Vdekja e politikanëve shqiptarë, një ritual i neveritshëm

9 Mars 2014, 20:11Editorial TEMA
Vdekja e politikanëve shqiptarë, një ritual i neveritshëm

Nga Artian Gjata*

 

Një shoqëri nuk mundet me ekzistue nëse nuk nderon të vdekurit e vet. Ata janë kujtesa e asaj që ka kalue, ndërgjegja për vendin që kemi në këtë botë kalimtare, modeli që duhet me u ndjekë, paraardhësit pa të cilët nuk mund të jemi këta që jemi, themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja. Në ma shumë se një mënyrë, një shoqëri mbahet bashkë me të vdekurit e vet. Mirëpo ka vdekje e vdekje.

Qytetërimet janë ndërtuar në shelbimin e figurave qëndrore të besimit. Kombet e shtetet po ashtu. Ka vdekje njerëzish të thjeshtë, ka vdekje pasanikësh, ka vdekje banditësh, ka shuarje në vuajtje, ka vdekje pa emër, ka edhe vdekje politikanësh. Dhe në shtetin shqiptar këto vdekjet e politikanëve janë një ritual që nuk mund ta shmangësh. Rituali më i neveritshëm i tranzicionit shqiptar është vdekja e politikanëve. Në atë ditë, i gjithë shteti ngrihet në këmbë. Këta njerëz që njihen si nga më të këqijët që mund të ketë nxjerrë kombi shqiptar, që nuk kanë lënë gjë pa bërë, që kanë vrarë, prerë, shkatërruar, rrënuar e njihen si 99-sh, ditën që vdesin bëhen engjëj në shtypin e parisë së Tiranës. Një shtet që e ka reduktuar ushtrinë në një bandë muzikore, mobilizohet të bëjë nderimet ushtarake për politikanin e radhës. Bashkëpunëtorët flasin me përdëllim për virtytet e të shkuarit. Kundërshtarët përpëliten të gjejnë një fjalë të mirë. Të gjithë marrin një pamje sikur iu është dhimbsur shumë politikani që iku e që nuk dihet si iku. Gazetat dhe shtypi ynë, dëshmia më e mirë e nivelit të poshtëm të mendësisë sonë katundare, vënë ca foto me flamurë dhe dosje pas shpine të të ndjerit dhe na tregojnë për jetën e titujt, gradat e arritjet e atij që shkoi e nuk dihet se si e pse, kush e nisi për në atë vendin ku nuk i kërkohet pasaporta diplomatike dhe me cfarë cmimi. Parulla në gojën e të gjithëve është “nuk flitet keq për të vdekurit.” Dhe ia bëjnë edhe një varr mermeri me paret e qeverisë apo të bashkisë, varet se a është partia e tij në opozitë apo në qeveri dhe cilin institucion kontrollon partia.

Mirëpo këtu duhen vënë re të pakëtn pesë gjëra. Së pari, si edhe e kanë provuar në debatet që kanë zhvilluar me njëri tjetrin, kohë mbas kohe, dhe si na kanë bindur me provat që kanë sjellë vetë, këta politikanë që kemi janë nga soji më i ndyrë i njerëzve që mund të ketë dalë në faqe të dheut. Me ndërgjegje më të plotë janë kthyer e kanë qënë vegla të krimit. Këta kanë qënë instrumenti përmes të cilit shqiptarët i janë nënshtruar travajave e mundimeve të papërshkrueshme. Tranzicioni ka qënë me kalue nga një rreth i Ferrit tek një rreth tjetër i Ferrit. Kontributi i tyre është tejet negativ. Në të gjitha drejtimet e mundshme. Këta e kanë kthyer kombin nw njw gjendje mizerjeje morale e vlerash, na kanë shtiru e na kanë kriminalizuar, na kanë trafikuar e zvetënuar, na kanë imunizuar ndaj të keqes e na kanë përdhosur e dëbuar. Atëherë pse nuk duhet të flasim keq për ta? Këta janë fytyra e të keqes ndër ne.

Së dyti, këta kanë menduar të gjithë për vete e gjithë kohës. Të gjithë i kanë bërë paratë, i kanë vënë pasuritë dhe i kanë fshehur një Zot e di se ku për veten e tyre. Sa kanë qënë gjallë këta kanë qënë në tavë, me lugë në brez, e me një tufë vrasësish rreth e rrotull duke mbushur “haletë me leka” që i kanë vjedhur nga shqiptarët. Mirëpo, nuk po ua dimë pasurinë, por sa prej tyre ia kanë dhuruar pasurinë shtetit, të varfërve, të mjerëve, shqiptarëve, apo dikujt tjetër që t’i nderojmë? Asnjë. Mirëpo këto para e pasuri janë vënë me krim të pashembullt, se nuk vihet pasuria vetëm me rrogë shteti askund në botë. Këta politikanët tanë blejnë makina që bëjnë sa rroga e shtatë viteve, blejnë edhe shtëpi që bëjnë sa rroga e 20 viteve, paguajnë për kravata sa merr rrogë mujore një punëtor, kanë dreka që kushtojnë sa rroga mujore e mësuesit, blejnë orë që kushtojnë sa rroga vjetore e një ministri, blejnë piktura si të ishin bankierë, pa llogaritur këtu që duhet të mbajnë dashnorë e dashnore, shëtitje e pushime, festa e martesa, pagëzime e synete, dhe në fund, bëjnë edhe vepra letrare në të cilat tallen me shqiptarët. Nga i kanë marrë këto para?

Mirë, nuk po pyesim kështu. Po sa prej tyre i kanë dhënë mbas gjë shoqërisë? Sa kanë lënë për jetimët? Hic kurrgjë. Edhe në vdekje këta duan të rrjepin shtetin e mjeruar të shqiptarëve.

Së treti, vdekja e politikanëve është një mënyrë për me vjedhë edhe pak nga fondet e shtetit. Këta politikanët tanë janë të vetmit që e vjedhin shtetin edhe të gjallë, edhe të vdekur. Sepse në fund të fundit, harxhohen ditë pune, ka shpenzime, mbulohet gjithcka nga shteti. Në një kohë kur shteti shqiptar duhet të verifikojë se si janë vënë këto pasuri, politikanët e tjerë të thonë se “vdekja është kapak floriri” mirëpo djallëzia nuk ka fund, sepse vërtetë këta mbulohen me një kapak floriri. Kush pyet për pasurinë, për krimet, për një mijë e një të zezat. Mendësia katundare kushtëzon sjelljen edhe në këto raste… Edhe kur e dimë se aksh politikan vajti për dhjamë qeni themi se vdiq në krye të detyrës. Shembulli më i mirë është ai deputeti që vdiq në motel dhe na thanë se kishte shkuar të takonte zgjedhësit.

Së katërti, ky ritual është pjesë e aparatit të sofistikuar të parisë së Tiranës. Si edhe e kemi vënë në dukje me kolegët në Rrethin e Ferrit dhe tani tek faqja Bleta Shqiptare, paria i druhet jashtëzakonisht shumë vdekjes. Paria e Tiranës luan me hijet në mur dhe e ka kthyer vdekjen e politikanëve në spektakël. Asaj i duhet një masë shqiptarësh që e lejojnë kulturën e tyre dhe përdoren nga hija e saj Makbethiane në mur. Asaj i duhen hije të vdekurish që në fund të fundit kanë qënë “i yni”, pjesë e parisë së Tiranës. Kjo është edhe shkalla më e lartë e poshtërsisë, kur nuk ke rrugë tjetër dhe kërkon që ta përdorësh vdekjen për të manipuluar popullin. Ai qëndrimi i skuthave të politikës që ia fusin thikat popullit të vet, sepse njëri tjetrit ia ruajnë shpinën gjithë kohës, zbulon një kompleks frike nga populli shqiptar. Çka do të kujtohet nga jeta e këtyre përvec të zezave që kanë sjellë? Çka kanë bërë këta njerëz për të mirën e gjithë shqiptarëve? Kurrgjë të mirë me u mbajtë mend. Paria e Tiranës sheh tek fundi i gjithë këtyre tipave me karakter të errët, e që janë protagonistë të përkohshëm të saj, fundin e vet të pashmangshëm. Ndaj turren t’i qajnë e t’i shenjtërojnë të gjithë. Kështu që të vjen me thanë le të kemi zi për nja tre vjet rresht sa të pastrohet fusha e politikës shqiptare nga këto plehra politike.

Së pesti, nuk mund e nuk duhet të lejojmë që të harrohen krimet e llahtarshme që këta i kanë bërë me ndërgjegje të plotë. Tash, në këtë pikë, kemi një popull thellësisht të traumatizuar, e të corientuar; mirëpo, të paktën ta lemë, e zeza mbi të bardhë, një dëshmi se e dimë se kush kanë qënë këta që nuk meritojnë varr në tokën shqiptare. Sepse varrin duhet ta meritosh. Nuk dihet a ka me i ngritë kush e me i pyetë në botën tjetër se “cka keni ba të mirë?” por dihet se një popull që nuk trajtohet si duhet i kthen mermerin e gurët e varreve të politikanëve të vet në mure avllie. Ndër ne shembujt nuk mungojnë. Ne nuk ua dimë varret atyre që kanë bërë mirë për shqiptarët e jo më atyre që kanë bërë keq. Mirëpo të gjallë a të vdekur këta duhet të paguajnë atë cmimin që ia kanë vëvë vetes me jetën e tyre. Tani të kthehemi në rastin konkret. Ja ngordhi edhe një bandit zhuls, dhe tani të gjithë e qajnë sikur të kishte qene engjëll. Mos harroni krimet që ky ka bërë si mashë e një krimineli tjetër pa pikë mëshire për shqiptarët e tjerë. Vdekja nuk është shkop magjik që e shndërron të keqen në të mirë ashtu si beson paria e Tiranës. Ritualet nuk e mbulojnë dot të vërtetën. E keqja mbetet e keqe, edhe pse vdes njeriu që ka qenë instrument i saj. një e drejtë që e kemi fituar me kaq vuajtje eshte me e gjykue njeriun, me gjykue pamëshirshëm edhe vetveten. njeriu duhet me u dridhë për të këqijat që ka ba, e jo me vazhdue pa nderprerje në shërbim të së keqes. mos harroni se edhe këta këtë duan: kur të vdesin te nderohen e të harrohen.

Mirepo a e lajnë të keqen me vdekjen e tyre? jo. A i kthejnë të gjitha ato që kanë vjedhur, grabitur, degjeneruar, zvetënuar, shkatërruar? jo. A na e kthejnë të shkuarën? Jo. A na bënë më të mirë të ardhemn për ne e për fëmijët tanë? Jo. E atëhere? Të këqinjve, nga të dy palet se për dreq kemi shumë farë të keqe iu duhet dëshëruar më e keqja. Si tha një plakë, ata e fara e tyre e keqe i vjellshin me gjak haqet që iu kanë shqiptarëve. Kurre mos iu prehshin eshtrat në paqe në tokën shqiptare atij që nuk ka bërë më të mirën për shqiptarët nga cilado palë e parisë të jetë.

*Autori është kontributor tek bletashqiptare.com

86 komente në “Vdekja e politikanëve shqiptarë, një ritual i neveritshëm”

  1. tomi says:

    Shume sakte.
    “paria e tiranes” ,majtas e djathtas etj. eshte pjese e ndyresive, gen i rraces kacake qe trashegojme,dhe si vajtues te banditit te radhes qajne hallin e perspektiven e tyre.
    Zoti i ndihmofte sa me shpejt!

    1. Pelasgian says:

      ” Zoti i ndihmofte sa me shpejt ” ???? ktu e ke dhi …

      ZOTI i shkatrroft kta shpirtkazma qe i pine gjakun shqiptarve te ndershem tash 23 vjet !

