Një hap i dështuar përpara!

24 Mars 2014, 20:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha i tha “Po” takimit me Ramën dhe “Jo” konsensusit për ndarjen administrative. Në përgjigjen e tij për Edi Ramën, ndryshe nga qëndrimi i Partisë Demokratike diiën e shtunë, Lulzim Basha e ka injoruar formalitetin e takimit “Sy më sy” si diçka pa shumë rëndësi, por i ka kërkuar Edi Ramës që ky i fundit të japë konsensus për problemet e opozitës, duke thënë shkurt se ka një “Po” të kushtëzuar për reformën.

Pavarësisht kësaj, pranimi i Lulzim Bashës për t’u takuar me Edi Ramën, është një hap përpara në vendimmarrjen e tij si kryetar i PD. Ndryshe nga fryma e Berishës, që përshkonte deklaratën e së shtunës, letra e Bashës ishte një hap përpara. Ajo tentonte të kishte arsyet e veta për mosdhënien e konsensusit dhe ishte e formuluar në një mënyrë që të mos dukej si kopje e deklaratave të Berishës.

Pra, lajmi i vërtetë është se kemi një hap përpara nga Lulzim Basha drejt kreut të PD, dhe një hap të dështuar drej konsensusit me shumicën.

Por nëse e shikon në një plan më të gjerë, Shqipëria sot ka më shumë nevojë për një opozitë normale se sa për një konsensus formal për reformën administrative. Shumica i ka votat për reformën dhe nuk është ndonjë problem serioz nëse ajo do votohet me 85 apo 95 vota. Problemi më serioz është që të kemi një opozitë, me të cilën të jemi të qartë me kë do të bisedojmë.

Gjesti i Edi Ramës për të identifikuar partnerin në opozitë, edhe pse dukej si provokativ, rezultoi i suksesshëm. Së paku tani kemi një fakt që Lulzim Basha mund të kthejë një përgjigje të shkruar nga vetë ai, pa përfillur gjuhën e Berishës dhe mentalitetin e tij.

Letra e tij, drejtuar Edi Ramës, ishte qartazi e shkruar nga Basha ose njerëz të afërt të tij, por jo nga Berisha. Ajo nuk përmbante retorikën e Berishës, nuk përmbante gjuhën e urrejtjes dhe as konsiderimin e shumicës si kundërshtare armike. Ishte një letër nromale, siç mund ta shkruajë çdo lider opozite i përgjegjshëm për detyrën e tij.

Refuzimi i Bashës për të bashkëpunuar në thelb me Edi Ramën, ka arsye të kuptueshme dhe duhen mirëkputuar. Në kushtet ku gjendet Basha, një bashkëpunim i hapur me Ramën për reformat, do ta dobësonte tërësisht dhe do ta bënte të pasigurt për të ardhmen e tij në krye të PD-së. Ai është ende nën efektin e luftës së pandershme që bëri ndaj Sokol Olldashit, dhe kundërshtarët e tij në parti, janë gati të kapin pozicione radikale për ta nxjerrë jashtë loje.

Edhe pse Berisha ëhstë tutori i tij zyrtar, ai duket se është në një ngërç moskuptimi me të lidhur me zgjedhjet në PD, me cilësinë e fjalimeve që mban, me përmbajtjen e tyre, por dhe me rrethin mediatik që shoqëron Lulzim Bashën.

Pra, kemi një sërë arsyesh të besueshme, që të bëjnë të mirëkuptosh pozicionin e moderuar të Bashës në raport me ftesën e shumicës dhe refuzimin e tij real për t’i thënë “Po” një reforme, që në thelb është jo politike, por thjesht administrative dhe që u shërben gjithë palëve.

Ky është një hap i madh përpara, edhe pse i dështuar për qëllimin, për të cilin duhej hedhur. Shumica nuk arriti të fitojë një partner serioz në bisedime për reformën, por opozita është duke fituar një kryetar, që duket se ka së paku ambicie t’i marrë vetë vendimet e veta. Nuk është pak po të mendosh që kryetari real i opozitës nuk lë as mbesën e vet të duket më i bukur se ai, kur vjen fjala për politikë.

34 komente në “Një hap i dështuar përpara!”

  1. Ladi says:

    Lodhje e madhe… humbje kohe… dhembje koke per ne te tjeret..

    1. qerosi says:

      Po ç’kryetar fituam o Mero.Ate e ka nxjerrë Saliu nga hundët.Apo i harrove ti kaq shpejt hesapet që ky duhet të lajë me shqiptarët për rrugën e veriut,për vrasjet e 21 janarit, e plot gjynahe të tjera.Ajo parti duhet zhdukur në farë e në gen.

      1. Skypion says:

        Lulzim Basha i tha “Po” takimit,dhe i kerkoi Rames t’i thote “Po” konsensusit qe deri me tash i ka thene “Jo”.
        Reforma ne fjale eshte e tille qe kerkon nje konsensus te gjere.Konsensusi pozite-opozite eshte kushti sine qua non per reforma te ketij niveli.Te gjithe jane te ndergjegjshem per kete.Edhe maxhoranca,megjithese eshte e vendosur per te perjashtuar opoziten mesa ka mundesi nga procese te tilla, eshte e vetedijshme se duhet konsensus.Prandaj,ofron nje “konsensus” qe nuk eshte konsensus,por nje hile,nje mashtrim,nje tallje sy per sy.Ky eshte konsensusi ne komisionin perkates parlamentar.Me kete do qe,nga njera ane tu thote shqiptareve dhe nderkombetareve se, ja e dhashe konsensusin – ne anen tjeter,kur te veje puna ne Kuvend,te beje si do vete me dhunen e kartonave.
        Ne letren e zotit Basha,perkunder shtremberimit flagrant qe i ben analisti yne,kerkohet konsesus real e jo tallje me te.
        Ky eshte nje problem i madh per opoziten.Nuk eshte nje beteje si gjithe betejat e meparshme pozite-opozite.Ka nje ndryshim thelbesor.Ky ndryshim ka te beje me njerin nga lojtaret kryesor politike,me ate qe ka ne dore vete konsensusin;ka te beje me Edi Ramen.Vete ky eshte problemi.
        Ne keto 23 vite demokraci jane bere marreveshje te medha mes paleve,dhe asnje prej tyre nuk eshte shkelur nga palet respektive,qofte ne pozite qofte ne opozite;nuk jane shkelur nga protagonistet qe kane bere keto marreveshje dhe konsensuse;nuk jane shkelur as nga Berisha,as nga Nano,as nga Majko,bile bile as edhe nga i korruptuari Meta.
        Vetem njeri ka guxuar te shkele nje konsensus te gjere te nenshkruar e shpallur publikisht dhe boterisht;ky eshte Edi Rama.Eshte fjala per konsensusin per tre ligjet e famshme,te cilin e hodhi poshte me te ardhur ne pushtet.
        Mendoni pak: konsensusi i prishur harbuterisht nga Edi Rama kishte edhe specifiken se ne te ishin involvuar fuqishem edhe partneret nderkombetare por,edhe kjo, nuk e pengoi Ramen.Konsensusi qe kerkohet nga opozita sot,nuk e ka ate kete specifike.
        Nga ana tjeter,Edi Rama i kerkon opozites t’i besoje fjales se tij per konsensus ne komisionin e punes.
        Pa shih pa shih kush kerkon qe t’i besohet fjala!
        E kerkon ai qe, pasi e dha ate ne rastin e tre ligjeve,e terhoqi paturpesisht me pas,madje edhe duke u tallur me opoziten,shqiptaret dhe nderkombetaret qe ishin deshmitare te kesaj fjaledhenieje.
        E kerkon horri qe na beri hor ne syte e botes ku, pasi i dha fjalen ShBA-se per armet kimike,e terheq ate si zuzar mbrapsht.
        Shkurt,ketu kemi nje problem te madh,qe shkon pertej edhe vete konsensusit.Shkon edhe pertej tij,sepse,edhe po te marrim rastin kur Rama pranon konsensusin e vertete,konsesusin qe kerkon opozita,e qe eshte ai ne Parlament(jo ne komision),prapepseprape frika se sociopati kryeminister mund ta shkele ate eshte e madhe.
        Ne “Fryme te vdekura” te Gogolit eshte nje personazh i cuditshem,Nozdriovi,te cilin fati e kishte caktuar te bente pjese ne eliten aristokrate te provinces.Ky tip shquhej per rrengjet qe u punonte te tjereve;aty sillej serioz dhe me maniera,e po aty te punonte qindin me lloj lloj trukesh poshteruese;mashtrimet dhe genjeshtrat sy per sy,ishin zbavitja e tij e preferuar.
        Edhe ne kemi Nozdriovin tone.Edi Rama eshte Nozdriovi yne.Edi Rama eshte Nozdriovi i politikes shqiptare.
        Qe nga krijimi i shtetit,politika shqiptare nuk ka njohur nje te tille avdall,nje te tille klloun e palaco.Jane ne hall ata qe u ka rene per pjese te merren vesh me te.Jane ne hall shqiptaret qe kane ne krye vendit nje budall qe nuk ia ka haberin fare punes se vet,qe e ka mendjen vetem tek pehlivanlleqet,palacollecet me ane te te cilave shpreson te hyje ne histori.

        1. freud says:

          Foli Skypi, nepunesi i paguar, halucinant, i mbarsur vetem me urrejtje si padronet qe paguajne, qe per argument ka fjalorin e urrejtjes dhe te rruges, qe vuan se ka padrone vrases e duhet t’i mbroje, qe vuan se ka padrone qe nuk mund te maten me europianet dhe Skypi duhet t’iu beje tualet, qe vuan se padronet e tij jane inferiore ndaj Rames dhe Skypi duhet t’i paraqite si superiore. Eshte ne hall. Skypi pret ne shteg me cifte sa te dale shkrimi i Meros dhe gjuan bashke me zagaret e kllounet qe ka rreth vetes. Mjere Skypioni.

    2. 21 janari 2011=4 shkurt 1944.... says:

      Kush eshte krimineli basha

      Emri i tij lidhet me krimet më tronditëse financiare, njerëzore dhe kombëtare, të cilat kanë dominuar historinë dramatike të tranzicionit shqiptar. Nga kamarier i Rinasit dhe përkthyes i rëndomtë i KFOR, djaloshi Lulzim Basha befas u gdhi një ditë milioner dhe i preferuari i parë i familjes Berisha, duke u katapultuar me një shpejtësi marramendëse në postet më të larta të ekzekutivit. Nga një student me të shkuar të errët në Hollandë, ai, falë investimit amerikan dhe bekimit të familjes, sot është qendra e gravitetit e opozitës shqiptare dhe njeriu i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri. Ndonëse komandohet dhe kontrollohet nga dora e babait shpirtëror, Sali Berisha, karriera e shpejtë dhe e dyshimtë e Lulzim Bashës, ka tërbuar “ujqërit” e vjetër të Partisë Demokratike, të cilët presin një mjergull për ta shqyer. Gjithsesi, kjo është trajektorja befasuese dhe e pabesueshme e Lulzim Bashës, vija e së cilës është paracaktuar me kujdes të veçantë nga lapsi i Uashingtonit, i mbështetur pa rezerva nga dora e hekurt e Sali Berishës. Ndërkaq, Lulzim Basha nuk është thjeshtë një pasardhës formal i Sali Berishës. Lulzim Basha mund të mos jetë kurrë një pasues i Sali Berishës sa i takon karizmës, autoritetit dhe hijes së liderit. Por, Lulzim Basha është pasardhësi absolut i Sali Berishës, sa i takon abuzimeve me paratë e taksapaguesve shqiptarë, krimeve njerëzore dhe tradhtisë kombëtare. Askush nuk mund ta konkurrojë Sali Berishën sa i takon aferave dhe mëkateve në pushtet, përveç Lulzim Bashës, i cili ka ndërtuar me shpejtësi kullën e tij të korrupsionit, krahas ndërtimit të karrierës politike, pa i njohur kurrë strukturat e Partisë Demokratike dhe jetën opozitare. Në këtë kuadër, Lulzim Basha nuk është katapultuar rastësisht në fronin e pasardhësit të Sali Berishës. Pasi fitoi besimin e amerikanëve, ai i ka ngjitur shkallët e karrierës falë skandaleve më të mëdha financiare. Pas zgjedhjeve të 2005, Lulzim Basha ishte masha e Sali Berishës në të gjitha shpërdorimet, vjedhjet, vrasjet për pushtet, në përvetësimin e pasurive publike, në shitjen e territoreve detare, në vjedhjen e zgjedhjeve dhe vitet e fundit në ndërtimet e paligjshme. Pas çdo skandali kombëtar, Lulzim Basha gradohej në poste të tjera nga Sali Berisha, i cili e shpëtoi edhe nga drejtësia me procedurë.

      Dosja e rrugës “Durrës Kukës”

      Menjëherë pasi u katapultua në krye të Ministrisë së Transporteve, Lulzim Basha konsumoi krimin e parë financiar. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e akuzuan për vjedhjen e 230 milionë eurove, vjedhje e cila theu çdo rekord korrupsioni, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Prokuroria filloi menjëherë hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu në akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkonte deri në 232 milionë euro. Por, Lulzim Basha shpëtoi me procedurë, ndërsa u emërua me shpejtësi në krye të Ministrisë së Jashtme, duke shënuar një tjetër skandal edhe më të rëndë.

      Shitja e detit Greqisë

      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Edhe këtë akt Sali Berisha e kreu nëpërmjet Lulzim Bashës. Është konsideruar si tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Ashtu si dosja e Rrugës së Kombit, edhe dosja e shitjes së detit, mund të hapet në çdo kohë.

      21 Janari, vrasja e 4 qytetarëve

      21 Janari shënon kapërcimin e Lulzim Bashës nga krimet ekonomike dhe kombëtare, tek krimet njerëzore. Me implikimin e tij në vrasjet e 21 Janarit, Lulzim Basha u projektua përfundimisht si pasardhës i Sali Berishës. 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e asaj qeverie pas Gërdecit, ku sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, i dënuar për vrasje, ia pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Sërish Lulzim Basha i shpëtoi drejtësisë falë mbështetjes së amerikanëve, ndërsa Berisha e bëri kryetar bashkie, që të mos merrej si i pandehur.

      Vjedhja e zgjedhjeve në Tiranë

      Pas krimeve financiare, shitjes së detit dhe vrasjeve të 21 Janarit, Lulzim Bashës i mungonte dimensioni i krimit elektoral. Lulzim Basha, me maskaradën e zgjedhjeve të 2011, sfumoi edhe zgjedhjet e 26 majit të ’96, të orkestruara nga Sali Berisha. Pasi Edi Rama u rikonfirmua në krye të Bashkisë së Tiranës me 10 vota diferencë, ndodhi ajo që la me gojë hapur Evropën. Kutitë e votimit u shqyen në podrumet e KQZ, ndërsa Arben Ristani, Tom Ndreca dhe Sashenka Jonuzi, përmbysën rezultatin në tavolinë dhe shpallën humbësin fitues. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga ambasadori Arvizu, mbyllën njërin sy dhe pranuan maskaradën e turpshme zgjedhore, vetëm e vetëm që Lulzim Basha të mos përmbysej.

      Mashtrimet si kryebashkiak

      Lulzim Basha ka thyer çdo rekord sa i takon dështimeve si kryebashkiak i Tiranës. Emri i tij lidhet me një sërë mashtrimesh dhe skandalesh. Basha mashtroi për 30 mijë vende pune, ndërtimin e tramvajit Kinostudio-Kombinat, kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënien e lejeve për ndërtime të vogla, hipotekimin e të gjitha apartamenteve deri më 15 nëntor 2011, uljen e taksave nga 2-5 herë, heqjen e 60 taksave, financimin e stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga bashkia, ndërtimin e parqeve të vogla dhe qendrave argëtuese, ndërtimin e një parku tjetër të madh për Tiranën, kartën e studentit, zhvillimin e 14 qendrave urbane dytësore etj. Ai sfidoi edhe Sali Berishën për mashtrime, kampionin e Shqipërisë për gënjeshtra dhe demagogji në 23 vitet e fundit.

      Plani urbanistik

      Është skandali më i madh financiar i Lulzim Bashës, pas rrugës Durrës-Kukës. Plani i ri Rregullues për Tiranën, një produkt i errët i kryebashkiakut të votave të vjedhura dhe i familjes kryeministrore, reflekton historinë më të zezë korruptive dhe kriminale në 23 vite pluralizëm, me pasoja fatale për të ardhmen e Tiranës dhe qytetarëve të saj. Po ashtu, Basha konsumoi edhe një tjetër aferë financiare, tashmë me projektin e zgjatimit dhe të ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku synon të grabisë rreth 35 milionë USD.

      Armët kimike

      Debati për asgjësimin e helmit të Asadit në Shqipëri, vuri edhe një herë në diskutim investimin amerikan për Lulzim Bashën, të cilin e projektuan dhe e gatuan si liderin e ardhshëm të së djathtës shqiptare. Edhe pse iu betua ambasadorit amerikan në zyrë se nuk do ta hapte gojën për armët kimike, Lulzim Basha i shkoi pas Sali Berishës në vallen e tij antiamerikane, me paranojën se ishin amerikanët ata që e përmbysën nga pushteti në 23 Qershor. Dalja e Lulzim Bashës nga rreshti i Uashingtonit për armët kimike, vuri një pikëpyetje të madhe mbi investimin amerikan. Dhe reagimi i amerikanëve ishte ai që pritej, kur për herë të parë i tregun vijën e kuqe Lulzim Bashës.

      Vdekja e Sokol Olldashit

      Lulzim Basha nuk akuzohet se ka gisht në vdekjen e Sokol Olldashit, por një gjë duket se është e qartë, që Lulzim Basha është përfituesi më i madh nga aksidenti tragjik i Sokol Olldashit. I humb apo jo zgjedhjet e radhës, Lulzim Basha do të vegjetojë qetësisht në krye të PD pa u trazuar nga asnjë kundërshtar i brendshëm. Dështon apo jo si kryetar i opozitës, pozitat e Lulzim Bashës nuk i lëkund askush, pasi makthi i tij më i tmerrshëm, Sokol Olldashi, nuk jeton më. Madje, pritet të ndodhë e kundërta. Lulzim Basha do t’i forcojë pozitat e tij në krye të PD, duke spastruar në bllok të gjithë mbështetësit e Sokol Olldashit, duke filluar që nga Mesila Doda, Ridvan Bode, Astrit Patozi etj. Dhe aksioni i spastrimit të partisë nga kundërshtarët ka nisur. Tre javë pas aksidentit të Sokol Olldashit, kryetari formal i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpallur zgjedhjet në të gjithë piramidën e funksionimit të partisë më të madhe në opozitë, duke marrë nën kontroll strukturat. Ndërkaq, fjalimi patetik i Lulzim Bashës pas vdekjes së dyshimtë të Sokol Olldashit, nuk e fshehu dot gëzimin e tij për shuarjen e rivalit kryesor. Nga ana tjetër, tentativa e Lulzim Bashës për të shuar dyshimet rreth aksidentit, ka shtuar më tej pikëpyetjet rreth versioneve për mënyrën se si Sokol Olldashi humbi jetën natën e 20 nëntorit. Nguti i bashkëkryetarit të PD, Lulzim Basha, për t’i paraqitur si të mrekullueshme raportet me Sokol Olldashin, e bëjnë më të dyshimtë vdekjen e këtij të fundit. Basha tentoi ta paraqiste Olldashin si krahun e tij të djathtë në aksionin opozitar. Madje, Basha arriti deri aty sa të sajonte amanete dhe takime imagjinare.

      Pallati i Vlorës dhe atentati

      Është konsideruar si simbol i paligjshmërisë dhe model i pastrimit të parave. Pronar i pallatit është pikërisht vjehrri i Lulzim Bashës. Inspektoriati Urbanistik Kombëtar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Task-Forca për Mbrojtjen e Territorit kanë konstatuar 27 shkalje të rënda me pasoja penale. Më vonë u zbulua se vjehrri i Lulzim Bashës ua ka blerë tokën dy të vdekurve, por kjo duket se është vetëm maja e ajzbergut të skandalit. Kostoja e ndërtimit të pallatit është e paimagjinueshme të përballohet nga të ardhurat legjitime të vjehrrit të Bashës.

      1. alket says:

        bravoooo…..bravoooooo…….bravo 21janary .,ky shkrim duhet te jete (EDITORIAL)dhe jo ato qe na thot merua,me keto qe ke shkruar te gjitha diskutimet dhe opinionet tona i ke shumzuar me zero.na ke treguar qe ne te djathtet kemi nevoj per nje lider te ri .nje lider qe brenda gjirit te se djathtes jane me shumice dhe atehere do te shohim se sa gjate do te rrije ne pushtet e majta .po vazhdoje ti bej karshillek dhe kompromis paligjshmeris.pastaj ta shikojne keta te majtet qe po mbajne ne vendet e punes te gjith ata nenpunes qe me urdher nga familja e rropen kete vend .

      2. Veleciku says:

        Lule Basha gjithe ate siperfaqe toke qe don tja marri me shpronesim familjeve te stacioni i trenit, do tja shesi mandej klienteve te vet me cmime shume te nalta qe te ndertojne anes bulevardit pallate shumekateshe.Kjo do te jete grabitja e dyte e madhe mbas rruges se kombit.Ne qofte se Edi Rama do ta lejoje kete si kompesim per kompromisin e ligjit per territorin (se per kete ban presion Lulja), atehere ma mire tja dorezoje pushteti Sales.

    3. OLLI RUCI says:

      Edi duhet ta injoroje komplet kete kukull te Berishes.
      Gjithashtu nuk duhet te bjere ne nivelin e sharjeve te Berishes.

      http://goo.gl/3FL6sA

    4. Poshte Rrreaksioni says:

      Shoke, shoke, shoke, ku jeni? Rreaksionarret punojne… Kulaket, borgjezet, kleri… Te forrrcojme unitetin!

  2. Star Domate says:

    Dridhe nga te duash, nuk behet dot Luli kryetar partie, jo me kryeminister.
    Ne zgjedhjet e 2015, merr fund edhe pushteti i bashkise se Tiranes.
    Nuk behen keto pune me Eno Bozon.
    Edhe Europa po e kupton se ne Shqiperi nuk behet opozite e djathte.
    Ndarja administrative do te behet. Shqiperia do pranohet kandidate ne Europe. Edi do vazhdoje reformat. Lulin do ta perzene te vetet.

    1. bajga says:

      Ashtu eshte o domate.
      Evropa nuk pranon kryetar bashkie apo kryeminister cilindo qe nuk ka qene i zoti qe te nxjerre publikisht hallatet e tij jashte si Edi.

  3. sarandjoti says:

    N.q.se z.Basha i lexone komentet e lexuseve dua sinqerisht, si nje njeri i thjeshte,por qe e do vendin e tij,te emancipuar,politiken,opozite te forte por sa me realiste,kritikuese,por jo shpifese.
    C ndodh deri me tani me opoziten,Z.Basha,pakenaqesi,per ligjin e nepunesit civil,pakenaqesi,per disa shkarkime ne polici,pakenaqesi,per shkarkimin e z. Xhuka,pakenaqesi,per fillimin per shkarkim te z.Bushati,pakenaqesi,per kritkat e qeverise per z.Ajazi,pakenaqesi per disq shkarkime ne administraten shteterore.
    Z. Basha sic e shikoni,perdora nje gjuhe civile,ne percaktimin,pakenaqesi,se realisht reagimi i juaj eshte agresiv,jo shprehes i pakenaqesise ,por mbeshtetes te nje administrate qe e kandisi P.D.nje force politike ne kufijt e mbi jeteses.
    Z. Basha me dashamiresine e nje njeriu te thjeshte ,dua te bej nje krahasim,te pakenaqesise tuaj.Mendoj se jini ne pozicionin nje vellau ne mes shume vellezerve,ku njeri nga vellezerit eshte hajdut,njeri trafikant,njeri polic,njeri gjykates ,njeri qeveritar,qe kini drejtuar lagjen,per shume kohe,sote lagjen e drejtone nje fis tjeter,i cili pretendone per te luftuar vjedhjet ,tafiqet,e vese te tjera negative te shoqerise.Ju z.Basha me logjiken tuaj te pakenaqesise,i kerkoni fisit tjeter,gjoja ti luftoj keto vese ,por me nje kusht,qe ti luftoj me hajduin,trafikantin ,policin gjiqetarin tuaj.Z.Basha kam besim qe as ju nuk i besoni kesaje filozofie,por edhe n.q.se ju e besoni,po ta them une shume thjeshte,qe populli jo vetem qe nuk e besone,por dhe nuk e deshirone.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Opozita kerkon nje rezultat 70+70= “Konsensual”!!!
    Plot 14 vendime deputetesh,te kalojne ne favor te opozites,te behen nul!
    Ketu ajo ka kapur fitoren e 1-re.
    Opozita kur ishte ne pushtet i beri “pergjegjes”,tani perseri kerkon ti bej budallenje.
    Opozita do kaloj nga Konsensusi ne Kushte,taktike e njohur e Berishes,kur i morri Nanos postin e Presidentit.
    Pra maxhoranca nuk duhet te pranoj konsensusin, ku opozita te perfitoj politikisht vota ne Parlament dhe karige ne pushtet.

  5. sheme shapka 2 says:

    Nuk mund te presesh gje tjeter nga Basha pervecse kete pergjigje,sepse eshte po ky palo opozitar qe mburret me mandatin qe i fali Ristani dhe i thote Rames qe ne perballjen direkte te kam mundur prandaj ty te vjen inat…kur akoma nuk do ta kuptoje qe PD ka humbur thelle…kur vete ne europe dhe shan qeverine dhe ketu vjen e na thote qe kerkova qe shqiperise ti jepet statusi…po kush i ha keto more lul,,,

  6. Eno says:

    Ore une çuditem te them te drejten!! Supozojme qe Berisha nuk e kontrollon dot me Familjen e tij dhe supozojme qe ka rjedhur komplet, dhe Luli mendon qe te dale me vete. Zoti Baze vertet mendon qe Luli nuk ndervaret nga Argita, Jamarbri, Zeni, Fazlliçat etj. E kam degjuar shpesh here nga analiste te ndryshem kete teori qe “Luli mund te eci vete”.
    Ky person u instalua per te mbrojtur familjen dhe te mendosh te kunderten qe ky person do avancoje interesat e PDse jeni thellesisht te genjyer.

  7. fatbardh says:

    Eshte karte e djegur dhe qe te bindesh shiko si administron Tiranen si u soll me detin dhe te tjera.Ajo parti duhet te reformohet me emra te tjere.

  8. Sqepari says:

    ANALIST NE SHERBIM TE PARTIS APO TE SHOQERISE ?

    Kure je gazetar i partise eshte e natyrshme te mbeshteses partine edhe atehere kur partia jote gabon se paku publikisht se mbase ke mundesi qe oponencen tate ke mundesi ta besh ne menyre te drejteperdrejte.
    Mirpo z Baze eshte pozicionuar si analist kunder pushtetit dhe per te verteten si tille ka fituar edhe emer jo se nuk ka shkruar edhe si mbeshtetes i pushtetit te Berishes apo edhe si kontribues i ringritjes se Berishes ne pushtet.
    Gjithsesi njeriu i lire pozicionohet si pas deshires ne krah te pushtetit apo ne krah te opozites pasi ne te dy pozicionet nuk eshte e jashteligjshme. Problemi eshte se si ne njerin pozicion ashtu edhe ne tjetrin nuk mundesh te jeshe aq publik e famoz sesa kur je ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve. E them kete pasi partite politike si ne opozite apo ne pushtet jane shume me pak sesa interesat e tere shoqerise sado te zgjerohet njera pale dhe te rrullet pala tjeter.
    z Mero sic duket ka vendosur ti sherbeje z Rama pa kushte. Pune e tije pasi nuk mendoj se z Mero eshte gazetari i vetem kritik ne Shqiperi dhe patjeter qe qeverisja e majte do prodhoje oponentet e vete te spikatur . Nese z Mero do e kishte sado pak sensin e oponentit te mazhorances do e kishte zene nje here te vetme me goje ndryshimet kushtetuese te 2008 dhe domosdoshmerine e korigjimeve te atyre gabimeve fatale te pranuara si te tilla nga z Rama kur ishte ne opozite. Ka nente muj qe ka fituar mazhorancen dhe jo vetem ka heshtur si Kryeminister e kryesues i mazhorances por edhe analstet tane te nderuar te “pamvarur” kane heshtur se bashku me te
    Te tere e kemi pershendetur afrimin e z Rama me ish Kryeministrin Bler por askush nuk e thote nje fjale te vetme per largimin e tije pa name e nishan se bashku me zyren e tije te premtuar ne Tirane ne mbledhjen e qeverise. Prape heshtje.
    Mospjesmarrjen e z Rama ne konferencen per sigurine ne Mynih e distancimin e dukshem te z Rama me Administraten Amerikane nuk e ze kush me goje .
    Si eshte e mundur heshtja e mediave nga deshtimi spektakolar i Qeverise Rama me aktin normativ qe presupozon reformen ne administraten publike e kontrollin mbi territorin me ane te superagjensise shteterore INUKUn te dy te shpadhur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise. Analiste gazetare dhe ju o popull shqiptar a e dini se sa eshte demi i shkaktuar nga veprimtaria antikushtetuese e Qeverise Rama ne administraten publike te mbeshtetur nga akti normativ i qeverise e agjensia shteterore per kontrollin e teritorit.
    Te tera shembjet e realizuara nga nje atoritet antikushtetues sic eshte INUK jane te paligjesheme dhe per pasoje duhet te zhdemtohen ashtu sic duhet t’ju paguhet rroga e te kthehen ne vendin e punes te tere ata largime nga puna qe jane bere ne kuader te aktit normativ te Qeverise Rama te shpallur antikushtetues.
    A eshte kerkuar nga Qeveria Rama per bilancin e aksionit te policise “stop marrezise”
    Sa biznese kane qene te hapura ne fushen e lojrave te fatit perpara aksionit te policise dhe sa kane mbetur pas aksionit pasi ne publik thuhet se tera ato qe kane funksionuar perpara vazhdojne akoma apo kane dorzuar ndonje makine elektronike qe kane pasur me teper dhe kaq.
    Une nuk mendoj se duhet pritur apo aq me keq lutur z Baze, Balla apo ndonje tjeter qe te mbaje nje qendrim kritik apo opozitar ndaj Qeverise Rama pasi mendoj se ka kaluar koha mjaft shpejt dhe rreshqitja e Qeverise Rama ne batakun e antiligjit ne Shqiperi eshte e dukshme dhe e qarte.
    Lexova me vemendje procedurat e aplikimit e konkurimit te qytetareve shqiptare per tu punesuar ne administraten publike.
    Fatekeqesisht konstatova se Qeveria Rama qe ka propoganduar ndertimin e administrates publike sipas merites nuk lexova kund per teste kompjuterike apo te korigjuar me skaner kompjuterik.
    Komisioneret dallkauke politike dhe ligji per sherbimin civil kane ekzistuar qe ne 1999 eshte riformuluar ne 2005 e aprovuar me konsensus ne 2013 por administrata shqiptare ka vazhduar politike si gjate diktatures dhe pas saje.Kete besoj se nuk e ve kush nedyshim. Po ju garantoj se edhe procedurat e aplikimit e testimit te aprovuar nga Qeveria Rama nuk kane per te sjellur ndonje risi pervec nderrimit te ngjyrave ne administraten publike sic rendom ka ndollur pas cdo rotacioni pushteti pergjate 23 viteve te fundit.
    Te shohim si do reagoje z Rama ndaj sugjerimeve te Gjykates se Strasburgut per respektimin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi kryesisht ne fushen e pronsise. Me mbajtjen ne kembe te agjensise shteterore ALUZIN ku veprimtaria e kesaj agjensie shteterore eshte me objekt antikushtetues pasi ne asnje vend te botes demokratike grabitja nuk mundet qe te klasifikohet e ligjshme me vendime qeveritare nuk besoj se ka per te qullosor gje edhe ne kete drejtim mjaft sensibel dhe te rendesishem per shoqerine shqiptare ku vete deklaroje ne Parlamet se 8 mije jete njerzish jane marre pergjate 23 viteve ku baze te konfliktit kane pasur ceshtjen e pronsise.
    Nese i shtojme kesaje gjendje edhe kompromisin ne kuader te heshtjes dhe mosveprimit te z Rama dhe Qeverise se tije me veprimtari madhore kriminale gjate ushrimit te mandatit te tije qeverises per Ramen ka filluar numrimi mbrapsht . Nese jo te jeni te sigurte se cdo dite qe do kaloje bilanci negativ vetem do te thellohet deri sa te mbytet ne batakun e krijuar nga antiligji.
    Nuk mendoj se eshte domosdoshmeri z Mero me shkrimet e tije per ti bere skanerin qeverisjes Rama. Te fokusohes ne demokratizimin e opozites si alternative e pushtetit nuk eshte gabim dhe pune pa mend por kur nuk e ke shkruajtur nje rresht per jeten e brendeshme te Partise Socialise ne prag te pushtetit apo gjat ketyre muaj qeverisje nuk me duket shume e moralshme. Nese Partia Demokratike ka nisur nje proces ringritje e rifreskimi te strukturave te saja gjithsesi me ngadalsi te pajustifikueshme a pyet kush nese kryetari Rama pa mandat a ka mbledhur per tete muaj ndonje strukture te Partise Socialiste pervec grupit parlamentar?
    Per vete rendesine qe kane veprimet dhe mosveprimet e mazhorances qeverisese ne jeten e tere shoqerise shqiptare , analistet, gazetaret e tere ata qe ulen ne tastieren e kompjuterit se pari duhen te fokusohen ne veprimtarine e qeverise, parlamentit, presidentit e institucioneve kushtetuese pastaj te zbresin tek opozita.
    Natyrshem tek opozita duhet te fokusohen demokratet qe ta riperterinje partine e tyre dhe jo vetem kaq por te mundohen ta bien partine e tyre ne fokusin e publikut.
    Kur partia opozitare arrin te jete plotesisht ne fokusin e publikut, analisteve , gazetareve gjer tek komentuesit e faqeve online atehere opozita eshte ne prag te kthimit te pushtetit.

    1. dr. Mentar Meleku says:

      KOMENTUESI SQEPARI ESHTE SPIUN I SERBISE DHE I SALISE ?

      i nderuar Skypion qe ke ndrruar nick-un si puna e atij transeksualit te kosoves Kujtim Shehu -Edona Jons.

      E lexova komentin tuaj dhe cfare parashtroni jane te sakta ne qofte se ka shtet ne shqiperi qe fatkeqesisht nuk egziston sot per sot.

      Per Edi Ramen dhe Mero Bazen mund te mbush nje liber me kritika dhe te argumentoj shume faje te tyre por ata nuk mund ti akuzoj per krimin e vrasjes,krimin e tradhetise,krimin e perdhunimit te kufomave dhe te jetimeve te tyre per te cilet banda 2B ka kryer qindra te tilla.

      Edi Ramen,Ilir Meten dhe Mero Bazen une i akuzoj se po tradhetojne barbarisht voten e 23 qershorit te 2013 qe ishte per ndeshkimin e bandes Lulzim Berisha dhe jo te merren me pasarala televizive ku me e neveritura ishte dje kur i kendonit Likes:
      KUSH E HEDH VALLEN I PARI
      ILIR META NGA SKRAPARI…
      qe per mua eshte nje koqe kandari qe e kane lene ustallaret e huaj per te “ballancuar” dhe pajtuar izraelitet agersive te PD me palestinezet e pjerdhur te PS

      Kaq merhuma po tregohen PS-istat sa qe nuk shkarkojne dot grekofilin Kristaq Gervenin ne bruksel,nuk heqin dot kriminelin Visha Ajazi,nuk heqin dot spiunin Mal berisha ne Londer,nuk heqin dot naziskinin Neritan Ceka nga roma dhe po i tall nje handikapat si bujar nishani me ate bidonin e llalles si prokuror.

      Asnjehere pas 23 qershorit “trimi” Edi Rama nuk ka kerkuar te ndiqet penalisht berisha & luli si kriminele per qindra vepra horror te tyre qe jane me poshte:
      remzi hoxha
      kosta trebicka
      fatmir xhindi
      komunari ne kukes
      oficeri shikut
      gjyqtari konomi
      viktimat e gerdecit
      protestuesit e 21 janarit
      zhdukja e fisit haklajve
      nxjerrja ne prite e azemhajdarit
      vrasja e 10 komisareve te policise
      vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
      ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
      1800 te vrare me kanun
      prishjen e qeverise stabilitetit 91′
      fronezimi i janullatusit
      aderimi ne konferencen islamike pa referedum
      sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
      furnizimi me nafte i milloshevicit
      vjedhjen e votimeve te 96′
      rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
      rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
      grushti i shtetit shtator 98′
      impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
      miratimi i varrezave te ushtareve greke
      injorimi total i ceshtjes came
      shitja e detit jon
      implikimi me ligjin e plehrave
      vjedhje e votimeve ne 2009
      masakra e 21 janarit
      vjedhja e votimeve 2011
      perdhosja e luftes N.CL
      glorifikimi i satrapit zog
      deklarata qe kemi gjak turku.
      Shitja e resurseve strategjike
      lidhja me mafiozet e podestes
      parlameti i ri
      stadiumi i ri
      xhamia e re
      rruga e Arberit
      rrethrrotullimi ne unaze
      h/c skavices
      h/c devollit
      mullinjte e eres ne karaburun
      centrale atomike per tu bere superfuqi
      hekurudha tirane-pekin
      superfuqi arroresh
      mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
      deshtimi i censusit
      vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
      shitja e hidrocentraleve
      shitja mafjoze e armatimeve
      shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
      deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
      linja e tramvajit Lulit ne tirane
      shqiperia 1-euro
      denoncimi i Hysen Shoshorit
      denoncimi i Margarira Kostaqit
      tjetersimi mafjoz i Shqup-it
      tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
      tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
      ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
      cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
      perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
      lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
      mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
      poshtrimi i Jon Withersit
      poshtrimi i Arvizuse
      loja me LHL
      eleminimi Sokol Olldashit
      …..ka dhe qindra krime te tjere
      Qe I nderpresim per aresye vendi dhe kohe
      Prandaj mor rrote Sqepari ne kete pike jemi dakort qe Rama por dhe Mero nuk po kerkojne te denohet banda 2B

      23 QERSHORI 2013 NUK ISHTE RROTACJON PUSHTETI POR REVOLUCJON ME VOTE PER TE RREZUAR DHE DENUAR MONSTREN BERISHE.

      MOS DENIMI I TIJ DO JETE VEPER KRIMINALE E PS-LSI,DO JETE NJE DISKRETITIM PER EUROATLLANTIKET DHE NJE NDERIM PER FIGUREN E ENVER HOXHES.

      1. Xhaja says:

        Respekte dr
        Eshte e thjesht kane ndryshuar hajdutet
        Iken pederastet erdhen lesbiket
        U votuan te lsi qe te mbronin vendin e punes ish hajdutat e pedes
        Pra I bie socialisti thjeshte ja futi vetes dy here
        Ndersa pede-rat nga dasma ne honeymoon
        Sua vret dot sedren hajdutet skan te tille

  9. kasemi says:

    Urrejtja kjo dukuri e inferioritetit te ka pushtuar,
    o tamam plaku Mero.Kerkon opozite serioze me nje pozite alla eskursioniste qe si rralle ndonje qeveri nuk lodhen duke thene “Do te bejme reforme,do te… ” Qeveria kjo qe eshte i ka numrat e ka armiqsine me opoziten qe nuk ka lene dalje pa ju skermitur ku qenka civilizimi, toleranca. Me shkruajt letra eshte kollaj po me mire vazhdoni PUNEN e leni LLAFET.
    Dhe ti plaku Mero mos rrif uje ne havan se behesh qesharak.

  10. Treviso says:

    Partia Demokratike me nje lider kriminel dhe hajdut, mendoni se do te beje opozite? As mos e mendoni. Partia Demokratike duhet te shperbehet dhe te rioganizohet nga baza.

  11. Lala says:

    I dhe uje gomarit, te ftohte apo te ngohte…..mero ka dale ilaci i flokeve, flitet qe po te kesh floke ke dhe mend.

  12. nuri says:

    Perse duhet pare gjithcka me skepticizem dhe paragjykim. Pergjigjia e Bashes momentalisht duhet pershendetur. Analiza mbi seriozitetin dhe sinqeritetin e paleve le te behet pas zhvillimit dhe qendrimit te tyre ne takim.

  13. EURO MALOKU says:

    KJO NGJAN SI KERCIM PUPTHI

  14. Aljor says:

    As mos prisni gje,klyshi i rrahur as te kuisi nuk di,pale te lehi jo se jo.E ku le larua te haje balua.

  15. Shefqet says:

    O Z. Mero, ty mundohesh te gjesh racionalen midis rreshtave te nje letre qe s’ishte gje tjeter vecse nje pergjigje aq e ngarkuar politikisht dhe me ironi sa te therrnin syte kur e lexoje dhe te cahej timpani i vesheve kur e degjoje.
    Jo se ishte me e mire letra e Rames, jo! Por ajo kish krijuar dhe shfrytezonte avantazhin e te qenurit i pari.
    Shkathtesia shperblehet ne politike.
    Te dy, ndoshta por me shume ky i vogli mbetet “PREMATURE”.
    Te pershendes Mero.
    Ma bej hallall bezdine e komentit tim, mendo se jemi nen peshen e lodhjes politike qe na shkaktojne perdite keta “TOCA”.

  16. lala says:

    Shpesh urrejtja verbon sytë, dhe nuk e kuptojmë se jeta është e perbërë nga momente, momente që nuk duhet humbur. Çfarë ndodhë,,, kurrë nuk përsëritet njesoj! ti more zoteri MERO ke nje problem te madh, ti si zog katunari nuk ke shikim me lart se te mbrapmet e bagetive qe siq duket ke kullotur ne femijeri,sa turp per tiranen e shtypin shqiptar qe ti ke mbete me kriju opinione.ne mirepresim nje liber per femijerine tende MERO dhe per pederastine e afirmuar qe i ri! besoj se nuk e quan fyerje te te them diqka te vertete nga femijeria yte e lavdishme? Dhimbja ishte shumë e fortë, ajo ishte si një zjarr nga brenda, nuk ka ujë qe eshte në gjendje për të shuar zjarrin brenda teje. Fjalët janë të nevojshme . vazhdo keshtu se bishti i qenin nuk drejtohet KURRE.!

  17. ali says:

    Vertete te besohet qe kjo pergjigje e Bashes te jete bere pa pelqimin e Berishes ?! Kete s’e besoj kurre !

  18. . says:

    kush eshte mbesa e lule hollandezes

  19. Ariu nga Korabi says:

    N.q.se Lulzim Basha, do të dalë para Drejtësisë shqiptare për krimet që ka bërë, (gjë që vet nuk e besoj) atëhere kjo do të thotë se e braktisën “padronët”…Në të kundërt, (gjë që ka më shumë shanse) priteni që shumë shpejt “baba-padrinoja”, ta bëjë Kryeministër…E them këtë, sepse dihet mirë që “baba-padrinos” nuk i plasi me nder b…., për Shqipërinë e shqiptarët (siç besojnë disa idiotë mediokër), por shikon vetëm interesin e tij…

  20. gjon says:

    LE TE PUTHEN…..LE TE PUTHEN POLITIKANET..SOCIALIST E DEMOKRATE….KA KENDUAR KENGETARJA KOSOVARE GILI.

  21. Myslims says:

    Z. Baze!
    A mundet te shpjegohesh se perse nuk ke asnje lajm per ate festen e mbremshme te barkderrave qe harxhojne 200 000 euro per tu jargavitur ne ditelindjen e Ilir Metes kur mijera njerez vuajne per buken e gojes….si nuk ju vjen turp apo nuk mundesh se do te behesh drejtor i rtsh….nuk do te behesh sepse nuk te lejon djali i kryeministrit sepse ne ate menyre si ti ja ke share dhe perdhosur emrin e se emes do te kishte te drejte shume me teper sepse ne cfaredo rrethanash njeriu ne gjene qe nuk fal eshte nena e tij

  22. Hak-laj says:

    mesazh per Sali Skypion Berishen.

    Zoti kriminel…

    Mos leh si qen blogjesh interneti kunder Rames,Metes e company se po te jete per ju qe neser merrni pushtetin me pushtat e tu te mamurrasit dhe te bukoshit.Edhe ata jane legena si puna juaj por nuk vrasin dhe nuk shkelin as kanunin as ligjet e shtetit.Mos ki hallin e spiunit Lulzibashicit por shiqo e ruej veten se e ke pas koke.
    Jeni ju qe keni hyre ne gjak me familje shqiptare si asnje drejtues shteti ne bote,biles as ne Afrike ne fiset Zulu nuk ndodh kjo Dhe mos kujto se ka gjak pa u lare se ju jo vetem qe keni vrare pas shpine por keni perdhosur varret,keni terrorizuar femijet,pleqte dhe grate e fisit dhe keni shkulur me buldozer dhe dinami themelet.Ne nje fare menyre keni denuar me vdekje veten tuaj dhe egzekutimi eshte vetem ceshtje kohe.
    Kemi dëgjuar prej 15 vjetesh, që Sali Berisha vishet me antiplumb. Shkak nuk është frika nga fëmijët e kopshteve dhe punonjësit e administratës, por sipas burimeve nga brenda eskortës së tij, frika e Berishës ka lidhje me historinë e tij të përgjakur me familjen “Haklaj”. Ka qenë Sali Berisha, personi i cili, thjeshtë dhe vetëm për egoizëm e cinizëm katundaresk, për të mos parë si “komandant” përveç vetes, askënd nga fiset apo njerëzit e Tropojës, ka sulmuar fisin “Haklaj”, i cili në vitet 1990-1999, u shfaq si fis dominues në Tropojë. Për aq vite, sa Haklajt ishin gjallë dhe sundonin në Tropojë, për aq vite ka zgjatur dhe dueli mes tyre e Sali Berishës. Asnjë palë nuk ka hapur rrugë. Ndërsa Berisha kishte fuqinë e pushtetit dhe përdoret SHIK, polici, prokurori, gjykata e burgje, Haklajt kishin vetëm burrërinë dhe nevojën për të jetuar të qetë.
    Ndërsa Berisha, duke përdorur intrigat, i fuste në hasmëri e kurthe me pushtetin dhe spiunët e tij të paguar e instruktuar për përçarje, Haklajt vriteshin një e nga një në atentate. Kaq ka mjaftuar, që Berisha t’i skedonte si armiq Haklajt, ndërsa Haklajt të shpallnin armiqësinë e përjetshme me Sali Berishën. Prej 22 vitesh, Sali Berisha nuk e ka hequr dhe nuk e heq dot mendjen nga Haklajt, duke përjetuar ankthin e hakmarrjes së tyre mbi veten dhe fëmijët. Ata i bëhen si hije dhe në gjumë. Tashmë, Sali Berisha është shtuar shumë në numër, si familje. Por edhe Haklajt paçka se të shuar krejt deri në vitin 2000, të mbeturit gjallë tashmë janë rritur e janë shtuar. Berisha e përjeton këtë realitet të frikshëm psikologjik, ndaj dhe vishet me anti plumb, ndaj dhe shoqëron familjen me forca të shumta speciale edhe kur shkon në plazh. Ai është futur “në gjak” me Haklajt dhe sipas zakonit, Berisha e di se çfarë ndodh, qoftë edhe pas 100 vitesh, siç njeh shumë raste hakmarrjeje shqiptare kanunore.
    Konflikti Berishaj-Haklaj 14 të vrarë qe nga 97’ta …kush e ka rradhen i pari per te lare kete gjak? ??????

  23. EKUJLIBRI says:

    O MERO SI NUK BERE PER 6 MUAJ NJE SHKRIM PER ANTILIGJIN .ANTISHTETIN,PER SITUATEN EKONOMIKE,PER PAPUNESINE POR E KE NISUR DHE PO E MBARON ME SALIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. 最新 ラブドール

    ラブドール 私たちはボランティアの集まりであり、私たちのコミュニティでまったく新しいスキームを開始しています。あなたのウェブサイトは、取り組むべき貴重な情報を私たちに提供してくれました。あなたは手ごわい仕事をしました、そして私たちのグループ全体があなたに感謝するかもしれません。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje