Krahasimi i gënjeshtërt me Kosovën dhe Bosnjen

17 Mars 2014, 20:59Editorial TEMA

Nga Bernard- Henri Levy

 

Për krizën ukrainase dhe grabitjen e Krimesë, për referendumin grotesk që po imponon Putini dhe që Europa po rri dhe e vështron pa thënë asnjë fjalë, dëgjohen dy argumenta që duhet të çmontohen me urgjencë.

1. Përse banorët e Krimesë nuk duhet të kenë të drejtën që të vendosin për fatin e tyre? Dhe nëse për nga gjuha ata ndihen “vëllezër” të popullit rus, nëse ndiejnë që kanë më shumë afërsi me vendin e Putinit se sa atë të Robert Schumannit dhe Vaclav Havelit, në emër të kujt gjëje duhet t’u kundërvihemi?

2. Bosnja… Kosova… A nuk janë dy raste të vetëvendosjes, të pranuar nga komuniteti ndërkombëtar? Dhe të njëjtët persona, përfshi mua vetë, që njëzetë vite më parë mbështetën të drejtën e boshnjakëve dhe kosovarëve që të marrin në duar fatin e tyre, si mund t’ia mohojnë sot Krimesë?

Argumentit të parë mund t’i kundërvihesh duke thënë se të pushtosh territorin të cilit i kërkon njëkohësisht të shprehet për të ardhmen e vet, të dërgosh 30 mijë ushtarë, të rrethosh kazermat e tij dhe të terrorizosh popullsinë, është një mënyrë shumë e cuditshme për të përgatitur vetëvendosjen. Mund të kundërshtosh edhe duke thënë që të organizosh një referendum është një operacion kompleks, që nënkupton një logjistikë, vendvotime, lista elektorale të denja për këtë emër, vëzhgues dhe, sidoqoftë, një fushatë elektorale. Dhe të pretendosh të përgatisësh gjithcka brenda tetë ditëve, nën autoritetin e një qeverie kukull dhe me dhunë, tingëllon në rastin më të mirë një farsë, dhe në rastin më të keq, një akt force. Në fund mund të kundërshtohet që, edhe pa akte force, edhe pa trupa pushtues, edhe po të ishte gjetur koha për të organizuar një fushatë elektorale dhe një debat, një referendum i ngjashëm, nëse Europa do ta miratonte do të kishte pasoja apokaliptike: si do të përgjigjemi nëse, me këtë precedent, baskët spanjollë dhe francezë do të shpallnin bashkimin e tyre? Nëse hungarezët e Transilvanisë, shqiptarët e Maqedonisë, turqit e Bullgarisë, rusofonët e vendeve balltike, flamingët e Belgjikës do të shfrytëzonin një shembull të tillë, për të kërkuar edhe ata një ndryshim të vendit të cilit i përkasin?

Rrimë e vështrojmë, edhe pse janë të gjitha tema me një rëndësi jo të vogël. Në fakt, nacionalizmi gjuhësor është më tinzari nga të gjithë. Eshtë një nacionalizëm joqytetar, i bazuar mbi demonët e këqinj të diferencializmit. Dhe pa patur nevojë të përmendim sudetët, të ribashkuar me Gjermaninë në bazë të po këtij nacionalizmi gjuhësor pak përpara se Hitleri të pushtonte Çekosllovakinë, është e qartë që nëse bëjmë lëshim ndaj Putinit në lidhje me Krimenë do të thotë të provokojmë një valë goditjesh: asnjë kufi në Europë, nuk do të ishte më as i sigurtë, as i pranuar dhe do të dëmtonte, pak nga pak, ekuilibrin e kontinentit.

Sa për argumentin e dytë, ai është edhe më absurd. Dhe në gojën e vëzhguesve dhe komentatorëve me mend, edhe i papranueshëm. Të harrojmë rastin e Bosnjes, që nuk kuptoj se si mund të përmendet duke qenë se, pasi kaloi bing bangu që ishte rënia e komunizmit, në Jugosllavi dhe në gjithë Europën, sfida ishte dhe është edhe sot, të pengohet ajo që na kërkojnë ta miratojmë në Krime: shkëputja e serbëve të Republika Srpska dhe ribashkimi i tyre me “vëllanë e madh” aneksionist serb.

Në Kosovë, është e vërtetë që, ata që thonë se janë sot kundër aktit të forcës të Rusisë dhe në favor të integritetit të Ukrainës, janë po të njëjtët që pranuan, apo edhe nxitën, vullnetin për pavarësi të Prishtinës: po si mund të guxohet të bëhet një krahasim mes dy situatave? Si mund të injorohet fakti që komuniteti ndërkombëtar iu bashkua kauzës për pavarësi të kosovarëve vetëm pas një dekade spastrim etnik, masakra civile në shkallë të gjerë dhe pas dëbimit të më shumë se 800 mijë grave dhe burrave, krimi i vetëm i të cilëve ishte se kishin lindur myslimanë? Me fjalë të tjera, cfarë lidhjeje ekziston mes një Miloshevici që, në momentin e vdekjes së tij, po gjykohej në Gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit, dhe drejtuesve të një Ukraine të re ushtarët e të cilës, në pamje që kanë bërë xhiron e botës, sfidojnë duarbosh, në mënyrë paqësore, ushtarët rusë, të armatosur deri në dhëmbë që zbarkonin në Sevastopul?

Për ne, europianët e Europës së lirë, elementi diskriminues është i qartë. Eshtë normale të mos hidhesh në favor të një nacionalizmi kundër një nacionalizmi konkurrues por, sërish, është thjeshtë në favor të të drejtës së popujve që të mos masakrohen dhe kundër asaj të despotëve që të masakrojnë popullin e tyre.

Njëra nga të dyja. Ose rreziku ekziston. Ç’të thuhet? Masakra ka nisur tashmë. Po, ka nisur si në Kosovë, duke sakatuar, u prerë kokën apo ekzekutuar me një plumb pas qafe banorët e fshatrave të tërë. Atëherë po, kemi arsye të forta të ndërhyjmë për t’i dhënë fund kasaphanës.

Ose rreziku nuk ekziston. Përkatësia e flamingëve në Belgjikë apo popullit të Krimesë në Ukrainë nuk kërcënon aspak integritetin e tyre fizik dhe lirinë. Detyra jonë, dhe në të njëjtën kohë interesi ynë, do të ishte të bënim cdo gjë për t’u kujdesur për respektin e kufijve që do të garantonin, të drejtën e popujve.

I duhet thënë po mbrojtjes së popujve. I duhet thënë jo projektit imperialist putinian për t’i vënë zjarrin shtëpisë tonë Europë.

35 komente në “Krahasimi i gënjeshtërt me Kosovën dhe Bosnjen”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Rusia para se te flase per Krimene,duhet te njohe Kosoven !

    1. Sever says:

      Keta jane monstra te propagandes…te papare jane, skam c’them.

      Te pushtetosh nje territor me 30 mije ushtare?
      – Kushi i numeroje? Rusia thote se ka 16 mije ushtare ne Krime dhe ka te drejte te mbaje deri me 25.000.
      – Te terrorizosh popullsine e krimese…?
      A keni pare ne kronike ndonje njeri te terrorizuar ne Krime keto jave? Kam degjuar Tartaret e Krimese qe thone se nuk u pelqen Putini (po ky nuk u pelqen as shume Rusve) po te terrorizuar nuk dukeshin. Pyesni sa myslimane jetojne ne Moske sot.

      Krima nuk ka nevoje per precedent, ka qene pjese e RUSISE historikisht. A kane te drejte minorancat e tjera ne Evrope te bejne nje referendum te tille, pyet ky? – Po patjeter, ne rast se do kercenoheshin nga nje Qeveri ultra-nacionaliste si ajo qe erdhi ne pushtet me dhune ne Kiev, patjeter qe kane.

      Po pse spastrimi etnik dhe lufta te jep te drejten e Referendumit legjitim??? Dmth. Rusia duhet te priste qe Ruset e Krimese te shtypeshin nga ushtria Ukraines – pastaj Referendumi do justifikohej si ne Kosove?

      “Masakra ka nisur tashme” – thote anal-isti.
      Ne Krime deri tani nuk eshte vrare e plagosur asnjeri. Ama jane vrare 2 civile Rus ne Krahkov ne lindje te Ukraines nga neo-nazistet o organizates ‘sektori i djathte’. A e di anal-isti ne fjale se sa Police kane vrare dhe plagosur direkt me plumba protestusit e KIEVIT?

      -Projekti Imperialist Putinian???
      Ore a nuk ishte ky Putini qe terhoqi nga Gjeorgjia trupat…pikerisht kur rrugen per ne Tbilisi e kishte te lire?

      Oooo Tema, nese doni te jeni pro-SHBA me zor, gjeni dicka me dinjitoze se kjo palo-analize me mashtrime dhe lufte-nxitese. Me qe ra fjala shkruani psh. cfare tha ne Parlamentin Gjerman, kundershtari i Merkel, 2 dite me pare ?

      1. elinor says:

        Nuk e dija se Putin kishte mesuar shqip! Ky sever i paska permbytur lajmet per Krimean me komente ne mbrojtje te Rusise.

      2. alban says:

        A je i semur o psikopat apo… Krimea ka qen e tatareve dhe jo e ruseve. Ruset i kan masakruar dhe deportuar si e provoj serbia mbi shqiptaret te kosoves.

        1. Sever says:

          O kallup sapuni. Edhe gjysma e Polonise sot ka qene e Gjermanve qe u deportuan dhe masakruan nga Sovjetiket me 1945. Ca do me thene kjo, qe takon Gjermanve?

      3. Skypion says:

        Analisti yne i nderuar Mero nuk ka bere artikull sepse nuk cfare te shkruaje.Dhe komentuesit idiote nuk merren me Krimene sepse nuk cfare te thone nga qe kane nivel te ulet.Eshte me mire te merren me Krimet e Lulit se sa me krimene e putinit.Kush eshte mega krimineli me kollare Lulzim Xhelat Basha

        Emri i tij lidhet me krimet më tronditëse financiare, njerëzore dhe kombëtare, të cilat kanë dominuar historinë dramatike të tranzicionit shqiptar. Nga kamarier i Rinasit dhe përkthyes i rëndomtë i KFOR, djaloshi Lulzim Basha befas u gdhi një ditë milioner dhe i preferuari i parë i familjes Berisha, duke u katapultuar me një shpejtësi marramendëse në postet më të larta të ekzekutivit. Nga një student me të shkuar të errët në Hollandë, ai, falë investimit amerikan dhe bekimit të familjes, sot është qendra e gravitetit e opozitës shqiptare dhe njeriu i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri. Ndonëse komandohet dhe kontrollohet nga dora e babait shpirtëror, Sali Berisha, karriera e shpejtë dhe e dyshimtë e Lulzim Bashës, ka tërbuar “ujqërit” e vjetër të Partisë Demokratike, të cilët presin një mjergull për ta shqyer. Gjithsesi, kjo është trajektorja befasuese dhe e pabesueshme e Lulzim Bashës, vija e së cilës është paracaktuar me kujdes të veçantë nga lapsi i Uashingtonit, i mbështetur pa rezerva nga dora e hekurt e Sali Berishës. Ndërkaq, Lulzim Basha nuk është thjeshtë një pasardhës formal i Sali Berishës. Lulzim Basha mund të mos jetë kurrë një pasues i Sali Berishës sa i takon karizmës, autoritetit dhe hijes së liderit. Por, Lulzim Basha është pasardhësi absolut i Sali Berishës, sa i takon abuzimeve me paratë e taksapaguesve shqiptarë, krimeve njerëzore dhe tradhtisë kombëtare. Askush nuk mund ta konkurrojë Sali Berishën sa i takon aferave dhe mëkateve në pushtet, përveç Lulzim Bashës, i cili ka ndërtuar me shpejtësi kullën e tij të korrupsionit, krahas ndërtimit të karrierës politike, pa i njohur kurrë strukturat e Partisë Demokratike dhe jetën opozitare. Në këtë kuadër, Lulzim Basha nuk është katapultuar rastësisht në fronin e pasardhësit të Sali Berishës. Pasi fitoi besimin e amerikanëve, ai i ka ngjitur shkallët e karrierës falë skandaleve më të mëdha financiare. Pas zgjedhjeve të 2005, Lulzim Basha ishte masha e Sali Berishës në të gjitha shpërdorimet, vjedhjet, vrasjet për pushtet, në përvetësimin e pasurive publike, në shitjen e territoreve detare, në vjedhjen e zgjedhjeve dhe vitet e fundit në ndërtimet e paligjshme. Pas çdo skandali kombëtar, Lulzim Basha gradohej në poste të tjera nga Sali Berisha, i cili e shpëtoi edhe nga drejtësia me procedurë.

        Dosja e rrugës “Durrës Kukës”

        Menjëherë pasi u katapultua në krye të Ministrisë së Transporteve, Lulzim Basha konsumoi krimin e parë financiar. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e akuzuan për vjedhjen e 230 milionë eurove, vjedhje e cila theu çdo rekord korrupsioni, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Prokuroria filloi menjëherë hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu në akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkonte deri në 232 milionë euro. Por, Lulzim Basha shpëtoi me procedurë, ndërsa u emërua me shpejtësi në krye të Ministrisë së Jashtme, duke shënuar një tjetër skandal edhe më të rëndë.

        Shitja e detit Greqisë

        Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Edhe këtë akt Sali Berisha e kreu nëpërmjet Lulzim Bashës. Është konsideruar si tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Ashtu si dosja e Rrugës së Kombit, edhe dosja e shitjes së detit, mund të hapet në çdo kohë.

        21 Janari, vrasja e 4 qytetarëve

        21 Janari shënon kapërcimin e Lulzim Bashës nga krimet ekonomike dhe kombëtare, tek krimet njerëzore. Me implikimin e tij në vrasjet e 21 Janarit, Lulzim Basha u projektua përfundimisht si pasardhës i Sali Berishës. 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e asaj qeverie pas Gërdecit, ku sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, i dënuar për vrasje, ia pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Sërish Lulzim Basha i shpëtoi drejtësisë falë mbështetjes së amerikanëve, ndërsa Berisha e bëri kryetar bashkie, që të mos merrej si i pandehur.

        Vjedhja e zgjedhjeve në Tiranë

        Pas krimeve financiare, shitjes së detit dhe vrasjeve të 21 Janarit, Lulzim Bashës i mungonte dimensioni i krimit elektoral. Lulzim Basha, me maskaradën e zgjedhjeve të 2011, sfumoi edhe zgjedhjet e 26 majit të ’96, të orkestruara nga Sali Berisha. Pasi Edi Rama u rikonfirmua në krye të Bashkisë së Tiranës me 10 vota diferencë, ndodhi ajo që la me gojë hapur Evropën. Kutitë e votimit u shqyen në podrumet e KQZ, ndërsa Arben Ristani, Tom Ndreca dhe Sashenka Jonuzi, përmbysën rezultatin në tavolinë dhe shpallën humbësin fitues. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga ambasadori Arvizu, mbyllën njërin sy dhe pranuan maskaradën e turpshme zgjedhore, vetëm e vetëm që Lulzim Basha të mos përmbysej.

        Mashtrimet si kryebashkiak

        Lulzim Basha ka thyer çdo rekord sa i takon dështimeve si kryebashkiak i Tiranës. Emri i tij lidhet me një sërë mashtrimesh dhe skandalesh. Basha mashtroi për 30 mijë vende pune, ndërtimin e tramvajit Kinostudio-Kombinat, kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënien e lejeve për ndërtime të vogla, hipotekimin e të gjitha apartamenteve deri më 15 nëntor 2011, uljen e taksave nga 2-5 herë, heqjen e 60 taksave, financimin e stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga bashkia, ndërtimin e parqeve të vogla dhe qendrave argëtuese, ndërtimin e një parku tjetër të madh për Tiranën, kartën e studentit, zhvillimin e 14 qendrave urbane dytësore etj. Ai sfidoi edhe Sali Berishën për mashtrime, kampionin e Shqipërisë për gënjeshtra dhe demagogji në 23 vitet e fundit.

        Plani urbanistik

        Është skandali më i madh financiar i Lulzim Bashës, pas rrugës Durrës-Kukës. Plani i ri Rregullues për Tiranën, një produkt i errët i kryebashkiakut të votave të vjedhura dhe i familjes kryeministrore, reflekton historinë më të zezë korruptive dhe kriminale në 23 vite pluralizëm, me pasoja fatale për të ardhmen e Tiranës dhe qytetarëve të saj. Po ashtu, Basha konsumoi edhe një tjetër aferë financiare, tashmë me projektin e zgjatimit dhe të ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku synon të grabisë rreth 35 milionë USD.

        Armët kimike

        Debati për asgjësimin e helmit të Asadit në Shqipëri, vuri edhe një herë në diskutim investimin amerikan për Lulzim Bashën, të cilin e projektuan dhe e gatuan si liderin e ardhshëm të së djathtës shqiptare. Edhe pse iu betua ambasadorit amerikan në zyrë se nuk do ta hapte gojën për armët kimike, Lulzim Basha i shkoi pas Sali Berishës në vallen e tij antiamerikane, me paranojën se ishin amerikanët ata që e përmbysën nga pushteti në 23 Qershor. Dalja e Lulzim Bashës nga rreshti i Uashingtonit për armët kimike, vuri një pikëpyetje të madhe mbi investimin amerikan. Dhe reagimi i amerikanëve ishte ai që pritej, kur për herë të parë i tregun vijën e kuqe Lulzim Bashës.

        Vdekja e Sokol Olldashit

        Lulzim Basha nuk akuzohet se ka gisht në vdekjen e Sokol Olldashit, por një gjë duket se është e qartë, që Lulzim Basha është përfituesi më i madh nga aksidenti tragjik i Sokol Olldashit. I humb apo jo zgjedhjet e radhës, Lulzim Basha do të vegjetojë qetësisht në krye të PD pa u trazuar nga asnjë kundërshtar i brendshëm. Dështon apo jo si kryetar i opozitës, pozitat e Lulzim Bashës nuk i lëkund askush, pasi makthi i tij më i tmerrshëm, Sokol Olldashi, nuk jeton më. Madje, pritet të ndodhë e kundërta. Lulzim Basha do t’i forcojë pozitat e tij në krye të PD, duke spastruar në bllok të gjithë mbështetësit e Sokol Olldashit, duke filluar që nga Mesila Doda, Ridvan Bode, Astrit Patozi etj. Dhe aksioni i spastrimit të partisë nga kundërshtarët ka nisur. Tre javë pas aksidentit të Sokol Olldashit, kryetari formal i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpallur zgjedhjet në të gjithë piramidën e funksionimit të partisë më të madhe në opozitë, duke marrë nën kontroll strukturat. Ndërkaq, fjalimi patetik i Lulzim Bashës pas vdekjes së dyshimtë të Sokol Olldashit, nuk e fshehu dot gëzimin e tij për shuarjen e rivalit kryesor. Nga ana tjetër, tentativa e Lulzim Bashës për të shuar dyshimet rreth aksidentit, ka shtuar më tej pikëpyetjet rreth versioneve për mënyrën se si Sokol Olldashi humbi jetën natën e 20 nëntorit. Nguti i bashkëkryetarit të PD, Lulzim Basha, për t’i paraqitur si të mrekullueshme raportet me Sokol Olldashin, e bëjnë më të dyshimtë vdekjen e këtij të fundit. Basha tentoi ta paraqiste Olldashin si krahun e tij të djathtë në aksionin opozitar. Madje, Basha arriti deri aty sa të sajonte amanete dhe takime imagjinare.

        Pallati i Vlorës dhe atentati

        Është konsideruar si simbol i paligjshmërisë dhe model i pastrimit të parave. Pronar i pallatit është pikërisht vjehrri i Lulzim Bashës. Inspektoriati Urbanistik Kombëtar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Task-Forca për Mbrojtjen e Territorit kanë konstatuar 27 shkalje të rënda me pasoja penale. Më vonë u zbulua se vjehrri i Lulzim Bashës ua ka blerë tokën dy të vdekurve, por kjo duket se është vetëm maja e ajzbergut të skandalit. Kostoja e ndërtimit të pallatit është e paimagjinueshme të përballohet nga të ardhurat legjitime të vjehrrit të Bashës. Dyshimet se me ndërtimin e pallatit të vjehrrit të Bashës janë pastruar para korrupsioni, sa vijnë e shtohen. Ndërkaq, shfaqja e një makine me eksploziv ne tetor 2013 pranë Kryeministrisë, është një tjetër sinjal që vë në dyshim investimin amerikan për Lulzim Bashën.Të gjitha krimet financiare dhe njerëzore të çojnë pashmangshmërisht tek Lulzim Basha.

        Shqiptare mos u merrni me Krimene por me Krimet e bandes 2B

        1. vjosa says:

          Nuk te ben pseudonimi “Skypion” te mencur.

    2. adriatik says:

      Nuk pyet KGB per cifutet si ty qe I vune zjarrin botes. Ne Krime eshte kgb tani po u afruat do digjeni me bomba.

      1. Kosowar says:

        Ndrroje pseudonimin nga ne “Jadran” (sllavisht. Adriatik). Ideologjine sllave veq e paske perqafuar. Duhet te jesh vertet debil ose i paguar majmerisht qe te propagandosh pro nje autokrati si Putini dhe te lartesosh KGB-ne.

    3. Mira says:

      E njohu që kur tha që rasti i Krimesë është i njëjtë me atë të Kosovës..!
      Uroj që t’u ecë mbarë në procesin e integrimit në Federatën Ruse…!

    4. Shqiperia-Ilirya says:

      Shume e drejte. Po te degjosh ca shqipetare ketu plasen, kujtojne se do u vije e mira tani. Putini e merr si shembull Kosoven, edhe pse nuk ka te drejte morale e politike ta beje nje gje te tille, sepse deri tani po e mbajne Mitrovicen peng, por per dijeni tuaj as ka ndermend ta njohe ate, as sot e as pas 100 vjetesh. Si USA si Rusia bejne politike me standarte te dyfishta, ndaj mbi interesin e tyre ata kurre nuk do vene interesat boterore, aq me shume te vendeve si Shqiperia e Kosove. Ndaj mblidhni mendjen shqipo, e futjuni punes, e ndertoni shtetin e zhdukni agjentet nga Shqiperia, se nuk na ka asnje per hater. Ata ti zgjedhin vete hallet e tyre. Sa me pak ndjeheni, aq me mire.

    5. Oketo says:

      Z.Bernard-Henry Levy, ju jeni pergjegjes ( SH.B.A. dhe nje pjese e vendeve te BE ) per gjithcka qe ndodh ne bote sepse perdorni standarte te dyfishta.
      Ju anashkaluat dy here OKB( Afganistan dhe Iraku-2 ).Ju beni interpretimin per rrezimin e qeverive po me standarte te dyfishta ne nje vend i quani te ligjshme qeverite qe marrin pushtetin pa vote, ne tjetrin te paligjshme.
      Saktesoni ligjet per te drejten nderkombetare dhe kanalizoni cdo vendim nepermjet OKB-se.
      Lejini lloqet Z.Bernard se kushdo mund te interpretoje cdo rast sipas interesit te tij. Pike

  2. druni says:

    o mero amerika i bje ne qaf nai fukarai, por smatet dot me rusin qe ka fitu 3 luftra boterore, turkun, napoleonin, edhe hitlerin ne fund, america eshte shtet qe bredh rrugeve te new orleans me gjet nai vullnetar me e bo ushtar kshuqe mos u gricni me rusin, rusi o ne vend te vet amerika do me i fut turit gjithandej.

    1. KUJTESE says:

      O Druni nese je Serb, Grek, Rus je ne te drejten tate e vazhdo te flasesh nese formalisht je shqiptar te keshilloj qe te shkosh e besh analiza te plota gjaku e pastaj nderro edhe emrin. A merika ka me se pakti 100 vjet qe ju ka futur nga nje dru ne bythe diktatoreve ane e kane botes e te jeni i sigurte se edhe vedhai jot rus ka te njejtin fat.

    2. Franz says:

      Rusia nuk “o ne vend te vet”. Rusia ka hyre ne Ukraine dhe Krime 350 vjet me pare po ashtu si Turqia qe hyri ne Ballkan rreth 600 vjet me pare, e ftuar nga perandoria bizantine per te shtypur kryengritje te popujve ballkanike si shqiptaret. Por kjo ka pak rendesi. Ajo qe ka rendesi per cdo qytetar me mend e qe do paqe ne bote eshte se ukrainasit jane nje popull me identitetin e tyre kombetar, qe duan te jetojne pa u sunduar nga ruset. Nuk ben krim nje popull pse kerkon te rroje i lire. Edhe referendumi nuk mund te behet kurre ne kushtet e pushtimit ushtarak. Ruset e pranojne se ne territorin e tyre jetonin mbi 100 popuj e kombesi dhe sot ka ende shume kombesi joruse, qe jane futur me force ne ate perandori ruse, qe bashke me Kinen jane te vetmet perandori dhe burgje te popujve.
      Nuk e marr vesh. Ti mendon qe Rusia ka te drejte t’i mbaje perjete te shtypur ata popuj te tjere joruse (vec atyre qe mban te pushtuar akoma sot), te futet e te pushtoje edhe vendet Baltike (Estoni, Letoni, Lituani)qe kane popuj me gjuhe, doke e kulture jo ruse. Te pushtoje Finlanden pse edhe ajo ishte nen sundimin e carit, tw marre me force 15 vende te tjera vetem sepse dikur ishin nen sundimin e carit e te Stalinit?
      Sipas kwsaj logjike ne Europe duhet tw rikrijohen vetem 3-4 perandori duke pwrfshire perandorine turke ne Ballkan.
      Kjo logjike nuk funksionon ne Europe e nuk mund te funksionoje as ne Rusi. Procesi i disintegrimit te perandorise ruse eshte i pandalshem dhe Putini nuk mund tw ecij gjate kundwr rrymes se historise.

    3. Robert says:

      Druni qenke vertet dru daku me qe ra fjala nga te kemi ty lale qe te shkerdhefte rusia sojin tend o bukeshkale

  3. cili says:

    Mister,shikoni padrejtesite qe keni bere me shtetet e vogla duke bere pazarlleqe me trojet e tyre,me kapadaillekun me te madh,duke i injoruar deri ne ekzistence ato.Para te madhe keni vene si tregetare te trojeve te vendeve e popujve te vegjel.Ndreqni padrejtesite dhe fatkeqesite qe u keni shkaktuar ketyre popujve!

    1. Sever says:

      Po ky anal-isti Cifut i ketij artikulli, nuk ka degjuar akoma cfare thone ata qe moren pushtetin ne Kiev: Cifutet dhe Ruset jashte Ukraines ?

      Ky eshte nga ata qe ne nderhryjen e SHBA-ve ne Irak dhe Afganistan nuk shikon asgje te keqe megjthse po behen gati 1,5 milion te vare si pasoje e luftes qe nisi, me justifikim per te mbrojtur Amerikanet qe jetonin 10 mije km larg. Kurse nderhyrjen e Rusise ne Krime e quan gjakatare….:)

      Zot na ruaj nga keta monstra. Sikur keta te influenconin ndonje lider boteror bota te shperthente…

      Shikojeni njehere per kuriozitet kete dokumentar:
      http://rt.com/shows/documentary/ukraine-%E2%80%8Bcrimea-unmasking-revolution-438/

  4. Arjani says:

    Ka mese 100 vjet, qe nga ky vend muzhik i eger ortodoks i quajtur Rusi, pjell diktatore qe i serviren botes te qytetruar.
    Ka mese 100 vjet qe ky vend muzhik i eger ortodoks qe quhet Rusi, e zhyt Evropen ne lufte te pergjakeshme.
    Ka mese 100 vjet qe Evropa dhe bota po ja sheh sherin kesj race sllavo-ortodokso-komuniste.Te shohim ku do qendroje kjo histori.

  5. demokrat says:

    Gozhduese argumentat e humanistit dhe filozofit Levi, nje shuplak per pasivitetin e qeverive te kontinentit dhe te BE.Kur do te reagoje Europa apo kur Putini ta boshatise Ukrainen nga ata qe ndihen te tille dhe te lere vetem pasuesit e Janukovicit ne lindje dhe ne Krime duke ktheyer minoritetin rusophone ne maxhoritet?

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Ju Evropjanet, jeni te fundit te flisni per ndarje territoresh..E bete corap gjithe zonen ballkanike dhe me demek doni te zgjidhni dhe problemet pertej saj..E keni fuqizuar ekonomikisht Rusine dhe tani e ka fajin ajo..Po “sikur” te shpenzonit shume me pak nga ai gazi qe I blini c’fare behet..?!?! Po sikur te benit sanksjone kur filloj ai fytyr miu kgb-st te hiqte qafe opozitaret dhe u mirrte bizneset ?!?! Po sikur te kishit mbajtur nje qendrim me te ashper kur mbyllte shtype opozitare, mbyllte televizjone, sansksjone te mediave te lira..?!?! Bet gje ju kur ky diten me diell futi ne burg kryetarin opozitar ?!?! Po ne zgjedhjet qe doli opozita ne protest dhe tha jane te manipuluara u ndjete ju ?!?! OSBE-ja dhe ODIHIR-I juaj tha qe pati “ca” probleme por aq u raportua..Ik moj Europe ik se nuk pyet Rusia per ju..Ju ka ushqyer “me afat” dhe jeni bere “obese” dhe ju duhet ai gazi I tyre qe te piqni hamburgerin qe te hani se sallaten keni kohe qe e keni lene..Guess what ?!?! Time is up !!

  7. Dibrani says:

    Pse, ne baza fetare veproi Serbia? Nuk kishte Shqiptar krishtere qe luftuan ne Kosove? Nuk luftoi Serbia me Kroatet krishtere? Pergjigja eshte qe Serbia eshte arma a Rusise ne Ballkan dhe Perendimi e kuptoi kete edhe prandaj erdhi ne mbrojtje te Shqiptareve. Nuk ishte se na donin neve apo kishin ndo nje respekt per ne. Eshte vazhdimi i luftes gjeopolitike.

    Rendesi per ne tani ka qe te jemi te pregatitur per ndo nje lufte te ardhshme. Nuk kemi pse ne te jemi ne te mire me Serbet kur jemi ne mire se ata do na mposhtin ne momentin qe i vjen mundesia. Politikanet Shqiptar duhen te fillojn e te mendojn me gjate e te pregatiten per mundesise te luftes.
    Ne qoftese Perendimi pershihet ne konflikt me Rusine, neve duhet ta pershime Serbine si aleate me Rusine. Duan apo sduan ata.

    1. Dibrani says:

      Doja te shtoja qe Shqiperia duhet te behet agresore ndaj Serbise duke perdorur karten e viktimes, sic na e kan bere keto 2 shekuj pa qen viktim. Kosova duhet te shtroje autoritetin ne Mitrovice me dhune edhe ta mbaje situaten te tensionuar per sa kohe qe Rusia eshte ne kundershtimm me perendimin. Do paraqiseshin 2 alternative te ndryshme.
      1. Ne qoftese Rusia ben marreveshje me Perendimin, neve do kemi Mitrovicen. Po ti kundervihen Presheves, do na jipet mundesia te aneksonim edhe Presheven. Ne rastin me te keq, do rekthehen ne gjendjen qe ishin.
      2. Serbia edhe Shqiperia do perfshihen ne proxy-war midis Perendimit edhe Rusise. Kjo do ishte beneficiale per ne.

  8. Safo says:

    Perendimi e hapi vete lojen kunder Rusise. Mbeshteti dhe stimuloi rrezimin e nje qeverie te ligjeshme duke perdorur forcen. Ne kete moment ata i krijuan rusise te gjithe argumentet. Ligjet nderkombetare jane te vlefshme per cdo popullsi. Ta kishin menduar me pare kete levizje. Tan i le te korrin ato qe mbollen.

  9. franko says:

    Nuk ua mban evropianeve te bejne ndonje veprim konkret dhe ngelen me analiza kot.
    Per cdo gje qe thote ky analist leshi ka nje kunderpergjigje.
    1. Nuk na shpjegoi pse Republika Serbe e Bosnjes nuk ka te drejte te bashkohet me Serbine ose te pavaresohet, kurse Kosova mundej.
    2. Fakti qe ne Kosove mund te jete kryer spastrim etnik nuk eshte i mjaftueshem per te justifikuar pavaresimin e Kosoves. Se nje zgjidhje tjeter do ishte eksportimi i demokracise ala Bush duke i bere Miloshevicit cfare iu be Sadamit. Spastrim etnik po behej edhe ne Kurdistanin iraken, po atyre nuk iu lejohet pavaresimi. Spastrim etnik behet edhe ne Kurdistanin turk po atyre nuk iu lejohen as te drejta elementare si shkollimi ne gjuhen kurde, per autonomi te thjeshte as qe behet fjale. Edhe shifrat qe perdor ky analist per largimin e 800 mije kosovareve jane te ekzagjeruara dhe tendecioze.
    3. Cfare shkruan per terror rus ne Krime nuk na bind. Te pakten reportazhet televizive nga tere bota nuk kane arritur te na bindin per terror rus. Per cfare terrori behet fjale kur nga kjo nderhyrje gjer me tani nuk ka asnje te vrare?
    4. Pershtypja qe na krijohet me aq sa ndjekim, eshte se Ukrainasit vete sikur jane bindur qe Krimea eshte ceshtje e mbyllur, i takon Rusise dhe s`kane ndermend te shkrepin as edhe nje pushke per Krimene.
    Me nje fjale, Ukrainasit mesa duket as qe e prishin terezine per Krimene. Atyre qe u djeg jane Amerikanet qe perpiqen ta lene hapur nje ceshtje te tille.
    5. Mos harrojme qe Krimea iu dhurua Ukraines me 1954 dhe ishte republike autonome brenda Ukraines. Dhe Rusia u bazua ne kete status te Krimese, se po te ishte per mbrojtjen e popullates rusishtfolese atehere do te duhej te nderhynte ne tere pjesen lindore te Ukraines.

  10. GOLEMI I GJIROKASTRES says:

    Franco
    Po deshe na thuaj ju lutem kush do te ishte nje arsye me e forte perveç e asaj te spastrimit etnik per te marre pamvaresine dhe kush eshte arsyeja e forte qe Rusi kerkon pamvaresine e Krimese?
    Ti more bir na kujton kur u dhurua Krimeja dhe nuk denjon te permendesh se kur u “dhurua ” Kosova dhe mjaft vise te tjera Shqiptare .Turp per ju dhe çdonjerin si ju qe ju prishet gjiza per Krimene duke vene ne dyshim dhe pamvaresine e Kosoves qe ishte nje borxh i madh qe i kishin fuqite e medha Shqiperise duke i shkeputur nga trupi mjaf vise ,pa asnje te drejte nderkombetare Ta dish mire ti dhe shume maskarenje si ty qe Kosoves nuk i eshte bere asnje favor persa i perket pamvaresise ,fale mendjeve te ndritura si Klintoni qe mori Ok e te gjitheve ku per here te pare komuniteti nderkombetar veproi si nje trup i vetem karshi kasapit te Ballkanit dhe vuri ne vend nje te padrejte qe i ishte bere kombit shqiptar nga fuqite e medha .Kosova nuk ka te krahasuar as me Krimene as ma Afganistanin e as me Irakun .Kosova ishte rasti unik ne mes te Europes ku genocidi kishte 100 vjet qe aplikohej nen hunden e Europes dhe Europa bente sehir .Lavdi zotit qe ne krye te puneve ishte nje Klinton e nje Bler se per ju debila Kosova do ishte akoma e aneksuar .

  11. Samki says:

    Nëse kjo që ndodh me Krimenë është legjitime sipas Putin, atëherë i bie që mos njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Rusisë është jo i ligjshëm, njëherit bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një e drejtë e qytetareve kosovarë – me një referendum të thjeshtë.

    Thënë troç, kur te na dojë qejfi mund të ndryshojmë kufijtë e shteteve.

  12. nasruddinhoxha says:

    NE KOSOVE DHE BOSNJE PATI GENOCID TOTAL KUNDER POPULLSISE VENDASE.

    Si mund te krahasohet Kosova me Krimene, kur dihet se vandalinjte, tartaret e Krimese u deportuan me force ne Siberi dhe u masakruan dhe dhune te papare nga Stalini dhe xhelatet e tij bplshevike komuniste ne vitin 1944 para se te mbaronte Lufta e Dyte Boterore? Nga ana tjeter ruset ne Krime jane kollovare ne Krime dhe kryesisht paraqesin specialiste te marines ushtarake dhe familjet e tyre te bazave ruse ne Detin e Zi, si edhe plot agjente te KGB-se Famekeqe, prandaj si mund t’i besohet votes se tyre, akoma me shume kur REFERENDUMI komunist si ato te Sali Berishes ne Shqypni u zhvillua ne pranine e Ushtrise se Putinit?
    Ne kete sens krahasimi i Kosoves, por edhe i Bosnjes me Krimene eshte ne rastin me te lehte nje LAJTHITJE komunistesh qe duan te mbulojne grabitjet e tyre gjakatare me propagande bolshevile, sic vepruan ne Hungari ne vitin 1956, sic vepruan ne Cekosllovaki ne vitin 1968, sic vepruan ne Poloni dhe Gjermanine Lindore ne vitin 1989 deri sa e pane qe e kishin davane te humbur me Perendimin.
    Tani per kete grabitje te re alla Putin do te duhet pak kohe perseri qe te kuptojne te VERTETEN.

    1. nasruddinhoxha father says:

      i dashur evlat

      Mos u hap bythesh me sha komunizmin pasi ai ka dekada qe ka rene dhe mos u turrni si hijena dhe vampire mbi nje gje qe ka ngordhur sic beri dhe malokari berishe dhe banda e tij.

      Kushdo mundqte shaje por ti jo i dashuri evlat se ishte fisi jot qe kerkuam bashkimin me xhuxhmaxhuxhin viktor emanuaelin e trete dhe ducen e dashur pa referendum.

      Ndër organizmat e para të Partisë Fashiste ishte edhe Milicia Fashiste. Më 18 shtator 1939, Jakomoni nëshkroi dekretin për krijimin e kësaj milicie, e cila bënte pjesë në Milicinë Vullnetare për Sigurimin Kombëtar. Sipas vetë fashistëve kjo milici “garantonte zhvillimet e revolucionit fashist”. Milicia Fashiste ishte e organizuar në një komandë dhe e shpërndarë në 4 regjione dhe 10 coorti. Milicia Fashiste ishte pjesë e rëndësishme e Partisë Fashiste pasi në fund të fundit anëtari i kësaj partie quhej milic vullnetar.
      Ja një pjesë e Statutit të Partisë Fashist
      Me dekretin e firmosur nga Mëkëmbësi Jakomoni datë 2 qershor 1939, hyri në fuqi Statuti i Partisë Fashiste Shqiptare. Nenet kryesore të këtij satuti janë këto:
      “ Partia Fashiste Shqiptare asht nji milici civile vullnetare nën urdhërat e Benito Musolinit, krijues e Duce i Fashizmit.
      Partia Fashiste asht e vetmja parti e Shqipnisë.
      Pranimi në PFSH bahet përmjet nji kërkese apo me levën fashiste. Leva fashiste konsiston në kalimin nga bijt e shqipes në rreshtat e balilave shqiptarë e shqiptareve të vogla; nga balilat shqiptarë në rreshtat e avanguardistëve, nga avanguardistët në grupet e fashistëve universitarë e të djelmënisë fashiste; nga fashistët universitarë e të djelmënisë fashiste në PFSH e në Milicien Fashiste; nga shqiptaret e vogla në rreshtat e vajzave shqiptare; nga vajzat shqiptare në rreshtat e vajzave fashiste, nga vajzat fashiste ne Fashet femnore. Leva Fashiste bahet për çdo vjetë.Fashisti në kohën e pranimit në PFSH betohet dhe nënshkruan formulën e betimit:

      BETIMI NASSRUDINIT
      “Betohem se do të kryej urdhënat e Duçes, Themelues i Perandorisë dhe Krijues i Shqipnisë së Re dhe do t`i shërbej çështjes së Revolucionit Fashist e po qe nevoja edhe me gjakun tim”.

  13. bullshit says:

    bernard henri lévy, eshte dora cifute qe shtrihet qe nga te ashtuquajturat pranverat arabe e deri ne siri dhe deri ne ukrahine dhe deri ne afrike e deri ne turqi e deri ne miyanmar.

    eshte njeriu qe fshihet pas cdo trazire te fundit qe prej 10 vitesh…

    1. Toni KS says:

      Njemend bullshit qenke. Shqiptaret mik me te mire se Levy nuk mund te gjejne. Njeriu qe nxiti koshiencen e Perendimit per te ndalur gjenocidin ne Kosove.

  14. mustafa says:

    o njerz qe po shtireni si te menqem po mir osht mos e beni ze ket pun etani esht momenti qe parlamenti i kosoves te kaloj mbi at kushtetuten e ati matisarit qe ishte krejtsisht 90 % proserb ta thyejm dhe ta shpallim bashkimin kombtar duke i aneksuar maqedonin eperendimore me gjith shkupin esht momenti me historik ne jeten ekombit ton gje qe do te jet fakt i kryesr veq na duhet nje vendosmeri eplote dhe pas ketij bashkimi kujt ja dashti qefi kle ta mesojn qe te gjithe gjuhen shqipe po nuk jua dashti armiqve te kombit le te shkojne ne shtete e tyre ame

  15. agron says:

    E shikoni sa pune kane bere ne vendin tone ne mendjet e disa pseudo shqipetareve fondamentalistet islamike?disa qe lexova nuk kane lidhje me rastin e Krimese,por shfrytezojne edhe rastin me te vogel per te sulmuar AMERIKEN.

  16. "BALASHI" says:

    Skopions! Je i jashtezakonshem. jo se s’ mund te merrem me rastin Ukrahine-Krime- Rusi, por me intereson me shume ajo qe te intereson edhe ty e qe duket se te ka folur zemra e jo buzet. Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje