhënësja e tij në Presidencë.

Edhe ashtu, ato njësoj janë, por të paktën të mos duket dembele zëdhënësja e Nishanit, t’i lexojë ajo.

Kjo ngrefosje e PD për të marrë në mbrojtje çdo gjë që sulmohet nga pushteti, krijon një kriminalizim të imazhit të opozitës pa të drejtë. Mijëra demokratë në gjithë vendin, as që duan t’ia dijnë e jo më t’i dalin në mbrojtje gjyqtarit që liron një vrasës, i cili përfundon i vrarë me vetëgjyqësi. Ata janë pa asnjë hezitim në anën e atyre që duan të ndëshkojnë gjyqtarin. Hakërrimi i PD për të mbrojtur kriminelë të tillë të padënuar ende, bie ndesh me atë çka kërkojnë dhe votuesit e saj.

Nga ana tjetër, reagimi i PD në emër të Nishanit është poshtërues për Presidentin. Ne e dimë që Nishani nuk turpërohet se nuk ka ndonjë staturë shtetari në kokë të tij, përveç mirënjohjes që ka me Berishën, që e bëri President në buzë të varrit. Por institucioni i Presidentit bëhet qesharak, kur në emër të tij reagohet nga zyra e shtypit të PD.

PD e bën këtë jo aq për të mbrojtur Nishanin, por më shumë për t’i treguar bandës së gjyqtarëve të korruptuar shqiptarë se ajo është avokatja e tyre politike dhe Nishani është pjesë e porosive të saj. Të shqetësuar se mos gjyqtarë e prokurorë hajdutë fillojnë e lidhen në mënyrë klienteliste me Nishanin dhe shikojnë punët e tyre, drejtuesit e PD me sa duket duan të nxitojnë të tregojnë se pushteti mbi drejtësinë është i tyre dhe jo i Nishanit, dhe se ata duhet t’i adresohen zyrave të PD për çdo problem, dhe jo Presidentit.

Mënyra e shëmtuar se si një zëdhënëse partie del e sqaron dhe komenton një letër që Ministri i Brendshëm ia drejton Presidentit, tregon në të vërtetë dhe se sa pak besim ka PD ta lërë debatin në dorë të Presidentit. Duket se ata i përmbahen imazhit real që kanë për Nishanin si një kapterr i tyre dhe nuk hezitojnë fare të përgjigjen në emër të tij. E rëndësishme për ta është që gjithë segmentet e pushtetit të PD, të mbetura në shtet, të jenë nën një dorë, të flasin me një zë, dhe pse jo, me një zëdhënëse. Siç di Berisha t’i mbajë pushtetet në një dorë.

57 komente në “Presidenti me kuti postare në PD”

  1. feniks says:

    Prasi-denti yne e ka edhe …..UTURAKUN tek….PD-ja!!!

    1. Skypion says:

      PJESA E PARE

      Edi Rama: Në një vend të NATO-s po grabitet ushtria
      Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, foli dje për herë të parë në lidhje me planin që po realizohet me shpejtësi nga qeveria shqiptare dhe Presidenti SALI Nishani, për kthimin e Shtëpisë së Ushtrisë në selinë e Partisë Demokratike.

      Përmes rrjeteve sociale, Rama e quajti të turpshme atë që po bënte PD-ja, duke i kujtuar se Shqipëria është një vend i NATO-s dhe se shkelja e ligjit nga vetë qeveria është arsyeja kryesore e ndëshkimit të demokratëve nga qytetarët më 23 qershor.

      Edi Rama nuk ngurroi t’i kujtojë PD-së se kishte humbur më keq se çdo parti tjetër përgjatë viteve të tranzicionit shqiptar dhe se në ikje qeveria e Berishës po e tregon babëzinë që e ka karakterizuar në tetë vjet qeverisje.

      “Ç’turp: Partia humbëse, që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë seli të vetën! Dhe kundër ligjit! Çdo ditë e qeverisë pas zgjedhjeve tregon sa të merituara kanë qenë 1 milion shuplakat që i dha populli më 23 qershor pushtetit plaçkitës! Tetë vjet duke gënjyer, vjedhur, vrarë, u ndëshkuan si askush më keq prej ’92-shit e po ikin duke e ngrënë përditë turpin me babëzinë e të marrit!”, theksoi Rama në rrjetet sociale. Por, pavarësisht se ai nuk u prononcua në lidhje me qëndrimin që do të mbajë qeveria e tij ndaj kësaj çështjeje kur të vijë në pushtet, burimet bëjnë të ditur se ky akt do të kthehet mbrapsht, duke mos lejuar tjetërsimin e Shtëpisë së Ushtrisë.

      Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ministrja e re që pritet të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka theksuar se akti që po ndërmerr qeveria ishte një akt i paligjshëm, për shkak se ai nuk ka pasur dakordësinë e Shtabit të Përgjithshëm. Kodheli theksoi se ky vendim do anulohet menjëherë sapo socialistët të marrin pushtetin në muajin e ardhshëm.
      .
      .

      PJESA E DYTE

      Presidenti SALI BUJAR NISHANISHA është vendosur vetë në këtë qendër debati që nuk është politik. E akuzoj nga kjo studio se ka shkelur ligjin ‘për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe te Komandimit Strategjik të FA’. Në këtë debat nuk e ka përfshirë maxhoranca e re, por Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe vetë goja e Presidentit i cili vetë ka deklaruar se territori ku sot është selia e PD i përket parardhëse të bashkëshortes së tij. Ai nuk është marrë me ruajtjen e funksionimit të tij kushtetues, por familjarë. “- tha Lutaj.

      Sipas deputetit socialist, anëtar i komisionit të sigurisë, legjislacionin e kaluar SALI Nishani nuk ka pasur të drejtë të hiqte nga Plani i Përhapjes së FA në RSH, Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, të njohur dhe si QKU, pa pasur firmën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

      “Ai ka hequr nga Plani i Përphapjes së FA në RSH një objekt i cili është pjesë e këtij plani, të cilën nuk duhej ta bënte pavarësisht nga justifikimi që i është përgjigjur kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk e ka këtë të drejtë.”

      Sipas Lutajt presidenti është bërë vetë pjesë e një konflikti që nuk duhej të ishte bërë dhe shprehet i gatshëm të hetohet nga prokuroria por dhe Nishani t’i përgjigjet akuzave që i bëhen

      “Presidenti i bën thirrje prokurorisë për të hetuar. Dua të them që do të isha fatlum që Prokuroria më së fundi të nisë të funksionojë në mënyrë të barabartë dhe askush të mos cënojë figurën e Presidentit siç ka bërë kryeministri aktual.

      Jam gati të pëballem me akuzën e Presidentit ndërkohë që ai të përballet me akuzën time. Këtë akuzë ta formatojë dhe Shefi i Shtabit të FA, i cili duhet të prononcohet si njeri përgjegjës për Planin e Shpërndarjes së FA.”

      Lidhur me deklaratën se zonja Odeta Nishani është pronare e truallit ku aktualisht ndodhet selia PD, Lutaj thotë se një deklaratë e tillë është bërë nga vetë presidenti.

      “Presidenti ka thënë vetë që preardhja e guras së vet vjen nga familja që është pronare e truallit tek selia PD. Nëse prokuroria gjykon që unë kam fyer Presidentin atëherë të hetohem por dhe presidenti të vërë në tavolinë praktikën pse ka shkelur ligjin e FA. Përderisa nuk shpall dekretin dhe nuk jep argumentin përse QKU u hoq nga Plani i Shpërndarjes së FA çdo njeri ka të drejtë të mendojë e të thotë se Presidenti është pjesë e kësaj afere korruptive që ka cënuar FA”- nënvizo më tej Lutaj.

      I pyetur si e shikon marrëdhënien mes maxhorancës së re dhe Presidentit duke nisur nga shtatori Lutaj u përgjigj: “Është president i shqiptarëve. I kemi thënë njohjen e tij institucionale por nuk do të lejojmë të kryejë veprime me Kushtetutën e vendit.

      Çështja kryesore është mungesa e argumentit për veprimin që ka bërë dhe të pavërtetat e zëdhënësve. QKU nëse nuk do të ishte pjesë e planit të FA nuk do kishte nevojë për firmën e presidentit, por do kishte ndodhur siç ndodh me territoret e tjera të qendrave spitalore të ushtrisë, e bishtit të Pallës që donin vetëm firmën e Imamit.

      Presidenti duhet të dalë mbi partitë e të mos thotë që miratova një kërkesë të MM, por duket se ka miratuar një kërkesë të PD dhe kryeministrit. Heqja nga plani i shpërndarjes nuk ka marrë firmën e Gjunkshit dhe ky është një veprim antiligjor.”

      ‘Sali Berisha kërkon të ikë nga pushteti duke lënë në institucione vetëm karrigen e kryeministrit dhe të ministrave”- tha më tej Lutaj.

      Pyetjes pse është kaq e rëndësishme kjo godinë e SHQUP?
      “Nuk e kam trajtuar si godinë por si koncept dhe koncepti që është cënuar nga Nishani është shumë më i madh. Në 3 vitete fundit të SHQUP ka pasur pjesën e luanit. Jo shumë larg ditës së zgjedhjeve të 23 qershorit presidenti dekoroi një nga autoritetet më të rëndësishme, ish Sekretarin amerikan të mbrojtjes, Rumsfeld. I ndodhur përpara faktit të kryer kërkon ta konsiderojë si të parëndësishëm këtë godinë. Eshtë i rëndësishëm nga koncepti strategjik i FA. Presidenti nuk ka të drejtë që këtë plan shpërndarjeje ta cënojë pa marrë firmën e shefit të Shtabit.”

      PARLAMENTI I RI TE MBIQYRE MINISTRINE E MBROJTJES
      Lutaj kërkon me fillimin e Parlamentit të ri të nisë dhe mbikqyrja parlamentare e Ministrisë së Mbrojtjes

      “Shpresoj që gjërat të mos harrohen: Shkeljet e ligjit dhe veprimet e paprecendeta që kanë ndodhur në Ministrinë e Mbrojtjes që kanë qenë objekt i debateve të ashpra në sesionin parlamentar. Mendoj që Komisioni i Sigurisë Kombëtarë të nisë punën me ushtrimin e mbikqyrjes parlamentare të FA dhe Ministrisë së Mbrojtjes.”- thotë Lutaj duke kujtuar ndalimin e ushtrimit të kësaj detyrë legjislacionion e kaluar.

      “Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit ka kapacitetet e nevojshme t’i tregojë opinionit të gjithë bëmat që janë bërë në çdo institucion përfshi dhe MM.”

      Lutaj e mbylli bisedën në studion e A1 Report duke bërë thirrje “shpresoj që qeveria e re do të shfuqizojë vendimin për SHQUP që qeveria e sotme mori në ditët e ikjes”

      PJESA E TRETE (JO E FUNDIT)

      Përplasja mes Presidentit të Republikës, Bujar SALI Nishani dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Jeronim Bazo, për lirimin nga detyra të kundëradmiralit Kristaq Gerveni si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO, ka ngjallur reagimin e ushtarakëve dhe deputetëve. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i ka kërkuar kundëradmiralit Gërveni që të zbatojë urdhrin e ministres së Mbrojtjes për t’u liruar nga detyra për shkak të mbarimit të mandatit, ndërsa SALI Nishani e ka akuzuar se po ndërhyn në kompetencat e Presidentit të Republikës. Sipas ligjit, vetëm në kohë lufte, Shtabi i Përgjithshëm vepron si shtab për Presidentin dhe Komandantin e Forcave të Armatosura. Në kohë paqeje, kreu i shtetit nuk ka të drejtë komandimi mbi Forcat e Armatosura. Kreu i shtetit është vetëm një nga elementet e komandimit të FA, por Sali Nishani hodhi akuza mbi Shtabin e Përgjithshëm, sikur Shtabi i Përgjithshëm të ishte ndonjë xhep i Presidencës apo zyrë e PD. Ish ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, e ka akuzuar Nishanin si kapter të Berishës. “Nishani është kapter i Berishës. Ai që ditën e parë ka shkelur Kushtetutën. Me emërimet që ka bërë gjatë fushatës, ka shkelur rëndë Kushtetutën. Duhet të merren masa ndaj tij. Presidenti komandon FA vetëm në kohë lufte”,

      1. juliusx says:

        @Skypjon fallc ju ka bere te flisni me vete Skypi origjinal

        1. Bepe qefliu says:

          O juliusx
          Mos eshte Skypioni ,ai Artani i njejti person me ate nofken NOTARI te Sigurimit, qe e zbriti nga makina Joshua Petersen dhe Guri i ambasades amerikane , kur po shkonte ne parlament per tu bere President i Shqiperise? ha..ha..ha
          Ky eshte ai ministri i skandaleve te drurit te arres dhe te URT-se Durres qe e beri Joint Venture me gjoja Samsungun e Kores dhe grabiti miliona dollare ?
          Me duket se eshte i njejti person qe ne vjeshten e vitit 1991,Anin te fejuaren bukuroshe ia la me qira nje xhaje italian te quajtur Bepe.
          Pyesni drejtor Filipin e DAR-it Durres per me shume hollesi per kete Tan Spiunin.

      2. Sokrati says:

        skypion te ka nxjerr nga bibilushi skypioninr1

    2. rajmonda says:

      President Nishani eshte fatkeqesi nderkomtare qe nje antikapat inorant turk te jete President ne Shqiperi, Bujar Mehmet nishani eshte jashteqitje analfabet i berishes.

      1. sorrat e ismailit fluturojne lart says:

        «Ku t’i kërkoj rrënjët e tua Sali ?
        Si një trap madhështor mbi këtë vend të lartë
        Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shkërdhatat.
        Ato rrahin të të shkulin,
        Por ti veç vaditesh
        Prej krimeve së tyre
        Dhe mes krimeve rritesh.
        Sepse në thellësi të shpirtit tuaj te zi,
        Në themele,
        vrasjes e ambasdorësh të lartë,
        Në themele
        Gerdece tragjike e legjendash,
        Janë shtrirë rrënjët e tua gjerë e gjatë.
        Rrënjët e mashtrimeve te tua
        të pleksura,
        të futura,
        Pas çdo krim shteteror,
        pas çdo djegie e shkaterrim kështjelle.
        Të rënët e 21 Janarit,
        Që nga dheu, zgjatin duart,
        Dhe ti shkulin këto rrënjë,
        i flaki më tej.
        Që të të shkulin ty,
        Duhet që të përmbysin
        Tërë këtë mashtrues të lashtë e të rëndë;
        Të përmbysin
        Lazaratin,
        qelbesirpresidentin ,
        visho spiunin
        udbashin e bashkise
        dhe saliun e serbise.
        Të ngrenë nga balta heronjte e të rivrasin të kriminelet».

    3. Skypion says:

      Eshte hera e dyte qe Ministri i Brendshem perserit kete marrezine me letra derguar Presidentit.
      Letra e pare e Tahirit derguar Presidentit habiti shumekend;te gjithe mendjet racionale e quajten ate nje marrezi te Min.te Brendshem.U duk sikur ky reflektoi por,jo;as nuk behet fjale per reflektim.Dje,po ky minister i cuditshem i dergon nje leter te dyte Presidentit te Republikes,po per te njejten problematike.
      Per te gjithe ata qe s’e dine,kjo qe po ben ministri i brendshem shkon, pertej cdo etike komunikimi posepo por,edhe pertej cdo praktike te marredhenieve te rregulluara me ligj mes institucioneve te shtetit.Jemi mesuar keto kohe me shprehje te tilla si “kurre me pare” te perdorura ne menyre frekuente nga gjithe analistet serioze ne vend.Nje shprehje e tille po perdoret mese shumti kur flitet per punen e Tahirit.Dhe me te vertete,kurre me pare ne historine demokratike te vendit,nuk ka ndodhur qe Ministri i Brendshem per cdo shqetesim-deshtim ne punen e tij te perditshme t’i kerkoje llogari Presidentit te Republikes.Kjo sjellje e “cuditshme” e Tahirit ,si cdo gje tjeter ne politike,ka shpjegimin e vet racional – ajo ka te beje me kryqaten ndaj institucionit te Presidentit,si pjese e kryqates se pergjithshme ndaj isntitucioneve te shtetit te ndermarra nga maxhoranca ne pushtet.
      Por,kjo ka edhe anen tjeter,vecanerisht diskretituese per kete minister ngrehaluc.Sapo kane degjuar lajmin,besoj se te gjitheve i’u ka shkuar ne mendje akuza e para ca muajve e opozites ndaj Tahirit per lejen e dhene nga vartesit e tij nje te burgosuri qe u vra fill sapo doli nga burgu;rrethanat e ngjarjes ishin te tilla,sa e benin shume te besueshme akuzen e opozites;ngrehalucit Tahiri i rane pendet ne cast.Por akuza ,vecanerisht diskretituese per Tahirin,ishte ajo per lidhjet e tij me te akuzuarin e famshem ,biznesmenin Karcini,dhe lidhjet e ketij te fundit me drejtuesit e policive lokale,vartes te Tahirit,te cilat lidhje,biznesmeni kriminel i shfrytezoi per te eleminuar rivalin e tij ne biznes.
      Kurse kjo vrasja e fundit erdhi si bekim per kete palaco minister,per te marre hakun,e per t’ia kthyer me te njejten monedhe opozites;mirepo,meqe opozita nuk hyn ketu askund,atehere ben kete lojen e felliqur me Presidentin duke manipuluar me perkatesine politike te tij.Sa e ndyre aq edhe qesharake!
      Sapo erdhi ne pushtet kjo maxhorance,ne pame nje protagonizem te jashtezakonshem te ministrit te brendshem;cdo ore te dites,mediat jepnin vetem surratin e tij dhe te korrozinjve qe i vene pas;pati levdata pafund nga kryezullapi kryeminister,i cili ishte vete ai qe e nxiste kete protagonizem(arsyet akoma jane te paqarta);pati levdata,si gjithmone,edhe nga media mercenare e pushtetit,qe na e ngrinte ne qiell punen e tij.Mirepo,gjelit ngrehaluc i rane pendet shume shpejt;krimi,si kurre me pare,u intensifikua dhe beri kerdine pikerisht gjate kesaj ngrefosjeje te Tahirit;kurre me pare shqiptaret,nuk ishin pare nje vale te tille krimi dhe terrori qe mbertheu papritur krejt vendin.Pergjegjesi kryesor per situaten e paprecedente,ishte vete Sajmir Tahiri.
      Pasi u hodhi fajin per situaten e krijuar,opozites,Presidentit,Prokurorise,SHISH – dhe u be gazi i botes – u terhoq,ose e urdheruan te terhiqej,se po bente gafe pas gafe.U mendua se gjate kesaj kohe do te kishte reflektuar;por,nuk qenkesh e thene;si thote ajo fjala e urte “nuk rri pula pa hanger moot” – edhe Tahiri nuk rri pa bere budallalleqe.

      1. J.N.B.j says:

        Ky nuk me duket si shkrim i Skypion-it.
        Me shume ngjan me dhezenesen e PD-es qe ka firmosur ne emer te Skypion-it.

        Nuk dua te replikoje me Vorpsin se me duket si femer shume simpatike ,paçka se behet antipatike kur behet papagalle,po une kam gjetur nje menyre per per te shijuar vetem bukurine .

        Ne doni ta mirni vesh veprimi ime eshte se mbyll zerin dhe shijoje vetem bukurine.

      2. Dielli mbi KORAB says:

        Ka dhe nji fjale t’urt qe t’pershtatet tyne Skypion.
        DERRI OSHT MSU NE LLUC DHE NUK GJEN REHAT NE LIVADHE.
        Saimir Tahiri ka te drejte qe te komunikoi me Presidentin e vendit dhe ta informoi ate per parregullsi ne sistemin gjyqsor,kete te drejte e ka çdo qytetar i Shqiperise.
        Eshte DETYRA e Presidentit qe ti pergjigjet kujdo qe i drejtohet.
        Ti se ke kuptuar shkrimin e Mero Bazes,jo se nuk don,por se ti je produkt i Mul Nokes,qe ka ne plan te beje protesten me te madhe ne Europen Juglindore.
        Presidenti po qe se pak dinjitet,dhe une jam i sigurt se ai ka pak DINJITET te cilin e mban ndrydhun nga frika se mos Berisha fillon dhe hakmerret dhe ndaj tij si me para-ardhsin Topi dhe fillon dhe e quan UTURAKU i Bulevardit.
        Nishani i Odetes duhet te filloje te punoje sepse paguhet nga parate e shqiptarve ,ose te jap DORHEQJE sepse po mban PENG sistemin e DREJTSIS i cili eshte ne funksion te FAMILJES dhe miqve te tij.
        Saimir Tahiri duhet te kritikohet sepse Rendi ka probleme te cilat i trashegoi nga MULI i Berishes,por ne rastin konkret duke informu PRESIDENTIN ka ka vepru konform ligjit,dhe PRESIDENTI duhet te pergjigjet dhe te veproje si INSTITUCION DEMOKRATIK dhe jo si BUBJA e PD.

      3. Kastriot says:

        Të paktën në ato raste kur kritikohet prasi-denti deficient Nishani, ti anal-isti artan hoxha [nuk ia vlen të t’i shruajmë germat e para të emrit me të madhe]që fshihesh pas pseudonimit Skypion, do të ishte mirë të mos ngriheshe menjëherë si ngrehaluc “për t’i dalë në mbrojtje” PD-së që jo vetëm të zëvendësoi për 2 orë me deficientin Nishani,por edhe të diskreditoi si spiun të Sigurimit të Shtetit komunist.

        P.S. Të jesh i bindur se askush nuk e merr mundimin tashmë të të lexojë koment-paçavuren tënde ,pasi je kartë e djegur. Sinqerisht,kur ti anal-izon nëpër studio tv, më dukesh shumë qyqar.
        Fundja,ke zgjedhur të jesh i tillë.Sa më shumë t’a rrahësh qenin, aq më i bindur të bëhet…

  2. buhali says:

    te mjeret shqiptare per kete president

    1. fshatari says:

      Po ta shohesh pak lehte kete shkrim,mua me ben per te qeshur me personazhet tip Bujar.
      Por kur e qeshura mbaron kujtohem se ky Bujar Karagjozi eshte presidenti i Shqiperise qe mbron krimin dhe sistemin e kalbur te Drejtesise…dhe nuk ka gje me te keqe per demokracine se nje sistem Drejtesie Mafioz.

  3. kiko says:

    si kaluat ne festen e ullirit mero te dha ndonje zarf me leke ilir meta apo dole bosh

    1. Dirty bastards says:

      I premtoi qe sdo vidhte me plus legalizime falas dhe rritje taksash per te miren e popullit

  4. frasherlliu says:

    Nuk duhen llafe e leksione gazetareske por shoqeria civile duhet te dale ne rruge dhe te kerkojne largimin e menjehershem te çdo mizerabli politik qe ndyn institucionet shteterore si dhe te te protestojne per te larguar nga Tirane kreun e fashizmit Berishoviçin si autorin e vetem te fatkeqesise shqiptare.Te rinjte shqiptare me patriotizmin dhe dashurine per shtetin e tyre duhet te vendosin fatin e jetes se tyre.Duhen veprime konkrete dhe qytetari qe ata e kane shfaqur ne disa raste dhe situata.Ndryshe te tere le te gezojme turpin ne fund te botes.Shqiperia eshte e shqiptareve dhe jo e vrasesve te shqiptareve.

  5. arsen says:

    Shume e drejte Z. Baze!
    Te gjitha keto ndodhin ne mes te dites ne Shqiperine tone gjysmake!
    Gjysmake… sepse dhe Kryetarin e Shtetit e kemi gjysmak.
    PD-ja ate pune ka.
    Ceshtja eshte se perse ankohet Sajmir Tahiri, ne nje kohe kur duhet te ankohet Ministri i Drejtesise?!!!
    Ministrat e Ekonomise dhe Deputeti Shkelqim Cani, kane bere shume premtime per Bulqizen…por me duket se Bulqiza tashme eshte lazaratizuar dhe ska qeveri qe ta beje zap.
    Prandaj…ju gazetaret shkruani
    Ne lexojme
    Kriminelet… le te lajne hesapet mes tyre se keshtu nuk harxhojme as taksat per ti ruajtur neper burgje.
    Rrofsh o shtet!
    Shtet i fuqishem ballkanik

  6. Petrit Naithevenathanaili says:

    President fallco me dipllome fallco.

    Preshidenti i votuar i Shqipërisë, Bujar Nishani, rezulton të ketë një master fallco “Për studime evropiane”, marrë në vitin 2005 në Tiranë. Masteri shpërndahej nga një institut fantazmë francez, në bashkëpunim me disa pedagogë të Fakultetit Histori- Filologji. Në shtator të vitit 2011 Gjykata e Tiranës ka dënuar shtetasin francez Bruno Hamard, që shiste për 300-1000 euro diploma për “Master” dhe “Doktoraturë”. Në këtë listë ka shumë zyrtarë dhe deputetë të shtetit shqiptar, të cilët kanë marrë masterin fallco, përfshi deputetin Mark Marku, ministrin Nishani, prefektin e Durrësit, Gjergji Gjinko- në atë kohë shef kabineti i ministrit të Arsimit, Edvin Kulluri- gjithmonë shef kabineti i Arben Imamit, etj.

    Pasi mashtroi profesorin e fakultetit të Histori-Filologjisë, Petrit Nathanailin, francezi nga Nanterre themeloi në Shqipëri Institutin “IRERIE”. Në fletë-palosje përshkruhej adresa e “Institutit të Kërkimeve dhe Studimeve Ndërkombëtare dhe Europiane”, i cili kishte krijuar dhe kurse pasuniversitare për studime të larta “Master” dhe “Doktoraturë” në këtë fushë. Mashtruesi vijoi edhe më tej duke krijuar në formën e modulit, seksionin shqiptar “IRERIE” me drejtor profesor Petrit Nathanailin.

    Pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës ambasada është përgjigjur se Instituti “IRERIE” është i panjohur në mjediset akademike franceze dhe për rrjedhojë diplomat që shpërndante ky institut nuk kanë asnjë formë njohjeje ose ekuivalence në shtetin Francez.

    Duke nisur nga viti 2003 e deri në vitin e fundit 2006-2007, ku instituti fantazmë ka pasur të regjistruar 65 studentë, është e çuditshme heshtja e organeve shtetërore. Kjo edhe për faktin se për gati 4 vjet, instituti, megjithëse i ka zhvilluar mësimet online, fletë-palosjet janë shpërndarë në mjediset e Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pedagogë që kanë dhënë mësimin kanë qenë shqiptarë, të fakulteteve të vendit.

    Bujar Nishani, presidenti i zgjedhur i vendit është viktimë e këtij mashtrimi, apo vetëmashtrimi, por kjo ka pak rëndësi. E rëndë është që presidenti Nishani e paraqet në CV e tij zyrtare këtë master si shkollim të tij, edhe pasi shtetasi francez është shpallur në kërkim dhe është vërtetuar nga gjykata që masteri është fallco.

    Bujari ju ndegjon..

  7. ARUSHA says:

    ZHDUKENI PRESIDENT GOMARIN DHE TRADHETARIN NGA SKENA

  8. Tomorri says:

    Z. Mero Baze:
    Sote kur PD.dikton dhe sundon me doren me te rende kriminale ç”na mbetet ne per te bere, qe populli te mos kaloje ne luften vellavrasese si ne 97-ten?
    Kam besim dhe deshire per nje analize nga ju i nderuare Baze.

  9. nik says:

    PS mori mbeshtetjen e popullit per ti dhene fund pandeshkueshmerise. Deri tani te gjithe qe nga deputetet e deri te kryeministri jane treguar frikacake te marrin persiper reformimin e drejtesise.Jane te gjitha provat qe Nishani te shkarkohet nga parlamenti. Qe nga korrupsioni me uniformat e policise kur ishte minister i brendshem e deri tek paaftesite fizike te tij per te kryer rolin e presidentit. Nuk kemi drejtesi sepse socialistet refuzojne ti binden vullnetit te popullit.

  10. Drita kunder erresires says:

    O Mero, si ekspert qe je ne ceshtjet politike, a mund te me sqarosh te lutem cilat jane arsyet qe e pengojne kete mazhorance ta heqe Nishanin nga posti i Presidentit. Nuk mund te behet kjo me mocion mosbesimi? Mbase une gaboj, por nuk kam njohuri te pershtatshme mbi kete gje. Te lutem, na e sqaro qofte ne ndonje editorial, qofte me ndonje koment nga redaksia e Temes. Faleminderit.

    1. Dajti says:

      Duhen 2/3 e votave ne parlament per te shkarkuar Presidentin. Mazhoranca nuk i ka aq..

  11. europiani says:

    Z. KM Ed Rama duhet te kuptoje – me duket se nuk e ka kuptuar ende – qe pergjegjese per gjithshka ndodh ne te gjitha sistemet e qeverisjes dhe ne vecanti ne sistemin e Drejtesise (aktualisht Sistemi Shembullor i Pandeshkueshmerise) eshte QEVERIJA dhe posacerisht Kryeministri.

    – Nese nuk merr statusin fajtor nuk eshte pseudopresidenti shqiptar por Kryeministri ER,
    – Nese lirohen kriminelet dhe vriten ne mes te rruges fator nuk eshte gjojapresidenti por Kryeministri ER,
    – Nese avokatet e shitur pezullojne e shtyjne seancat gjysqore fajtor nuk eshte aifarpresidenti por Kryeminsitri ER,
    – Nese nje gjyqtar liron kriminelet fajtor nuk eshte mustaqipresidenti por Kryeminsitri ER
    – Nese Keshilli i Larte i Drejtesise i mbushur me rrocapoca gjoja gjyqtare si tufe amorfe qe paguhen nga poplli per te denuar kriminelet gjyqtare ben rrumpalle – reforma per KLD nuk eshte e kapterrpresidentit por e KM Ed RAMA
    -Nese prokurori Llalla ka frike nga dosjet e krimit – pergjegjes per friken e tij eshte KM ER.

    Si perfundim Ed Rama – REFORMA ne Drejtesi fillon nga KOKA!!! E lehte per tu kuptuar se kush eshte Koka.

  12. tani says:

    Ndryshimi i pare kushtetues duhet te jete ai qe presidenti duhet te zgjidhet nga popoulli e jo te emerohet nga kryeministri i rradhes….dhe me kete ndryshim kushtetues duhet te marre fund sa me shpejt periudha me qesharake dhe me dobet e nje presidenti…jane shume edhe tre vjet te presesh mbarimin e mandatit te ketij invalidi mendor e per te lene drejtesine shqiptare ne kete gjendje…ne shqiptaret kemi shume probleme por perfaqesuesin e unitetit kombetare nuk e meritojme ne kete nivel….haram e pac sb per peshqeshin qe na le ne dere te presidences.

  13. agostin says:

    Zoti Baze!Ky i eshtequajtur President nuk ka nevoj per kuti postare te P:D,sepse eshte i lidhur kok e kembe me P:D dhe shokun Berisha.Mendimet e Berishes kalojne direkt ne koken e Nishanit, qe eshte kutia postale e Berishes.Berisha eshte si ai Trajneri me karton te kuq, qe rri ne tribune,dhe nga tribuna i jep udhezime zevendesit, qe formalisht drejton skuadren me urdhera nga lart.

  14. 1997 says:

    keshtu ka qene gjithmone, presidentet ose e kane kutine postare te PD-ja ose tek PS-ja. kjo s`ka ndonje gje per tu cuditur, apo eeee.
    edhe ti mero te pd-ja e ke pasur kutine e postes, tani e ke te ps-ja

  15. Z says:

    Kudo nuk merret njeri me kryetarin e shtetit te larguar,
    ndersa ne Shqiperi akoma mbas 6 muajve cdo dite shkruhet e flitet per Berishen thua se vetem
    karrigen ka ndryshuar nga kryemi istria ne fb. Kemi degjuar Linda Ramen te kete thene se Edi
    do qe te vije per te lene gjurme ne histori, por nuk dime akoma se per c’fare gjurme eshte fjala.

  16. STAVRI says:

    NISHANI me SALIUN si HAXHI LLESHI me ENVERIN asnje ndryshim

  17. BENI says:

    Mero, je realist dhe vertet nuk presim nga nje i paafte intelektualisht por edhe fizikisht te nderoje me pozicionin qe ka.por edhe dicka nese ju jeni vertet kritik duhet qe edhe gabimet e qeverise ti shikoni me kujdes.ja mbeshtetes i qeverise dhe kuptojme veshtiresine qe ka ne sistemin e drejtesise qe kY idiot President udheheq dhe mbron militantet,te korruptuarit dhe pa aftet ne drejtesi.urojme qe me 84 votat Rama te beje revolucion ne kete sistem.

  18. Diversioni says:

    PeDe-ja po ben edhe njeher perpjekje per ta acaruar gjendjen, duan te reagoje ashper PS e me pas te viktimizohen (erdhen bijte e komunisteve ne pushtet dhe po na marrin frymen – o burra te ngrihemi e ti permbysim – do jete me pas motoja e tyre). Halli e ka zene Shqiperine me keta te PD-se. Ne kohet e shokut ishin po keta qe spiunonin; ishin po kta qe kthyn pllaken ne 91shin; hall per zotin hall I madh – Djalli eshte ul kembekryq ne Shqiperi e po qesh me fatin tone. Per mua Rama duhet te sillet si provincial ne keto kohe qe po vijne, te arrestohen Berishat babe a bir me guxim provinciali, ti bllokohen aktivitetet Fazllicit dhe Argites pa merak se do ngrihet kush per ta; Luli? ai fshehtazi do e miratoje; te mos e caj keken njeri; le qe s’ngrihet njeri jo, iken ato kohe. Vete anetaret e PD mezi presin nje arrestim te tille; e kane ne gjak qysh ne kohe to Shokut!

    1. sAVO dUKATI says:

      Psja dhe demokratët e vërtet kanë një gjë të saktë. QË SA TË JETË sALI bERISHA PA GjyKUAR DHE Pd-JA E TIJ shQIPËRIA ËSHTË NË LUFTË. nË KRyE TË KËSAJ
      . LUFTË E DREJTON iSH MINISTRI GJAKATAR I 21 JANARI, pRESIDENTI DEBOL, nISHABI OSE SHËNJa dhe Stalinisti Ruso sërb,
      Këta kllona nën krzesin e xhiskanit mendojnë se Pd-istët vrasës dhe kusarë janë të pa arrestueshë sepse sikurse më thshte një kërriç gomari që e hiqte veten politikan thoshte se po u arrestua Berisha shpërthen tha ai lufta civile sepse a1 Paska prapavijë të fortë politike dhe ekonomike… etj. Ja pra se ç, opinion pregatit reaksioni sërb sepse paska zbritur zeusim i cili çon në portën e ferrit dhe ndën tok këdo shqipëtar sepse si ardhka puna dikush pregatit rikthimin e federatës jugosllave ky shpjegim ësht truk antikombtar. Populli e injoron tradhtari dhe nuk e merr mbrapa. Viti 1997 që populli e la vetë, pavarësiaht tradhëtua e lartë që bën Partit politike me në krze Vorio Epirotin Aleksandër Meksi, që bën kopromisin ose tradhëtin e revolucionit demokratik të vitit 1997. Opozita bashiste për mua është agimi i zi ose homologu i fashizmit Grek, Basha duhesh arrestuar për mgjakun që derdhi më 21 janar, Edi Rama po fak në kurris të popullit dhe historisë.

  19. PETRIKA says:

    Po pse more Mero nuk e di ti qe ata e nxisin qellimisht kriminalitetin per thene pastaj qe policia nuk punon dhe qeveria nuk punon prandaj eshte ritur kriminaliteti.

  20. niku says:

    Presidenti duhet te largohet menjehere , kjo eshte zgjidhja per vendosjen e drejtesise dhe prestigjit per kombin tone per nje president te hajrit intelektual dhe te afte fizikisht dhe menderisht.

  21. plaku says:

    Mero. U merzitem me bla,bla,bla. Pozita, o duhet te marre situaten ne dore, ose te ngreje duart lart dhe te pranoje faktin se monstrat kane qene me te afte per te qeverisur. Na u sos durimi me keto pallavra.

  22. Kendveshtrim tjeter says:

    Presidenti ka “dale” dukshem jashte kornizes Kushtetuese!
    Ose mund te themi se asnje here nuk ka mundur te futet,vetem ne rastin e kur ka bere betimin.
    Per gjyqtaret e lidhur me krimin,mjafton te hetohet pasuria e tyre,haka shkon tek i zoti.
    Hetimi i pasurise se gjyqtarve eshte fillimi i luftes kunder krimit te organizuar.
    Çuditrisht,gjyqtaret jane te lidhur me te dy krahet,me pushtetaret dhe krimin,ku nje here luajne per pushtetaret dhe 10 here per krimin.
    Nishanin nuk mund ta futim ne detyre,ai eshte i komanduar,i komanduar nga ish kryeministri qe e ka emeruar.
    Berishes i duhei nje President kukull,ku ai ta drejtonte nga zyra e tij,bile dhe deklaratat per shtyp i vijne nga zyra e Berishes.
    Te gjithe e dime ,se kush eshte Nishani.
    Kush do ti tregoj vendin?

  23. Meri says:

    Mero,

    Me vjen keq te te them se po behesh disi i lodhshem per lexuesit. Kryetema e shkrimeve te tua jane Saliu, Lulezimi, Jozefina dhe Nishani. Te me ndjesh nese kam harruar ndonjerin. Puna eshte se perqendrimi duhet te qeveria e mazhoranca, jo te te opozita. Opozita ka hallet e veta per tu rregulluar, kurse mazhoranza ka Shqiperine. E pra, popullit i intereson me shume Shqiperia se sa opozita ne hallin e vet, ose me mire me thene paresorja prevalon. Si ehste ajo shprehja, ujku, ujku, po cakalli po ben kerdine / cakalli ketu me lejo te bej mazhoranzen.NA INTERESON ME SHUME PUNA E QEVERISE QE TE MBAJE ATO QE KA PREMTUAR, EDHE SIKUR GJYSMEN E TYRE TE BENTE, PRAPE DO ISHA I KENAQUR.

    TUNG

  24. Tradita says:

    Per nje gje me vjen keq.komentuesit e ketij blogo ose jane naiv ose militante pa mend ne koke ose iu pelqen te vete mashtrohen.
    presidenti hiqet vetem kur shkel kushtetuten kjo e vertetuar nga. Gjykata kushtetuese.
    Vetem me 93 vota ne parlament
    Pse Tahiri nuk i drejtohet ministrit te drejtesise qe te propozoje mase ndaj gjyqtareve sipas kompetencave te tij por i drejtohet Presidentit,edhe kjo per tu karikur ju o te gjore se kushdo e dine se presidenti eshte i paprekshen por nuk mund te preke edhe ai gjyktesit.
    Ne fund nuk te vlereson nje mase militantesh o minister qesharake por nje pjese e madhe e njerezve te shkolluar qe i dine mire si funksionon insttucionete shtetrore.late nam me paaftesine tuaj.Me urrejtjen ndaj pd dhe berishes nuk shkoni asgjekundi.

  25. Kruja says:

    Ka bere sAliu gomarin president. “Pune” PD-je. Ja kan kjajt nenen shtetit

  26. liu says:

    z mero kam respekt per shkrimet e tua po dua te me thuash kur do hyje policia ne lazarat

  27. sala says:

    C’te bej uturaku i Zenit,do rrije drejt sa te mbaroi pune Berisha e kompani

  28. durresi says:

    Te dashur lexues i lexova me shume vemendje shkrimin e meros dhe tuajat te gjithe sillemi aty ku …..po nuk u mor berisha i pandehur asgje nuk zgjidhet ai e drejton prokurorine gjukaten e larte presidencen dhe gjukatat…..gjukatat japin vendime te drejta kur nuk jane ne interes te berishes,per naj vjedhje celulari per naj vjedhje biciklete per naj lope per kuaj e gomer,te tjerat skandale vip jane stop ,vetem me urdher te berishes,dhe kjo do vazhdoje deri ne 2015 kur te zgjidhet persidenti tjeter,perse pd i shtyu zgjedhjet ne parti ne shtator nuk munden te zgjedhin drejtuesit e tyre nuk i len berisha sepse shpreson se ne qershor te mos e marrim statusin dhe berisha te hidhet ne sulem ne dy krahet me qeverine dhe me pd per te marre perseri drejtimin e pd,do shohim ktu do jemi do flasim prap,,,po morem statusin pd ndahet ne dysh

  29. O europjan qenke nje derr huri qe s’ke shok,Somalez mund ta quash veten por eropjan jo,ose me e pakta Tropojan..

  30. UNE jam MALSOR says:

    Ti u bere i huaj,or MALOK? per cudi ti vecse nje cop IDIOT je.Ishin ata “injorantet” nga Permeti,Skrapari,Leskoviku,Tepelena,qe ju vinin dje atje nder male,e ju mesonin se si te lanit rrobat,te gatuanit e te mos flinit ne nje kasolle me dhite,or MALOK.Edhe pse u mundua Enveri i shkrete tju bente njerez,edhe pse ca nga ju te malave,ju vuri ne poste te rendesishme e te larta Pushteti,si psh.shokun sali berishen e beri Sekretar Partie te PPSHse,e conte dhe jashte shtetit,me shurren e tije,tjetrin shokun mehmet elezi e beri Sekretar te Pare te Rinise se PPHse,po ju prap kafshe ngelet,or MALOK.

  31. skopyjon me memnd ne koke says:

    skopyjon qe je debil e kuptoj por pse kaq pa mend ju te pedese kapu pas faktit trugut dhe jo shfaqjes degve per cfare shkruan tregon se je nje idiot i paguar me leke kriminelesh per te vjelle ne favor te pedese vozhdo se qenin e ngordhur do gjesh per vota sezonin qe vjen

  32. tirona says:

    o malok mos u bo i trashe , nga veriu ka shume persona te afte dhe te vendosur per zbatimin e ligit ,sali berisha eshte funderrina e veriut, ai ka frike te shkoje ne tropoje ,ka frike te shkoje te fshati i tij i lindjes ,persa i perket injoranteve ka nga jugu veriu dhe shqiperia e mesme, ne jemi shtet i vogel duhet te bashkohemi te gjithe kunder tradhetareve te shqiperise , ato dihet kush jane i kemi pare per 25 vjet.

  33. Viktor hoti says:

    O skypion pse e mban vehten per te zgjuar? Saimiri nuk ben asnje lloj marrezie vec kurthit diskretitues per kete realitet te turpeshem te drej tuesit te larte te shtetit shqiptar. Viktor Hoti

  34. A.J.Vlora says:

    Te dhjefsha Rilindjen kur te mban peng dhe nje Andikapat. Keshtu e kishit ne mendje Rilindjen si qurravecer frikacake.

  35. gjergji says:

    Ti je vërtet malok !

  36. bora says:

    Te thuash se Nishani eshte ushtar I plagosur I Berishes eshte asgje’ e dime te gjithe. Do te ishte e re te thuhej si rregullohet ky vend. Asgje e re dhe nga qeverija. Ministra te pa zote, drejtore militante me diploma e doktoratura fallco, nje rumpalle ne miniera’nafte, bujqesi, arsim’ e Ku do. Nese duan ta rregullojne kete vend duhet hequr dore nga militantet. Prania e tyre ne drejtim ne shume pak raste mund te jete pozitive. Rregulloni qeverrisjen e mos u merrni me berishen. Ai e di me mire nga ne qe ka ikur koha e tij. Lereni te flase (te lehe) sa te lodhet!!

  37. Beni says:

    Cdo fale qe shkruan e ke te drejte e te idhet, o Mero Baze, por ce do se te shume shqiptare te ndershem qe te njohin kush je e cfare ke bere, nuk ze vendin dhe nuk merr peshen e duhur. Duhen vite te besh katarsis dhe te pastrohesh, e mbase nuk do te mjaftoje e gjithe jeta jote, sado e gjate te jete! Atehere mbase shqiptaret e ndershem do te vleresojne!

  38. sAVO dUKATI says:

    Luftë për zbatim ligjit. PO U ZBATUA LIGJI NUK LIND NEVOJA E ABRIRAITETIT DHE GJAKUT.

  39. Besi says:

    Cili eshte ky “Skypion” trapi, qe, per cdo koment kunder bastarderve berishiane, e ka gadi kundershtimin e tij te pergatitur qysh me pare? Mos eshte loje e gazetes per te nxitur debatin?

    1. we people says:

      I nderur Besi

      Ke te drejte te shqetesohet per Skypionit qe jane disa te tille dhe me kryesori kapobanda e tyre eshte Artan Hoxha.

      Qe eshte spiun i rrahur si qen e vogel qe 17 vjec nga sigurimi i shtetit duke “e nxjerre dhe ass-in” e matematikes ne shqiperi kete e ka pranuar vete ai qe kur eshte kapur pas “fustanit” te gruas se Muho Aasllanit.

      Por ajo qe eshte me poshtruese per kete zvarranik eshte fakti qe eshte i vetmi minister ne bote qe eshte arratisur me gomone ne 1994 per ti shpetuar arrestimit spektakular qe do i bente berisha me qenin e tij azem hajdari i cili bllokoi ne durres 5 mije metro kub dru arre ne nje anije per ta derguar ne Itali me Mafjozet e tjere Genc RRuleta dhe Rexhep Ujku.

      Pas amnistise ne 1997 te firmosur ne menyre kriminale nga Nano-Fino-Ruci kthehet si triumfator dhe eshte i falur nga akuzat.

      Per te plotesuar me mire tabllone e ketij “gjarperi me syze” mund te lexoni radioskopine qe i ka bere Mero Baze ne kohen qe ky ishte propozuar per president dhe krihej ne pasqyre.

      Arsyet përse Berisha ka gjetur “spiunin e duhur”!
      Nga Mero Baze qershor 2012

      Përzgjedhja e Artan Hoxhës për president të Republikës, i dha fund hamendjeve për konsensus mes palëve dhe shpresës se Berisha do t’i hapte rrugë ndonjë emri jo të afërt me të. Lëvizja e tij nga Jozefina Topalli tek Artan Hoxha është bërë në të gjitha rastet duke mos i ikur parimit të një kandidati “të sigurt” për të.
      Nga pikëpamja politike brenda PD, triumfoi skema e shantazhit që Lulëzim Basha bëri përmes Ilir Metës për të shmangur nga kandidimi zonjën Topalli. Me përzgjedhjen e Hoxhës, Basha ka konsoliduar përfundimisht pozitat brenda PD dhe LSI ka shtuar arsyet të qëndrojë me PD jo vetëm deri në vitin 2013, por dhe në zgjedhjet e reja.
      Edhe pse zonja Topalli duket se është e fyer nga anashkalimi i saj, as ajo dhe as mbështetësit e saj nuk duket se do të bëjnë ndonjë gjest kundër kandidatit të përzgjedhur nga kundërshtarët e saj brenda PD-së me bekimin e Berishës. Ajo që shikon më me shqetësim Topalli në këto momente është lehtësia me të cilën Berisha i hap rrugë çdo kandidati të dyshes Meta- Basha dhe moskonsiderimi i saj dhe mbështetësve të saj si një palë që mund të riprodhojnë probleme brenda PD-së. Kështu që pritshmëria se ajo do të rezistojë është një iluzion. Përkundrazi ajo po përpiqet ta shikojë këtë rast për t’i dëshmuar Berishës se ajo është luajale dhe kur e poshtërojnë.
      Nga pikëpamja teknike, Hoxha është një kandidat më i kompletuar se kandidatët e tjerë për detyrën që po merr. Ai ka një përvojë të hershme politike dhe një traditë të përfshirjes në problematikat e qeverisjes këto 13 vjet. Ka një formim dhe inteligjencë më të lartë se kandidatët e tjerë të përfolur dhe një njohje shumë të mirë të marrëdhënieve me publikun. E njeh mirë medien, nuk është publicist siç thotë Berisha, por një propagandistë i aftë dhe konformist me gjithë qeveritë e këtij vendi, së paku pas vitit 1997.
      Ana e tij e fortë që mund ta bëjë atë kandidat të votuar nga shumica është pikërisht artikulimi prej tij i qëndrimeve publike për disa ngjarje që kanë tronditur rëndë shoqërinë shqiptare siç është 21 Janari, apo vjedhja e mandatit të 8 Majit në Tiranë. Hoxha është i vetmi zë pro qeverisë, që ka pasur qetësinë e duhur të jetë avokat i vrasjeve të 21 Janarit dhe veprimeve të Berishës dhe avokat i vjedhjes së mandatit të Lulëzim Bashës në Tiranë. Këto dy beteja të mëdha të tij publike e kanë bërë atë një figurë të adhurueshme për Berishën dhe i japin shansin që të votohet më shumë se sa një kandidaturë politike brenda PD-së. Ndryshe nga kandidatët e tjerë, për të cilët dyshonim se ishin njerëz që do të bënin çfarë u thoshte Berisha, tani do të kemi një president, i cili i ka treguar Berishës se ç’duhet të bëjë pas gjëmave të mëdha që ka bërë këto vite në qeverisje, për të shpëtuar.
      Është po ashtu kjo arsyeja që ai nuk shqetësohet për votat e opozitës dhe refuzimin e prerë të saj. Nuk pretendon të jetë presidenti i gjithë palëve. Po ta dinte se do ta propozonin një ditë, ndoshta s’do fliste ashtu për 21 Janarin dhe 8 Majin, por po të mos fliste ashtu, nuk do ta propozonin. Për këtë arsye përzgjedhja e tij është përzgjedhja më radikale e Berishës e një kandidature që kombinon një figurë politike dhe një mbështetës personal të tij dhe familjes së tij. Qëndrimet e tij publike për Gërdecin, 21 Janarin, 8 Majin, korrupsionin me Rrugën e Kombit dhe afera të tjera të mëdha të PD-ja janë siguria më e madhe se në krye të vendit po shkon dikush që do të mbyllë përfundimisht këto letra. Është një arsye shumë e fortë për t’i pasur gjithë votat e shumicës vetëm për këtë shkak. Dhe natyrisht për të mos pasur kurrë mbështetje të opozitës.

      Per sqarim:
      Ndoqa per kuriozitet debatin e regjistruar ne mars 2012 nga Alferd Peza per rastin e 20 vjetorit te 22 marsit midis Mero Bazes dhe Artan Hoxhes .Ajo qe vura re ishte nje inat kozmik qe kishte Artan Spiuni per argumentat asgjsuese te Bazes.

      Me konkretisht Mero argumentonte se berisha kishte bere akte fashiste ne dy raste ekstreme qe nuk duhej ta kishte toleruar Perendimi:

      1-Burgosja e Fatos Nanos ne qershor 1993 shenoi fashistifikimin e regjimit berishist ne sundimin e tij te pare 1992-1997 qe solli dhe shuarjen e shtetit shqiptar dhe pushtimin “paqsor” nga nderkombetaret.

      2-Vrasja e 26 vetave ne Gerdes shenoi MAZISTIFIKIMIN e regjimit te Berishes qe u gradua ne menyre te “paspjegueshme” nga powerfull-i ARVIZU burr shteti XHAFER DEVEN E TROPOJES.

      Kush ishte reagimi i ndyre Artan Hoxhes ?
      Argumentoi se meqenese Berisha kishte super-pushtete justifikohej se njeriu kur ka shume fuqi nuk i kontrollon ato.Por USA & BE e pranoi berishen dhe e “fali” per keto “gabime” te vogla te tij duke e pranuar ne Nato…theksonte idioti Artan duke pare disa here nga celulari i tij cfare i thoshte ustai berish.

      KONKLUZION
      Skypioni ne kete raste ka drejte PSE ?

      Dihet qe banda kriminale e berishajve,lulbashajve,nishaneve,llalleve,vishoajazeve,artanbroceve,fatmirahajdareve,zaganjoreve,duhet te shkoje ne gjykaten e Hages per krime kunder njezimit dhe jane mijra fakte,dosje,filmime qe argumentojne kriminalitetin e tyre .

      Por ato jane kriminele por jo fajtore:

      Fajtore jane dyshja PS-LSI qe po tregojne nje impotence kriminale ndaj krimeve te bandes PD-erave.Edhe keto letra qe con Tahiri Nishanit jane nje tallje makabre me votat e 23 qershorit.

      Fajtore jane diplloamcite dhe sherbimet sekrete te USA & BE qe po tregojne nje tolerim qe e ka kaluar vijen e kuqe .

      Pra me kriminelet nuk mund te flitet me Letrat e Tahirit per Nishanin e gjore apo te Rames qe i dergon Lul Fazllicit.

      Me kriminelet duhet me fol me gjuhen qe i flitet nje krimineli pra
      -i pandehuri Berishovic
      -i pandehuri Lul Fazllic
      -i pandehuri Sali Nishani.

      Neser eshte 7 prilli 2014.Me cfare ka ndodhur pas 1992 llogjikisht kjo duhet date duhet te shpallet feste kombetare nga glasa e sotme politike sepse nuk ka ngeluar nazist ,fashist,zogist,terrorist,diversant,xhaferrdevist,sabotator pa u dekoruar per kontributin e tyre kunder atyre qe e cliruan vendin gabimisht vendin ne 29 nendor 1944.
      Lereni kelyshin e Saliut Artan Hoxh-Skypionit te mbaje fjalen e rastin per clirimin e shqiperise ne 7 prill 1939 dhe te dekoroje Berishen per konributin e tij ne istalimin e fashizmit demokratik.

      Lavdi 7 prillit 1939!
      Poshte 29 nendori 1944 !

      Ky eshte i nderuari Besi, Skypioni yne ..kjo neperke qe helmon per 22 vjet me rradhe ate popull fisnik nga me te vjetrit ne ballkan qe i qendroi me shekuj grekut,serbit,turkut,rusit por u dorzua para qikllopit te tropjes qe u pru me porosi nga beogradi ne vitet 90′ dhe gjithkush e di por…..

  40. kosta says:

    Cfare thote gerdalla VORPSI nga selia blu,per rastet konkrete,apo ska licence per kete kategori rastesh,mbase jane vetem nomeklature e avokatit Nishani qe ju shofte nishani ketij hale.

    1. black_lion says:

      Mero, na lodhe!
      Ne nje moment qe populli eshte i vetedijshem qe nuk ka president, nuk ka opozite, por bashkeqeverisje PS-LSI-PD, eshte e tepert te kapesh serish me veprat e nje marionete.
      Njerezit tashme nuk duan te dine se ku eshte problemi, por cila eshte zgjidhja. Perse qeveria e re nuk po reagon ndaj ketyre problemeve?
      Duhen shkunder nje here dhe keta, se me duket kane rene rehat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje