Si mund t’i fyesh gratë më 8 Mars

8 Mars 2014, 20:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Është mirë të protestohet më 8 Mars nga gratë. Në jetën e tyre ka aq shumë probleme, dhunë dhe pabarazi, sa beteja për të drejtat e tyre ka gjithnjë kuptim. Në këtë kuptim është lajm i mirë që dhe sot disa gra dolën para qeverisë për të protestuar.

Problemi është se në një protestë, njeriu është i lirë dhe del aty të thojë atë që ndjen. 8 Marsi është një traditë e lirisë së tyre. Por për ironi të fatit, ato që dolën para kryeministrisë sot, në vend që të protestonin për të drejtat e grave, protestonin për të drejtat e partisë së tyre. Në një farë mënyre protestonin, pse shqiptarët i kanë hequr nga pushteti më 23 Qershor, dhe për këtë shkak ky 8 Mars u dukej 8 Marsi më i keq i historisë së tyre si gra.

Kjo është një nga mënyrat se si mund t’i fyesh gratë më 8 Mars. T’i nxjerrësh në rrugë për interes të burrave, që drejtojnë një parti. Nuk mjafton një vit nën urdhrat e tyre, një vit të papërfaqësuara, një vit pa personalitet publik dhe dëshmi emancipimi nga partia e tyre, por dhe më 8 Mars ato duhet të dalin në rrugë për hallet e një burri që ka ikur nga pushteti.

Të organizosh një protestë për 8 Marsin nga Lidhja Demorkatike e Gruas, dhe të shpallësh si problem kryesor që ky 8 Mars është i keq se ato nuk janë në pushtet, është një poshëtrim.

Kjo është një ditë kur gratë duhet të luftojnë për kauzat e tyre, qoftë dhe kauzën e tyre si gra të PD. Ato ishin para një godine qeverie, e cila është qeveria me më shumë gra në historinë e këtyre 100 viteve shtet, dhe po vajtonin një qeveri ku grua quhej Jozefina.

Ato kanë të drejtë të ankohen për qeverisjen, për standardet e lirisë së gruas në shoqëri, por jo për qeverinë dhe pjesëmarrjen e gruas në këtë adminisratë, pasi duket sikur protestojnë ndaj grave të tjera, që kanë zëvendësuar jo vetëm ato, por dhe shumë burra të tyre në pushtet.

Për këtë arsye, protesta më 8 Mars para qeverisë së sotme ka kuptim të bëhet nga gra që duan të drejtat e grave, dhe jo nga gra që kanë humbur poste politike, pasi ndërkohë kanë marrë pesë herë më shumë gra poste se sa kanë ikur.

Më 8 Mars është një ditë kur gratë duhet të ndjehen së paku formalisht të lira. Partia Demokratike, e cila ka nxjerrë sot gratë në rrugë, ka të drejtë të mbrojë të drejtat e grave dhe të japë shembull si mbrohen ato. Duke i nxjerrë gratë në rresht me parrula që vajtojnë pushtetin e humbur, ata dëshmojnë se nuk kanë ndërmend t’i lënë të lira gratë dhe më 8 Mars.

Është normale të protestohet para qeverisë shqiptare më 8 Mars. Është normale t’i kërkosh asaj kuota më të larta politike për barazinë gjinore, për vendet në Kuvend, për pjesëmarrjen në administratë, për sigurinë dhe rendin në vend, por kjo duhet bërë në emër të gjithë grave dhe jo në emër të disa grave që nuk janë më në pushtet. Para qeverisë vlente të protestonin gratë që u shfrytëzuan në Gërdec, pasi atyre u shkaktoi një fatkeqësi qeveria dhe një biznes i familjes së kryeministrit. Meritojnë të protestojnë vejushat e 21 Janarit, por dhe gratë e dhunuara nga krimi i rrugës apo trafikantët shqiptarë. Kauzat e tyre në këtë vend janë të pafundme.

Por është një trishtim i madh që në vend të tyre të shikosh disa gra të skllavëruara, që kanë lenë ditën e festës jo për të protestuar për veten e tyre, por për t’i bërë qejfin një burri që ka ikur nga pushteti. Ato rrezatojnë kështu pafuqinë e tyre. Njësoj si ato gratë që nuk i kthejnë dot dorën burrit që i rreh, që nuk kanë fuqi të denoncojnë përdhunuesin, që nuk kanë mundësi të bëjnë divorcin, ato nuk kanë mundësi të jenë të lira më 8 mars. Ato janë të detyruara të urdhërohen dhe më 8 mars. Ato janë dëshmi e një skllavërie të re të grave në këtë vend, lidhja me zinxhir pas interesit politik, për t’i përdorur jo si personalitete grash, por si manekine. Dhe këtë e bën një burrë i ikur nga pushteti, që i vetmi respekt që kishte për gratë reflektohej tek fakti se në Partinë Demokratike i bëri burrat gra dhe gratë burra, vetëm që t’i kishte nën këmbët e tij. Është ai që ka gjetur një mënyrë të fyejë gratë e tij dhe më 8 Mars, duke u imponuar hallin e tij si hallin e tyre.

36 komente në “Si mund t’i fyesh gratë më 8 Mars”

  1. Kosovari says:

    @@@Ne radhet e para te Protestuesve eshte:_Sllobodanka Berisha(Liri)
    Argita Berisha, ish -Bashkeshortja e Shkelzen Berishes ect…

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Mero osht knaqsi me te lexu ty mor vlla.
      Ti shkruan me mendje te kthjellet.
      Sa posht ka rra PeDe-ja e Zholefinave,… Majlindave me dhe pa Breg,te Mondave Tik-Taku dhe te Bana Obseziste te fryme byth e krye,nga SILIKONI i Pushtetit qe tash e humben.
      Shqipnija ka nevoj per OPOZIT dhe jo per TruZIT.

      1. Skypion says:

        8 marsi eshte dita e te drejtave te grave.Kjo eshte simbolika e kesaj dite,dhe keshtu shihet ne te gjithe boten,perjashto ndonje devijim sipas kulturave,ku i jepet me shume rendesi anes hedonistike te saj(edhe ketu tek ne po shihet nje prirje e tille per t’i pare festat nga ana hedonistike,e kjo per “merite” te snobit Rama).
        Keshtu duhet pare edhe protesta e grave perpara Kryeministrise.Jane disa nga shume e shume gra te flakura nga puna,per tu zevendesuar me militantet e pushtetit te ri.Ky eshte nje fakt qe te gjithe e dime.
        Pervec kesaj,kjo proteste ka edhe simboliken e vet,qe ka lidhje me ate se ndaj kujt protestohet.
        Protestohet ndaj Kryeministrit,demagogut te pacipe,qe me shume se askush tjetet politikan ne shqiperi,ka rekordet me te zeza ne sjelljen ndaj grave.Rekordin me te zi e shenoi para ca kohesh ne Parlament,ku per t’i bere vend nje te njohuri boterisht per afera te pista dhe lidhje me krimin,i ben presion nje zonje grua qe,t’i lere vendin e saj si deputete.Kete harbutllek,e beri pikerisht ai,qe mburret se ne Qeverine e tij ka me shume gra se cka pasur me pare!
        Ndalemi pak ketu,sepse eshte me te vertete interesante.Eshte folur shume per femrat ne qeverine e sotme,dhe,sic eshte e kuptueshme,eshte marre si shenje emancipimi e politikes,e shoqerise dhe i eshte quajtur si merite Rames.
        C’mashtrim,c’hipokrizi,c’tallje!
        Por,pse i them keto?Po vecoj dy arsye:
        -E para,e ne jemi shoqeria me e prabambetur ne Ballkan,me patriarkalja;ky eshte nje fakt,qe te gjithe e pohojne;dhe ja,krejt papritur,si me magji,behemi shoqeria me e emancipuar nga magjistari Rama!Eshte tipike per vendet ne zhvillim,per vendet e botes se trete,per shume vende te tilla ne Afrike,Azi,A.Latine ku, per te kompensuar prapambetjen e gjithanshme,si kunderpeshe,behen te tilla levizje spektakolare,me artiste kryeministra,fitues cmimesh Nobel presidente,e sidomos me femra presidente dhe kryeministre.Une mund te sjell shembuj pafund vendesh afrikane dhe aziatike,shume patriarkale ,qe “cudisin” boten me “respektin” qe kane ndaj femrave,duke i zgjedhur ne krye te vendit(rasti i Pakistanit prsh).
        -E dyta,ka te beje me arsyen e vertete,se pse ne qeverine e sotme ka ,ne pjesen e Rames me sakte, kaq femra;dhe,e cila arsye ka te beje me “pragmatizimin” e Rames,i cili e ka me te lehte te punoje me femrat.Kete duhet ta sqarojme pak.E ka me te lehte,jo se femrat jane keshtu e ashtu e bla bla bla,por,se Rama e ka me te lehte t’i KONTROLLOJE ato,e ka me te lehte,po te perdorim stilin e Meros,t’i perdore apo keqperdore ato.Kjo eshte nje eksperience e fituar kur ishte kryebashkiak.
        E ka me te lehte te punoje me femra,edhe sepse e ka shume te veshtire te punoje me burra;edhe ketu,jo se burrat jane me te papergjegjshem se femrat e bla bla bla te tilla budallelleqe feministe,por,se eshte i kompleksuar ndaj tyre,gje qe na shpie tek personaliteti i tij i coroditur;s’po e zgjas me tej,se analisti yne i nderuar,ka folur dikur per kete,deri ne detaje.
        Shkurt keto gra – qe Rama i ka qe nga koha kur ishte ne Bashkine e Tiranes,dhe qe i ka marre me vete ne Kryeministri,tepke si nje sulltan qe perkujdeset deri ne detaje per haremin e vet – mund te quhen,sipas stilit te zotit Baze,me plote te drejte si “grate e Rames”.Perdorimin qe Rama i’u ben ketyre qyqeve,mund ta ilustrojme me ate mesazhin erotik(“kryeministri im seksi”!) qe ia con njera nga “grate e tij”…
        Protesta e grave para Kryeministrise,pervec asaj per te drejten e punes,ka edhe simboliken e vet te vecante:behet ndaj nje individi,kryeministri,politikani,ish-kryebashkiaku,qe si askush tjeter ne Shqiperi ka fyer grate shqiptare,femren si te tille,gruan si te tille.Fyerje,ofendimet,sharjet nda femrave te ndryshme,te bera nga ky sociopat,jane te panumerta dhe rrugacerore.Te gjitheve ju kujtohetn ato fjalet ,vecanerisht rrugacerore,per artisten e madhe Violeta Manushi;te gjitheve ju kujtohen ato fyerjet dhe sharjet live ndaj femrave te ndryshme,politikane,gazetare,punonjese te administrates se tij(ne Bashki) te regjistruar me ze dhe figure.Por,kulmin sjellja e tij harbute ndaj femreave,e arrin me rrahjen publike,ne mes te sheshit,qe i ka bere njeres prej grave te tij!
        Nese nuk me besoni,une ju rekomandoj,te lexoni editorialet e shumta te analistit tone,te para ca viteve,ku,zberthente ne detaje sjelljen rrugacerore te Rames ndaj grave dhe femrave ne pergjithesi.Keto qe permenda me lart,jane shume pak me ato cka ka shkruar zoti Baze,para ca vitesh,per Edi Ramen.I di ,por nuk po i permend,sepse,edhe pse jam anonim,me vjen rende t’i risjell.
        Gjithe ato cka ka shkruar analisti yne ne kete editorial(per grate e perdorura-aluzion i qarte ky pornografik),jane vetem maja e ajsbergut ne krahasim me ato c’fare ka shkruar per “grate e perdorura” nga Edi Rama.

        1. Fatmir says:

          lexova comenti e SKYPION (kete here te gjithe) dhe me dukej sikur lexoja comentet e BAC TRAPIT ne face book,eshte i njejti stil,e njejta menyre e shkruar,e njejta urrejtje per kryeministrin………

        2. Pirro54 says:

          Do te isha dakort me shqetesimin tend dhe do te mbyllja edhe njerin sy per te mos pare servilizmin tend akut e te pandreqshem ndaj Sali Berishes. Do ta shihja hipokrizine tende si nje preokupim dhe shpifjet e tua te pashterura, si zmadhime qellimmira per te ngitur nivelin e kerkesave per te drejtat e grave. Por kur ne miting dolen grate te kercenuara perseri me largim mga puna (grate e Bashkise dhe te kolshte cerdheve qe varen nga bashkia) dhe kete ti e di mire se eshte pjesa e keshilles tende, atehere nuk kam si te mendoj se ashtu si shperdorohet fjala per te mashtruar ashtu dhe preokupimi i yt per grate eshte nje shkalle per ti treguar “doktorit” se vazhdon ti meritosh shperblimet e marra e te premtuara

    2. LOLA says:

      A e di kush te me tregoje se si ndihen ne 8 Mars,

      Grate e ketyre Burave?

      http://goo.gl/BZGtdq

    3. capajevi says:

      Po ku eshte SKYPIONI more… te na komentoje nja dy(qind) rjeshta…..

    4. ari says:

      kosovare ti qenke pela Fadil hogjes .

  2. Rebeli says:

    Bravo Mero.

  3. hysen gani says:

    shume e goditur si ceshtje, duhet te gjejme njerez me vlera ne kete realitet, jo vec te nxijme
    http://dielli.al/lajme.php?id=44955&k=71

  4. portosi says:

    Bravo Mero, e çfarë grashë se, ca bundra të neveritëshme skllave të politikanëve të djathtë.

  5. Beni says:

    MESE E VERTETE AJO QE THUA Z MERO .AI QOFTELARGU NUK I LE REHAT EDHE NJE DITE NE VIT GRATE E SHKRETA ,AMA EDHE ATO KANE FAJ SE JANE MENDJELEHTA (TE ME FALIN 100 HERE GRATE ).TE VESH PAS TOPALLIT ,DODES DUMES ETJ SI KETO ESHTE MEKAT HUMBJE DINJITETI ,HUMBJE KOHE ,TE MBROSH TE DREJTEN E SALIUT PER TE MOSQEVERISUR POR PER TE VJEDHUR E VRARE ESHTE KRIM ,TE DASHURA GRA

  6. perparimi says:

    HAHA SA MERZITET DERRKUCI RAMA PER KETE PROTESTE TE GRAVE AI EDHE ASHTU CA GRA DHE DASHNORE te vetaI KA RAFUR.

  7. SHBA-BE says:

    GRATE DEMO0KRATE NE 8 MARS? PO KJO ESHTE FESTE KOMUNISTESH MOJ TE PAUDHA TA SALIUT!

    Po t’i hedhesh nje sy te shpejte historise se 8 marsit do te shikosh se kj date u sajua nga Klara Zetkin dhe Rosa Luxemburg pikerisht ne 8 mars te vitit 1914 vetem pse kjo dite ishte e djele dhe komunistet gjermane nuk mund te organizonin dite tjeter nje proteste feministe komunistesh ne Gjermani. Po ate kohe askush ne Bote nuk e morri seriozisht kete proteste te sajuar dhe iniciuar nga komunistet gjermane sepse filloi Lufta e Pare Boterore me shume viktima ne seksin mashkullor dhe grate e kuptuan se se shpejti se protestat per barazi seksi ishin PALO GJE ne krahasim me rrezikun serioz qe do te mbeteshin pa burra fare dhe hoqen dore nga protestat dhe ulen koken per te ndihmuar burrat e tyre qe shpetonin gjalle nga kjo Lufte Llahtar midis Kombeve te Evropes. Por ne vitin 1955 komunistet e Kremlinit menduan se kishte ardhur nje ere e re per propaganden moderne bolshevike dhe i meshuan feminizmit te proletariatit perseri dhe dekretuan perfundimisht 8 marsin si Dita Nderkombetare e Gruas qe fillimisht festohej vetem ne Rusi dhe ne vendet satelite te Evropes Lindore. Ne SHBA dhe vende te tjera jo evropiane 8 marsi nuk konsiderohet si Dita e Gruas, per shkak te karakterit propagandistik komunist dhe preferojne te festojne si Diten e Nenes festen e Shen Valentinit. Kaq per histori, por ketu ceshtja qendron paksa me e nderlikuar, se sipas ketij shkrimi te Mero Bazes rezulton se Partia Demokratike e antikomunistit Sali berisha ka urdheruar grate e saj qe te protestojne si Klara Zetkin ne vitin 1914 ne Berlin dhe kjo gje na turbullon jashte mase, sepse PD-ja e Saliut eshte nje Parti e Veteshpallur e DJATHTE qe nuk puthet me 8 marsin fare, vecse deklaratat i ka sa per debilet sepse ne fakt PD-ja eshte nje Parti enveristesh, sic ka qene edhe Sali Komunisti.

    1. nastradini osht i omel si hallva says:

      kush eshte nastradin shbabeja

      Nastradin ShbaBeja në shkrimet dhe fjalimet e tij, duke dashur të tregonte vlerën e fashizmit për Shqipë­rinë, deklaroi, me 28 nëndor 1939, nga ballkoni i bashkisë së Tiranës: “… dy herë populli shqiptar shkëlqeu në të tana virtytet e veta, e dy herë ai shkëlqeu në dritën e Romës perandorake… Sod, mbas qindra vje­tësh, kombi shqiptar po kthehet prap në atë ditë, po kthehet në dritën e Romëss nën shenjat e Liktorit, nën kunorën e mbretit tonë të dashun Viktor Emanuelit të II, nën drejtimin e Duces. Ky popull e di, tek e mbramja, se, tue u bashkue me Italine fashiste, në kuadrin e perandorisë së Romës, ai, e Shqipnia me të, nuk ka humbë kurrgja, por ka fitue gjithçka”.. Në këtë mënyrë e vlerësonin klerikët katolikë shqiptar në organet e tyre të shtypit pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Ata shpreheshin hapët dhe kudo dëshirën e tyre për perjetësimin e sundimit Italian në Shqipëri.
      Asambleja tradhëtare e Tiranës, e mbajtur më 12 prill 1939, aprovoi edhe formimin e Qeverisë Shqiptare, të kryesuar nga çifligari i madh Nastrdin Vërlaci. Mbreti i Italisë pruri menjëherë në Shqipëri “Mëkëmbësin e përgjithshëm dhe si mëkëmbës të tij emëroi Françesko Jakomonin, ish-ambasadorin Italian në Tiranë, një nga organizatorët kryesorë të agresionit kundër Shqipërisë. Ky u bë sundimtari plotëfuqishëmi vendit, ndonëse, formalisht, ekzistonte nje qeveri shqiptare. Kryeministri Nastradin i saj nuk mund të firmoste ose të shpallte asnjë vendim, dekret apo urdhëresë, pa pëlqimin zyrtar të Jakomonit..
      Beje nje parti fashiste o nastradin bolja dhe quaje “Nastradini i Arte” dhe te na bien veshet rehat se ngele si vampir duke u ushqyer me komunizmin e vdekur me kohe.

    2. ari says:

      shba-fare lop qenke-kjo u be sepse ne nje Fabrik ne shba ne pune vdiqen Shum gra.ashtu si po i vdes kristaq kokepalare rama.duke i hequr nga Puna.harroje historin qe te dha kristaqi,gjufi e milo.

  8. Tamango* says:

    Ne fakt ketyre grave Pedere edhe ju kruhen vrimat vete.Me kujtohet se ne dy 8 marset e fundit kame pare video tmerresisht te degjeneruar me ca “Tamango” dhe qindra gra e sidomos vajza qe lane nam.
    Sidomos te pub. Mumja qe ishte me skandaloze.Kete vit si duket e bene orgjine para Edi Rames qe njihet per eksperiencat e tij roze.

    Per Humor:
    I thote Zhelefina Rames ne kuvend kur diskutohej buxheti
    -Zoti k/minister e kishit te gjate ( fjalimin)
    -I thote Rama:ke ndonje verejtje per diametrin?
    Keshtu dhe puna e grave te Pede-se nuk eshte se po i fyen kush se atyre ju krruhet vete qe lene pub-et e Tamangos dhe shkojne te pub-i Rames por ai se can trapin per to dhe per ca prostituta te tjera si Gezime Kalaja dhe Lulzime Basha.

    Tamanago eshte personazh esmer i nje filmi ne vitet 60-70 qe kerkonte Lirine(jo ate sllobodanken e Skypionit)

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha perseri ju hoqi dajak grave me 8 mars 2014!
    Ka zgjuar nga gjumi letargjik Kryetarin e Sindikates se “Pavarur”,i cili ngaterron ligjin me maliqin,ne vend te protestoj ne Kuvend,atje ku aprovohen ligjet,bertet perpara kryeministrise,per pushtetin e Berishes!
    Shqiperia per hire se te vertetes,duhet thene se ka te punesuar ne shtet,me shume gra se burra.
    Ata qe duhet te protestonin sot duhet te ishin burrat.
    Protesta e grave sot,kishte karakter te paster politik,protestonin per ulje ne detyre.
    Protestonin pse nuk ishin drejtoresha!!!

  10. Politika ska kursyer femije te vegjel , pa prinder , jetime, barkbosh,
    Ju duket cudi kjo qe ben grupi I pabese
    Aspak realiteti esht me keq se fjalimi meros
    Ska politikane te rregulloj padrejtesite e ketij vendi

  11. mn says:

    3 here e thua se ka ikur nga pushteti , por nuk e thua asnjehere se ka ikur nga pushteti dhe nga mend e kokes.

  12. I.Troplini says:

    Si pergjigje per artikullshkruesin, ne kuvendin shqiptar sot, M.Bregu (eshte ajo qe ka nje nga vilat e saj perkrah Joefina Topalles, ne Razem),,,,dha nje “shije” te asaj qe quhet politike injorantesh qe nuk duhet ti marresh seriozisht. Keta tipa, po qe se i jep mundesine te livadhisin,,,e kthejne cdo dite feste ne nje gje te pakuptimte. Bosh perbrenda dhe pa asnje shenje formati personal, ngaterrojne cdo gje kombetare dhe nderkombetare me interesin personal.
    Artikullshkruesi pyeste ne titullin e tij te para dy diteve, nese PD kishte dy strategji karshi S.Fyles dhe merrte si “strategji te dyte” “sjelljen normale” te Znj. Bregu.
    Duhet te jesh shume i uritur per nje revolte brenda folese se Saliut, per te pare dicka progresive tek kjo grua.E trembur nga lajmi se ajo kishte bere “normalen” ne takimin me komisionerin Fyle,,,doli dy dite me radhe para kamerave,,,per te bere ate qe i eshte thene te beje,,,,palacon.
    Gezuar 8 Marsin, nena dhe motra shqiptare. Sa i perket figurave si M.Bregu dhe J.Topallja,,,,ato i kemi vellezer dhe jo motra. Jane “djemte” e Saliut. Ai nuk ka mundur kurre te prodhoje dicka tjeter pozitive ne jeten e tij politike. Vetem zhgarravina.

  13. Bill says:

    MERO ! DUHET TE KESH VEND TE NDERUAR NE RILINDJEN E SHQIPERISE
    NE SHEKULLIN E 21 ! TE LUMTE !

  14. Burr Buqja says:

    Se kush i ka nxitur grate qe te dalin te protestojne kjo pak rendesi ka o Mero se edhe ata te krahut tjeter mos kujto se jane me ndryshe. Ato qe i jane pergjigjur thirrjes nuk eshte se e kane koken bosh fare. Ato e kane bere ate me vetedije te plote se presin t’u hedhe dikush ndonje llokme, pa e vrare shume trurin se degjenerohen ne sy te atyre qe i terheqin si kope pas vetes.

    Ne ne kete rast une shoh paralele te ngjashme me keta te sotmit, dhe mund te them me plot goje se jane pikerisht vete grate qe nuk shkeputen dot nga kthetrat e burrave “trima”, dhe me inferioritetin e tyre kane penguar perforcimin e pozitave te grave ne shoqeri.

    Qe grate nuk dalin te protestojne per interesat e tyre, por per ato te burrave te paskrupullt te partise, kjo eshte vertetuar dhe nje vit me pare, kur te njejten gje bene dhe corapekuqkat e z. Ramush.

    Per t’ju bindur per keto me lart po ju sjell nje shembull konkret.

    Me 6 mars 2013 ministrja e sotme Gjosha dha nje interviste per gazetaret e VOA. Ajo atehere kishte te njejtat ankesa, dhe per kete fajesonte dhunen ne familje dhe per pozitat e saj ne shoqeri.

    Kur u pyet nga gazetarja e VOA-se per ate, se c’mendonte ajo per mbylljen e ketij hendeku, ajo iu pergjigj ne menyre sa amatoreske aq dhe kontroverse, duke shprehur ne fillim mendimin se “ne arsim ka me shumë gra te punesuara, se sa burra”, e me pastaj kerkoi te plotesonte ate qe tha me pare se gjoja ishte ne dijeni se gjoja problemi qendronte tek bizneset private…

    Pa e kuptuar fare qellimin kryesor te pyetjes qe ishte eliminimi i diskriminimit ne pozicionet drejtuese, ajo i cudit akoma me shume gazetaret dhe vazhdon te shpjegoje me indiferentizmin qe karakterizon zakonisht ata qe flasin kodra pas bregut se gjoja “duhet te favorizohen te gjitha ato biznese që punesojnë grate, dhe permend bile dhe fasonet…, pa e kuptuar se pohonte ate qe per gratë është më mirë të punësohen në fabrika…

    Kesaj i thone gallate “vom feinsten” te nderuar lexues.

  15. dir says:

    Vjet,keto shkerdhata e kaluan ne lokale ku behej striptizem nga meshkuj ,ku ishin dhjere nga cakerqefi dhe kishin bere foto me bolistet.Sivjet paska ra semundja ne kotecin e ketyre pulave.Keto femra te pacipa,si Mesila Doda,kane kurajon e uzurpojne edhe Kuvendin Popullor i cili eshte per te gjithe por ne radhe te pare i nenave e motrave te thjeshta,punetore e te ndereshme shqiptare.

  16. albani says:

    Z. Baze!

    Nuk eshte se ato u fyen tani, sot me rastin e 8 Marsit! Grate, dhe bashke me to edhe te gjithe shqiptaret jane fyer nga Sali Berisha dhe Familja Mbreterore qe me 22 mars, 1992. Madje jo vetem qe jane fyer, por edhe jane vrare, jane masakruar, jane tradhetuar, jane genjyer, jane mashtruar nga Ishi, ish presidenti, ish kryeministri dhe ish kryetari i PD qe e ka emrin Sali Ram Shiqere Berisha. Kam qene dhe jam i mendimit se persa kohe te jete gjalle Sali Berisha nuk do te kete liri dhe paqe as ne PD dhe as midis shqiptareve.

  17. Shkodrani says:

    PD ka zgjedhe te klithe edhe per nje pordhe qeveritare. Qeveria te punoje dhe ti tregoje popullit pengesat qe has drejt rimekembjes,si shkak i vjedhjeve e korrupsionit te ish qeverise. Shume shpejt populli do kuptoje poshtersine e partise familjare te Vicidolit

    1. ari says:

      shkodran-qfare pune po bene qivrija.tritol dhe droge.tjeter nuk pashe dhe degjova.

  18. F Skenderaj says:

    Nje analize e mprehte,si te gjitha analizat e Z Baze

  19. era says:

    Si gjithmone shkrimi perle, dhe vecanerisht shprehja – ku vajtohej nje qeveri ku grua quhej Zhozefina.

  20. elham gjoka says:

    ate qe hoqen grate me zhelefinen per 8 vite ato e dine dhe ja dhane pergjigjen me 23 qershor. ne te gjite ditet e festave te grave,, grat e shkreta duhet te dilnin ne bulevard per llogari ti jozit,, qe te dilte jozi ne televizor,, e grate e shkreta edhe nje dite pushimi s”mund ta gezonin festen me familjet e tyre,, se s”te linte me ne pune Arata Sakja, kjo sherbyse ordinere jozit.pandaj c”hoqen grate 8 vite nga jozi, kjo eshte shum e vogel,.po tani ka ike koha e jozit njeher e per gjithmon. i ka ike dhe mosha ,, eshte plakur.

  21. tetovari says:

    Po mir keta koperativistet e shqiperise po e levderojne shkrimin e mero idiotit po ti kosovar dru i kalbet ckerkon mor mmmmm….

  22. Wanted Berishovic says:

    replike e detyruar me Sali Skopionin (SS)

    Dukesh i nderuar qe editorialet e Bazes te lene pa gjume dhe nuk te rrihet pa t’u krruajtur.Kisha pershtypjen se nuk do shkruaje per diten e grave per korteziose xhentilence por ti e tregove veten si kanibal dhe ke folur jo per 8 marsit apo paraden e modes se te PerDalave te PD para k/m me h..llate te medha.

    Kushdo qofsh i nderruar Skypion,Berisha apo Artan Spiun Hoxha ose ndonje i kupoles se propogandes gebelsiane te kryeqelbesires Berish ti ke nje minus te madh qe sado xhevahire te shkruash ngelesh nje komentues llapaqen forumesh ne nje nivelin e prostitute te perdorur dhe automatikisht i ben nder qofte Edi Rames qofte Meros qe ta ka futur gjithmone (komentin) edhe para edhe nga mbrapa(ne kohe)

    Ajo qe na bashkon eshte se ke te drejte per Edin qe po 1-Mashtron,2-Tallet dhe 3- sillet Hipokrit sepse:

    1-Edi Rama po MASHTRON mbi 1 miljon votuesit e 23 qershorit sepse per qindra krime te dokumentuara dhe vjedhje miliarda dollaresh te shtetit shqiptar deri tani tani nuk eshte jo vetem asnje peshk i madh por asnje sardele e vogel.Edi Rama ka fuqi absolute ekzekutive dhe force cudiberese legjislative por duket e dikush te rruga e elbasanit ja ka shternguar b.let me pinca duke i bej i thene bej c’te duash ne ate vend por Pinocetin e Tropojes mos e ngacmo sikur bene ne 1997,1998,1998 me Nanon,Majkon,Meten qe i shpetonte sh..rra nga nenpunsi i endrrave te Elbasan Ave.

    2-Ai po TALLET me ate popull se megjithse e ka kuptuar qe ka vetem celsat e kashtes merret vetem me pasarela mode,pastrime,foto,shembje ndertesash,kazinosh dhe tani se fundi ca fuganaxhinj te mjere qe rrine gjithe diten ne diell per 5 leke te qelbura per buken e gojes.Edi Rama duhet fillimisht te pastroje plehrat e Shtrigut berishe per te cliruar nga pushtimi presidences,prokurorise,gjithe llojet e gjykatave,shikun,KLD,kontrollin e shtetit,bashkine e Tiranes. etj etj

    3-Edi Rama po sillet HIPOKRIT se po i fsheh shqiptareve nje te vertete te tmerreshme se Shteti Shqiptar Ka Falimetuar Totalisht me financa ,me ekonomi,me diplloamci,me ushtri,me buxhet,me borxhet e jashtme,me borxhin e brendshem,me kontroll territori (Lazarati),me urbanistike,me drejtesi dhe ne vend te vere para pergjegjsise k/kriminelin bersh dhe banden e tij.i jep llogari atij si nje xhirafe e mjere perballe nje ujku te plagosur dhe te zgjebosur.

    Jam dakort dhe ne lidhje me kritikat per Mero Bazen qe ka oshilicione te paspjegueshme qe nga vrasja misterioze e Olldashit (qe u shtua dhe Poni qe u “mbyt” me nje gote uji)
    Zoti Mero duhet ta kuptoje qe veprimtaria kolosale e tij dhe e miljona shqiptareve te ndershem per denimin e berishizmit eshte tradhetuar mizorisht nga dyshja Rama-Meta dhe eshte sabotuar nga dipllomacite dhe sherbimet e huaja.

    Vendi eshte kthyer ne nje Kolumbi te Europes ku cdo muaj kapen tonelata droge.

    Vendi eshte kthyer ne nje mafje Siciliane ku vrasjet,therjet,tritolet,aksidentet,vetvrasjet,krimi ne familje,ne rruge ne institucjone etj,, i kane kthyer lajmet ditore ne buletine lufte qe ja kalojne atyre ne Afganistan,Irak,Krime dhe Palestine te marra se bashku.

    Keto lajme dhe komente per 8 Marsin jane thjesht si nje deodorant qe i hidhet ne kufomete vdekur me kohe me emrin Shqiperi ku Rama,Berisha,Skypioni,Mero,te gjithe lexuesit dhe komentuesit duke perfshire dhe vetem time jemi ca molekula ne vdekje klinike.Eshte detyre e jana te themi shkakun e semundjes dhe te bejme operacjonin per heqjen me thike bisturie te Kancerit 20 vjecar
    te metastazave te Udb jugosllave dhe epiqendren e saj Fuckberishen.

    Ketu mashtron Edi Rama;
    Berish kancerozi nuk luftohet me aspirinat e Rames,Metes apo Arvizuse por ti pritet koka metastazes serbe nga populli me bisturi kirurgu dhe tahedhim ne plehrat e histories.Shembulli i 15 nendorit 2013 eshte i fresket kur populli gjunjezoi dy qeveri si dikur ne kohen Martin Lutter Kingut.

    Sidoqofte Skypion Berisha ,Artan Hoxha,Henri Cili,apo kushdo g..pi somes qofsh
    mos mungo ne keto blogje se na bashkon te pakten nje ide qe Edi Rama ja vetem qe eshte mashtrues por dhe frikacak qe nuk eshte i zoti jo ta fuse ne burg krimberishen me votat magjike te 23 qershorit por nuk i ngacmon dot nje qime floku se ja shterngon me pinca Skypionin qe ka midis kembeve ai miku i yllit ne ngjitje….

    Sidoqofte Skypo falemiderit dhe gezuar festen e sateme !

  23. DUKA says:

    mUA PERSONALISHT DO TE ME ARRINTE TE LEXOJA CDO DITE NJE SHKRIM TUAJONM SEPSE JU GJENI LAJME ATY KU SHUME E SHUME TE TJERE SJELLIN LAJME TE FOLISIZUARA DHE TERESISHT PA VLERA AKTUALE.
    ME RESPEKT V.DUKA

  24. Une nuk e kam idene se cfare personash simbolozuan kete demostrate
    por sipas mbretit te kalemit z. Baze ,e marre me mende.
    Nuk po lene asnji lloj hapesire keta mender PD istat serbe ,qe te
    paraqesin nji situate sa me dramatike ne Shqiperi ,,,por dicka rrenqethese
    i shqeteson ! Lere se personat demostruese nuk jane reale ,por edhe po
    te ishin ,ne nji shtet te ‘fuqishem ‘pas Gjermanise ,nga ekonomia,nuk
    mundet per vetem 6 muaj qeverisje tjeter,’na u qenka prishur shifra e tyre
    aq e larte ! Ketu ne kete pike ,dalin pyke keta . Cfaredo te bejne skush me
    nuk i mban anen ,si me pare,askush nuk i ferkon veshet si me pare,dhe
    askush nuk nderhyn qe te frenojne burgimin e tyre ,perkundrazi ,kete
    te fundit ,po e kerkojne perdite. Nuk kane shpetim ,cfaredo qe te bejne.

    Nuk keni pare asgje,eshte heret ,,,tha ai miku i gjate pa floke !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje