Telendisja e SHISH

19 Mars 2014, 21:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Për gati një muaj, SHISH është vënë në qendër të debatit publik, për shkak të akuzave se ai ka qenë jashtë loje në informimin e veprimtarive terroriste, siç janë sulmet me tritol, ka qenë jobashkëpunues në rastin e celulave xhihadiste dhe se ka qenë furnizues i opozitës me materiale kundër qeverisë, sidomos lidhur me emërimet e reja.

Debati u kthye pak nga pak në një fushatë kundër SHISH, që lidhet shumë me biografinë e drejtorit të SHISH, i cili u ndodh para Komisionit të Sigurisë në Kuvend, pa certifikatë sigurie, dhe një sërë problemesh të mbartura nga e kaluara.

Në të vërtetë SHISH ka pasur një konflikt me politikën në Shqipëri vazhdimisht. Deri në vitin 1997, ish- SHIK, i drejtuar nga Gazidede, u perceptua si një përndjekës i opozitës dhe në fakt nuk është se nuk merrej me atë punë. Pas vitit 1997, opozita sërish e akuzoi SHISH, dhe sidomos Fatos Klosin, për përndjekje të saj. Kulmi u arrit me vrasjen e Azem Hajdarit. Më pas Klosi pati fatin e keq të ishte në konflikt dhe me kryeministrat socialistë, Majko, Meta e Nano derisa e shkarkuan në vitin 2002, pas një marrëveshje Nano- Berisha.

Prej vitit 2003, në të vërtetë SHISH doli nga debati poltik në Shqipëri. Emërimi i Hysenajt dhe më pas i Shaqirit në krye të SHISH, mbylli debatin politik rreth tij, dhe për gati dhjetë vjet ka qenë institucion i paprekshëm nga politika. Prej vitit 2005, Berisha bëri disa herë përpjekje ta fuste nën kontroll, por vëmendja e shtuar e SHBA ndaj tij, dhe mungesa e votave, e penguan.

Gjithçka u zhbë në vitin 2012, kur Bujar Nishani, letrën e parë që firmosi, ishte ndryshimi i drejtorit të SHISH.

Emërimi i Ajazit u prit me skepticizëm nga SHBA, e cila reagoi qysh në mesditë për dyshimet e saj rreth emërimit dhe procedurës, dhe më pas nga ish- opozita e asaj kohe.

Bujar Nishani e justifikoi aktin e emërimit duke theksuar se emërimi është vullnet i kryeministrit dhe ai nuk mund ta pengojë.

Rikthimi i debatit poltik për SHISH, tashmë nuk tregon se ka vetëm një vullnet politik të shumicës për të ndryshuar kreun e SHISH, por ka një qëndrim politik të presidentit për ta mbrojtur atë, jo si institucion të pavarur, por si institucion të PD-së. Nishani nuk i qëndron më deklaratës së tij që kryetari i SHISH është vullnet i kryeministrit, siç u justifikua ditën që emëroi Visho Ajazin, dhe po ashtu nuk pranon asnjë kritikë në adresë të tij, dhe ato që janë të faktuara.

Pra, tani nuk bëhet fjalë më për një dëshirë të njëanshme të qeverisë socialiste për të pasur njeriun e vet në krye të SHISH, por për një vullnet politik edhe të presidentit për të bërë betejë politike me kryetarin e SHISH.

E gjithë kjo në të vërtetë po e telendis në një farë mënyre insitucionin më të rëndësishëm të inteligjencës në Shqipëri, që ka peshë në sigurinë tonë kombëtare. Pas dhjetë vitesh, SHISH po i rikthehet prapë debatit politik dhe po bëhet pjesë e tij, duke folur për shërbime partiake. Shumica është gati ta telendisë atë deri në fund, duke u kapur që nga detaje sa formale, aq dhe të rëndësishme siç është certifikata e sigurisë apo dyshtetësia e tij, dhe deri tek dyshimet se ai ka vënë institucionin në dispozicion të opozitës, duke përgjuar ministra në mënyrë të paligjshme.

Nëse kjo situatë vazhdon gjatë, telendisja e SHISH do të vazhdojë dhe ne do të kemi përditë e më shumë një institucion të dobët, ku gjysma do të raportojë tek Berisha e gjysma tek Rama. Kjo nuk është serioze. SHISH është sot më i politizuar se kurrë dhe më i lakmuar se kurrë nga debati politik. Kësaj situate i duhet dhënë fund sa më shpejt. Ose shumica të shkarkojë Visho Ajazin përmes një mocioni për shkak të veprimtarisë së tij politike dhe problemeve të tjera që ka, duke ia lënë në derë Bujar Nishanit, ose ta mbyllë këtë debat dhe ta konsiderojë SHISH si një zyrë përgjimi të PD-së dhe ta dublojë punën e tij në dobi të shtetit me institucione të tjera. Duke folur kaq gjatë dhe kaq politikisht për SHISH, dhe sikur të mos ishte aq politik, ai ka humbur tashmë besueshmërinë për të qenë një institucion kushtetues mbi palët. Thjesht është “telendisur”, dhe si i tillë, është i padobishëm.

35 komente në “Telendisja e SHISH”

  1. futja kot says:

    me intereson instityucioni prandaj mendoj se eshte nje sitate e pa precedente dhe ka nje ruge te shpetoje shish-in:
    -E pa precedent pasi ka dale ne media puna e SHISH: eshte a po nuk eshte produktive ???
    -E pa precedent pasi po sulmohen strukturat ne qender e baze ; diskutohet Punojne apo rine ????
    =E pa precedente:pasi po demtohet besushmeria dhe bashkpunimi me ministrin e brendeshme dhe institucionet e tjera sidomos kur deklarohet qe informacionete dhena prej tij nuk jan te verteta.
    -E pa precedent : personalishte sulmohet drejtorti i SHISH dhe nese nuk mer certifikaten e sigurise demtohet vet Ai per te ardhmen si i pa besueshem.
    -E pa precedent pasi nese Drejtoret e pare te shkarkuar me dhune i kan dale ne mbrojtje partneret tan Stradegjike. Kete Drejtor nuk po i del as nje ne mbrojtje PERVEC OPOZITES.
    -Ka edhe te tjera……..
    KA nje RUGE
    1- Dorheqja per te shpetuar veten dhe institucionin panvaresishte se cfar mund te mendohet.
    KJO NUK DUHET TE VONOHET PASI DEMTON SHUME PUNEN NE TEREN.

    1. Alban Dalia says:

      Pyes veten:

      A do e haje Visho si Gazidede,
      apo do e kurseje baca Sali?

      http://goo.gl/PpYFHx

    2. Skypion says:

      Per gati nje muaj,SHISH eshte vene ne fokus te sulmeve te papra te maxhorances ne pushtet,me qellim venien ne kontroll te tij.
      Per gati nje muaj,SHISH eshte bere target i sulmeve te paskrupullta te medias se pushtetit,me qellim manipulimin e opinionit publik per te justifikuar goditjen e radhes ndaj nje institucioni kushtetues.
      Akuzat ndaj tij tradhetojne qellimin e mbrapshte qe ka kjo maxhorance per uzurpimin e institucioneve te pavarura.Per nga natyra e tyre,menyrat sesi leshohen,taktika sesi pasojne njera tjetren ,jane identike me ato ndaj ILDKP-se dhe AMA-s,por edhe me rastet e shembjeve te bujshme me tritol.
      E gjithe kjo fushate qeveritare,per uzurpimin e institucioneve,paraprihet nga “indinjata e opinionit publik”,ku rolin kyc e ka media e pushtetit me analistet e saj.Jane keta qe, fillimisht e vene institucionin e shenjuar per tu uzurpuar ne qender te opinionit publik;me pas kjo pasohet nga ndermarrja e hapave administrative nga Qeveria,te cilet hapa pasohen nga hapa te tjere “ligjore” deri ne shtenjen ne dore te institucionit te shenjuar.
      Sesa antiligjore jane keto sulme te maxhorances,kete na e tregon Gjykata Kushtetuese,e cila si kurre me pare,ne nje kohe kaq te shkurter,ne fillim te mandatit qeverises,rrezon keto akte te Qeverise.Sesa imorale jane keto sulme,kete na e deshmon menyra sesi i bejne akuzat,sesi i alternojne ato,sesi heqin dora nga akuzat e para,per t’u leshuar pas te dytave,qe me pas t’i braktisin e dhe keto per t’u lene vend akuzave te treta, e keshtu me radhe.Imoralitetin e ketyre sulmeve,e ve me ne pah media mercenare,e cila ka detyren e perpunimit te opinionit publik,trushpelarjen e tij,me qellim justifikimin e veprimtarise antiligjore te maxhorances.
      E gjithe kjo shemti qe permenda me lart,ndodhi dhe po ndodh me SHISH.U bene disa akuza ne fillim-rane;u bene te tjera-edhe ato rane.Rane,sepse SHISH ,perkunder akuzes se maxhorances per mosinformim,ne fakt na paskesh informuar;perkunder akuzes per pergjim te paligjshem,na paska bere detyren,e cila detyre eshte rutine,dhe qe nuk ka te beje aspak me shpifjen per pergjime zyrtaresh,por per verifikime te figures te parashikuara me ligj,si nje detyrim institucional.Rane te gjitha keto akuza,dhe sic ndodh perhere ne te tilla raste,sulmet degradojne deri ne idiotesi.
      Nje e tille idiotesi eshte “argumenti” se Presidenti,kur na paskesh dekretuar Ajazin,paskej perdorur si argument kompetencat e Kryeministrit;dhe,meqe i paskesh perdorur atehere,sipas logjikes idiote te ketyre sharlataneve,ai po luan me dy standarde;keshtuqe,ai duhet t’i permbahet vetem nje standardi: atij te parit;t’ia leje ne dore Kryeministrit,dmth Rames,se c’duhet bere me SHISH!
      Mirepo,shejtanbudallenjte,harrojne se qendrimin e dikurshem te Presidentit Nishani,e kane sulmuar si antiligjor dhe ne shkelje te Kushtetutes,e me kete qe thone sot,i kerkojne atij te shkele persedyti ligjin(kjo eshte arsyeja se, pse te gjithe thone qe,socialistet kane juriste mizerabel)!!!…
      Natyrisht,qe edhe ky “argument” ka rene qe kur e qiten ne drite shejtanbudallenjte e Rames.
      Por,nuk mbaron me kaq.Pushteti i sotem,ka dy lloje shejtanbudallenjsh;ata qe heqin dore,dhe ata qe nuk dorezohen.Nga keta te fundit eshte edhe analisti yne i nderuar,i cili,pas gjithe ketyre “argumenteve”,ka nje “argument” te tijin origjinal:SHISH eshte politizuar duke u bere pjese e debatit publik dhe,prandaj Rama duhet te vere dore per ta c’politizuar ate…!”Argumenti” i analistit tone flet vete,prandaj,No comment!

      1. populli says:

        Skypioni – Alias Hoxha (ish kandiadati per President) nuk do e kete marre rrogen e plote sepse ka moderuar gjuhen. Skypioni te thote dicka per nenshtetesine e Vishos. Skypioni te thote dicka per te kaluaren e Vishos. Skypioni te thote dicka (se do vije ora te thuhen zyrtarisht) se ku i derguar Vishua shumicen e informacioneve sensitive, sidomos pas 23 Qershorit 2013. Skypioni te thote dicka se sa celula me orientime te ndryshme ka ne vete SHISH-in. Etj…..Do i vije ora e do thuhen, po pastaj cfare do thote Skypi?

        1. berti says:

          i nderuar popull

          ke shume te drejte per kete skyrbythje

          ne fillim e sulmonin shume komentues por tani nuk ja var njeri se dihet cfare thote:rama eshte sociopat,mero eshte me ramen,komentuesit jane idiote te dobishem e keshtu me rradhe.

          ishte nje dr claus qe i vinte hakut ketij qeni te pavlovit por dhe ai nuk merret me te se i ka vene diagnozen.

          pershendetje popull por kisha nje sugjerim:

          mos ja var teneqen dhe e di pse ?

          i ben komente vetes ne pseudonime te ndryshme si puna e ketij EPIRIIII-it ketu poshte kembeve te mia.

          tung!

        2. Po,Po says:

          Pervec ketyre qe thote “Populli”,per Vishon kane shume rezerva edhe aleatet tane ne NATO.Kete ja thane troc zonjes Kodheli ne mbledhjen e fundit ne Bruksel.Qysh ne fillim,ata kane dyshuar se ky person eshte vene ne sherbim te agjensive te huaja Lindore (Sllave,te cileve u sherben dhe Saliu me Lulin))dhe punon per llogari te tyre. Por “Skypioni” eshte poshte nivelit te felliqesirave te rendomta dhe nuk mund te kuptohet e vleresohet si shqiptar.

      2. Pirro says:

        O Skypion,
        Lexo blogjet qe te marresh vesh opinionin public.

    3. EPIRIIIIIIII says:

      Perrsonalisht Mendoj se me Mir qe SHISH dhe KryeSpiuni jane te Djathte. keshtu KONTROLLOHET dhe RUHET me Mir Shteti nga Pushtetaret e Babzitur te Majte e te Djathte. Rama ne rast se kerkon te bej Shtet me RILINDJEN qe pretendoi duhet te lere ne krye V.Ajazin dhe ai te Publikoje a me shume Politikan dhe Punonjes shteti te Inkriminuar dhe me Ndjekje Penale. Ky eshte 1 FAT per Ramen nese VERTET do te ndertoje Shtet te Mirfillte.

      1. Zhelefina says:

        Ja dhe “Kali i Trojes” nga lagja Pllake e Athines,e nxori koken.Nuk thone kot,qe “Ujku mjegull do” . Pra,me mire djalli brenda,se sa djepi bosh . Keta dushmane te japin dhe “mend”,me gjith gomarin qe po na ngordh.

  2. Shish Qebapi says:

    Per sa kohe do te mbahen te mbyllura dhe nuk do te hapen dosjet e bashkepunetoreve te ish-sigurimit te shtetit asnjehere nuk do te kemi nje institucion kushtetues mbi palet. Besueshmeria e pavaresise politike te “shish-qebapit” ka qene dhe ka mbetur nje zero me bisht.

    1. -.-.-. ! says:

      Zoti “Shishqebap”,edhe une me mendimin tuaj jam: Te hapen dosjet e sigurimit te shtetit,por te mos hapen kurre dosjet qe ai sigurim ndiqte si spiune te armiqve shekullore te rraces shqiptare , Nuk di,a te kam kuptuar drejt.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Skema e funksionimit te pushtetit te Berishes duhet te çmontohet,po qe se deshirojme ta largojme ate nga politika e mbrapshte anti integruese.
    Vitet e qendrimit ne pushtet,emerimet e militanteve “paraushtarak”ne te gjitha institucionet e “pavarura” tregojne se Berisha nuk ka hequr dore nga endera e tij per te patur pushtet mbreteror ne Shqiperi.
    Politika bajate qe degjonim sot nga “kuqua” per gjoja ekuiliber te pushteteve te pavarura,ishin perpjekje per mbrojtjen me cdo kusht te pushtetit berishjan.
    Po te rreshtosh insitucionet e “pavarura” si dhe titullaret e tyre,do kemi nje rresht kamikazesh te PD-s,qe jane te gatshem ti vene tritolin jo vetem Shqiperise por dhe integrimit te saj.
    Ka kohe qe SHISH ka marre emerin SHISH(PD),deklaratat per “mbrojtjen” e ketij institucioni te “pavarur” kane firmen e ushtar Nishanit,por ne fakt jane te urdheruara nga “Komandanti” i dorhequr i PD-s,Berisha.

  4. Shish, eshte ne sherbim te agjensive te huaja, dhe dem te shqiptareve.
    Nuk duhen shume llafe per te folur per kete organizate islamike antishqiptare,pik !

  5. tourkofagos says:

    hahahahaha,TELESHISH……….
    E shikon mo Zikeeeeeeee,nuk mbahen gyzelet ne SHISH se e bejne pershish……pune korrakesh.

  6. kel ukaj says:

    O Mero Vellaj! Nuk eshte SHISH per sigurine kombetare, ai duhet mbyllur fare. Nuk sherben asgje? Me beni Mua KM ta reformoj shtetin nga baza deri tek Presidenti. Nuk po te tregoj se çfare bej por SHISH, KLSH, dhe Ushtrine i fshij fare. Nuk kam nevoje per SHISH e çfare sekretesh ka, thashetheme. Me gjej nje krim qe ka zbuluar? Me duhet nje polici e forte dhe eshte e mjaftueshme. Ushtrine? Via! S’kane shqiptaret as tradite dhe as duhet gje ushtria, ajo nuk ruajti armet ne magazine, nuk eshte ne gjendje te demontoje armet. Via! Via nga NATO! KLSH eshte nje organizem komunist qe nuk ben asgje vetem kontrollon dietat. Via! Ndertoj nje Guardia di Finance shqiptare qe te kete ndermjet te tjerave detyre, krimin ekonomik, mafiozet e politikes, e dekleratat e te ardhurave te te gjithe qytetareve dhe pasurise se tyre. Ketu ne Europe bejme deklarim te ardhurash e pasurie çdo vit e Ju me duket se e doni shqiperine Europe.

    1. Tiransi says:

      O Kel,Ti vertet qenke per Presidente ose Kryeminister ,po pse nuk na ke thne more burre i dheut,po ne paskemi vuajtur kote keto vite.Nqs te gjejme se ku je do te marrim dhe urgjence ne Presidence.
      Aferim te qofte,se me sa shoh as se si lidhet gomari nuk di,as te gjesh se me c’fare ngjyre kalohet ne semafor.Si mjere ne me c’fare niveli perballemi.

  7. Konica says:

    Editorialet e Bazes jane te sakta dhe objektive ne te shumten e rasteve. Pervec si ne kete rast, ku Baze, sic duket, me koshience te plote, ka zgjedhur te beje analistin partizan. Nese gjate kohes se Berishes II, SHISH na qenkesh depolitizuar, perse Baze nuk ben thirrje qe edhe kete radhe Socialistet ta lene SHISH ne pune te vete?! Apo nuk i dalin llogarite mire?! Sa kohe qe SHISH nuk perdoret per punera dhe larje hesapesh politike, SHISH dhe drejtori i tij duhen lere te punojne. Si mendon Baze…cfare do ndodhte me SHISH nese Edi Rama do vinte nje te tijin????

    1. -.-.-. ! says:

      O “Konica”,qenke fare lolo.Ne se je vertet kaq i trashe,eshte me mire te mos flasesh,se sa te nxjerresh nga goja budallalleqe.”Lerja ujlkut melcite ne qafe,qe te punojne si ekip,per llogari te UDB-se e KGB-se,me leket e taksapaguesve shqiptare.A e more vesh foton qe i derguan zyrtare te NATO-s presidentit Nishani,qe e zene gafil Vishon (tend) duke i takuar ne Pakistan me spiunen ruse ?!

  8. N/A says:

    Tani te jemi te qarte e te ndershem me veteveten e me te tjeret. Se pari SHISH, sherbimi informativ i shtetit cfare do te thote eshte per shtetin e ne funksion te shtetit e jo te pushtetit.
    Tani ndonje i thekur e pa shume mend do thote po mire mazhoranca pra pushteti ka ardhur te ndertoje shtet.
    Po por kjo eshte e vertete vjet ne Shtator 2013 e jo sivjet ne Mars 2014
    Po cfare ka ndryshuar ne objektivin qeverises. Shume gjera kane ndollur dhe per nje shqiptar normal qe nuk e ka pasion politiken pergjate tere ketyre muajve kane ndollur disa gjera mjaft te rendesishme.
    U aprovua ndertimi i linjes se interkonjeksionit me Kosoven me parate e bankes Gjermane e partner Fasllicin gje qe kjo mazhorance nuk ka lene gje pa thene per te si mafioz e kontrabandist i pushtetit te Berishe pergjate pothuaj gjithe mandatit te Berishes si Kryeminister.
    Kryeministri Rama ne turravrapin e tije per te vendosur kontrollin e qeverise mbi teritorin krijoje INUKUn dhe rrezimin e dyte realizojne pallatin e vjerrit te kreut te opozites pa pritur verdiktin e sistemit te drejtesise megjithse ministri i tije Tahiri e kishte cuar dosjen ne prokurori.
    Dhe nuk u jaftua me kaq por nxorri rreth 5 miljon dollare nga thesari i shpuar i shtetit per te paguar tenantet e pallatit te rrezuar duke nxituar per ti hedhur doren ne qafe Kryetarit te Bashkise Vlore . Nese ai pallat i ka lejet e jashteligjshme veprimtarine antiligjore e ka zhvilluar Krytari socialist Gjika.
    Ne diten e pare te qeverisjes se tije Rama nxitoje te nxjerri aktin normativ per e nderhyre ne ligjin konsensual te shermimit civil duke nxjerre njerzit nga puna ne administraten publike.
    Vendimet e Gykates Kushtetuese me kryetar te zgjedhur nga Rama per aktin normativ te Qeverise dhe INUKUn ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise ben qe veprimtaria kryesore e Qeverise Rama per kontrollin e territorit e reformen ne administraten publike defenitivisht jane veprimtari antikushtetuese.
    Kjo eshte ne planin e brendeshem por nese i shtojme largimin e Toni Blerit se bashku me zyren e tije nga Tirana e Qeveria Rama dhe distanca e krijuar me administraten Amerikane atehere Rama jo vetem nuk e ka ndermend te ndertoje shtet por po shkatrron edhe ate pak shtet qe ka ekzistuar.
    Megjithate sic e thashe edhe ne fillim ,per te qene i ndershem me veten nuk mundesh te thuash se institucionet kushtetuese jane tersist ne sherbim te shtetit te pandikuar nga politika ku ndermjet tyre eshte edhe SHISH.
    Nese Rama ka ndermend ta zevendesoje drejtorin aktual te SHISHit me nje Fatos Klos tjeter atehere eshte me mire te vazhdoje ky qe eshte fundi demokracia fiton nje precedent pozitiv se me ndrshiet e pushtetit nuk preken institucionet kushtetuese.
    Megjithate nese z Rama e ka serizisht e ne sherbim te shtetit ceshtjen e SHISHit atehere duhet te konsultohet paraprakisht me institucionin e NATOs dhe partneret Amerikane per te gjetur nje person vertete ne sherbim te Shqiperise Euro-Atllantike. Nuk kemi degjuar gje ne kete drejtim pervecse nje sulmi imoral me njerz te degjeneruar si Spartak Braho

  9. feniks says:

    Situata e SHISH-it eshte nje SKANDAL I PA PRECEDENT ne bote qe prej me shume se 1 SHEKULL!!!
    Eshte PA AFTESI TOTALE e nje MAZHORANCE qeverisese,qe nuk arrin te vleresoje DEMET E MEDHA POLITIKE DHE AGJENTURORE,qe sjell nje VEPRIMTARI KAQ E HAPUR KRIMINALE DHE ANTIKUSHTETUESE e nje institucioni te rendesishem te SIGURISE KOMBETARE,duke i bere KARSHILLEK nje shteti te tere!!!
    Kjo mazhorance tregon se ka ne perberje te saj JURISTE AQ TE DOBET TEORIKISHT E PRAKTIKISHT,qe nuk dine apo nuk guxojne t’i formulojne SHQETESIMET E VETE institucioneve nderkombetare!!!
    Ne Shqiperi ekziston nje SHTET I FUQISHEM PARALEL,ne perberje te te cilit jane:
    1-PRESIDENTI I REPUBLIKES!
    2-Keshilli i Larte i Drejtesise!
    3-Prokurori i Pergjithshem!!
    4-Gjykatat e te gjitha niveleve!
    5-Gjykata Kushtetuese!
    6-Mbi 80% e kuadrove te administrates Civile!
    7-40-50% e Pushtetit Vendor!
    8-Te gjithe POLICET,GARDISTET,etj te liruar nga reforma e fundit!!!
    9-Nje ushtri kriminale nen komanden e Berishes nga KAMZA,BATHORJA,MAMURRASI,LACI,TROPOJA,KUKESI,DIBRA etj,te gatshem per t’i vene TRITOLIN SHTETIT NE CDO MOMENT!!!
    10-Nje PASURI KOLOSALE ne duart e ish PUSHTETAREVE me ne krye Sali Berishen,qe e BRABITEN vendin kaq hapur me vendime qeverie,sa QEVERIA E SOTME,TOTALISHT E PA AFTE DHE E PA MBESHTETUR NGA ORGANIZMAT NDERKOMBETARE TE SPECIALIZUAR,NUK DI SE SI TA KAPE KRIMIN E KRIMINELIN PER “FYTI” ndonese Berisha u ben karshillek kur thote se “KETU JAM!ME KAPNI PO MUNDET!”!!!

  10. albani says:

    Ky institucio nuk ka qene asnjehere institucio ne sherbim te Kombit. Ky ka qene nje sektor pune private qe paguhet me buxhetin e shtetit. Deri tani, qe nga viti 1992-1997, dhe deri kur Visho Ajazai eshte emeruar drejtor, ka qene ne sherbim te plote te Sali Berishes, dhe Sali Berisha ne kete rast jo si kryeminister, por si shtetas, si nje njeri. Visho Ajazi nuk eshte vene ne ate post per t’i sherbyer shoqerise, por Sali Berishes: te perpunoje dhe te gjurmoje opoziten dhe kreun e opozites, ministrat dhe deputetet e te dy kraheve, qe Sali Berisha t’i kishte nen kontroll dhe t’i kercenonte me meteriale kompromentues, sic ka bere deri tani dhe vazhdon te beje. Madje, edhe presidenti,si kryetr shteti, nuk mnerr as 1/10 e informacionit qe merr Sali Berisha. Problemi tjeter eshte se Sali Beriisha di te gjithe rrjetin informativ te SHISH-it, dhe emrat dhe pseudonimet e tyre i ka ne shtepi (nje kopje e mban vete dhe nje kopje UDB-ja). Ja ky eshte SHISH-i i sotem. Shkurt Visho Ajazi nuk punon per shtetin, por per Sali Berishen. Pervec krimeve qe ka bere ne kohen e Bashkim Gazidedes.

  11. nik says:

    Si ore Mero ta dubloje shumica SHIK-un me institucione te tjera. Kush do paguaje per kete dublim? Takspaguesit shqiptare. SHIK duhet te jete ne sherbim te shqiptareve e jo te serbeve e ruseve miq te Berishes. Ajazi duhet larguar menjehere jo vetem se eshte partiak por se ka nenshtetesi te nje shteti te huaj.

  12. hetusi says:

    Kete Ajazin me shpejt do ta kishte shkarkuar Aneta se sa ky djali i saj i vettrembur nga plakushi i vicidollit…

    Me pat frike nga nga cuni i shpifur i sakarozes eshte si me pat frike nga hija e leprit…

  13. Mirjan says:

    Mero,
    je i sakte ne renditjen e fakteve, por lexoje me vemendje, problemet filojne gjithmone kur eshte e majta ne pushtet, e djathta e la rehat Bahriun, asnjehere nuk dolen shkresat ne media,asnjehere nuk shpifen kunder tij, apo nuk folen megjithese kishin plot, asnjehere nuk bene sulme te ulta kunder familjes se tij, dhe asnjehere nuk organizuan te gjithe median a nje krahu per te pregatitur opinionin se gjoja aty nuk punohet etj etj. Pra, e majta kerkon zoterimin e ketij institucioni duke e konsideruar si vazhdim te Sigurimit te Shtetit dhe mendon se ka legjitimitet mbi te dhe askush tjeter nuk duhet ta drejtoje. Thelloju pak Mero dhe filloje qe me emerimin e Inspektores se Pergjithshme, do gjesh material interesant per gazeten tende…

  14. dajti says:

    Shumica e SHISH tani jane spiunet e shpellarit ashtu si edhe ne vitet e ndryresires fundamentaliste gazdede ne vitet 92-97 kur shikasit vetem spiunonin Partine Socialiste dhe pergjonin kush lexon gazeten zeri i popullit. Turp per pd-ne qe na mashtroi ne 92-shin me demokraci dhe beri me keq se sigurimi i shtetit i diktatures.
    Sa per siguri kombetare……te vjen per te qeshur kur mendon se ajo eshte ne duart e shpelles se epokes se gurit. Me mire mos e kemi.

    1. sh q i p says:

      ka apo nuk ka nje problem real me sh.i.sh? vetem ketu duhet fokusuar çeshtja. te gjitha te tjerat jane vajtime kukumjaçkash. jo kapje e institucioneve, jo ta ve nen kontroll, etj. gjepura, humbje kohe dhe rrahje uji ne hava. sikur ne rastet e tjera , ate te i.l.k. d.p., a.m.a., reformimi i doganave, tatimeve, policise se shtetit, administrates se militanteve injorante e pa integritet, k.l.d. partiake, deri te presidenti qe nuk perfaqson unifikimin e popullit. do beja nje pyetje per disa karagjoze alla 55sa e balliut. po ju mendoni se 65% e shqipetareve votuan per te mbajtur ne kembe strukturat e kalbura nga korrupsioni e paaftesia? apo mendoni se qeveria e re do realizoje programin e saj me njerez qe nuk i binden ligjit por saliut. duhet te jeni teper te mefshte kur ngrini argumente kaq te cekta e mediokre. kuptohet se ndokujt ketu i ka ngecur hala e peshkut e nuk po gjen derman. po gjithsesi do ti kaloje. do ti kaloje me kalimin e kohes, me hapjen e syve duke pare se si ndertohet shteti. po do ti kaloje teresisht kur ta shohin veten sa çereku i asaj qe jane tani. u dashka ndalur”sulmi” ndaj sh.i.sh. po pse, anuk ka probleme te sigurise kombetare? a nuk perben problem per agjenturat qe paguhen nga shteti tere ky arsenal tritoli. po per trafiqet e pa ligjshme, droga , nafta, arme te shitura ne shtete qe jane nen embargo. po cila eshte atehere puna qe bejne keta . te marrin rrogen e te spiunojne shtetin? te vene ne dyshim tere bazen e mardhenieve me partneret strategjike. a mund te me shpjegoje ndonje nga ju komentuesit e mesiperm, se ç’duhet te beje qeveria me institucione inezistente e ne kundravajtje te hapur me ligjet e ketij vendi? per ju dordolece te shpifur, qe me mire preferoni eren qe kuterbon dynjane te sali berishes e klanit te tij; per çfare na duhet kryetarja e a.m.as kur pirateria ben kerdine e kerkush nuk nderhyn. kur njerezit uzurpojne zyrat e shtetit pa mandat? po per ke e keni fjalen ju mjerane te pedes, per xhuken? po sa ministra hetoi kjo femer ? po nuk kuptojme . brukseli kur ben thirrje per reformatim te istitucioneve, per luften kunder korrupsionit, flet keshtu sa per shou? po pse ju genjen mendja ore njerez mjerane? per ke qani tani, per breçanin apo kuliqin, per policet qe fiksi i kapi me presh ne dore? apo per gjyqtare e prokurore qe edhe parat s’dine ti numerojne. per kete administrate qe perveç detyres per te çvatur e per te dale ne mitingje nuk ishte e afte te bente asgje tjeter. ndersa kulmin e deshperimit tuaj do ta lidhja me ca njerez kukulla qe i kurdisin sa per te llomotitur ne parlament apo tv. njeriu me jelek antiplumb e ndjen si po i rreshket toka nen kembe. ai do te kapet diku. dhe ja perdor ca qaramane qe as hundet e tyre s’dine te pastrojne. leshon tufen e zagareve qe tere keto vite u hidhte nga nje kocke per ta lepire. e keta si kamikazet islamike jane gati te hidhen ne ere bashke me shtetin qe i mban. keta nuk vene tritol ne brez, jo, keta vrasin me shpifje, me balte, me genjeshtra alla 55sa. se fundi desha tu kujtoj ketyre nostalgjikeve te shtetit te bananes; ne nje lufte ndermjet te mires e se keqes prevalon gjithnje e mira. ju hordhite anadollake te injorances, mund vetem ta vononi integrimin, po kurrsesi ta pengoni.

  15. xho says:

    AS SHIKU..AS PS-LSI..AS PD ME BANDEN 2B NUK JANE TE TELENDISUR

    ATO QE JANE TE TELENDISUR,TE POSHTRUAR,TE PERDHOSUR JANE 1 MILJON VOTUESIT E 23 QERSHORIT 2013 QINDRA MIJRA SHQIPTARE JASHTE VENDIT QE SOT NDJEHEN TE TRADHETUAR BARBARISHT NGA EDI RAMA QE KA CELSAT E KASHTES OSE ESHTE ME BOLE TE SHTERNGUARA NGA NDERKOMBETARET.

    ISHTE GJEJA ME E LEHTE TE DEBOHEJ VISHO AJAZI BRENDA 24 ORESH ME CEREMONI QE PARA DISA MUAJSH DHE JO TE ARRIHEJ NE KETE SITUATE TEJET BANALE .

    JANE ME QINDRA FAKTE QE KA NE DORE PS-LSI PER TE FLAKUR EDHE PSE JO PER TA DENONCUAR VISHO PORDHEN NE ORGANET E DREJTESISE

    PSE NDODH KJO ?

    -Vishinsk eshte emri orgjinal i tijqe eshte ai i dipllomatit dhe prokurorit sovjetik(prosecutor of Joseph Stalin’s Moscow trials and in the Nuremberg trials.) Ky emer ka qene i perhapur ne shqiperi jo shume ne familje te lidhura shume me sistemin e asaj kohe sidomos ushtaraket qe simpatizonin USSR atehere.
    -Vishinsku rrjedh nga një familje oficerësh me origjinë nga Kukësi. Ka lindur në Shkodër, por familja është zhvendosur më pas në Tiranë. Në vitin 1976 ka nisur studimet në fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, famijarisht kane qene te lidhur shume me sistemin dhe emrimi,veprimtaria dhe “studimet kompjuterike” per pak veta qe e njohin misteriozin Visha mendojne se ishte nje “hero i heshtur” njelloj Pal Melyshi qe pas 1992 u dorzua ne zbulimet e huaja.
    -Vishinsku dergohet ne Barcelone nga kompetentet per tu certifikuar si” spy master” ne shkencat komjuterike dhe pas mbarimit te “studimeve” i dhurojne
    portofolin e shefit të kundërzbulimit në Ministrinë e Jashtme dhe drejtorit
    “inteligjent” ne shikun e Gazidedes.Ekspertet e situatave politike e quajne vishon “Gjarperin me Syze” ne eleminimin e kundershtareve politike,ne votimet e 1996 dhe ne masakrat 1997-1997.
    Duke ditur veprimtarine e tij superkriminale largohet sic u larguan bashkpuntoret e fashizmit ne 1944 dhe e mbajti frymen ne Kanada.Atje merr shtetesine duke bere betimin:Betohem se unë do te jem përkrahës dhe do t’i tregoj besnikërinë e vërtetë Madhërisë se saj, Mbretëreshës Elizabet II, Mbretëreshë e Kanadasë, trashëgimtarëve dhe pasardhësve te saj dhe se unë me besnikëri do te respektoj ligjet e Kanadasë dhe do te përmbush detyrat e mia si qytetar kanadez”
    Emrimi ne krye te Shik-ut ten je personi qe ka punuar ne shik-un criminal te Sali Gazidedes dhe duke qene 12 vjet I larguar nga shqiperia dhe aq me teper me neshtetesi kanadeze eshte jo vetem poshtrim I kushtetutes por dhe I nje llogjike minimale.Eshte e frikeshme te mendojme qe ne nje vend te Natos te ndodhin keto gjera qe te kujtojne histori me agjente oo7 .Ose agjenti Vishnisk do jete super men per ta “adhuruar” ose aleanca atllantike e ka braktisur shqiperine duke e kthyer ne nje WC te saj.
    Rasti I takimit te Vishinskut me Ollgen ruse ku sipas këtyre burimeve konfidencjale, kreu i spiunazhit shqiptar, ne maj 2103, ka njoftuar vartësit për zhvillimin e një vizite në Katar, vizitë e cila është kamufluar me çështjet e punës. Nga Katari, Visho Lika ka udhëtuar në mënyrë të fshehtë drejt Pakistanit, ku është takuar me Ollgën. Vizita, e zhvilluar para zgjedhjeve të 23 Qershorit, është dekonspiruar, pasi shërbimet e huaja sekrete kanë konfirmuar lëvizjet e kreut të SHISH me një provë të pakundërshtueshme, që është fotografia, e cila qëndron në tavolinën e Buajt Nishanit.
    Para pak ditesh Nikoll Lesi akuzon direkt Visho Ajazin si drejtues personal ne shkaterrimin dhe djegjen e gazetes Koha Jone ne 1997 dhe kerkoi nisjen e hetimeve.Edhe N.Lesi eshte burre i keq dhe i perdale por po thote nje fakt trondites qe Visho Ajazi ka qene ne Gestapon e Berishes dhe Gazidedes dhe kaq mjafton qe te meret i pandehur dhe jo te lejohet ne Shik.
    Shtrohet pyetja a eshte vishinsku nje personazh si te filmi “CILI JENI JU ZOTI SORGE” dhe po luan me tre porta ku dihet se gjithmone golat I ha populli shqiptar.
    Eshte kulmi I kulmeve qe gjithe kopeja e ujqerve te Sali Gazidedes ne pozicjonet kyce drejtuese te shikut naziskin te 1992-1997 jane riemruar muajt e fundit ne makinerine e gestapos se Visho Ajazit.
    Ja ne dhjetra dokumete te diteve te fundit qe Shik i Vishos eshte kthyer ne nje organizta e terroriste pergjuese e provokuese ne cdo pike nevralgjike te qeverise,parlamentit e deri te doganat dhe grupet e tritolit qe drejtotohen nga duart e megakriminelit berishe.Biles jane future deri ne bllogjet e komenteve ku emra te tille si Skypion jane rezerviste gazidedas per te zhurmuar opozitarin dhe kundershtarin me te betuar te berishes atdhetarin Mero Baze qe I prish gjumin edhe naten dinastise kriminale te berishajve.
    Persa me lart kuptohet qe Berisha po ben maksimumin ekstrem per ti shpetuar ndeshkimit shembullor dhe nuk mund te akuzohet kurre nje krimnel qe perpiqet ti shpetoje drejtesise qe po e ndjek 20 vjet me rradhe.E perseris qe serberisha eshte kriminel por jo fajtor.
    Fajtore per krimet e berishes jane qendrimet hipokrite te dipllomacise dhe sherbimeve secrete adriatiko-atllantike te aleateve tane pak te nderuar dhe te impotences kriminale te dyshes Rama-Meta qe jo vetem po mbrojne berishen( hapur apo te maskuar) nga ndeshkimi por dhe po urinojne mbi miljon votuesit e 23 qershorit 2013.Nuk eshte secret te themi qe dora misterioze e Visho Ajazit eshte zgjatur deri ne filmimet “e prishura” te 21 janarit 2011 per kete merite eshte vendosur ne karriken e kryespiunit per te mbrojtur me cdo kusht burrin e shtetit te nje ambasdori qe eshte transformuar ne nje nenpunes qe sheh endrra me 21 janare.Eshte hera e pare qe mund te them se fitorja ne votimet e 23 qershorit 2013 eshte tradhetuar keq ose eshte luajtur komedi.
    Ne vend qe krimineli visho ajazi te ishte i denuar ne burg me banden 2B
    po ndodh e kunderta:Ato po bejne ligjin.Ghithe bota po “qan” hallin e Krimese
    se po pushtohet me kenge e me valle kurse ne jemi me keq:Jemi te poshtruar dhe te perdhosur qe cdo lloj pushtimi nga cdo lloj shteti do ishte lule perpara ketyre krimineleve te djeshem dhe te sotem qe po tallen me ate popull.

    R.I.P ALBANIA

    1. pellazg 100% says:

      Cfare kane bere me shume dhe me keq “sigurimsat” ne kohen e Enverit?
      Nderime Xho, por Shqiperia jone eshte bere per te ardhur keq.

  16. favelas bidonvil says:

    Sherbimet sekrete ne shqiperi kane falimentuar prej 24 vitesh.Madje sot nuk ka asnje sekret te shtetit shqiptar qe nuk e njeh cdokush.Pordhokracia e 24 viteve te fundit na la pa breke dhe pa asnje sekret te shtepise sone te perbashket ,shqiperise.Ne rradhe te pare organizimi i shtetit do seriozitet maksimal qe per fat te keq asnje force dhe liderr i 24 viteve te fundit nuk e zoteron ,ne ate mase qe mund ti sherbeje te gjitheve.Si ne cdo fushe tjeter te organizimit te strukturave te shtetit ,ekonomise dhe jetes politike mbizoteron amatorizmi.na e rrofshi.

  17. Malo says:

    Visho Ajazi duhet shkarkuar nje ore e me pare. Ai eshte bashkefajtor ne krime me te ndierin Gazidede. Me kerkesen e tij ne 1997 ne nje dite te veteme jane arrestuar nje numur i konsiderueshem ish ushtarakesh, pa asnje motiv dhe ne kundershtim te plote me ligjin. Sot ai eshte bere nje qender e grumbullimit te elementeve qe mendon se do sjellin perseri ne pushtet Sali berishen, duke strehuer te SHISH trafikante, kriminel, dhe njerez te pa denje per te punuar ne nje organ informativ. Si i tille duhet te largohet sa me pare. Fakti qe nuk po jep doreheqje tregon se ose eshte i inkriminuar thellesishte, ose ka frike se e likujdon Berisha. Sido qe te jete tregon se eshte nje person pa dinjitet dhe i pa afte per te marre vendime dhe eshte caktuar ne ate post ne rolin e sherbetorit servil.

  18. Shqiptari i vertete. says:

    Vallahi kur analizon ky si i thone more Skypioni,nuk e di se çfar me mblidhet dhe me vjen per te vjelle,po pse do te thoni ju?
    Sepse çdo gje qe shpreh vetem ne dem te kombit shqiptar dhe se çfar ngaterron poshte dhe larte nuk ja merr veshe njeri.
    Ky duhet te jete ndonje deputet por famoze ne bythelepirje prane kryetarit te vertete ne mos qofte vete ai se sipas shprehjeve me te njenjejtin ide dhe stil vetem ai eshte shume i dallushem ,qe flete dhe flete por fare pa nje ide dhe me te vetmin qellim denigrimin e shqiperise .Po po dhe ai mund te jete ose na nje koqe tjeter aty verdalle qe lexon mendimin e tije.TURP.

  19. sos says:

    Trekendeshi i Bermudes ne Shqiperi

    1-Serbo-malazezi Sali
    2-Hollandezi Lul
    3-Kanadazi Visho

    Eshte kriminale deri satanike dëshira për pushtet absolut mbi të gjitha institucionet e ish-kryekriminelit Sali Berisha, del si shkak kryesor i gjithë ndryshimeve ligjore në drejtim të institucioneve të sigurisë. Arsyeja ishte e thjeshtë, të vendoste aty njeriun e besuar me çdo kusht. Njeriu i tij në SHISH, Visho Ajazi Lika, ndodhet në një situatë që e krijoi vetë ai. “Kanadezi” në shërbim të Berishës, ndërtim pa leje. Kështu e përmbledh Isaraj këtë situatë. Sipas tij, me ardhjen në pushtet të Berishës, standardet e sigurisë janë cenuar dhe interpretuar në funksion të interesave personale për pushtet.
    Këto ditë gjendemi para situatës paradoksale që drejtori i SHISH-it nuk është i pajisur certifikatën e sigurisë. Cilat janë standardet e sigurisë dhe kriteret për lëshimin e certifikatave për zyrtarët? Pse Visho Ajazi Lika nuk e ka një të tillë? A ka rol Berisha në këtë histori?
    Visho Ajazi Lika është emëruar Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit me dekretin nr. 7736, datë 09.08.2012, të Presidentit të Republikës. Nuk ishte prurje e re në këtë shërbim, pasi në periudhën shtator 1994-korrik 1997, punoi aty si Drejtor i Shërbimit të Jashtëm, e më pas u largua në Kanada. Përpara se Visho Ajazi Lika të emërohej në atë detyrë, Sali Berisha kishte hedhur disa hapa përpara, për të mos u kaluar, në “luftën” e tij politike me Bahri Shaqirin. Këto veprime ligjore dhe nënligjore që fillojnë në maj të vitit 2006 dhe përfundojnë në mars 2012, bënë të mundur “futjen” në dorën politike të Sali Berishës të disa organeve përgjegjëse në fushën e informacionit të klasifikuar, të kontrollit të pastërtisë si dhe certifikimit të sigurisë.
    Ne ligjin nr. 9541, datë 22.05.2006, Berisha ndryshoi “të drejtën e njohjes me informacionin e klasifikuar” duke futur koncepte të paqarta si “nevojë për njohje informacioni për përmbushjen e interesave dhe qëllimeve të ligjshme”, “nënshkrimi i një marrëveshjeje për mosekspozimin e informacionit”, “personi ka garanci sigurie”, etj.
    Me VKM-në nr. 388, datë 28.6.2007, Sali Berisha mori të drejtën për të lëshuar “certifikatën e sigurisë” të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit te Klasifikuar (DSIK), pranë Këshillit të Ministrave, e ndryshoi në pikat 3,4 dhe 5, duke kërkuar që, “lëshimi i “Certifikatës së sigurisë” bëhet pasi të kryhet verifikimi i pastërtisë së figurës, përmes procedurave, që garantojnë paanshmëri, balancim të interesave dhe moscenim të dinjitetit të personit”. Po aty ai miratoi se, “DSIK-ja ka të drejtë t’u kërkojë informacion për verifikimin e pastërtisë së figurës Shërbimit Informativ të Shtetit, Shërbimit Informativ Ushtarak, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Shtetit, organeve të drejtësisë, të financave dhe ministrive e institucioneve të tjera shtetërore, që i gjykon të nevojshme.
    “Certifikata e sigurisë” lëshohet në bazë të vlerësimit të përshtatshmërisë me detyrën, besnikërisë ndaj Republikës së Shqipërisë, ndikimit të jashtëm, figurës dhe qëndrimit moral, sjelljes personale, sjelljes ndaj drogës e alkoolit, gjendjes financiare, qëndrimit ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik, gjendjes mendore e qëndrimit ndaj informacionit të klasifikuar.” I papërmbajtur, Sali Berisha shfuqizoi dhe pikën e 5-të të VKMsë së mëparshme, e cila përjashtonte disa funksione të larta të shtetit, duke filluar nga Presidenti e poshtë, nga detyrimi i “verifikimit të pastërtisë së figurës”. Së fundi, me ligjin nr. 25/2012, datë 15 mars 2012, DSIK-ja, nga një institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, u kthye “si institucion në varësi të Kryeministrit”. Kjo plotfuqi politike e Sali Berishës, që atëherë “theu” stekën ndërkombëtare të Bahri Shaqirit, tani për fatkeqësinë e pushtetit që iku, i rri si shkelje flagrante ligjore të ardhmes së Visho Ajazi Likës.
    Por, Sali Berisha mbetet i qartë në përzgjedhjen e shërbëtoreve të pushtetit të tij dhe jo të shtetit. Dje, kur Berisha dëgjonte opozitën e kohës që fliste për shtetësinë kanadeze të Vishës, ai qeshte dhe nënvizonte pikat e shtetësisë kanadeze, me të drejtat si: “parandalimin e rrezikut për t’u dëbuar nga Kanadaja (nëse subjekti ka lindur jashtë Kanadasë, por është e natyralizuar)”, “lejimin për të jetuar jashtë Kanadasë për një kohë të pacaktuar duke e ruajtur të drejtën e kthimit”, etj. Sot Drejtori i SHISH-it, Visho Ajazi Lika, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore të miratuara nga pushteti i Sali Berishës, është i paaftë ligjërisht të grumbullojë dhe shpërndajë informacion të klasifikuar. Visho Ajazi Lika, sipas Sali Berishës, nuk ka të verifikuar pastërtinë e figurës, sipas procedurës që kërkon ligji dhe nuk gëzon certifikatën e sigurisë.
    Një veprim, gjithashtu i rrallë, ka protagonist presidentin, i cili ka ftuar kryetarin e opozitës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. A ka një shpjegim juridik, pse Basha merr pjesë në këtë mbledhje?
    Sipas Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”, për marrjen e vendimeve të rëndësishme që ka në përgjegjësi, Presidenti këshillohet me “Këshillin e Sigurimit Kombëtar”. “Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës”, i cili nuk merr vendime dhe ku diskutohet sipas rendit të ditës, si rregull me dyer të mbyllura. Anëtarë të Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë: Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Rendit Publik, Ministri i Pushtetit Vendor, Ministri i Financave, Ministri i Transportit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror. Presidenti, thotë ligji, sipas çështjeve që diskutohen,”… mund të ftojë në mbledhje edhe persona të tjerë si kryetarë të komisioneve të përhershme parlamentare, ministra, drejtues të institucioneve qendrore shtetërore, etj….”
    Pra, sipas ligjit, mbetet në zgjedhjen e Presidentit ftesa për “etj…”, kur ai vlerëson se “etj…”, është profesionalisht i aftë të diskutojë dhe japë mendime për “çështje të politikës së sigurimit, të politikës së mbrojtjes, të armëkontrollit dhe për të gjitha çështjet e sigurisë e të mbrojtjes”. Nuk e di, çfarë do të bëjë Kryeministri Rama nëse shkon në këtë mbledhje. Gjëja e parë që ai mund të kërkojë aty, sipas ligjit që ka bërë Sali Berisha, është ekzistenca e certifikatës së sigurisë nga Presidenti deri tek “Etj.” e opozitës.
    “Shërbimi Informativ Shtetëror bashkëpunon me institucionet e tjera shtetërore në zbatim të ligjit të vetë organik, duke u dhënë informacion deri në atë masë që lejon mbrojtja e burimeve dhe e metodave të punës. Po sipas ligjit, për të realizuar qëllimin në funksion të sigurisë kombëtare, Shërbimi Informativ Shtetëror, bashkërendon dhe drejton punën për grumbullimin e shkëmbimin e informacionit me shërbimet informative të strukturave të tjera shtetërore, të parashikuara me ligj. Në këtë rast, unë nuk gjenden arsyen ligjore, të mungesës së bashkëpunimit midis Shërbimit Informativ Shtetëror e Policisë së Shtetit si dhe mungesën e bashkërendimit dhe drejtimit të punës nga Shërbimi Informativ Shtetëror me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme.
    Ekzistenca e mungesës së bashkëpunimit dhe bashkëveprimit institucional në këtë rast, jo vetëm është shkelje e detyrimeve ligjore, por sjellë pasoja të rënda në çështje të sigurisë kombëtare”, prandaj kanadezi Ajaz duhet debuar me ceremoni nga Shik-u ose tja kendojme kengen Edi Rames
    “RA RAMA NGA FIKU SE JA FUTI SHIKU…”

  20. .Tomorri says:

    Shqipetare degjoni dhe mbani veshe:
    ——————————————
    Ne se ato qe shkruan ai me pseudonimin “xho” do analizohen thelle une mendoj se aty brenda kemi shume te verteteta,pse, sepse ky qe shkruan ne fakt te le te kuptoshe se njeh jo pak punen e shikut dhe nga kendveshtrimi i tij, i gabuare ose neser fajtor do te dale Rama -Meta por mos harrojme edhe nje miljone shqiptare qe ju dhane voten.
    Pyes: A ka ndonje burre apo grua qe ne shqiperi te kuptoje idete dhe taktikat e Edi Rames?
    Ne se ka per sa lejohet te qartesohen,por te mbroshe Sali Berishen hapur kjo nuk mund te falet kurren e kurres sepse Sali Berisha eshte vertete KREMINEL dhe jo fajtore qe te tille mund te jene Rama -Meta.
    Gjithsesi punet duhet te merren serozishte per ate çfar shikojme dhe çfar degjojme.Ne kete drejtim Qeveria duhet te shkundet mire dhe seriozishte,ndryshje perseri Saliu do te na mbije ne dere per ato qe shkrusi i mesiperm i ve te gjitha ne dukje.Neser do te analizojme se kush ka ndihmuare dhe ndihmon Sali Berishen eshte disa here me KREMINEL se ai dhe pastaj Saliu na kthehet ne fajtor.

  21. Iremila says:

    Nga 1990 Shqiperia ka qene han!Ka hyre derri e dosa.Kur D.FAZLLIC MERRTE PJESE NE KESHILLIN E MBROJTJE i ftuare nga kryeagjenti serb sali ram berisha pa ju dridhur qerpiku.Mendoj se visho ajazi do te jete paksa shqiptar.

  22. doktor frojdi says:

    Eleminoni spiunët e Visho Ajazit që i kemi mes nesh, SKYPION SPIUNIN.Izoloni SKYPION spiunin që ka për detyrë të bëjë diversion dhe shpifje në media.Ju tashmë e kini identifikuar.Mos perdorni tritolin siç perdor ai,por vetëm diskretitojeni si qënie e ulet, k/të plehrë të shoqërisë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje