Ukraina dhe megallomania shqiptare

7 Mars 2014, 21:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Konflikti i Krimesë i mbajti botës frymën pezull, por nuk ua mbajti dot shqiptarëve delirin të shpërthejë. Përveç përpjekjeve të pareshtura për paralele poltike, etnike e gjeopolitike, nuk munguan as deliret që na shoqërojnë ne shpeshherë si popull që jemi në qendër të botës.

Në fillim e nisi Berisha, i cili për të mbledhur ca shoferë furgonash më 20 shkurt, deklaroi se në Shqipëri do të ndodhë skenari ukrainas. Këtë e tha pasi kishte ndërruar skenarin boshnjak, grek, malazez dhe turk. Pastaj e pa që nuk u bë ndonjë gjë e madhe dhe nuk gjente dot rehat të dukej që ishte me Timoshenkon dhe jo me Janukoviçin. Për këtë bile shpiku dhe një falnderim nga vajza e saj, të cilin në të vërtetë e kishte pasur në një sallë në kongresin e Partive Popullore dy vite me parë, kur ajo ankohej për mamanë e mbajtur në burg.

Pasi konflikti politik u duk se u mbyll, në Ukrainë shpërtheu konflikti real, ai gjeopolitik, dhe Rusia për pak futi botën në Luftën e Tretë Botërore.

Këtu nisën delirantët e tjerë. Një palë thoshte që Shqipëria nuk po reagon si duhet ndaj Rusisë. A thua nëndetëset tona nuk janë për skrap në Vlorë, por për riparim në bazën e Sevastopolit dhe ne duhet t’i kalonim në gatishmëri luftarake numër 1. Të tjerë thoshin që Berisha e ka dënuar fort Rusinë, kurse këta scialistët më butë. E ngritën zërin dhe socialistët. Pastaj doli Blushi dhe tha se ne jemi vend i NATO-s dhe duhet të jemi më seriozë, ndërkohë që shteti shqiptar nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim të njëanshëm, që bie ndesh me NATO-n lidhur me këtë krizë.

Dhe si për t’i vënë kapakun gjithë këtij deliri, ministrja e Mbrojtjes shkon në Komisionin e Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe i “tregon” vendin Rusisë, duke mbrojtur Ukrainën.

Pastaj filluan komentatorët, ata që kishin zbuluar se Putini po krahasonte Krimenë me Kosovën dhe kjo ishte kundër Serbisë. Në të vërtetë Krimeja është 60 përqind pro-ruse, kurse Kosova ishte 97 përqind shqiptare. Kosova ishte njësi territoriale me të drejta vetëvendosje, ndërsa Krimeja është thjesht një territor, që brenda kufijve të një krahine, ka një shumicë ruse, por është pjesë e Ukrainës. Nuk ka asnjë paralele dhe asnjë logjikë që të lidhë Krimenë me Ksoovën, përveç dëshirës së Putinit për t’i tërhequr vëmendjen Perëndimit pse ka çliruar Kosovën. Por dhe këtu kishte optimistë që donin ta lexonin në kah të kundërt mesazhin.

E gjithë kjo situatë më kujton vitin 2003, kur SHBA hyri në luftë në Irak, dhe Fatos Nano, në atë kohë kryeministër i vendit, kritikonte Francën, Gjermaninë, bile dhe Italinë, që nuk ishin në lartësinë e duhur për të qenë bashkë me SHBA në këtë luftë, dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për t’iu gjendur pranë SHBA. Në të vërtetë çuam një kompani paqeruajtëse që qëronte patate në një bazë ushtarake amerikane në Irak.

E njëjti delir duket se ngjallet në këtë vend sa herë ka kriza botërore dhe sa herë politikanët tanë, duan të gjejnë paralele dhe të ngjashmit e tyre, mundësisht heroikë dhe fitimtarë, në këto kriza.

Për fatin tonë të mirë, ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kufijtë tanë i mbron Aleanca. Për fat të mirë dhe vendimet për politikë të jashtme lidhur me konfliktet në botë i merr NATO. Në këtë rast bëhet fjalë për një vend strategjik të ish- Traktatit të Varshavës, dhe kërkesa që Shqipëria të jetë protagoniste me qëndrimet e saj, është shumë qesharake. Në jemi po ashtu vend që aspirojmë BE-në dhe me marrëdhënie shumë të mira me SHBA. Nuk di përse duhet të pyetemi ne për botën, përveçse të plotësojmë detyrimet që kemi ndaj NATO-s dhe të dëgjojmë këshillat e Brukselit dhe Uashingtonit. Politika më e mirë e jashtme e SHqipërisë, është politika e brendshme, reformat dhe demokracia në vend, që na bëjnë vend dinjitoz të Evropës dhe anëtar serioz të NATO-s. Nëse e kemi bërë kaq, kemi të drejtë të kemi dhe peshën tonë në vendimmarrjen e NATO-s, BE-së, dhe SHBA për konfliktet botërore. Nëse nuk e bëjmë dot këtë, është mirë së paku të heshtim për kriza të tilla, se bëhemi qesharakë.

71 komente në “Ukraina dhe megallomania shqiptare”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Bumci sot mundohej te bente BUM !
    Ajo qe do na habiste ne “naivet” ishte shqetesimi i Bumcit,kur kerkonte me insistim,qeveria te shprehej dhe te dilte jashte kornizes se NATO-s.
    Mos valle qeveria ka dale kunder NATO-s ?!!!
    Do kene biseduar me Bumcin????!!!

    1. Pelasgian says:

      looooooool …ka frike se po vjen NATO dhe po e merr si ushtar .

      1. Gjahtari says:

        E ke gabim. Bumnci ka frike se vjen NATO dhe po e mer si qen per nuhatjen e eksploziveve.

        1. Skypion says:

          Ukraina dhe heshtja e turpshme e Edi Rames – keshtu do te duhej te ishte titulli i editorialit te analistit tone.
          Pershkallezimi i ngjarjeve ne Ukraine u pasua nga nje sere qendrimesh te vendeve te NATO-s,te BE dhe ShBA-se,dhe shume kryeministrave e presidenteve te botes demokratike – por Kryeministri i Shqiperise,Edi Rama,heshti.Pati nje qendrim te qarte nga qeveria e Kosoves,por qeveria shqiptare reagoi pati nje reagim anemik,ne kufijte e ambiguitetit,ndersa Edi Rama perseri heshti.
          Kur trupat ushtarake Ruse hyne ne Krime,pati nje reagim te mbare botes demokratike,qeverive ,kryeministrave dhe presidenteve te tyre,madje reagoi edhe Kina,aleatja e Rusise me nje deklarate befasuese pro sovranitetit ukrainas – por,kryeministri i Shqiperise,Edi Rama,heshti prape.
          Kur Putin krahasoi Krimene me Kosoven,pati nje reagim te shume personaliteteve te huaja,ku shquhej ish-Sekretarja e Shtetit zonja M.Ollbrajt,duke e quajtur te pavend krahasimin – por Edi Rama,kembenguli ne heshtjen e tij.
          Heshtja e Rames eshte e turpshme.Mund te numeroj nje sere arsyesh per kete,por nje mjafton,dhe kjo eshte: kur Kosova u clirua nga ushtria serbe ne vere te vitit 1999,ushtria ruse uzurpoi aeroportin e Prishtines;ishte nderhyrja e fuqishme amerikane dhe dobesia e Rusise se asaj kohe,qe i beri ruset te zbytheshin nga Kosova.
          Te gjithe pyesin :pse hesht Edi Rama?!Per shume njerez duket e pashpjegueshme kjo heshtje e Rames.Duket,sepse,ne nuk jemi si vendet sllave,si ato ne Ballkan ashtu edhe ato perreth Rusise,qe kane njemije e nje lidhje me te,duke filluar nga ato shpierterore-kulturore,deri tek ato ekonomike-ushtarake;ne nuk jemi as ,bie fjala,si greqia me lidhje historike me Rusine,dhe ku ka nje antiamerikanizem te kultivuar ne shoqerine e saj;ne nuk jemi edhe si ndoca vende te tjera qe kane interesa te forta ekonomike-politike me Rusine,te aferta apo te largeta me te gjeografikisht.Shkurt,ne nuk jemi asnje nga keto.Madje,mund te themi se jemi e kunderta.
          E prape pyesim:pse kjo heshtje e Edi Rames?Une mendoj se ka dy arsye:e para,ka te beje me interesat okulte Rama-Putin(kujtoni takimin sekret Rama-Lavrov,porqe u zbulua);e dyta, ka te beje me karshillekun e Edi Rames ndaj ShBA-se qe ze fill me vizen qe amerikanet i vune pas sjelljes zuzare te Rames me armet kimike,dhe me kritikat e hapur qe pasuan me pas ,nga Jonathan Moore(kritika mazhorances per paqartesi ne vullnetin per te marre Statusin) dhe akuza publike e Sekretarit Kerry per instalimin e oligarkise ne Shqiperi.Nje nderthurje e ketyre dyjave,eshte shkaku i kesaj heshtje te Rames.
          I gjithe shkrimi i analistit tone eshte nje perpjekje e mjere per te justifikuar turpin e Rames.Argumenti qe jep per kete,eshte edhe me i mjera akoma.Po e citojme:”Politika me e mire e jashtme e Shqiperise,eshte politika e brendshme,reformat dhe demokracia…”!Pervec anes qesharake te ketij pseudoargumenti(sepse te kujton parimin e dikurshem leninisto-stalinisto-enverist,sipas te cilit “faktori i brendshem eshte eshte vendimtar,kryesori”),kemi edhe anen e tij shemtuar.
          Ky pseudoargument,eshte perdorur pergjate gjithe rrugetimit integrues te Shqiperise,nga politikanet socialiste,intelektualet,analistet e gazetaret e majte.Eshte perdorur kur diskutohej pranimi ne NATO.Jo,thoshin keta,nuk e meritojme NATON,jemi shume mbrapa – po,thoshte ShBA,ju e meritoni NATO-n;socialistet me analistet e majte thoshin jo , amerikanet ,thoshin po!Ne fund fare,perkunder kundershtimit te zuzareve shqiptare,miqte amerikane na futen,si te thuash ,me pahir ne NATO(absurd me te madh se ky nuk ka).
          Ky pseudoargument eshte perdorur edhe per Vizat.Jo,thoshin socialistet e Rames me Ramen ne krye,nuk i meritojme vizat,sepse felliqim Europen – e keni gabim,thoshin europianet,ju nuk jeni aq te ndyre sa thone ramistet!
          Ne fund fare,perkunder kundershtimit te zuzareve shqiptare,miqte europiane na i dhane vizat!Ky pseudoargument eshte perdorur(dhe perdoret akoma)edhe per Statusin.Jo,thoshin (dhe thone akoma) shume politikane dhe analiste te majte,nuk e meritojme Europen,jemi primitive, te padenje per te,duhet te denjesohemi,qe te hyjme ne Europe – gabim,thone perseri europianet,ju ,jo se jeni te padenje,por vetem duhet te beni nje gje te vockel fare:te bashkepunoni me njeri-tjetrin!
          Fjalet absurd,grotesk,nuk vlejne per te karakterizuar sjelljen e te majteve socialiste,intelektuale e analiste;duhen shpikur fjale te tjera,qe shqipja nuk i ka.
          Frymezuesi i kesaj sjellje te mbrapshte,mbartesi kryesor i saj,eshte Edi Rama.E nuk ka sesi te ndodhe ndryshe me nje sociopat.Ky tip eshte nje rrezik kombetar.Njerezit duhet te ndergjegjesohen nje ore e me pare per kete.

          1. Arturi says:

            Prape ti Kunati?!
            Çoji Lulit ndonje SpeedTaxi ne Rinas, se e ka debuar Saluku nga Dublini!

    2. zapad says:


      Cfare Lufte te Trete Boterore behet fjale ketu ooo Mero? A e dini qe Krimea ka 2 jave qe ju bashkua Rusise me 0 te vare, e theksoj ZERO te vare dhe mediat tutkune cirren per pushtim dhe agresion!!! Sa u vrane ukrainas me ukrainas nga demostrat ne Kiev…e dini vete.

      Pastaj nje “hile” e pati ketu, se i shtrenguan duart Janukovicit kur u arrit marreveshja per ti dhene fuqi parlamentit dhe pas 2 ditesh e ‘shkarkuan’. Hilja e Rusise eshte se thote qe trupat qe kane nen kontroll Krimene nuk te ushtrise Ruse, meqe nuk kane stema te veshjet ?

      Vertet 60% e Krimese jane Ruse por ama ne zgjedhje Janukovici aty fitonte me 85%. Dmth qasja filo-ruse e asaj krahine eshte thuajse totale. (Kosoava u be 97% shqiptare mbasi nderhyri Nato…mos bejme sikur nuk e dime)

      Filo-ruse me mbi 50% mbeshtetje jane dhe shume krahina te tjera te Ukraines lindore dhe Rusia aty s’ka nderhyre fare. Nese do nderhynte aty mund te flitej per agresion. Putini nuk eshte budalla, po i qendron strikt te drejtes nderkombetare.

      1. rad says:

        po merua nuk e di ose ben sikur nuk e di,qe krimea ne kohen e hrushovit ishte pjese e rusise dhe ai ja dhuroi ukraines pa pyetur asnje banor nese ishte dakord apo jo.dhe duam apo s’duam putin nje fare te drejte e ka edhe pse e perdor ne nje menyre thjesht per interes politik dhe strategjik dhe jo se i plasi per banoret e krimese.

    3. Tironci says:

      Aman se na hapen barkun me Ukrainen, sidomos ai Blushi, kur tha ne komision qe duhet te jemi me serioze, a thua gjithe halem bylyja ka syte tek Shqiperia se cfare qendrimi do mbajme? As qe ua kercet hic, rrini o shihni halete tuaja, kesaj i thone, TI SKE QIRI TE NDEZESH NE SHTEPI VETE E NDEZ NE XHAMI.

    4. Sokol Sh. says:

      HA HA HA HA
      KAM QESH ME ZE PERBALLE KESAJ FRAZE EDITORIALI NE MONITOR:

      Fatos Nano, në atë kohë kryeministër i vendit, kritikonte Francën, Gjermaninë, bile dhe Italinë, që nuk ishin në lartësinë e duhur për të qenë bashkë me SHBA në këtë luftë, dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për t’iu gjendur pranë SHBA. Në të vërtetë çuam një kompani paqeruajtëse që qëronte patate në një bazë ushtarake amerikane në Irak.

      http://goo.gl/ZklHfg

    5. Devolliu says:

      Ky idioti Bumçi të le pa mend me broçkullat e tij kur na thotë që “Edi Rama nuk po shprehet për Ukrainën..”
      O idiot i Saliut të shpellave; po pse mo kaq peshë paska fjala e Edi Ramës apo e Shqipërisë në politikën botërore?

    6. Marko Boçari says:

      MBRETI I KAOSIT duke pare qe ra nga pushteti nje her e mire,ndjen rrezikun e kelysheve qe do lere pas,prandaj do vetem skena dhune,permbysjesh,protestash ,gjakderdhje me nje fjele turbullira sociale te çdo lloj permase dhe natyre….qe pastaj te degjohet perseri hungerima e tij e etur per gjak….shikon endra me turma qe e kerkojne ate per ndihme (si te armet kimike), hhahahahaa sa e kisha enderuar nje skene te tille por dhe me te keqe per ate qelbesir te neveritshme

      dhe jan pikerisht ajo perzenia nga bulevardi,gjithato orë e orë inçizime te viteve 96-97-98,gerdeci,21Janari dhe shum fakte te mbetura ne film qe e bejn ate vemje ta urej ket popull dhe ti afroj e ti mbaj afer verioret, si per te then qe te vetmit qe sme deshen ishin ato komunistet grekofil te jugut

    7. Theofan says:

      Pse shqetesoheni aq shume. Po Bumci eshte budalla dhe ende merreni me te.

  2. Goni says:

    Ato kompanite “patateqerues” t’a kishin per nder ne Irak, se hanin goxha ushqim dhe paguheshin mire o Mero, por shif pak keto te sotmet qe jane kthyer ne “plehraqerues” pa pagese fare.

    Na mbyten delirantet, te lumte shume bukur e ke thene!

  3. tironsi says:

    Si gjithmone i sakte real dhe konciz!

  4. nendetsja 105 says:

    Mire gazetarit Minxhozi, qw ruset, kur kane nevoje ti botoje interviste ambasadorit rus, i tregojne letrat, qe ka firmosur ne rini te vet i ati,po ty o Mero cfare letrash te kane treguar ruset per te te detyruar te shkruash kete shkrim? Nuk ia vlen t’i mbash ison Rames, qw po perserit ne miniature fiaskon me armet kimike edhe ne kete rast. Fundi i fundit Rama eshte kurrnac, trapush, paguan keq, pak dhe padashka!

    1. J.N.B. says:

      nendetsja 105

      Je nje SHIK-as amator ,se nje prefisionist nuk do ta dekonspironte veten.
      Ne shume komente tregon disa hollesi qe vetem nje ish sigurims ose nje SHIK-as doti dinte dhe mare shkas dhe nga komentet qe ben ,po me i spikature ka qene ai per Visho Ajazin me Ollgen.

  5. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Pse nuk thue troç mre Mero.

    Ne skemi ma, as ushtri as armatime.
    Na kon lan lakariç Hamerikonet,qi po ti shkoje haber xhaxhi Verit ka me u ngrit prej vorri si Kuçeder.
    Na rrofshin kallopet e Tritolit qi ja fusim njoni-tjetrit ka mbarpa,..se po erdhi puna per lufte na pushtojne per 5 minuta,ma keq se Duçja ne 1939

  6. bob says:

    Mero: ti je tipik shqiptare koke shkrete, te injorosh ushtrine shqiptare ,se ishte ne kra te usa,edhe ne qofte se qeronte patate eshte nje fudullek,vete pjesmarrja kishte simboliken e qarte te rruges qe kishim nisure ne krah te perendimit,te mirat vijne me vone ,ti mero me ngjane me nje femije shkolle qe do temesoj te tjeret kur vete skupton shume gjera,duhet,
    mero te shikosh me ngjyra .

    1. rad says:

      po dhe ti o bob dukesh qe nuk kupton shume gjera.po qerove patate quhesh ndihmes guzhinjer dhe jo ushtar edhe pse je veshur me rroba me ngjyra, ty akoma nje çete me bashibozuke qe futin miq per te vajtur ne irak vetem per te marre me teper leke te duket ushtri.duket qe ke vision realist.

  7. Fanolist says:

    Mero : shume i drejte shkrimi juaj e jam dakort me Ju.
    Lidert dhe megallomanet tane , jane te lutur, te pushojne se dheni mend per ceshtje nderkombetare … jam ndjere keq dhe gati si fajtor per deklaratat krejte kote e te pa nevojsheme te ketyre qe na perfaqesojne..
    Parazitoni e vegjetoni si te doni, por mbylleni te pakten, ooooo te mallkuarit tane…

  8. fredi says:

    DY LUANE KA SOT BOTA
    SERBERISHA & SKYPION RROTA

    Për SERBerishan, Presidenti i Iranit, Ahmadinejad ndan me Hitlerin dhe lejtenantët e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre

    Reagimi i kryeministrit shqiptar erdhi pas deklaratës së z. Mahmoud Ahmadinejad se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin.

    Dhe, duke dënuar këtë deklaratë më të fundit të Presidentit të Iranit, SERBerisha thekson: “Me deklaratën e tij të fundit, se Presidenti i Iranit, Ahmadinejad, dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe lejtenantët e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre. Me këto qëndrime, Ahmadinejad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcënim real madhor dhe në rritje, për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën”.

    Kurse në vijim të deklaratës, SERBerisha bën një apel të qartë nxitës kundër Iranit: “Deklaratat naziste e paranojake të Ahmadinejad, janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me çdo kusht dhe mjet, të programit nuklear të Iranit, si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot”, – përfundon deklarata e SERBerishës.

    Deklarata e z.Berisha është e ngjashme me ato të bëra në mënyrë të përsëritur nga Izraeli, Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni. Këto të fundit, janë përballur shpesh me përgjigje deri në hapje fronti lufte, nga presidenti i Iranit.

  9. pjeter mustakuqi says:

    shume sakte, mero.

  10. Arden says:

    Mero qellon si gjithmone ne shenje. Nuk mund ti shtosh as nje presje me shume editorialit. Te lumte. Lum si ne qe te kemi e nuk na ke kaluar akoma ne politike.Nuk e di si do te dukeshe atje.Eshte interesant te imagjinosh Meron te meret me Politike. Ketu ne kete llogore ku je, je me i vlefshem per popullin. Kam pershtypjen se “Politikenat” tane te te gjitha krahve duhet te regjistrohen e te trejnohen nga Mero per gjithshka. Nuk ia thone per asgje.
    Rrofsh Mero per te miren e familjes tende e te te gjithe shqiptarve.

  11. shoku i kol tivarit says:

    O Skypion ulu rri
    Se nji bejte po ta qes
    Ba me i pas tre cope si ti
    Ne dy ve kambet e ne tjetrin dhjes

    Mos na grij porsi fallxhore
    N’maje t’plehit porsi gjel
    Coja Meros nji malsore
    N’dac me dijt c’far rracet del

  12. valter says:

    e sakte, keta jane qesharake te gjithe!

    1. redi says:

      Valter,
      Une do te shtoja, se jo vetem qe jane qesharake por qesharake te peshtire.
      Nuk e di, se ku kam lexuar, qe ne se nuk ke muskuj mos i trego ato.
      Nuk e di se pse mu kujtua shprehja budallaqe e kohes se diktatures : Hedhim valle ne gojen e ujkut.

      Pershendetje

      1. rad says:

        une do te thoja kur je i dhjere mos e ngri koken.nuk e di kujt i pellcet bytha per te lexuar deklaratat e qeverise shqiptare ne lidhje me krimene.

        1. redi says:

          rad,
          Ke shume te drejte more mik. Une di edhe nje proverbe tjeter : Edhe dhi e zgjebur dhe bishtin perpjete.

          Pershendetje

  13. N/A says:

    z Mero nje shkrim korrect dhe shume i sakte. Kete qendrim duhet te mbash edhe per proceset e brndeshme qe me sa kuptove te dy palet pertej demagogjise dje ishin te baraslarguara nga Brukseli. Megjithse pergjigjsia per te qene te pergjegjshem e me projekte konkrete natyrshem bie mbi qeverine.

  14. Shqiperia says:

    Bravo Mero !Nje editorial shume i goditur , te vjen te qeshesh kur lexon bemat e tyre.

  15. nuri says:

    Keto reminnishenca tregojne se ne kemi politikane nxenes besnik te Enverit, i cili derrmonte revizionizmin sovjetik, imperializmin amerikan, bertiste larg duart nga Vjetnam, nga Kuba, denonte rrezimin e Alendes ne Kili dhe nuk la pa u shprehur edhe per ngjarjet qe zhvilloheshin edhe ne vendin me te humbur te globit. Vetem per shqiperine nuk i han meraku.

  16. SHBA-BE says:

    SHBA-BE E SHIKOJNE SHQYPNINE SI NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU.

    Ndryshe nuk do te kerkonin ta mbulonin koke e kembe me LHL-te e llahtarshme te Asadit me teorine famoze te NEVOJES per higjenizmin total te populltates. Po ketu lind pyetja: “Pse keshtu SHBA-BE i trajtojne shqyptaret sic i trajtuan PILGRIMET hindianet e Amerikes?

    Pergjigja eshte mjaft e thjeshte dhe tejet e zbulueshme:

    Sepse SHBA-BE shikojne BOSAT e politikes sone kombetare Edi Rama bashke me Ilir Meten qe e DREDHIN muhabetin si nje kryetar fisi afrikan dhe kur vjen puna per te kerkuar LEKA jane per integrimin e Shqypnise ne BE, por kur vjen puna per te vajtuar si kukumjacke Deshmoret komuniste te Enverit dalin cdo 5 maj dhe bejne homazhe ne varrezat e tyre dhe deklarojne pa piken e turpit se me LEKA borxh do te festojne me buje te madhe 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes dhe kjo i ben SHBA-BE qe:

    SHBA-BE E SHIKOJNE SHQYPNINE SI NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU.

    1. G. K. S says:

      O NASTRADIN

      Ti dukesh sikur ke dale nga nje spital psiqiatrik dhe je bere i neveritshem.Nuk eshte faji i lexuesve se ke qene nje spiun Enverit dhe pasi te perdori te hodhi si limon ne koshin e plehrave.Mos harro se pinjollet e tradhetareve,nazifashisteve,terroristeve,filoserbet,qente e janullatosit,fondamentalistet islamike,mafjozet e plehrave,droges,armatimeve,prostitucjonit,mega hajduterise nuk kane goje te shajne as Enverin,as shqiptaret dhe as Ameriken se beheni qesharake.Kishte probleme sistemi ne Shqiperi i para 90′ por nuk ka zog kurve (nuk behet fjale per Ahmetin) te mohoje se shteti Enverit ishte i fuqishem me nje ushtri me te forte se e Izraelit qe e kane pohuar dhe shume eksperte ushtarake perendimore.Edhe ne politiken e jashtme pas prishjes me BS ka qene shtet dinjtoz.

      Asnje nga zvarraniket e politikes sotme, gazetaret llapazane dhe dipllomatet manekine te perendimit nuk permend Debimin e Fllotes Ruse nga PashaLimani ne 1961 qe eshte nje nga veprimet me te guximeshem te nje kombi ne historine e njerzimit.Dhe dalja nga traktati i Varshaves ne 1968 dhe denoncimi qe i beri Shqiperia ketij akti fashist te pushtimit te Cekosllovakise.

      Ishte koha qe dhe vete Nato rrinte me pordhe ne zemer dhe la hungarezet,polaket,ceket nen cizmen e Ariut Rus ndersa nje shtet i vogel si Shqiperia se rrunte trapin (na falni per shprehjen).Prandaj ti mender Nastradin ,nipi i Esat Pash tradhetarit,nipi i Verlaceve dhe fara e keqe e Koci Xoxes dhe panajot plakut duhet ti nderpresit diarrte neper bllogje ose dil me emer orgjinal te shohim cfare rrace spiuni dhe tradhetari je.

      Enverin ta shajme deri ne marrezi per lirite dhe te drejtat e individit por jo per shtetin e fuqishem qe ngriti dhe ju nastradinet e shkaterruat per 25 vjet me rradhe duke e kthyer Shqiperine territor ku “qerohen patatet” e Natos,e keni kthyer ne nje kombinat droge me vlere prodhimi 6-7 miliard ne vit
      ne nje kaspahane vrasjesh,aksidentesh,tritolesh qe ja kalon qindra here te vrareve ne ngjarjet e Ukraines deri sa per dite ndegjojme jo lajme por buletine lufte.

      Nqs ti nazistradin se bashku me monstra si Fatos Lubonja dhe kerma spiunesh si Artan Skypion Hoxha nuk e ndjeni veten “shqyptar” thyeni qafen dhe zhdukuni nga ky vend qe ka nje mije halle dhe nuk don te ndegjoje kush pordhet tuaja se po beheni qesharake.

      Eshte qesharake se krismat ndegjohen ne Ukraine & Krime kurse te vraret bien ne Shqiperi dhe shifrat e tyre jane te pabesueshme.Eshte drejte e Natos te jete garante per Rajonin dhe Ukrainen ne vecanti por nuk duhet te lere pas dore Shqiperine qe eshte e pushtuar “de facto” nga Putini i Viqidolit qe edhe pse ka ikur nga karrikja e k/m ai eshte me i fuqishem se para 23 qershorit 2013.

      Edi Rama eshte bere qesharak me dhjetra “show” te tij qe te krijon pershtypjen e nje krye puntori komunale qe po lyen,dizinfekton dhe pastron Shqiperine nga lumejte e gjakut dhe te krimeve qe ka bere Putini i Viqidolit

      Mjafton te kujtojme 21 janarin,gerdecin dhe mijra denoncime per vrasje dhe skandale per milarda Euro ndodhen e dyert e prokurorise dhe asnje prangosje sepse ai vend eshte pushtuar “nen hunden” e Natos nga Putini i Viqidolit.

      Prandaj qofte Nato apo Be,Mazhoranca,Demokratet e ndershem,intelektualet,te perndjekurit politik,shtypi i shkruar apo viziv perpara se te “ndihmojne” popullin e Ukraines qe nuk eshte pushtuar akoma duhet te clirojne Shqiperine
      nga Monumenti Levizes i Berishes qe eshte miljona here me i poshter se monumenti i Enver Hoxhes.

      Nqs k/krimineli Berish do tolerohet akoma dhe nese euro-atllantiket do perdorin dyshen e dyshimte Rama-Meta si “jelek antiplumb” ne mbrojtje te veprimtarise kriminale 20 vjecare te Putinit Viqidolit ngelemi te mendojme se ne Shqiperi paska me shume antishqiptare se atdhetare dhe e kane patur hallall diktatorin e dashur dhe te paharruar.

  17. Era says:

    hahahaha i madh Mero! “Nje grup qe qeronte patatet” ? “Largqofte nese i ben vaki ndonje gje ndonjerit nga ushtaret tane, ta dini se i ka rene tenxherja ne koke”! ? Nejse ata nuk kane faj sepse sakrifikojne jeten e tyre por analiza juaj ishte shume e bukur! Na pelqejne “qokat” ne si popull ?

  18. max says:

    po ukraina eshte anetare ne NATO?????

  19. Nder dhe lavdi says:

    Mero, te qerosh patate eshte nder dhe lavdi. ?

  20. ILIRET says:

    Budallalleqe me shqiptare thuaj! Sikur te gjithe bota i ka kthyer syte nga ne. Ja, folen. Cilat angjenci lajmesh u versulen te jepnin kronikat e tyre me qendrimin e Shqiperise ndaj problemit Ukrainas.
    Gjithe bota mban antenat ngrehur cfare thote SHBA. Pastaj vijne Gjermania, Anglia, Franca, Kina. Keto shtete degjohen, te tjeret si degjon kush. Perderisa ne SUEDI , Norvegji dhe Denmarke as e cajne koken dhe as qe e dine se cfare ka ndodhur ne Ukraine. E pse duhet ta dine?
    Cfare vlere ka, nese e dime apo nuk e dime ne c’ndodh ne Ukraine.
    Prandaj, i thone; rri rehat ne punen tende!

  21. makarona te skaduara says:

    Ne nuk kemi shtet serioz, keshtu qe jam dakord me meron se eshte me mire qe te heshtim se nuk na pjerdh njeri se cfate themi, ne ti shkojme mbrapa shtetit te makarones se kemi kohe qe jemi kthyer ne kolonine e tyre.

  22. amant says:

    Ke te drejte Mero. Tek ne ndodh. Marifetçinjte e fshatit bejne marifete fshati. Deri aty u shkon krraba. Aq eshte edhe formimi i tyre fshataresk. Thjeshte meren me qoka fjalesh dhe i gezohen atyre. Keshtu eshte kur shoqeria jone ende nuk eshte e emnacipuar. Keshtu eshte kur klasa jone politike ka mbetur ne psikologjine berishiste e megallomane te nje bajraktari anadollak e te vogel ne shpirt ku mbizoterojne inate, sherre e plot marifete lindore, si pabesia, servilizmi, mungesa e personalitetit, por edhe e kriminelit te mirfillte qe te vret pas shpine te cilat na solli si dhurate turku orientalist qe na mbajti per peseqind vjet.

  23. neco says:

    mero lexoj pothuajse cdo dite shkrimet e tua,te falenderoj per penen realiste,profesional analiste dhe njekohesisht futuriste

  24. Lesh lesh o Mero sipas teje mos flasim ne tani njerzit e thjeshte, tjeter gje ato qe jan zyrtar.

  25. astrologu says:

    strategu i vicidollit eshte me qesharaku me parashikimet e tij shpellore – skenari trapajan ka ngel te zbatohet tani me dhi dhe me lope e pak derra se bejne konkurence me kryederrin e familjes…

  26. Gazi says:

    Mero,
    kete duhet t’ia thuash jo vetem politikaneve tane por edhe popullit tone injorant qe i duket Shqiperia si qendra e botes. Harrojme gjithmone se 3 milion banore ne mbi 6 miliarde njerez, i bie te jemi 0.00005% e popullsise boterore!!!

  27. Kot per fiksim says:

    Krimea s’eshte “thjeshte nje territor qe brenda kufijve te nje krahine ka nje shumice ruse”… Krimea eshte Republike Autonome Parlamentare, ka parlamentin e vet dhe kushtetuten e vet, e cila i referohet kushtetutes Ukrainase, gje qe eshte krejt ndryshe nga argumenti qe ndertoni ju zoti Baze, sepse duke e pershkruar keshtu sic e keni pershkruar ju (pra si territor pa te drejta vetevendosje) si valle u vendos qe ne Krime te mbahej nje referendum per shkeputjen nga Ukraina?! (U vendos nga Parlamenti pra… dmth Krimea autonome ka te drejta vetevendosjeje!)

    Ju lutem, mos beni gafa te tilla, pasi jeni dhe gazetar (i nderuar!) me goxha pervoje ne punen tuaj.

    Ju uroj shendet!

  28. - homeri- says:

    – edhe ju mero ja fusni kote , ne jemi nje shtet , i angazhuar ne nje pakt ushtarak , ose te sigurise qe e quajne ca te tjere dhe si shtet e si qeveri ne keto raste do shprehet edhe qendrimi yne — ky qendrim u shpreh ne deklaraten e ministrise tone te jashtme — per sa i takon opozites , ajo nuk di cfar ben , ja keshtu e kemi kete opozite , po ajo qe nuk kuptoj eshte qendrimi i BLUSHIT , a thua se ky eshte Kisingeri , i shqiperise , apo nuk le rast qe te mos kritikoj qeverin .. nejse MERO e njeh me mire se ne Blushin , qe kur eshte ne debat me CILIN mbytet me peshtymen e tij— nje gje tjeter nuk kuptoj , pse ky BLUSHI eshte lideri i ardheshem i te majteve ….. ky eshte i shkolles se NANOS , qe rotacionin politik e shikon si marveshje klanesh dhe jo programesh

  29. Shkodrani London says:

    Shkruaj Mero,por lodhesh kot

  30. Shkodrani says:

    Artikull i bukur

  31. ed says:

    Mirë e thua ti Z. Baze, por kush të dëgjon!
    Ca politikanëve e mediatikëve shqiptarë ( se ne që bëjmë komente në internet i bëjmë për muhabet) u duket vetja burra me peshë botërore. Merr Saliun, Blushin, Zhejin, Fevziun, Lubonjën etj, etj.
    Problemi nuk është se do të na marrojnë me të tjerët, sepse nuk ja var njeri as atyre, siç e tha bukur Ambasadori Amerikan.

    Problemi është se na zënë faqet e gazetave dhe nuk lexojmë dot as reportazhe dhe as muhabete më me peshë për jetën tonë por që kanë ngelur pezull.

    Por ndoshta më mirë le të merren me Ukrainën e na lënë rehat të zgjidhim hallet e tjera.

  32. Emigrant SHBA says:

    Mero me pelqejne shkrimet e tua se je shume i thelle ne mendime dhe ke shume informacion E vetmja gje qe nuk me pelqen ne kete shkrim eshte ajo qe thua qe ne Irak cuam nje kompani dhe qeruan patate Ketu ke gabuar sepse askush nuk ka ndejtur per te bere kete pune pavaresisht se ju beni nje krahasim por nuk eshte i goditur Po te kishe qene ndonjehere ne ato vend lufte do te thoshe se kishe gabuar dhe mund te kerkoje edhe falje detyra me e vogel qe eshte kryer ne ato vende ka qene ruajtja e siguria e bazes dhe kjo nuk eshte shume e lehte. Shpresoj qe ne shkrimet e tjera nuk do perdornit keto terma .

  33. tani says:

    Shkim pa pike kuptimi.

  34. Partia e Pirateve Shqipetar, Pirate says:

    Gezuar festen gra Shqipetare, gezuar festen e 8 Marsit. Gezuar mamaja ime, gezuar motra ime, gezuar shoqia ime dhe per shume vjet gezuar. Eshte me gjithe mend fat dhe merit njekohesisht; — festojme ne liri dhe ne demokraci — mrekulli njerez…

    Dashuria nuk jepet lehte ‘zonje e embel’, eshte kjo ndjenje e cuditeshme, qe me pak vendosmeri te edukoje: — ushtarin – luftetar, ndertuesin – arkitekt dhe fermerin – fiues…

  35. Konica says:

    Kendveshtrim i drejte.Perputhem plotesisht me autorin. Shqiptaret shume here kujtojne se jane qendra e botes.

  36. luani londer says:

    E kush na pyet ne per nje problem kaq madhor?Problemi i krijuar eshte vetem problem i RUSIS-UKRAINE,Amerika bene gam gam se i pelqejne lufterat,lexojeni historine e mbyllni gojen,regulloni vendin qe e keni bere katrahure,se keto probleme i zgjidhin te medhejte.

  37. Plaku says:

    Mero respekte. Je perfect ne c’thua. Pas zgjedhjeve sikur e pate humbur penen, por me kete editorial po me pelqen. Shpresoj se perdite e me shume po e kupton se liria intelektuale eshte shume me e mire se sa nje kolltuk pushteti qe te transformon ne sklav.

  38. raimondi Vlonjati says:

    Shkrim i sakte fare…..

    Politika shqiptare te merret me ato detyrat e shtepise ,te demokratizoje vetveten,
    dhe te shikoje ruge te reja per te regulluar mireqenien e shqitpareve

    Politiken e madhe ,ta lere menjane , te mos merret medeklarata, jo keshtu po ashtu
    se ato gjera nuk jane per te , se behet qesharake fare….dhe qe ta kuptoje kete te shikoje harten .

  39. . says:

    i hatashem je Mero

  40. Pecua says:

    Per gati 50 vjet ne ishim ne gjendje te mundnim jo nje agresor te vetem, por koalicion agresoresh te marre se bashku. Por duket zoti Baze kete te vertete te pamohueshme e ka harruar. Ne kishim siguruar dy gjerat me te domosdoshme per arritjen e ketij objektivi madhor, udheheqjen e drejte M-L te partise tone heroike dhe te celnikte,dhe sidomos pasjen ne krye te saj te nje marksisti te hatashem sic ishte shoku i lavdishem Enver…
    Ne fillim te viteve 90, Presidenti gjerman Vajtzeker kritikonte kancelarin e atehershem Helmut Khol se bente nje politike megalomane, jashte dimensioneve te Gjermanise, duke i vene me kete rast ne dukje se ishte e nevojshme per te bere nje politike ne perputhje me permasat dhe vendin e gjermanise ne bote… Ah, te zeste ne! Ne vitin 1931 kur ne New York inagurohej Empire State Building me 102 kate, cdo njeri nga ne po te shkundej mire, i binin ne toke 102 morra…

  41. era says:

    Politileshet vetem Tema-n te lexojne dhe do jete nje kurs i mire per te r-ruajtur veten nga gafat.

  42. Ariu polar says:

    Dua t’i kujtoj zotit Mero, se Krimea, aktualisht ka qënë dhe është, të paktën Krahinë Autonome (ka Parlamentin e saj, në kuadrin e shtetit të Ukrainës… Pra, statusi aktual i Krimesë, është më i avancuar se ai i Kosovës, para vitit 2000.

  43. Be-X says:

    Bumci me duket pak si i dale nga korniza, ne gjuhen e nje psikiatri do te quhej: mental-pacient!(nje coroditje qe i ngjane me shume nje te semuri psiqik sesa nje politikani te mirefillte)

  44. Petro says:

    Sistemi demokratik evropian po rrezikohet nga ardhja ne pushtet e fashisteve, te cilet nuk po ndalen perpara asnje lloj krimi per te realizuar qellimet.

  45. Princi (Belgjikë) says:

    Dakord me kritikën për delirin shiptar që na ka mbetur nga koha e diktaturës kur ishim “qendra e botës”. Artikulli i Meros, megjithëkëtë, ka disa pasaktësira. Një prej tyre është edhe e drejta e Kosovës për vetëvendosje! Në të vërtetë Kosova ishte krahinë autonome me të gjitha të drejtat e republikave ish jugosllave, përjashto vetëvendosjen apo shkëputjen nga Federata, pra krijimin e shtetit të pavarur kosovar, etj.Kjo nuk do të thotë se Kosova, për shumë arsye,nuk e meritonte pavarësinë.Krimea është republikë autonome me një popullsi shumicë rusishtfolëse, por as ajo nuk ka të drejtë të shkëputet, ajo është pjesë e Ukrainës. Rusia ka futur trupat e saj, pra ka kryer një agresion. Këtë e përligj me të drejtën për të mbrojtur rusët në Krime. Kështu kërkon të përligjë edhe aneksimin e Krimesë. Kjo praktikë është e njëjtë me atë që ndoqi Hitleri me Sudetet etj., gjë që çoi në fillimin e Luftës së Dytë Botërore.Putini ka po aq të “drejtë” me Krimenë sa edhe Hitleri me Sudetet.

  46. doktor frojdi says:

    Nuk e dimë nëse e ka miratuar këtë editorial SKYPKA(3S?!
    Skypion pedeja që i bën zhvlerësimet editorialeve të z. Baze, del vetëm atëhere kur i prekin Be-Bishën dhe menjëherë vjell vrerin nga prapanica tij e qelbur në çdo rast kur kritikohet PD-ja.

  47. veterani says:

    Nuk esht e vertet qe kompania jone ne irak ishte per te qeruar patate por per kundrazi ka kryer detyra me te veshtira:1-patrullim diten dhe naten ne rruget e qytetit.2-ruajtje shoqerim konvojesh,(autokolonash.)3-shoqerim autoritetesh,ruajtje.4-mbrojtje aeroportesh, etj.Sa per rusine mendoj qe te zbatohen sanksione te forta ekonomike nga sh,b.a dhe europa qe te mesoje edhe ai popull muzhik qe nuk jeton dot pa diktatore.

  48. li1 says:

    O zoti Zapad, Putini,sic e ka mbiemrin ”puta-na, s’eshte vecse nje pordhac qe s’i gjendet shoku ! Hedh ca
    vicka me Eurot qe ka marre nga Perendimi me shitjen e gazit . Kjo e ben ”trim,, Putinin ! Ai kujton se do ja
    mbledhi Europes duke patur rubinetat e gazit , por fatkeqesisht gazi mbetet gaz dhe nuk shndrrohet ne
    ”VODKE,, qe ta ”pije ,, Putini me muzhiket e tij !!!!!

  49. toni says:

    ata qeronin patate ne bagdat ti mero haje mish ne tiran e sot bene edhe shkrime tallava pse enver me xhaxhin stalin nuk jen me por ne varr!!!!!!!!!!!

  50. Ushtaraku says:

    Z Baze,
    Ne pergjithesi jam dakort me shkrimin tuaj.Eshte e vertete qe akoma politika infantile e dy kraheve mbizoteron, sidomos ne vleresimin e ngjarjeve te rendesishme nderkombetare.Nuk jam dakort me ju ,kur shkruan per ushtaret shqiptare ne Irak “qe qeronin patate”.Une kam qene pjese e nje prej kontigjenteve te Irakut, dhe te siguroj qe kemi sakrifikuar shume ne ditet e nxehta te Mosulit duke kryer detyra nga me te ndryshmet dhe nuk kishte krenari me te madhe qe ishim reshtuar ne krah te aleances me te fuqishme sic ishte NATO dhe SHBA.Une keta ushtare i quaj ambasadoret me te mire te Shqipersie ne bote.Por ti mbase ne ate kohe akoma rrije mbrapa Berishes te lepije fundin e ti te kurrizit.Thellohuni me teper kur merrni penen dhe shkruani.

  51. 01.01.1993 says:

    Kosova e Krimea jane pothuajse e njajta histori. Te dyja ishin Provinca Autonome e te dyja vendosne me dale me vedi.

  52. Wanted Berishovic says:

    replike me Sali Skypionin (SS)

    Ju falenderojme per komentin paksa te vonuar dhe po te kthejme nje pergjigje sic e meriton.
    Duket qe je gjarperi dora vete Fuckberisha dhe po ben perpjekje mbinjerzore te eklipsosh editorialet e Meros por ke deshtuar plotesisht dhe je kthyer qesharak.
    E lexova me kujdes komentin tuaj dhe 100 rrjeshta qe ke shkruar ka vetem nje ide idiote:”Qe Edi Rama k frike te shprehet dhe paska lidhje me Putinin” te komentosh kete ide tuajen te MJERE DHE TE PERMJERRE eshte humbje kohe se te kujton cmedurine tuaj ne parlament kur ish kolegu i juaj kryeqelbesira Ilir Meta ju lejon te pshurrni vendin e shenjte te parlamentit sic perdhosi dhe viktimat e 21 janarit.
    Jam dakort me ju per Edi Ramen qe eshte frikacak kozmik por jo per Ukrainen
    qe se pjerdh njeri as ate as Skypion Berishen se ai vend eshte kthyer tashme si nje ish vilajet i perandorise osmane,pa ushtri,pa ekonomi pa dipllomaci,pa moral dhe pa dinjitet.
    Edi Rama eshte nje tradhetar i votimeve te 23 qershorit,i viktimave te gerdecit,te heronjeve te 21 janarit prandaj ti MONSTRA SKYPION i biri Rames dhe Sheqeres nuk do ti shpetosh ndeshkimit shembellor se je i vetmi pushtetar ne planet per te gjithe kohrat qe ke mijra hasem dhe qindra gryka pushkesh jan drejtuar mbi surratin tend te shpifur dhe nuka ka Obame apo Arrvizu qe te shpetoje nga egzekutimi se po te jete per spurdhjaket Rama-Meta ti e ke te garantuar jeten dhe mos burgosjen per krimet e tua.
    Sekreti qe PD dhe gjithe shqiptaret jane te pafuqishem perpara nje monster,pra para bustit te te tij qe leviz dhe ka vrare eshte te hipokrizia e euro-atllantikeve dhe impotences te atyre qe gjoja fituan ne 23 qershor 2013.Ne vend qe SRB te ndiqej penalisht ai po u ben ligjin fituesve.
    Eshte hipokrizi e dipllomacise huaj dhe e vete shqiptareve qe SRB identifikohet me rrezimin e komunizmit pasi ai kishte rene me kohe qe me vet- vrasjen tragjike te Mehmet Shehut dhe vazhdonte per inerci.Ajo qe verteton “dirty job” eshte sjellja e tyre per 21 janarin 2011 qe me shume ngjan si masakra e 4 shkurti 1944
    Qe te analizosh masakren e 21 janarit duhet te shikohet e gjithe trajektorja 22 vjecare e SRB dhe lidhjet e tij me faktorin nderkombetar sidomos me ate amerikan.Nqs se do te analizojme disa piketa te veprimtarise se tij del se SRB eshte perfaqsuesi permanent I perendimit I akredituar ne shqiperi eshte reksi I perendimit pra eshte vete perendimi
    Dihet tashme qe SRB erdhi ne pushtet ne menyre te dyshimte ne 22 mars 1992 qe me shume ngjante me puc shteti se me levizje demokratike.U abuzua shume nga perendimi qe urrejtjen popullore te akumuluar per dekada kunder atij sistemi qe e shfytezuan te katapultonin Reksin e tyre.Nqs do analizojme prishjen e votimeve te 31 marsit 1991,inskenimin e 2 prillit 1991 nga UDB jugosllave dhe nga disa amerikano-tropojane si dhe rrezimin e dhunshem te qeverise se stabilitetit dalim ne perfundim se u krye invasion dipllomatik.Marrja pjese e rajersonit ne fushten e votimeve eshte nje veprim t i turpshem per te cilen dipllomacia amerikane duhet te kerkoje te falur shqiptareve.
    Duke I falur te tera me siper mendoja qe pas ardhjes ne pushtet te SRB duhej te behej cmontimi I sistemit te kaluar.Duhej qe dhe dipllomatet perendimore te predikonin nje pajtim te gjere kombetar dhe zbatimin e nje plani “Marshall” modest per te rehabilituar ate vend ne menyre te qyteteruar.Pikerisht ne kete kohe shpertheu nje operacjon hakmarrje dhe raprezalje per sistemin e kaluar qe sic e quante rajersoni “dekomunistifikimi I vendit”.Ky ishte nje veprim thellesisht antishqiptar qe vazhdon dhe sot sepse nuk mund te behej ky operacjon me ish komuniste extremist si SRB dhe nuk mund te behej me ish bashkpuntore te fashizmit,dhete ish diversanteve apo terroristeve qe ndenjen 50 vjet neper katakombet e beogradit e athines.Pra ne vend qe te behej dekomunistifikimi u krye nje neonazistifikim.
    Rreth viteve 1988-1991 u bene traktativa midis Ramis Alise dhe west-dipllomacise per ndryshimin e kursit ne ate vend dhe u pranua nje pakete reformash per kalim nga sistemi nje partiak me ekonomi te centralizur ne pluripartizem me treg te lire .Pra ne nje fare menyre po kryhej nje kalim I bute nga sistemi socjalist ne ate kapitalist me mirekuptim .Besoj se ne kete pike ka nje spjegim per te cilen duhet vemendje:Qofte ambasdoret perendimore, qofte dhe kundershtaret e atij sitemi te cdo kategorie bene gabimin dhe krimin me te madh qe moren rolin e clirimtarit duke bere nje “dirty job” duke mundur dhe shpartallaur komunizmin e vdekur dhe fosilet e enver hoxhes.Nje nga detyrat kryesore qe ju dha SRB ishte zhdukja nga faqja e dheut e enver hoxhes dhe sistemit te tij dhe ngritja nga varri e ahmet zogollit duke glorifikuar si shpetimtarin e kombit kete gjysem dhenderr te amerikes detyre qe e ka kryer me sukses si reks besnik
    Nqs analizojme zhvillimet e mevoneshme me dramat dhe tragjedite e viteve 1994,1997,1998,2008,2009,2011 dilet lehte ne perfundimin se 21 janari nuk ishte nje ngjarje e shkeputur .Me kete ngjarje shqiptaret mesuan se vendi eshte praktikisht nje republike ambasdoriale nen ombrellen e natos.Thjesht SRB eshte kuisling I tyre qe do te mbrohet me cdo cmim ne emer te ruajtjes se stabilitetit.Pa u shitur cdo lloj pasurie e popullit shqiptar deri te hidrocentrali I fundit SRB nuk do ta lene te iki nga pushteti .Dhe kete ai e di mire sidomos pas vizites “se sukseseshme” ne washington ne pranveren e 1912 ku ai me lobin e tij famekeq bleu heshtjen e shtepise bardhe per gjakun ederdhur ne bulevard.
    Jane te pabesueshme disa fakte qe lidhen me 21 janarin.Kush e menaxhoi ne menyre kaq perfekte mbrojtjen e vrasesit SRB sa qe u kthye nga nje kriminel qe duhej future ne burg ne akuzues per puc shteti????Ai jo vetem vrau 4 veta por shpartalloi presidentin,kryeprokuroren,kryetarin eshikut,kryeopozitarin dhe te gjitha keto nuk mund ti bente pa mbeshtejen “nen rrogoz” te amb arvizu.Per cdo njeri qe ka pak njohuri per kamera dhe regjistrimet duket nje tallje makabre te pretendohet qe ato u fshine aq me teper nuk kishte nevoje per to se vrasjet jane filmuar persosmerisht nga jashte k/m.Tallja me e madhe per 21 janarin do jete “parakalimi rastesisht” I arvizuse ne protesten e disa te rinjeve para MPB te lulit ne prill 2011 qe nuk ka nevoje per koment.Ajo qe e shokoi me shume opinionin ishte tullumbaci I ekspertizave te FBI qe nga ardhje e bujeshme u khye ne nje barcalete me letra higjenike per SRB.
    Ne gjithe kete sage dyvjecare te 21 janarit do ngelet brilante veprimi kurajoz I profesoreshes Flora Osmani qe akuzoi balle per balle kelyshin e SRB dhe mikun personal te arvizuse si vrases.Tragjikja ne kete rast eshte se ajo ngeli vetem dhe PS (partia e spurdhjakeve) nuk beri levizjen me te vogel per te perkrahur kete grua fisnike.
    Qe nga viti 1992 deri tani ne menyre konstante kam menduar qe faji kryesor per ate gjendje perverse qe eshte krijuar ne shqiperi ka te beje me strategjine e gabuar qe ka ndjekur deri tani dipllomacia perendimore dhe ne vecanti ajo amerikane.Asnje hap apo ndryshim nuk eshte bere ne shqiperi pa keshillimin ,aprovimin dhe mbeshtejen e qindra dipllomateve,ambasdoreve,keshilltareve,juristeve,ligjvenesve qe jane marre direkt me shqiperine qofte ne Washington apo Bruksel.Qe te filloje era e ndryshimit ne shqiperi per ringjalljen e shtett te vdekur shqiptar duhet ndryshurar strategjia amerikane dhe europjane per ate vend
    Ne rradhe te pare shqiptaret nuk meritojne te trajtohen nga euro-atllantiket si vendet e republikave te bananeve dhe te droges.Ne rradhe te dyte duhet te rivendosen marredhjen korrekte dipllomatike qe u prishen nga rajersoni ne mars 1992 dhe vazhdojne edhe sot pra duhen rivendosu marredheniet normale shqiperi-amerike dhe jo shqiperi-ambasade qe jane deri tani.
    Dipllomacia amerikane ishte determinuese ne ardhjen e SRB ne pushtet ne 1991-1992 dhe e implikuar ne renien e qeverise stabilitetit ne dhjetor 1991.Po keshtu ne vitin 1997 pasiviteti dhe tolerimi qe ju be SRB atehere si I perkedheluri I tyre ishte nje nga faktoret kryesore qe u shkerrmoq shteti shqiptar.Pikerishy per keto dy aresye admistrata amerikane duhet te marre pergjegjsine per gabimet e saj dhe nuk duhet te vazhdoje te toleroje SRB per aktin fashist te 21 janarit.
    Pa u cmontuar berishizmi dhe pa u denuar kryevrasesi Usali Udberisha nga nderkombetaret,mazhoranca dhe shqiptaret e ndershem kjo do jete permendorja qe po i ngrene ato Enver Hoxhes.Sot eshte dita e tij.Ai popull e meritonte ate qofte dhe malsoret apo ambasdoret.
    Prandaj mos na gri sallate ti matherfucker skypinberishleshi se po “shan” Edi Ramen se po rri i heshtur dhe ka frike te flase.Edi Ramen & Meten jo vetem qe s’i pjerdh njeri se kane celsat e kashtes por duhet ti ngrini nje monument qe ju shpetoi koken duke ikur me bisht ne shale ne 21 janar 2011 dhe tani duke u tallur barbarisht me 1 miljon votuesit e qershorit dhe heronjte e 21 janarit.

  53. ben says:

    Per iliret .SE KE PAR SA DEL SHPELLARI NGA DERA E MBYTEN GJITH GASETARIT NGA MBAR BOTA DUKE I KERKUAR NDIHME .Skypion ate maloken ku e ke ai Dulla ja u bente mir qe ju linte me gur ke koka o race spiunesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    140cm ラブドール この情報を研究しているので、私は私がまさに必要なものに出くわした信じられないほど素晴らしい不気味な気持ちを持っていることを伝えてうれしいです。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje