Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë në qendër të vëmendjes një debat të rëndësishëm: atë se në çfarë lloj bote po jetojmë. Shumë kritikë kanë akuzuar se administrata Obama ka qenë e verbër ndaj disa realiteteve të papëlqyeshëm, për arsye se beson, sic thuhej në një opinion të Wall Strert Journal, “në një botë fantazie me rregulla ndërkombëtarë”. John McCain deklaroi se “ky është presidenti më naiv i historisë”. Bordi i editorialëve të Washington Post ngriti shqetësimin që Presidenti Obama nuk e kupton “natyrën e shekullit në të cilin po jetojmë”.
Pothuajse të gjithë këta kritikë, e kanë vënë në lojë deklarimin e Sekretarit të Shtetit, John Kerry, se ndryshimi i kufijve me forcë, siç bëri Rusia, është një sjellje prej shekulli 19 dhe jo shekulli 21. Epo, ja tek janë faktet. Akademiku Mark Zacher ka bërë një renditje të ndryshimit të kufijve me forcë, diçka që ka qenë shumë e zakontë. Që nga Lufta e Parë Botërore, vëren ai, kjo praktikë ka pësuar një rënie të madhe, dhe në dekadat e fundit kjo rënie e numrit të tyre është përshpejtuar. Përpara vitit 1950, luftërat mes shteteve përfundonin me ndryshime kufijsh (aneksime) në 80 përqind të rasteve. Pas vitit 1950, kjo shifër ra në 27%. Në fakt, që nga viti 1946 ka patur vetëm 12 shembuj të ndryshimeve të mëdhenj të kufijve duke përdorur forcë – të gjithë para vitit 1976. Kështu që, në fakt, sjellja e Putinit është si prej shekulli 19.
Transformimi i marrëdhënieve ndërkombëtare shkon shumë përtej ndryshimeve të kufijve. Steven Pinkeri i Harvardit ka grumbulluar të dhëna për luftërat në librin e tij të mrekullueshëm “The Better Angels of Our Nature”. Në një ese të kohëve të fundit, ai nxjerr në pah faktin që “pas gjashtëqind vitesh ku shtetet europiano-perëndimorë fillonin dy luftëra të reja në vit, ata nuk kanë nisur një luftë të re qysh prej vitit 1945. Po kështu, as edhe 40 kombet e tjerë më të pasur të botës nuk kanë hyrë në konflikt të armatosur kundër njëri-tjetrit”. Luftërat koloniale, një tipar rutinë i jetës ndërkombëtare për mijëra vite, janë zhdukur. Luftërat mes shteteve – jo vetëm fuqive të mëdha, jo vetëm në Europë – kanë rënë gjithashtu dramatikisht në numër, me më shumë se 50% gjatë tre dekadave të fundit. Studiuesit në Universitetin e Maryland-it kanë zbuluar që gjatë dekadës së fundit është regjistruar numri më i vogël i konflikteve, qysh prej Luftës së Dytë Botërore.
Shumë aspekte të skenës ndërkombëtare mbeten të papëlqyeshëm e të shëmtuar, dhe është e lehtë të dukesh i ashpër apo të thuash se i kupton realitetet e vështirë të politikës së fuqive. Por, realiteti më mbresëlënës, i jashtëzakonshëm i botës, është se sa shumë kanë ndryshuar gjërat që nga viti 1945.
Eshtë ironike që Wall Street Journal nuk e njeh këtë botë të re, pasi ajo është krjuar në thelb prej kapitalizmit dhe tregtisë së lirë. 20 vjet më parë, Lee Kuan Yew i Singaporit, burri i shtetit më kokëfortë që kam takuar, më tha se vendet aziatike i kishin parë kostot e luftërave si dhe frutet e ndërvarësisë dhe zhvillimit ekonomik – dhe se nuk do të zgjidhnin të parën, ndaj të dytës.
Ky nuk është një debat akademik. Mënyra më e mirë për të përballuar agresionin e Rusisë në Krime, nuk është që të paraqitet si rutinë dhe si politikë e jashtme e bazuar në interesin kombëtar, të cilit Uashingtoni do i kundërvihet në një garë mes dy fuqive të mëdha. Mënyra më e mirë është të theksosh, sic e bëri Obama me elokuencë këtë javë në Bruksel, se Rusia po rrezikon një rend global, nga i cili ka patur përfitime e gjithë bota.
Krahasoni se çfarë ka arritur të organizojë administrata Obama pas këtij agresioni më të fundit të Rusisë, me reagimin e administratës Bush pas veprimeve të Putinit në Gjeorgji në vitin 2008. Ky ishte një pushtim zhurmëmadh. Moska dërgoi tanke dhe artilerinë; u vranë qindra vetë, pothuajse 200 mijë u zhvendosën. Megjithatë, përgjigja ishte pothuajse hiçgjë. Këtë herë ka qenë shumë më serioze. Një pjesë e dallimit qëndron në natyrën e gjërave që janë në lojë, por mund të ketë të bëjë edhe me faktin që administrata Obama është përpjekur shumë të paraqesë veprimet e Rusisë në një kontekst më të gjerë si dhe të ftojë shtetet e tjerë ta shohin po në këtë mënyë.
Mund të shihni një model të ngjashëm me Iranin. Administrata Bush ushtroi një trysni kryesisht bilaterale ndaj atij vendi. Administrata Obama arriti të realizojë një presion shumë më efektiv për arsye se e paraqiti programin bërthamor të Iranit si një rrezik të normave globale të mospërhapjes bërthamore, bindi fuqitë e tjera të mëdha që të mbështesin sanksionet, i miratoi ato përmes OKB dhe në fund garantoi që të ishin gjithëpërfshirës dhe rigorozë.
Ka një rend ndërkombëtar në zhvillim, me norma të reja globale, që e bëjnë luftën dhe pushtimet gjithnjë e më të rrallë. Duhet ta forcojmë, jo ta përqeshim. Po, disa vende janë kundër kësaj tendence – Korea e Veriut, Siria, Rusia. Ata që udhëheqin këta vende, mendojnë që i kanë hyrë një rruge drejt madhështisë dhe lavdisë. Por, janë ata që jetojnë në një botë fantazish.
(Washington Post, Përktheu: E. Gjini)
Nje artikull me vlera por ka harruar disa ndryshime kufinjsh ne Ballkanin Perendimor:
-Shteti i Tropojes i ka shtrire kufinjte deri ne vijen imagjinare kamez, bathore paskuqan,shijak,keneta e durrsit me nje invazion qe filloi ne 2 prill 1991 me pushtimin e keshtjelles shkodres nga trupat berishiste-malazese-biberiste.
-U krijua republika e Lazaratit themelet e te cilit i ngrit heroi i kombit Azemhajgarja qe ka dhe nje monument per te perjetsuar PD (Partia Drogmeneve) qe ja kane lene “nen rruajtje” Rilindjes.
Ja cfare thote Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford, në një intervistë dhënë për Televizionin “SCAN”.
“”””Ju jeni prodhuesi më i madh në Europë, dhe këtu nuk kemi kundërshtime. Nëse ju anatemoni një fakt i cili në të vërtetë po ndodh përditë e më shumë, atëherë ky është rasti. Ju keni 2 mundësi. Mund të deklaroni se jeni kundër përfundimisht dhe t’i shpallni luftë të hapur fshatit të famshëm Lazarat, por këtu e kam fjalën për luftë të vërtetë jo si kjo që keni bërë deri tani. Në anë tjetër, mundeni të filloni të mendoni ekonomikisht dhe do ta konsideroni marijuanën produkt duke e taksuar, tregtuar dhe sigurisht përfituar prej saj. Sepse për momentin ju jeni në mes të këtyre dy qasjeve. Ata që ju shohin nga jashtë, mendojnë se nuk jeni serioz, pasi edhe pse e dënoni, asgjë nuk ndryshon për prodhimin e marijuanës në Shqipëri. Ju tashmë jeni bërë si Meksika, e cila nga jashtë hiqet si shtet konservator me ligje të forta, por brenda të gjithë e dimë që është kaos. Mos u bëni kështu. Legalizojeni, taksoheni, futeni në ekonomi dhe kështu do të fitoni njëkohësisht dy herë luftën. ….””” ka kush ndonje pyetje nga lexuesit e Temes ?
ja kemi kaluar jo vetem gjermanise por dhe kolumbise + meksikes.
Ngjarjet ne Ukraine kane rendesine e tyre edhe per ne shqiptaret,qekur Putin dhe me vone edhe shume politikane dhe diplomate ruse,bene krahasimin mes Krimese dhe Kosoves.
Gjeja me e cuditshme ne gjithe kete histori eshte heshtja e Kryeministrit Edi Rama per dite e dite te tera,ndersa shume personalitete te huaja te politikes,diplomacise dhe botes intelekuale,e hodhen poshte krahasimin Kosove-Krime.Reagimi i tij erdhi me vonese,dhe dukej qarte se ishte i kushtezuar nga reagimet e panumerta para tij.Po ashtu heshti edhe Qeveria shqiptare(reagimi i saj i vaket,qe u kritikua edhe nga ekspertet prane Min.Jashtme dhe asaj te Mbrojtjes,nuk mund te quhet reagim).
Gje tjeter e cuditshme ishte se,ata qe reaguan mese shumti ishin gazetare,opinioniste dhe intelektuale te majte.Te gjithe keta,ne nje menyre ose tjeter,i jepnin te drejte “te drejtes se ruseve per vetevendosje”;te gjithe keta shqetesoheshin shume per fatin e ruseve te Krimese;shume nga keta,kur flisnin per Ukrainen,nuk linin pa permendur ekstremistet nacionaliste ukrainas,fashistet ukrainas,duke sjelle edhe shembuj madje nga bashkepunimi i tyre gjate luftes se II boterore me nazistet(!);shumica e tyre dukej qare qe ishin filoruse;dhe kjo eshte gjeja me e cuditshme ne gjithe kete cudi “ukrainase”;eshte e cuditshme,sepse,ne e kuptojme nostalgjine filosovjetike,por jo ate filoruse;filosovjetizmi mund te shpjegohet me regjimin e kaluar,dhe ideologjine internacionaliste komuniste etj…por,eshte i pashpjegueshem ky kalim nga filosovjetizem-ne filorusizem!Te gjithe filosovjetiket e djeshem ,sot i ke filoruse,dhe jane bajagi shume qejt.
Nder gjithe keta analiste e intelektuale te majte,”shkelqyen” ish-ambasadori shqiptar ne Rusi,Shpetim Cucka,dhe gjuhetari peripatetik Ardian Vehbiu alias Xhaxhai alias Maks Gjerazi alias…rrufjan pehlivani.
I pari,Shpetim Cucka nje perkthyes i shkelqyer por edhe nje filorus i tille,ben nje analize te pashoqe ne shtypin shqiptar per rastin ne fjale,a thua se ishte i punesuar ne ndonje qender te studimeve strategjike ne Moske!Une per vete mbeta i habitur nga analiza e tij.Ajo qe me habiti edhe me shume,ishte krahasimet,pothuaj perkeqesuese,mes Krimese dhe Kosoves(dmth,ne dem te kesaj te fundit) dhe empatia e madhe ndaj ruseve te Krimese,te cilet sic te gjithe e dime,sic e gjithe bota e di,jo vetem qe nuk u eshte prekur nje fije floku,por vete u kane bere gjemen bashkeqytetareve te tyre Ukrainas.
I dyti,Ardian Vehbiu,pasi “hedh poshte” krahasimin Krime-Kosove,e ngre prape lart,kur u rekomandon lexuesve ne blogun e tij shkrimin e “njohesit te shkelqyer te problematikes” Shpetim Cucken(shih cfare rrufjani!).
Te dy i permenda jo me kot.Te dy,ne menyrat e tyre,studiojne gjuhen shqipe;te dy jane mbrojtes fanatike te Standardit;te dy jane kundershtare te eger te atyre qe i shohin si threat,si kercenim ndaj Standardit;kercenimi me i madh,po si pas te dyve,vjen nga Kosova;prandaj,qe te dy jane edhe kunder bashkimit Shqiperi-Kosove;prandaj,qe te dy kane kete qendrim ndaj krahasimit Kosove-Krime…
Mund te vazhdoj edhe me tutje me keto ‘prandaj’,por po e le me kaq.
Tema ku e gjeni kete analist leshi.
Lufta asnje here nuk ka pushuar,ne Krime ajo ishte e papare,pa krisma!
Kur te nderpritet prodhimi i armeve,do shenoj shenjen e pare te perfundimit te luftrave,kjo nuk ka per te ndodhur.
Lufta do vazhdoj deri sa te ekzistoj njerzimi,pavarsisht shekujve modern qe parakalojne ne sfilat.
Zotnia ne fjale ka harru luften gjakatare te Amerikes ne IRAK e cila cilsohet nga shume ushtarak te larte amerikan si LUFTA me IDIOTE qe eshte bere ndonjeher ne bote.
Lufta e fundit ne Kosove ne fund te shekullit 20 si perfundoi? Me apo pa ndyshim kufijsh?
pa kuptim fare ky editor,thuaje troc qe me fuqite berthamore amerikes nuk ja mban bytha,leri denglak or sprodhjak.
amerika dhe be shkqterruan deri ne zero shtetet socialis5te dhe tani eshte kunderpergjigja
Zoti ruajt SHBA-te nga gjithe neo-konservatoret e cmendur. Ta nisesh artikullin me fjalet e nje matufi lufte-nxhites si John Mccain. Shif e shkruaj i thone kesaj.
Ndryshimi kufijve me force thote analisti? Mendoni vetem qe vriten me teper nga tritoli e armet ne 1 dite ne shiqperi sesa kane vdekur per 1 muaj nga gjithe “pushtimi” i Krimese…
Analist nuk permend si rrodhen ngjarjet perpara nderhyrjes Ruse. Nuk permened qe me nje dhune te pashembullt, nga grupe paramilitare neo-naziste u hodh nje qeveri e zgjedhur me vote. Videot e dhunes se armatosur te ketyre grupeve kane pushtuar Youtube-in, por analistit nuk i paskan rene akoma ne sy…cudi ? Edhe disa telefonata te pergjuara, me detaje shume interesante analistit i paskan shpetuar.
Nderkohe anal-isti flet per luftra te shekullit te kaluar…Po a e di analisti psh. qe nga njefare pushtimi i Irakut, me preteks qe sot eshte pranuar boterisht si i genjeshtert, jane vrare 1 milion vete? Shpenzuar 2 trilion dollare? Dhe miqte e ketij analisit qe projektuan ate lufte lane pas nje Irak qe vetem shtet nuk mund te quhet – dhe ku sot Alkaeda po fiton ndikim.
Analisti permend Gjeorgjine. Presidenti i ketij vendi (tashme i larguar me vote) beri ca telefonata ne Washington dhe…me nje ushtri te rinovuar nga mbeshtja e Natos, ju mbush mendja ti binte Osetise Jugore – mevetesia 15 vjecare e se ciles garantohet nga Rusia. Perfundimi dihet. Megjithate ishte ky Putini i “etur” per territore i terhoqi trupat nga zonat qe mori nen kontroll tamam sic premtoi.
Analisti permend Iranin dhe programin e tij “berthamor”. Si duket anal-isti nuk njeh raportet e UN madje dhe vete CIA (ato qe rrodhen) se jo vetem qe Irani nuk po nderton arme berthamore – por as ka pasur dhe nuk ka ne plan dicka te tille.
Dhe analisti do ta mbyllte dhe me Sirine, ku Shba thjesht per te rrezuar nje regjim aleat me Iranin, po mbeshtet grupet me ekstremiste islamike te cilat edhe ne Shqipot i njohim disi. Dhe sic nodh shpesh, perpiqet te rregulloj dicka tani mbas pilafit ?
Qellimi i artikullit eshte te paragrafi i fundit – kur Rusia permendet pas Kores.V dhe Sirise per ti ngjallur miletit ndjesine e nje boshti te se keqes kunder te cilit duhet luftuar. Ose se paku…duhet armatosur e duhet qene agresive, e duhen rritur shpenzimet ushtarake sa me shume psh.
Na mbetet te urojme qe zgjedhesit amerikane mos bien ne gracken e propagandes se luftrave te “dobishme” si me Irakun dhe Afganistanin.
megjithese keni mbeshtet shume Shqiptaret gjate fundviteve te shekullit te kaluar dua ti them edhe un nja dy gjera .
Amerika eshte e fundit ne liste per te treguar morale dhe shembuj te mire per sa i perket Luftrave sepse ka 50 vjet qe po bene kerdine anembane botes me pretekstin se po sjell ” demokracine ” , ne te vertet sheh vetem interesat e petrodollarve .
Edhe pse i urrej ruset ata nuk jan asgje ne krahasim me amerikanet , Amerika luften me Rusine e fitoi sepse idea e saj e kapitalizmit ka kapur shumicen e shteteve te botes ndersa komunizmi sovietik mbahet gjalle ne dy apo 3 vende te botes te izoluara nga te gjithe dhe kush e di sesa mund te rezistojne akoma . Deri me sot nuk kam pare Rusine apo Kinen qe te fusin hundet neper vendet e tjera gjojash per LIRI APO KOMUNIZEM …kte loje e ben vetem Amerika .
KRIMEA U FITUA ME LUFTE DHE GJAK NGA RUSET DHE KJO TOKE I TAKON ATYRE SEPSE ME I FORTI MBIZOTRON GJITHMON , TARTARET E SHKRET JETOJNE ATY PREJ MIJERA VJETESH POR MBETEN GJITHNJE TE SHTYPUR , ASHTU SI INDIANET NE AMERIKE .
Sot per sot europa ka ndryshu shume …( deri dje ishte vatra e te gjithe konflikteve boterore ) , ndoshta edhe nga vet fakti se po kupton qe dominimi i saj ne bote ka humbur , nuk eshte me qendra e botes ku vendosej fati i popujve dhe tokave qe ishin mijera kilometra larg nga londra dhe parisi . Zoti Zakaria ,,,,te gjithe ne po jetojme ne nje bote fantazish , ligjet nderkombtare vlejne vetem per me te dobetit dhe me te vegjelit sepse gjigandet si Rusia , Kina apo India nuk pjerdhin shume per kto ligje nese bien ndesh me interesat e tyre . Ah se harrova ,,,per ca ishuj te shkret ne Azi desh plasi KERDIJA mes Kines dhe Japonis , sot per sot Azia Juglindore me zhvillimin e shpejt qe po arrin eshte si fuqi baroti , me keq biles se shek i 19 . Luften priteni nga ato ane se EuroKurva ska bole per te bo lufte me Rusine .
Koment qe i thot te gjitha.
Komplimente.
Koment shume interesant. Me pelqen.
Po cfare shkrime jane keto qe publikoni?! Po ku i gjeni keta ‘filozof’ e pseudo-historiane qe e tregojne historine si ju vjen per mbare!
Po sa vende ka pushtuar amerika ne shekullin e XX zoteri? Apo amerika eshte e justifikuar si gjithmone, dhe eshte vendi qe te jep ty buke per te ngrene!
Ne shkrimin tuaj ka shume GABIME, dhe nuk duhej botuar sepse eshte i pasakte.
Rusia hyri ne Krime sepse ata jane ruse dhe kane bere nje referendum me perpara, dhe neqoftese nuk je dakorte nuk mund ta krahasosh me lufterat e amerikes ne Irak e Afganistan, ku me siguri nuk mund te themi qe ata jane amerikane! Dhe neqoftese ka terrorista qe kercenojne ameriken kjo nuk justifikon faktin qe amerika (dhe popujte servil sic jemi dhe ne shqiptaret) i ka pushtuar keto vende PA TE DREJTE. ONU nuk ka dhene asnje leje per ti pushtuar keto vende. E dini ju zoteri se kush eshte ONU??
Pse nuk shkruani per luften ekonomike qe po ben amerika per te shitur depositat e gazit qe ka gjetur kohet e fundit?
Jeni njerez aq medioker qe mendoni vetem per rrogen ne fund te muajt dhe keta te temes (servil te amerikes) ju lejojne te shkruani keto budalleqe qe nuk kane lidhje fare me historine dhe evoluzionin ekonomik qe eshte duke ndodhur ne keto momente!
Shkrim shume i varfer!!
Ky eshte nje legen pro-borgjez i rendomte. Eshte nga ata qe te jep sallamin si te pashmangshem, po te tregon benefitet e vajit kur e perdor per futje. …
a e dini ju qe nderkohe qe sallami te rreshqet brenda, vaji qe perdorni per te ulur dhimbjen, te ben mire dhe per thonjte ?? Ky eshte Fareed Zakaria, dhe te ideologjia budiste e kapitalizmit.
Rusia, Korea Veriut, Siria e ndonje tjeter, jane vende me udheheqes virtuale ! Rusia e Putinit,ne menyre te
vecante , jeton ende me Paktin e Shen-Stefanit dhe me lavdine e L2B !
@ Mero Baze duhet te ndryshosh pak rrugen editioriale qe po ndjek me Gazeten Tema. Me sa shikoje une po te ngelin vetem injorante dhe debila.
Shkruan nje editorial nje prej mendjeve me te ndritura te kohes tone dhe asnje Shqiptare nuk bene koment!!!!!!????
e ke shum gabim o Fieri#1,
per ket editorial kan shkruar qindra forumsa,por gazeta tema nga frika qe njerzit jane pro Putinit,i ka eleminu.
Duhet me i bo pak temena Hamerikonave.
Kjo osht e verteta.
Ndersa Meroja eshte nje nga Analistet me profesionist te medias shqiptare,nuk i hahet haku,se shkrun bukur dhe osht TRIM dhe i mençur
Por NR 1 oshte Shpetim Nazarko, qi e kom shum qef.
Shpetim Nazarko eshte The Brain i publicistikes mbare shqiptare.
Ja ta bera une nje koment o gjini se te turperuan
Dhe boll me politiken e rusise se na hapet barkun na vjen per te vjelle
Nje artikull me mendesi idioteske, USA pushtoi Irakun 20.000 km larg saj, cili eshte mendimi i ketyre sahanlepiresve qe shkruajne artikuj te porositur? Nqs pranojme se egzistojne disa parime demokratike, ato kane vlere jo vetem per aleat e USA por edhe per kundershtaret e tyre. Shahu i ndryshimit te kufijve sapo ka filluar, do kemi dhe supriza te tjera pavaresisht se mund te mos i pelqeje USA, perderi sa ajo dhe aleatet e saj ishin tye paret qe kane provokuar te tilla ndryshime.
Ka qe dje ne dt 29 ky shkrim dhe nuk shihet asnje koment. Si ka mundesi? Cila eshte aresyeja? Aresyeja eshte shume e thjeshte! Pjesa me e madhe e lexuesve te “Tema” nuk duan te tilla shkrime, nuk duan te dine se ç’fare ndodh neper bote. Shkurt nuk ju plas fare se ç’ben Rusia me Ukrainen. Nuk e kuptojne te shkretet qe:”-Ujku kur mbaron delet e komshiut, fillon me delet e tua”.
Kur mesohesh me nje ushqim çdo dite, e ke shume te veshtire te pranosh qe te ta nderrojne ate ashtu krejt papritur. Pra per te mos u zgjatur, jepi Mero lexuesve “ushqimin” e perditshem. Mos rresht se shari Nishanin, Berishen dhe Bashen sepse keshtu vershojne komentet e analfabeteve funksionale. Jepi “Lonit” mundesine te shkruaj per vrasje, djegie, varje, therje, se vetem keshtu kenaqet i shkreti “Loni”. Kjo tregon me se miri dhe nivelin ne pergjithesi te lexuesve te kesaj gazete.
Gjithshkam e sakte. Por ,fatkeqesisht,ka nder ne,nder shqiptaret qe nuk e mbeshtesin politiken OBAMa. Jane per nje vije te ashper, sikunder ka edhe jo pak qe jane ne anen e Rusise dhe kjo te ngjall nje ndjesi keqardhjeje…
Ahahah, prape ky????
Po ik ore mbushu. Shko thuaj Obames ti ktheje Texasin dhe Califronine Meksikes, ato qe ja moret me lufte.
HIPOKRITA TE NDYRE
USA nuk eshte per tu marre me per shembull per mire, USA eshte kthyer ne nje shembull te keq me idiotesite qe kane bere dekadad e fundit.
Pushtuat Irakun, Afganistanin, bete qe Egjypti te futet ne kaos, Ju jeni ata qe keni mbeshtetur diktatoret keshtu qe skeni fytyre te predikoni demokracine. Ju nuk e doni demokracine, ju e keni frike, seps ata 5-6 njerez e ju kontrollojne kane frike.