      1. shqiptari says:

        Pelasgian te thuash se politika shqiptare ka 23 vjet qe po i pin gjakun shqiptareve eshte pak,kur kujton vitet e rregjimit te Zogut dhe ato te diktatures komuniste,vite qe jashteqitja shqiptare i pin gjakun popullit shkojne tek 80 e kusure vjet,ne mos gaboj.
        Shqiperin e mori djalli o shqiptar,shqiptar mos rri po ngrihu o shpiptar,erdhi koha te ngresh koken dhe te kerkosh qe bashke me shoket te jetosh,jo si vemje po si njerez te gezosh,trima intelektuale si Gjata ka boll Shqiperia pra fillo.

    2. ZENI says:

      POLITIKANET SHQIPTARE, PFFFFFFFFF!
      I BLEJ ME 5 PARE
      http://goo.gl/FOOpPE

    3. Gjergji says:

      Korba te zinj, te gjithe ju komentues e anal-ist.

  2. mark says:

    Bravo Artian, ne parim ke plotesisht te drejte, po na behen heronj mjaft te vdesin, jo se e meritojne por e para I thurin lavde vetes dhe e dyta, mesaduket, lugen ja trashegon dikush ne parti, edhe nje here bravo per guximin.

  3. gent says:

    shkrim i rende,,por i drejte…shpresojm te lexojne dhe politikqirsit tane,se me siguri do flejn me endrra..

  4. ilir says:

    Po a ja vlen mor zotni me u marr me kete soj?! Jo, dhe jo vetem pse e kote por edhe demshme, sepse i jep alibine ketij populli dhe ketij elektorati, nga gjiri i se ciles kane dale, se e keqja i vjen nga te tjeret dhe jo nga niveli i kultures, i qytetarise dhe i ndergjegjes se secilit. Me besoni, eshte po aq e demshme sa demagogjia e kesaj klase drejtuese per te cilen flisni me kaq neveri.

  5. bimi says:

    De mortuis nil nisi bonum…

  6. - homeri- says:

    – he me te lumte , ja keshtu kategorik , duhet te jene analistet , me politikan te tille te qelbur , hajdut e kriminel

  7. Pelasgian says:

    jan Politi-KUAJ , jo politikan !

  8. jimi says:

    Analize brilante.
    Scachiera e sotme politike shqiptare nje teater hipokritesh.

  9. Hmmm says:

    Ok, le ta themi troc: Ferdinand Poni ishte nje ndyresire.
    Kete qe thashe e kam mendim personal, fale njohjes personale. Me gjase te tjere ketu a gjetiu kane pasur njohjet e tyre me kete individ dhe, me patjeter kane gjykimin e tyre bazuar ne kete njohje.
    Per aq sa me perket, ishte nje politikan batakci, nje maskara ne politike.
    Ishte i zgjuar natyrisht, por jo i mencur.
    Mercenar i hapur i berishizmit, servil, manipulator, arrogant.
    Nje nder ideatoret e vjedhjeve te zgjedhjeve ne Shqiperi.
    Me vjen keq per familjen dhe uroj qe ti kete lene mire, por Demokracia shqiptare merr fryme me lehte tashme qe Poni nuk merr me fryme.

  10. per gazeten PANORAMA says:

    Te nderuar miq, analiza ime nuk ka te beje me shkrimin e mesiperm edhe pse mjaft interesant, por me nje koment qe gazeta Panorama (online), nuk ka kurajen ta publikoje. Flitet per nje koment te bere ne respekt te shkrimit te Agron Tufes “Ne mungese te nje tribunali”.
    Nuk kam dashur te fyej askend, por si i perndjekur ndihem thellesisht i fyer ne pozicionin thellesisht materialist, klanor, shpeshhere dhe kriminal qe mban nje pjese e politikes, masmedias , shoqerise ku nuk ben perjashtim as kategoria se ish te perndjekurve politike, ku une bej pjese:

    “Respekt per te gjithe ata bashkevuajtes qe bashkarisht paguam nje çmim te larte se bashku me familjet e tona, nen kthetrat e diktatures!
    Por qe mundimet dhe sakrifica jone te mos shihen thjesht si pirgu i viktimave te komunizmit dhe por mbi te gjitha si memoriali i heronjve te ndergjegjes, duhen denuar jo vetem ata xhelate qe na interesojne dhe qe jane fajtore padyshim…
    Braktisja e Hysen Shoshorit, nga ne , shoket e vuajtjeve dhe te idealeve, dhe heshtja sikur nuk dinim gje se kush kishte dore ne ate krim, eshte e pafalshme dhe nuk nderon vuajtjet tona duke na nxjerre si viktima te nje lufte brenda llojit e jo si njerez te lire qe luftuam per ideal. Here me dashje e here padashur u gjetem ne anen lirise, por ne fund shume pak prej nesh, ngelen luftetare te saj.
    “Bisha qe kafshon, nuk harrohet…” dhe kjo dhemb njelloj, per te gjithe ata qe kane vuajtur ferrin komunist dhe ju duhet te perballen rruges me persekutoret e tyre.
    I dhemb Gezim Peshkepise po aq sa çi dhimte te shkretit Hysen Shoshori, qe kurre nuk pati nje mik kaq “kurajoz” si Agron Tufa qe t’ja perplaste fytyres dhe te bente “te dridhej” inkuizitorin e tij. Perkundrazi shume nga beshkevuajtesit e tij gjeten tek e njejta bishe komuniste liderin per tu adhuruar , ndersa Hysen Shoshori vazhdoi ta degjonte duke uleritur e mbreteruar ne krim dhe korrupsion deri diten qe dha shpirt, i braktisur nga te gjithe”.

    1. Tirona says:

      ky shkrim duhet te postohet nga te gjithe ne Face Book…..

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur..

    1. kola says:

      Z. Artian, respekte !
      Jane te ndyre. Mendo sa mire kane rene dakort dhe asnje nuk ndihet qe marrin nje pension 1 200 000 (nje milion dyqint mije) leke ne muaj. Jane nje ushtri pa fund ish deputete,ish ministra,ish zyrtare te tjere te larte,ish gjykates hale etj. Turp kur pergjerohen per popullin qe mer 130 000 leke pension.

    2. Po,Po says:

      Te pergezoj Artian per saktesine,vertetesine e ndershmerine qe e thua me kurajo e pa asnje medyshje.Gjithecka thua ketu eshte e sakte dhe s`ka vend per koment.

    3. Muzikanti says:

      Per paragrafin e fundit AMEN.
      Te lumte pena Artian.

  12. andi says:

    Falem nderit z.Artian! Artikull me te sakte nuk mund te kete. Keto llaj hajdutash e kriminelash vetem shokeve te tyre munde tu dhimsen e familjareve qe i kane mbulu ne te mirat e endrrave, te gjitha te vjedhura popullit Shqiptare. Toka mos i lashte mrenda.

  13. toma says:

    I ke ka bash n’te.

  14. ADRIAN says:

    imagjino kur te largohet Berisha keta do qajne si per Enverin
    Sa per shkrimin mund te them se eshte briliant.Po ku ke qene ti more derman ARTIAN.Shkrimi i pare qe lexoj nga ana juaj dhe e lexova 2 here.te lumte dhe thoji Meros te ti botoje analizat e tua se qenkan tamam me kembe ne toke .Te lumte dhe suksese

  15. ADRIAN says:

    Ramete paste ky Poni eshte ai qe pinte llalle ne mbledhjen e keshillit bashkiak mo.Nje nga ideatoret e falsifikimeve te listave te zgjedhseve.

  16. Blendi says:

    Dakort ne parim me artikullin, megjithese ka ca si shume uje te tepert dhe i ka rene gjate.

    “Paria e Tiranes”, “mendesia jone katundare”, hmm … vjen era Shenasi Rama; Ky perdor terma te tille.

    Tung,
    Blendi

  17. Pionier Lubonja says:

    Fillimi dhe fundi i kesaj tragjedije fillon dhe mbaron kur ne parlamentin e populit qe ka 23 vjet i PUSHTUAR nga krimi dhe korrupsioni e pa mandat te sovranit u behen omazhe krimit,korrupsionit e antishqiptarizmit.Me lejen e kujt u fut ne parlament kadavera e trafikantit e gjysmeshqipetarit Leka Zogu ku ju perulen tere ‘ajka’ e parise salisjane,ilirjane e nanoiste?KY VEND PO SHPERBEHET E PER FATIN E KEQ NUK KA KUSH TA NDALOJE.Kur tre femije i vret e jama se nuk i ushqen dot ne te njejten ore femijet,nipat e mbesat e ‘parise’ bejne orgji neper motele me gjakun e tyre.

  18. qytetari says:

    Te gjitha ne lidhje me politikanet hajdute e kriminele jane thene shume bukur e sakte nga autori ketij shkrimi.Po ashtu edhe komentet e mbeshtesin autorin.
    Po zgjidhja ku eshte?
    A na e ndryshojne gjendjen vetem shkrimet?
    Edhe pse ato ndihmojne shume une them se jo,prandaj ka ardhur koha qe te krijohet nje levizje e re per pastrimin e plehrave te politikes qe na kane ardhur ne deri ne fyt e po na e marrin edhe ate me te fundit SHPIRTIN.

  19. erion says:

    Eshte e drejte e autorit ta shohe ne kete kendveshtrim politikanin shqiptar. Por do te isha shume urioz te dija:
    – Eshte fjala per te gjithe politikanet, apo vetem per politikanet e krahut te politikanit te radhes qe nderroi jete?
    – Nese politikanet, te gjithe ose te nje krahu qenkan kesisoj, si eshte e mundur qe gjysma e shqiptareve i kane votuar per 24 vite dhe vazhdon t´u besoje, po te kemi parasysh protesten e fundit? Dhe nese eshte keshtu kush konsiderohet i gabuar, dhjetramije shqiptaret, apo nje person sado i ditur te jete ai_
    Une e kuptoj dhe e miratoj zhgenjimin nga politika, por jo deri ne kete akt hasmerie, rrugacerie dhe hakmarrjeje verbale ndaj tyre. Ende nuk kam lexuar nje shkrim qe ta fshikullonte vdekjen e diktatorit kesisoj!!!

  20. Treviso says:

    Bravo autori i ketij shkrimi.
    Meriton respektin me te madh.

  21. england says:

    E ke zevendesuar editorialin e Bazes ne menyren me te mire!Ke thene gjithcka qe meriton nje njeri i tille,qe pervec mashtrimit,vjedhjes(votave dhe parave)ishte dhe nje pocaqi qe mbante ere te ndyre.Ambienti neser do jete pak me i paster se dje.

  22. Arli says:

    Artian ke shume te drejte me kete shkrim. Nuk do te kete Shqiperi te mireqene po nuk u ngrit lart ana morale, vecanerisht tek politikanet.

  23. tafil sali bajga says:

    te lumte dora e mendja me mire se keshtu nuk ka politkanet si majtas si djathtas jane nje lloj kafshe te terbuara qe mendojne vetem per prehen etyre edhe nje here bravo dhe u shtofshin guximtaret si ty urime

  24. Arif Gjongjini says:

    Artikull i shkëlqyer. I vdekuri nuk është tjetër, është pikërisht ai që qe gjallë. I vdekuri e bart të gjallin; i vdekuri nuk mund ta flakë të gjallin e vetë nga kufoma. E kështu edhe buzë varrit i duhet thënë si e kemi njohur e jo si do donim të kishte qenë.

  25. tabako says:

    Artikull shum i sakt i drejt dhe i goditur,nuk po meret vesh politikanet SHQIPTAR vdesin neper motele me kurva dhe ngrihet nje shtet i ter e nderon sikur u vra per kombin,kta rrezil vdesin te rinj se nje populli te ter i ka dhembur shpirti nga vuajtjet qe kan marr nga disa plera politikan duke vjedhur zgjedhjet dhe duke i len ne shpin fuk

  26. shvejk says:

    Ju lumte pena zoti Gjata, na kishte marre malli te lexonim nje analize te tille pa nenkuptime apo dykuptime. Vazhdoni keshtu dhe do tju lexojme gjithmone me deshire.

  27. qiriri says:

    Pergezime per mendimet e shprehura ne kete artikull.Po te behej nje referendum apo nje testim i opinionit publik rreth vleresimeve te bera ne kete artikull,besoi se 90 perqind e shqipetareve do i miratonin.Edhe nje here pergezime artikullshkruarsit.

  28. lazeri says:

    Artikull i shkelqyer.

    Politikaneve shqipetare u duhet bere nje memorial turpi.

    Te vetmit politikane ne europe dhe ne rajon qe punojne kunder njerezve dhe vendit te vet.

    Europa kontinenti me i mbrekullueshem me nje fatkeqesi qe ka shqiperine brenda kufijve te vet.

    Jo me kot donte ta shperbente, sepse eshte nje tumor ne nje trup te shendoshe, i cili dhe sot po shtrin metastazat e te keqes ne te gjithe teritorin e saj.

  29. li1 says:

    Z. Gjata, shume pak artikuj te goditur kam lexuar deri me sot, pervec artikujve te zotit Mero qe gjithemone
    jane me brume ! Nje artikull qe te ben te meditosh per mizerabilitetin e politikaneve tane, hajdute,kriminele
    vrases, vakabonde rruges dhe diten qe vdesin ketyre monstrave te politikes shqiptare u thuren ditirambe
    e hosana ! Hipokrizi e gjalle e te gjithe politikaneve ! Pone ,thjeshte ka qene nje qen bir qeni ! Nje bir bushtre,
    nje hajdut, mjafton t’i shikosh fotografine per te patur nje ide te qarte mbi kete maskara te 99-tave ! Ketyre
    monstrave duhet t’ja hedhesh eshtrat ne perrua sepse kane marre me qafe nje popull te tere , e lane pa buke,
    pa prone, me nje pension mizerabel , i cuan ne rruget e botes si muhaxhir ! Keta qen , sot i thurin himne nje
    njeriu qe vdiq ne burdellot e huaja ! Turp i botes !

  30. agron says:

    te lumte doro ,po te permendje emra do te thoshim dy here te lumte

  31. miri shkodra says:

    Ne Shkoder thojne : ” Paste kamben e mbare…”

  32. I verteti says:

    Shkrimi eshte shkruar me paeudonim nga nje ish bashkepuntor i sigurimit te shteti qe sot jeton ne shba…Barabre

  33. ska emer says:

    Shkrim BRILANT!Kuragioz e asnje fjale nuk bie poshte!!!

  34. mustafa says:

    o juve duhet me jau qi robt se ma te poshter se ju nuk ka ne ket rruzull toksor qe shani njeriun edhe per se vdekuri pavarsisht qfar partie i takon po ashtu siqe keni zemren dhe mendjen i keni edhe punt shiko ne shqiperi shiko ne greqi shiko ne itali show nga shqiptaret e pabes se nuk i besojn as vet vetes dhe vrasin edhe fmijt e tyre po berisha rrezoj enverizmein po berisha jau hapi rruget per verop me shetisni te lir qe te dilni abdej te vriteni siq ent rrugve te evropes ne mes jush hani mutin e berishes te gjith ju kundesrhatert 1 milion laluc dhe luc greko serb

  35. Roni says:

    Imagjinoni,te gjithe zyrtaret Amerikan qe vdesin ne detyre apo jashte saj,ketu perjashto ushtaret qe vriten ne misione,qeveria e US tia paguante shpenzimet e funeralit apo dhe pagesa per salla homazhesh apo dekori funeral?!Taksapaguesit amerikan do ja nxirrnin syte qeveris se saj ne zgjedhiet me te para,gjithashtu edhe shtypi do bente namin.Cdo vit kur qytetaret amerikan bejne taxat,ne ate grup me letra qe paraqesin dikush qe ka bere donacione gjat vitit i paraqet dhe per kete atyre u kthehet dicka mbrapsh.Pyetja eshte;A ka buure qe me verteton se keta politikan qe i rrjepin leket e taksapaguesve per se gjalli dhe per se vdekuri,kan nje dokument qe verteton se kan bere nje donacion ne jeten e tyre?Kaq dhe mjafton,e thjesht fare!Ky perfitim eshte koncept prej kusari i maskuar me djallezi duke na permendur nje kod te pashkruar e te pathene nga askush qe kusaret nuk duhet te demaskohen pas vdekjes.Nderkoh ka zyrtar partiak aq te demshem per shoqerine sa qe edhe po te kishin nje jete tjeter do vazhdonin ne ligesin e tyre apo te shefit te tyre deri ne sekonden e fundit pa e gjetur meshiren ne ate jete,pa u penduar per asnje mekat dhe pa u rrefyer perpara shoqerise.Shoqeria shqiptare duhet te kaloj ne nje nivel tjeter te sjelluri dhe te konceptuari te gjerave,duhet te gjej forma proteste per tia bere me dije qeveris se saj se gjithshka qe ka te beje me funeralin dhe shpenzimet duhet te jete private per politikan te tille.Ka shkuar per te sherbyer dhe jo per te perdor ata te silet u ka premtuar se do ju sherbej deri ne minute te fundit.Duhet te filloje nje levizie emancipuese qe do i denoncoje keto lloj djallezish teper ofenduese per shoqerin qe trajtohet me kaq parespekt.Dhe e fundit kjo ka te beje me mentalitetin Lindor qe drejtuesit dhe politikanet kan realisht ne shqiperi pamvarsisht nga maska perendimore.Me shtetin ke vetem RROGEN dhe asgje tjeter,gjithshka tjeter eshte ABUZIM ose shqip VJEDHIE.

    1. @roni says:

      Te lumte Roni, koment i sakte dhe me shume kuptim. E ke kap demin per briresh – i thone kendej nga anet tona.

      Rasti ne fjale ka te beje me nje mentalitet anadollak, te cilin abuzuesit kerkojne t’a shfrytezojne per interesat e tyre personale (njera dore lan tjetren) ne kurriz te mases amorfe.

      Po t’a kesh vene re, e njejta gje ndodh edhe me mafien me bluza te zeza, te cilet me mashtrimet e tyre kane arritur deri aty, sa t’i vene ne gare me njeri-tjetrin familjaret, qe kush e kush t’i beje sa me te larta e sa me te shtrenjta varret e te afermve te tyre.

  36. Elton says:

    Bravo Artian! Befasohem, por dhe me vjen mir qe paska akoma njerez me tru, largpames dhe te guximshem!

  37. Ke te drejt o plak!
    Por ka nji problem shqipnija dhe shqiptaret!
    Keto fjal qe ke shkrujt per politiksat shqiptare, jan po ashtu te vlefshme ne adres te popllit shqiptar.
    Sepse jan te kqinj shqiptaret
    Si politikanet
    Edhe fshesaret
    Si qytetaret
    Dhe Katunaret

  38. Se zoti e la me shkrim
    “kurr s ka paqe përmi dhe,
    Si ne Lindje,ne Pernim
    Me shqiptaret e pafe”

  39. Partia e Pirateve Shqipetar, Pirate says:

    Be a bit more confident in yourself!
    Para ca ditesh, mr Christine Lagarde drejtor i IMF, ishte ftuar ne Dimbleby Lecture, ( te ftuar figura me influence politike dhe business-i, pothuajse cdo vit, qe nga vit ’72 ) — ‘The Economy’ ishte titulli.

    Mbeta i habitur gjith kohes, nuk u surprize-ova nga dija academike, as nga rrjdheshmeria ne English language, ( she is French girl ) por nga qendrimi confident i saj, dhe vecanerisht i audience-s!

    Pas nje krahasimi per krizen ekonomike ( “te jetosh ne krize eshte njelloje si te jetosh i zhytur ne uje!” ) gjitheperfshirse dhe therse gjithashtu, gjithe fjalimi i saj ishte confident, besim ne vete.

    Optimist i Paduruar ( ‘The Impatient Optimist’ ) ishte titulli i vitit kaluar, ku i ftuar ishte Bill Gate ( Entrepreneur and Filantropist )
    Nderkohe ketu eshte kohe pyetjesh tani, njerez! — Keshtu qe pergjigjet duhet ti marrim vesh me C O N F I D E N C E nga mazhoransa. Mos harroni ‘Shqiperia ne Protest’ eshte slogani i fitores…

    Ngushellime familjarve dhe te aferme te Ferdinand Poni-it…

  40. Saimir says:

    Keshtu i duhet kenduar Saliut, Fatosit, Ilirit, e shume te tjereve.

  41. zyber sula says:

    Ndofta nje nga shkrimet me te mira dhe me realiste qe mund te jene bere ndonjehere ne shtypin shqiptar. Cdo gje qe ka thene autori eshte e sakte dhe e vertete.

  42. Garipi NY says:

    Shoshori duhej nderuar dhe jo kjo vemja berishiste me emrin ferdinand.

  43. Reflektimi says:

    Krijimi e zgjerimi i hapsirave te lirise eshte kushti i vetem qe nje gazete e frekuntuar online te mbijetoje e gjerohet ne sherbim te shoqerise per ndergjegjesim e clirim nga idologjite shterpe e distancimi nga njerzit me vese per te mos thene te ndyre.
    Per rastin konkret per hir te se vertetes nuk kam pasur pervoja personale qe te prononcohem personalisht por per mua qendrimi se per te vdekurit nuk duhet folur keq nuk i sherben shoqerise.
    Nuk jemi te gjithe njelloj ne kete bote e nese nisemi nga besimi as ne ate bote. Duhet te dime ti dallojme e cilsojme vlerat dhe antivlerat ne te gjalle e per se vdekuri nese realisht duam te ecim perpara si shoqeri. Nese nuk i themi burrit burre e zagarukut zagar askund nuk kemi per te shkuar ashtu sic realisht jemi askushi.
    Dalin politikanet e radhes rrejne e jedhin pa piken e turpit e ne turperohemi ti therrasim me emrin e tyre te vertete se nuk po them per ata te djeshmit se tashme i kemi harruar.
    Te jemi te sigurte se nese harrojme te djeshmit te sotmit e te nesermit kemi per ti pasur edhe me hajna e me te poshter. A jemi ne qe e harruam Enverin e sot cirremi per Berishen se paska qene perbindesh.
    A erdhi edhe Berisha me premtime per te gjetur arin e Enverit e Xhon Megoun , Kuoten Zero ne Durres e nga nje rrene te re per dite duke dale sot mbas 23 vjetesh se kishte gabuar qe ka vazhduar t’jua vjedh token shqiptareve pergjate gjithe mbreterimit te tije dhe askush nuk nuk e tha nje fjale te vetme megjithse demi qe i eshte shkaktuar shqiperise e shqiptareve arrin ne miljarda dollare e rreth 8000 jete te marruna shqiptaresh dhe po ju garantoj se jane ne vazhdim me “bilete: te prere per boten tjeter edhe 18000 te tjere ne zinxhirin e gjakmarrjes.
    Shqiptare duhet te zgjohemi nese vetete duam qe e nesermja te jete ndryshe e mbas kater vjetesh te mos percjellim xhambazin dhe hajdutin e rradhes. Lirine dhe demokracine e gezojne vetem ata popuj qe luftojne qe ti kene.

  44. MILI says:

    Nje analize shume e spikatur dhe e drejte .Ata qe thone qe eshte e gabuar jane hipokrite dhe njeres te manipuluar .

  45. rilindja says:

    Shume e drejte. Ka 101 vjet qe Paria e Shqiperise vetem ka vjedhur e poshteruar kete popull. Ne hale shkofshin bashke me pasurite e tyre.

  46. Bekimi says:

    Ç’janë këto “…ue, “…ue mor burrë?

  47. gjergji says:

    Shkrim i goditur zoti Shinasi.

  48. Majlo says:

    Te lumte nje ajo pene,tu bofte florì e shkuar floririt!Uroj qe te zgjohet ky popull nga gjumi,se me keto ceremonirat e vdekjeve te krimineleve te popullit,po na vijne zorret ne gryke!Mos gjetshin rehat dhe ne varr dhe u djegshin ne ferr!Komplimenti per te vertetat ne shkrim Artian Gjata!

  49. xhopi says:

    Po sikur nuk ka kuptim ta shajme tani qe iku.

  50. Arberi says:

    Jam plotesisht ne vale te njejte dhe nuk do i kisha hequr as edhe nje presje Z.Artian.Keta mjerana qe na e mjeruan jeten dhe nuk paten fund bemat etyre te ndyera ndaj kombit te nderohen pas vdekjes shpesh edhe si heronje do ishte paturpesia me e madhe.Ndaj duhen ndaluar keto horelleqe per te mbuluar nderimin per keta hore,e mjerana te kombit.

  51. edi says:

    ej po si ka mundesi qe vdesin vetem keta te pd-se apo i helmon Sala?

  52. Plaku nga Kurveleshi says:

    Bravo, pa doreza e me mendje te hapur, e thene shkoqur, shqip. Politikanet ne teresi na jane bere te padurueshem. Por ne ksi rastesh edhe teper hipokrite te peshtire. Per familjaret, sido qe te kete qene rasti i humbjes se njeriut te tyre eshte fatkeqesi, ndersa per politikanet apo rrufjanet politike, sikurse i ka quajtur dikur ai i Pari, thjesht nje shans i ri i mirepritur ne mos i mireorganizuar per te luajtur teater kukullash, nje moment tregetie a biznesi politik te ndyre!!!!!!1

  53. EDI says:

    ore mire ato qe thoni ju po shihni pak se cfare behet ne kuvend sot, eshte nje turp qe kemi keto politkane http://dielli.al/lajme.php?id=45127&k=71

  54. shpresa says:

    Bravo per shkrimin! Jam plotesisht ne nje mendje me Ju; pardje kur pashe lajmin , mendova: si ka mundesi qe per veten e tyre politikanet te shfrytezojne ambjentet publike per te bere homazhe? Pse nuk I lene ne shtepite e tyre? Pse pranon familja qe te ndodhe keshtu? Kaq shume e vleresojne veten sikur kushedi se cilet jane? A thua nuk I njohin njerezit me rrenje e dhemballe? Apo duan te gjithe me rradhe te “nderohen” ne te njejten menyre? E pra kam nje urim qe ju ndodhte kjo ne dite festash dhe do te shihni qe shqiptaret do ta festojne dyfish ashtu sic ndodhi dhe ne 8 mars me kenge e me valle. Mitet kane rene nga piedestali qe kur u ndrrua sistemi I meparshem e mos I ngrini kot se nuk I duron me njeri; mos harxhoni paret e popullit as me ngritje bustesh qe neser do ti heqin se nuk kane asnje merite per popullin as sot e jo me neser.

  55. shkelqim says:

    Mire, ta mburrim nje politikan qe vdes qenka katundari, po ta shajme nje politikan qe vdes; qytetari qenka ?!
    Mire ky politikani i vdekur i PD-se nuk qenka per tu qare, po keta politikanet qeveritare te gjalle te PS-se, per t’u qare hallin jane ?!
    Gjithsesi mire t’u behet politikaneve qe na sollen serish luften e klasave dhe tani te presin qe populli te gezohet kur ata te vdesin !

  56. Gezimi says:

    Artikull tej mase i sakte! Vetem ndergjegjesimi i ketij populli fatkeq, do i vendoste gjerat ne vendin e vet!

  57. Pipi says:

    Le te bejne sa te duan varrime luksi per veten e tyre politikane tane. Aq kane ne dore sot, aq bejne. Askush tjeter pervec sojit te tyre nuk t’i kujtoje me pas. Por,populli do te kujtoje te vetet, ata qe do te mbeten per jete e mot ne zemren e tij: Vace Zelen e Laver Bariun,Panajot Panon e Loro Boricin,Sander Prosin e Kadri Roshin,Aleksander Xhuvanin e Aleks Buden,etj. Sa shume jane…

  58. vlora.aj says:

    Mero eshte gazetar dhe di te flasi me bukur se ne qe sekemi profesion. Po nuk ka then asgje me pak se ato qe kam shkruajtur une ne komentet ne lidhje me Ponin dhe ju si nxoret fare si komente. Kta faqezinj politikan meritojne fjalet e keqia dhe kur vdesin sepse vetem ato meritojne asgje me teper.

  59. skeptiku says:

    Ne ket artikull ke shprehur dhe mendimet e nje populli qe jeta e tyre esht ber ferr,nga keta politikan qe mendojn vetem per ta cvatur dhe qe i kan sjeell fatkeqsi ketij vendi.

  60. shqiptarja says:

    …..nje hale me pak ne qarkullim

  61. turi says:

    SHKRIM BRILANT. Kur vdes njeriu i thuhen te mirat dhe te keqiat,te mira qofshin apo te keqija. Po filluan po vdesin manipuluset e votes,sikur po vdesin pak dendur keta. Dhe gjithmon e pa pritur. Une jam pak supersticioz,nuk e di pse me vete mendja te saliu?

  62. Profesori says:

    Artikull i sinqerte dhe i shkruar krejt mire. Kushdo qe rreket me e komentue artikullin druaj se nuk pasuron gja per temen ne fjale. Djajte (politikane) kur i heq allahu nga kjo bote (se asht merzitur me djajt), nga sivellezerit e tyre te njejtes skote (politikanet) na kthehen ne engjej! A per keto djaj duhet me qa! Jo kurre! Ma mire te qajme kur ngordhin ujqerit se per keto tipa “engjujsh” apo “idhuj pa krena”. Urime autorit!

  63. Denonco says:

    Artikull kurajoz, ne princip do dakordohesha. Fakt eshte qe jemi ku jemi se kemi pasur politikane plackites e makuter…

  64. Altin Koqaj says:

    Proteste !

    Pas nje beteje 6 mujore te luftetarit te demonkracise zotit Skypion duket se Mero Baze u dorezua pa kushte pasi nuk po komenton me se nuk ka cfare te thote perballe komenteve heroike te Skypionit.
    Prandaj sot eshte gjetur nje autor anonim dhe hedh balte mbi kapitenin e skuadres blu qe dha jeten jashte kufinjve shteterore.

    Ftojme komentuesit e Temes per nje demonstrate paqsore para zyrave te Meros te rruga Bardhok biba me parrullen:

    Mero pse nuk ja ke futur sot Skypionit ?

  65. gjon says:

    Qesharake VDIC DUKE PIRE NJE GOTE UJE.Analiza e mesiperme nga Artan Gjata shume e sakte.

  66. DANI says:

    TE LUIMTE KJO ESHTE E VERTETA PER PLEHRAT POLITIKANE TE TIRANES QE KUR MBULOHEN ME DHE KUJTOJNE SE DO TU MBULOHEN EDHE POSHTERSITE QE KANE BERE

  67. vlora 01 says:

    nje shkrim kryeveper ju faleminderit

  68. Fredi says:

    i nderuar Artian Gjata.

    Jam nje lexues dhe komentues i rregullt (qe nga koha e Gerdecit i gazetes Tema dhe mund te them qe ke bere nje koment te persosur dhe ke nje falenderim special.

    Duke qene se jam ne moshe relativisht te madhe dhe me arsim ne nje nivel te pelqyeshem si ne Shqiperi dhe ne Perendim me lejoni t’ju paraqes disa mendime modeste:

    -Artikulli juaj ishte model i vecante sepse ju keni permendur asnje emer dhe kjo eshte inteligjencia juaj pasi emrat dihen dhe po e qelbin ate vend me shume te gjallet se te vdekurit e tyre e peshtirosur.

    -Ju keni meriten qe kritikoni ne bllok parine e tiranes duke futur sipas mendimit tim banden kriminale te PD & banden tradhetare te PS-LSI.

    -E vetmja mungese ne kete editorial ishte se duhet te perfshini dhe banden e ambasdoreve te akreditur ne Tirane qe kane bere nje “dirty job” per njecerek shekulli.

    -Periudha 1990-2014 eshte me e zeza ne historine e Shqiperise pasi shikojme qe shteti shqiptar po shkon ne progresion gjeometrik drejt zhdukjes dhe poshtrimit te dinjitetit kombetar nga paria e Tiranes &
    dipllomatet e huaj dhe kerkush nuk po ndjehet i gjalle.

    -Ka ardhur koha qe shqiptaret e ndershem te mendojne :
    Vdekja e Shqiperise nje ritual i neveritshem i parise Tiranes dhe turpit & trupit dipllomatik te akredituar ne ate vend.

    Wake up albanians…

  69. I.Troplini says:

    Neveria, eshte ajo qe e pllakos shqiptarin, kur sheh klasen e tij politike “ne veprim”.
    Hipokrizia e ketij vajtimi pertej se majtes dhe se djathtes, na eshte kthyer ne ritual, qe me hir apo pa hir, na e servirin sikur te ishte normalitet. Na eshte bere si ato vizitat tek hoxhallaret per bajram apo tek prifti per krishtlindje. E gjitha kjo maskarade palacosh, ne emer te “bashkeegzistences paqesore te konfesioneve”.
    Prania e tyre ne ato ceremoni, ia humb kuptimin cdo gjeje qe ndodh aty. Tek i sheh te qurraviten dhe ti shkojne jarget nga “vajtimi dhe dhimbja” qe ndjejne per te vdekurin, megjithese ndoshta nuk kane dashur ta shohin me sy sa ishte gjalle, te duket sikur ke para vetes, aktoret amatore te nje trupe teatri nga fshati.
    Jane qurravitjet dhe shenjat e degjenerimit te nje shoqerije te coroditur dhe cfilitur qe nuk gjen dot force te cliroje vetveten nga hajdutet dhe njerezit ordinere qe kane uzurpuar pushtetet dhe i lejojne vetvetes masturbime te tilla,,,,pertej se majtes dhe se djathtes.

    Eshte mire, qe aparatet e sotem televizive, kane nje telekomande.

  70. artiles says:

    Mund te them pa frike nje nga shkrimet lapidar ne kohen e demokracise dhe per nje çeshtje mjaft delikate per tu trajtuar. Jo me kot edhe numri i njerezve qe kane komentuar eshte shume i larte.

    I lumte autorit!

  71. Rrema says:

    Ngushellime familjes se Ponit por ai me Ristaninjane hajdutet me te medhenj te votave te Shqipetareve

  72. holti says:

    politikanet mbajne njeri tjetrin
    shtresa e pasur mban po ashtu njeri tjetrin paria
    por koken prapa politikanet se kthejne kurre pervec rroges mundohen me te gjitha menyrat te vjedhin e t bejne cmos te pasurohon ne kurriz te pensionisteve dhe njerzve te thjeshte e pasurit kombetare te ketij vendi
    mjafton te behesh minister dhe je milionier rrogen e ke vetem per kafe
    FAJI i kujt eshte i ketij populli qe ju ben kaq priviligje edhe kur ata nuk bejne asgje dhe marrin rrogen kot tmerr tmerr
    rroga te majme dhe favore pa fund ligjet dietat karburant roje bodigard i bejne te gjitha per vete te pasurohen dhe te fitojne para pa punuar
    duhen ulur urgjent rrogat e tyre favoret qe kane te kthen ne zyra 8 ore dhe te jen njerez te thjeshte nepunes shteti
    nje parti kemi pas gjith keto 23 vjet dhe mes tyre ata jane miq te ngushte s kan percarje mes tyre cdo gje behet kot dhe per show tv sikur zihen ndonjeher dhe jane dy kampe kot cdo gje parat dhe fitimi ata i bashkon etja per para e pushtet femijet i kane ne pune te mira qejfet pa fund ata jane bashke te gjithe dhe kerkojne budallenj ti mbajne flamurin ose sherbetor klasa me e flliq dhe hajdute n bot ketto 23 vjet qe s ben asgje deri sot per kete vend pervec shkaterim kudo

  73. agimi says:

    i vetmi artikull iperkryer qe tregon se neve si popull skemi per tendryshuar te njejtat gjera benin ne monizm te njejtat tani ,tallen me neve fukarenjte,te medhenjte e tiranes.

  74. asllan dervishi says:

    Artikull I goditur! Vdekje politikaneve liri popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Y
    YourDoll株式会社

    wm ラブドール オンラインで購入できる美しいアニメ/マンガのダッチワイフ

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje