Pёrse PD ka tё drejtë pёr Ilir Metёn?

23 Mars 2014, 21:25Editorial TEMA
Pёrse PD ka tё drejtë pёr Ilir Metёn?

Nga Mero Baze

 

Ilir Meta më në fund u përball me një sulm të strukturuar nga Partia Demokratike. Në një deklaratë zyrtare të partisë më të madhe opozitare, Ilir Meta fajësohej “për sulmin dhe shkatërrimin e institucioneve të pavarura, për reduktimin e hapësirës së debatit në Kuvend për opozitën, për kthimin e seancave plenare në vula noteriale të akteve anti-ligjore të qeverisë, për shkeljen e përsëritur të rregullores së Kuvendit.” Pastaj sulmohej për tonin e moderuar në Kuvend, si kamuflazh për situatën konfliktuale në Kuvend, për largimet nga puna etj, etj.

Pra, në një farë mënyre ishin marrë gjithë problemet që ka sot opozita dhe i ishin faturuar Ilir Metës.

Sulmi ishte një zhvillim i ri, jo vetëm për historinë e përbashkët të Partisë Demokratike me Ilir Metën dhe LSI, por sidomos për kuriozitetin që ngjall një “kurs i ri” ndaj tij.

Natyrisht, shumë nga argumentet e sulmit të Partisë Demokratike ndaj Ilir Metës qëndrojnë.

Realisht Ilir Meta është një njeri, që ashtu siç e ngjalli Sali Berishën, duke e mbajtur në pushtet në vitin 2009, po ashtu e varrosi në vitin 2013, jo vetëm duke i bërë të sigurtë humbjen, por dhe duke i gërryer stukturat e partisë së tij. Por, kjo nuk e nxiti Partinë Demokratike ta sulmonte atë, as pas zgjedhjeve.

Në garën mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit, i ndjeri ka pasur platformë sulmin dhe distancimin nga Ilir Meta, ndërsa Basha ka pasur sërish bashkëpunimin. Biles me tezat ndaj një të ardhme të re me Ilir Metën, Basha dhe njerëzit e tij, i bënë terapi mbështetësve të tyre duke u mbajtur ëndrrën ndezur për rikthim në pushtet “shumë shpejt”.

Tani duhet parë nëse sulmi i imponohet nga Berisha, apo është vendim i Lulzim Bashës. Ky është dhe thelbi i çështjes.

E përsëris që PD ka të drejtë në sulmin ndaj Metës. Një pikë ku ka super të drejtë, është mënyra se si Ilir Meta sillet në Kuvend. Toleranca e tij pa kufi për Sali Berishën, siç e kam theksuar dhe herë të tjera, jo vetëm që ka çuar në degradimin ekstrem të figurës së tij si opozitar në kuvend, por ka prodhuar dhe një situatë joligjore në Kuvend, ku për tu tallur me një plak të rrjedhur, shkelet rregullorja e Kuvendit dhe penalizohet gjithë opozita. Të jesh deputet i PD, në një sallë ku Berisha lihet të broçkullisë pa fund dhe më pas të të përpiqesh të jesh llogjik si opozitar, është mision i pamundur. Ilir Meta ja ka arritur kësaj, duke bërë ekzaktësisht siç thotë deklarata e PD-së, rolin e të moderuarit dhe tolerantit në Kuvend.

Por, problemi është sërisht, përse PD-ja kujtohet tani të refuzojë “moderacionin” e Ilir Metës?

Një sondazh politik nga një kompani amerikane e kryer në Tiranë javën që shkoi, provon se popullariteti i Berishës ka rënë në rënie të lirë dhe Lulzim Basha është disa herë më i pranueshëm nga PD-ja, në raport me Berishën. Tani ose Basha është trembur nga sondazhi dhe kërkon të gjejë armik Ilir Metën, ose Berisha kërkon t’i tregojë Lulzim Bashës, se me kë nuk duhet të bëjë më paqe në të ardhmen.

Partia Demokratike po ashtu ka të drejtë kur e akuzon Ilir Metën për marrje institucionesh dhe spastrime në administratë. Në raport me ligjëvënësit socialistë, Ilir Meta është më procedurialist dhe më operativ në aksionin për marrjen e pushtetit. Ai realisht është çmontuesi i pushteti të PD-së përmes nismave ligjore dhe shpesh-herë dhe artificave të paimagjinueshme për këdo. Kjo është diçka që preket në gjithë historinë gjashtë mujore të Kuvendit dhe rrotacionit politik.

Këtu nuk ka asnjë lajm. Lajm është që PD fare papritur, ka kuptuar se nuk është në opozitë me Edi Ramën, por me Ilir Metën.

Ky është një lajm i rëndësishëm për PD. Ёshtë një kthjellim dhe një dalje nga ëndrra për t’u rikthyer sërish me avionin e Ilir Metës në pushtet.

Nëse e kanë seriozisht këtë gjë, duhet ta qartësojnë nëse është qëndrim i Lulzim Bashës apo Sali Berishës. Njeriu që e artikuloi i pari këtë qëndrim për PD pas 23 qershorit ishte Sokol Olldashi, por PD e flaku për këtë shkak. Nëse do kthehen tek qëndrimi i tij, duhet që së paku nga drejtimi i opozitës të largohet Lulzim Basha, i cili e ka pasur platformë dhe qëndrim personal raportin afatgjatë me Ilir Metën, ose të pranojë publikisht që ka gabuar rëndë.

Nëse është qëndrim i Berishës, atëherë jemi në një moment të fortë reflektimi në PD, ku Berisha ka kuptuar se e vetmja gjë që i prish punë luftës së opozitës, është paqja fallco me Ilir Metën. Dhe  këtë kërkon t’ia bëjë fakt të kryer dhe Lulzim Bashës, që këtij të fundit mos t’i shkojë mendja të futet në kurthet e paqes dhe takimeve “sy më sy” dhe as të harbohet në ditëlindje me kundërshtarë.

40 komente në “Pёrse PD ka tё drejtë pёr Ilir Metёn?”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Qendrimi i Metes per kryetaren e AMA-s eshte shkaku kryesor i luftes se komanduar nga i “dorhequri” Berisha.
    Qendrimi i vendosur i Metes i ka zgjuar nga “gjumi”,duke menduar se kush e ka rradhen mbas Bushatit.
    LSI-ja duke futur ne rradhet e saj shume antare te ish posteve te rendesishme ne PD,ka bere qe zgjedhjet ne strukturat e PD-s ne baze te deshtojne.
    PD-ja dhe festen e 23 marsit e beri ne nje forme te “re”,ne f.b !
    Platforma per skenarin grek,ka humbur bashke me aeroplamin majlazes.
    Me shume se kushdo,PD dhe Berishen,e ka demtuar Meta.Tani eshte teper vone.
    Nje e majte e bashkuar dhe me votat e te persekutuarve,perfundimisht e dergon Berishen ne listen e pensionisteve.

    1. Skypion says:

      Eshte folur dhe flitet shume per diversionin qe maxhoranca ne pushtet ben ndaj opozites.Eshte folur dhe flitet edhe se ky diversion behet ne dy drejtime:ne te ashtuquajturen perplasje brezash(Berisha-Basha),dhe perdorimi i Topi-t dhe FRD-se se tij nga Edi Rama per te njejtin qellim.Eshte folur dhe flitet edhe per metoden dhe menyrat e ushtrimit te ketij diversioni,si nga pushteti,ashtu edhe nga media ne sherbim te tij.
      Por,nuk eshte folur,ose eshte folur shume pak,per diversionin qe Rama dhe socialistet me median e tyre,bejne me ane te LSI-se,ose me sakte te marredhenieve te saj si aleate e dikurshme e PD-se.Ky lloj diversioni mund te quhet edhe si diversion i heshtur;ose heshtja e Rames ,PS-se dhe medias se tyre,mund te quhet heshtje diversive.Ka nga ata ne PS qe kete diversion te heshtur,apo nje heshtje te tille diversive,e konsiderojne po aq te rendesishme sa dy llojet e pare,madje ka edhe nga ata qe e konsiderojne si me efikasin.
      Nga ana tjeter,sjellja e opozites ndaj LSI-se dhe Metes ka qene mese korrekte.Po te ndjekim kronologjine e ngjarjeve politike,qe pas 23 qershorit,kjo korrektese eshte e natyrshme.Ajo eshte e kushtezuar nga vete qendrimi i LSI-se dhe Metes.Ne muajt e pare pas zgjedhjeve,LSI-ja u shfaq si force moderatore,si zeri i arsyes ne maxhorance,qe do te sherbente si kunderpeshe ndaj revanshit te PS-se;kurse Ilir Meta si zbutes i kafshes Rama,e qe do t’i vinte fre harbuterise se tij te shpallur po nga ai vete qe ne nisje te punes se qeverise se re(s’keni pare gje akoma).Keshtu vazhdoi me te vertete per ca kohe,por pak nga pak,qendrimi i LSI-se dhe Metes,filloi te ndryshonte;nuk ishte me ai i shpalluri dhe i trumbetuari me aq force nga lsi-stet politikane dhe mediale,apo edhe nga ndonje naiv i kraheve te tjere te politikes;perkundrazi,ne momentet me kyce te ligjzbatueshmerise,te qendrimit ndaj Kushtetutes,dhe marredhenieve te tendosura pozite-opozite,Meta me LSI-ne e tij deshmoi se nuk eshte edhe aq i pavarur nga Rama,perkundrazi,eshte shume i varur nga ai.Madje,edhe ne ato raste,kur e kishte mundesine te dilte me nje qendrim me moderator,prapeseprape,Meta ndoqi te njejten linje veprimi si te Rames.
      Por,mos me keqkuptoni,kjo nuk do te thote aspak se Meta nuk ka pushtet,perkundrazi ai ka po aq pushtet sa Rama.Kjo do te thote qe Meta eshte Meta,dmth,i varur nga interesat;jane interesat ato qe e bejne te duket i varur nga Rama,dhe te jete ne nje linje me te.
      Shkurt,miti i Metes si politikan i moderuar dhe LSI-se force politike e moderuar,rane.E bashke me to ra edhe arsyeja e qendrimit jo edhe aq agresiv,qe gjithsesi ishte korrekt,i opozites ndaj LSI-se.Me fjale te tjere,nese qendrimi i Metes dhe LSI-se se tij,pergjate ketyre muajve deshmoi per nje hipokrizi dhe sjellje jokorrekte ndaj opozites,perkundrazi,sjellja e opozites demokrate,eshte korrekte,tejet korrekte.
      Ky qendrimi i opozites ndaj LSI-se,eshte ne fakt nje goditje e mencur ndaj vete PS-se dhe Rames,qe shume shpresa kishin varur tek ndonje flirt i mundshem PD-LSI,qe sic u pa edhe ne zgjedhjet e 23 qershorit ishte shume i demshem per PD-ne.Ky qendrim eshte nje goditje ndaj atij diversionit te heshtur apo heshtjes diversive,per te cilen folem ne fillim te komentit.

      1. kelmendasi says:

        i nderuar Artan

        Ne komentet e tjera ke qene nje idiot i dobishem dhe justifikohej ne nje fare menyere agresiviteti juaj.Kurse ne kete diarrene e sotme e ke felliqur fare.Ne fakt artikulli i Meros ka qene i dobet por dhe ky koment i juaji ka qene me i pjerdhuri der tani.Fjalia e fundit ku thua diversion i heshtur apo heshtje diversive tregon se nje vizite te mjeku psikiater do ishte e nevojeshme.Ke dhe nje variant te shkosh te dr.Claus ne Gjermani se ka pervoje ne trajtimin e qenve qe kane sindromen e Pavlovit.
        Ju falenderojme se jeni i shkelqyer ne idiotizmin tuaj ne kohe dhe hapsire.Ju lutem mos na mungoni se te pakten i shtoni numrin e komenteve Meros qe i kane rene kohet e fundit.Tung !

        1. A""' says:

          O Mero,ne vend qe te merremi me mardheniet e kryebanditit Ilir Meta me banden PD,a nuk do te ishte me mire te merremi ca me ate se cfare po behet per te vene sado pak drejtesi ne kete vend te vuajtur.Pas humbjes se zgjedhjeve ne 23 qeshor,psikopati Sali dhe horrat e tij ministra e drejtore,ne mënyrë të paprecedentë nisën një fushatë të paepur privatizimesh, dhënie koncesionesh, aplikim të skemave me fatura të rreme të rimbursimit të TVSH-së, deri dhe në prekje të Fondit të Emergjencave.
          Cfare eshte bere ne keto 6 muaj qeverisjeje,per te rishikuar dhe anulluar keto veprime te jashtligjshme,dhe me tej akoma per te denuar ata qe ndermoren kete masaker?Shpresojme qe nje gazetar si ju,te jete gjithmone opozitar ne kuptimin e mire te fjales,duke i kerkuar qeverise “llogari” per premtimet e pambajtuara apo per zullumet e ndryshme qe mund te ndodhin.Psh deri ne cfare faze eshte spastrimi i administrates shteterore nga injorantet dhe militantet e paafte te bandes PD? A po zvendesohen keta horra me specialiste perkates,apo thjesht po nderrohen militantet injorante? Cfare po behet me ceshtjet 21

          1. A""' says:

            O Mero,ne vend qe te merremi me mardheniet e kryebanditit Ilir Meta me banden PD,a nuk do te ishte me mire te merremi ca me ate se cfare po behet per te vene sado pak drejtesi ne kete vend te vuajtur.Pas humbjes se zgjedhjeve ne 23 qeshor,psikopati Sali dhe horrat e tij ministra e drejtore,ne mënyrë të paprecedentë nisën një fushatë të paepur privatizimesh, dhënie koncesionesh, aplikim të skemave me fatura të rreme të rimbursimit të TVSH-së, deri dhe në prekje të Fondit të Emergjencave.
            Cfare eshte bere ne keto 6 muaj qeverisjeje,per te rishikuar dhe anulluar keto veprime te jashtligjshme,dhe me tej akoma per te denuar ata qe ndermoren kete masaker?Shpresojme qe nje gazetar si ju,te jete gjithmone opozitar ne kuptimin e mire te fjales,duke i kerkuar qeverise “llogari” per premtimet e pambajtuara apo per zullumet e ndryshme qe mund te ndodhin.Psh deri ne cfare faze eshte spastrimi i administrates shteterore nga injorantet dhe militantet e paafte te bandes PD? A po zvendesohen keta horra me specialiste perkates,apo thjesht po nderrohen militantet injorante? Cfare po behet me ceshtjet 21 Janarit,Gerdecit,Rruga e Kombit,etj etj etj.Ti japesh hapesire mediatike nje horri si Ilir Meta,per mendimin tim eshte humbje kohe dhe largim vemendje nga problemet e verteta qe e shqetesojne kete popull.

      2. N Shabani says:

        Nuk e di pse shkruan ky Skypioni kur komentet e tij nuk i lexon asnje. Nuk i lexojme ore jo se ti i bie fyellit me nje vrime, as nuk do tja dije njeri se cfare shkruan ti duke perkrahur nje karte te djegur te hedhur ne kosh me 1 million vota. Kaq mjafton besoj.

    2. J.N.B. says:

      Skypion —

      O Artan Hoxha ,kishte te drejte Rama qe te tha se flete si kurrvat.

    3. reformer says:

      mendoj se demokratet po humbasin durimin, bashke me te edhe shpresen se Ilir Meta do ti ktheje krahet Edi Rames, dhe se fundi ata po kuptojne nje gje qe duhet ta kishin kuptuar me kohe: Iliri i perdori ata kur i kishte aleate, duke u marre pushtet dhe elektorat dhe tani po ben te njejten gje duke shfrytezuar besimin e tyre naiv se me ane te tij do te kthehen shume shpejt ne pushtet.

      koha eshte keshilltari me i mire.

    4. bajga says:

      Shume realiste kjo kerkesa e “kendveshtrimit tjeter” !!
      Tamam ne stilin e Bazes.
      Per te cuar ne pension Berishen duheshka nje aleance midis persekutoreve te diktatures e te persekutuarve prej saj.
      O zot se cfare mund te prodhojne mendjet primitive !
      Te zhduket ai qe kam inat une pa le te behet kjameti.

  2. 1 prilli says:

    Ilir Meta eshte ai qe e dine te gjithe. E dinte dhe krietari Mao dhe shoku Birisha. Keshtu qe gezojme sot lirindjen e 1 prillit vec te tjerash edhe ne zv/ministra qe i puthin bythen krimit edhe me keshilltare te tipit Shkreli qe deklarohen pro kuislingeve. Dhe keshtu kemi 300 mije vende te reja pune, me shume siguri, me pak taksa etj etj. Rrofte lirindja e 1 prillit!

  3. dhaskal todri says:

    12 janar 2012

    Mbreti Makbeth viziton Dankon dhe deklaroi se vera e kuqe qe piu te monika ishte e shkelqyer..

    Kryekrimineli Sali Berisha ka vizituar mbrëmjen e së enjtes për më shumë se dy orë e gjysëm kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Intrigim, Ilir Meta, në shtëpinë e tij në zonën e bllokut, vetëm 4 ditë pare se Gjykata e Larte të shpallë vendimin për aleatin kryesor të shefit të qeverisë. Ajo nuk mund të quhet një vizitë për festa, pasi është data 12 janar dhe urimet për festat e ndërimit të viteve kanë kaluar, por koha e gjatë e qëndrimt tregon për një darkë të shefit të qeverisë në shtëpine e Metës.

    Në datën 6 janar prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Ilir Metës për akuzën e korrupsionit dhe dënimin e tij me 2 vjet burg dhe një milion lekë gjobë. Gjykata do të shpallë vendimin këtë të hënë në datën 16 janar, duke mbyllur kështu procesin gjyqësor për zyrtarit më të lartë të qeverisë që është ulur në bankën e të akuzuarve që nga koha e burgosjes së Fatos Nanos.

    A ka te drejte Ilir Monika Kokmadhi ta harroje ate qe e shpetoje prej burgut.?

    Nje popull qe harron te kaluaren eshte i denuar nga e ardheshmja…

  4. Gezim Qinami says:

    Ilir Meta ka bere tolerantin edhe me zonjen Topalli,
    duke i dhene nje zyre te posacme ne parlament.

    Por, kjo nuk e ben Ilir Meten tolerant. Konjuktural ndoshta ?

    http://goo.gl/LR6ZW5

  5. Arli says:

    Mero ne kete shkrim e ke gabim. Cdo shkrim kundra Berishes e ke te sakte, por jo se si duhet te veproje PD-ja. Burimi I te gjitha te keqijave ne Shqiperi eshte Berisha qe i intereson konflikti , qe Shqiperia te mos antaresohet ne Europe. PD duhet ta kuptoje qe duhet konsesus dhe bisedime “sy me sy” me palen tjeter dhe jo konflikt. Te humburit nga kjo politike do te jete Shqiperia dhe shqiptaret qe do te duhet tu lepijne prapanicen edhe serbeve ne rast se do te futen para nesh ne Evrope. Zgjuarsia eshte te mos kete konflikt , por bisedime, ashtu si veprohet ne vendet e tjera, kjo eshte keshille me mend.

  6. Atehere, sipaas ketij artikulli,duhet te kemi nje fushe tjeter hetimi per aksidentin e Olldashit.Vertetimin,nese PD e Berishes dhe e Bashes e kane seriozisht sulmin ndaj Metes,nuk do te kemi takimBasha -Rama ne Gjirin e Lalzit.Olldashi do te ishte nje rrezik serioz per Meten e Berishen n.q.se do te ishte ne krye te PD-se.

  7. uragan says:

    …”për tu tallur me një plak të rrjedhur, shkelet rregullorja e Kuvendit dhe penalizohet gjithë opozita”!!!???… Mirë bën që i bën ndonjë lajkë, se helbete është në pushtet kokëtuli e hajduti i pacipë skraparlli. Por sa për më sipër e ke gabim. Nuk i ka bërë hajduti Ilir, ndonjë lëshim vrasësit Sali. Është standarti i komunikimit të politikës shqiptare që ndodhet sot e 23 vjet në brekët e qelbur të Saliut, dhe ai simbas qejfit njëherë i bën shurrën, njëherë mutin por dhe ndonjë pordhë simbas rastit. Standart Viçidolas. Qeshin deputetet-ët e opozitës, që oksigjenin e marrin nga brekët e “plakut të rrjedhur”. Edhe në fiset më pazhvilluara në mes të xhunglave nuk pranohet një normë e tillë komunikimi. Shqiptarët e pranojnë. Sandarti i Saliut është standarti i shumicës së tyre. Tmerrr…

  8. DANI says:

    SULMI ISHTE FALS VETEM PER TI HEDH HI SYVE OPINIONIT ..??!!

  9. Hmmm says:

    Pa asnje dyshim, po hic, hic fare, “toleranca” e PD ndaj Ilir Metes & LSI sh.p.k. eshte vetvrasese per opozitarizmin ne Shqiperi.
    Problemi eshte se PD, si forca kryesore e opozites, eshte parti pazaresh, pa moral, ndaj edhe rimarrjen e pushtetit ne 2017 nuk e sheh me permes betejave institucionale e programatike, duke propozuar qendrime e zgjidhje te ndryshme nga ato te mazhorances.
    PD nuk ka kete qasje tashme, pasi ata individe qe e perfaqsojne ate ne nivelet vendimmarrese jane batakcinj, te korruptuar e bandite. Ky formim, moral e gjendje psikologjike i shtyn ata vetem ne historira kurthesh e komplotesh dhe, komploti i vetem i verifikuar i suksesshem dy here ne syte e PD-isteve eshte “shkarja” e LSI nga njeri preher ne tjetrin. Ky eshte fenomeni i njohur e i prekur prej tyre; LSI iu dha mandatin ne 2009, LSI-se i faturojne humbjen ne 2013.
    Afermendsh, me ate mendje te mbrapshte qe kane legenat e PD, fitoren ne zgjedhje e identifikojne serish permes makinacioneve politike e jo ndershmerise se votes se lire.

    Ndaj edhe nuk guxojne te prishen “perfare”:) me LSI, se per ata (driteshkurter) prishja me LSI eshte baraz me humbje totale, perfundimtare te shpreses per rikthim ne pushtet. E dine mire qe 2017 e kane te humbur, por me tmerr shohin 2021…
    E dine mire se, sado e sido qe te punojne te majtet, qofte edhe me kostot qe do tiu faturohen nga LSI, serish do te sjellim zhvillim e progres me te madh e te dukshem sesa e djathta qe iku.
    PS me LSI (mire a keq), do qendroje ne pushtet per 3 mandate, si per aftesi te tyren, ashtu edhe per dobesi te PD.
    Nqs nuk e vecojne LSI nga PS, demokratikasit nuk kane sy per qabe:)…

    Prandaj une gjykoj se Mero gabon ne editorialin e mesiperm. Mero thote qe PD me ne fund po sulmon LSI, por kjo eshte vec lehje, lehje per ta “trembur” Meten ne lidhje me interesat e tij personale ekonomike me sfond Bashkine e Tiranes.
    Mero, PD e le LSI aq sa le qeni mutin.

  10. qerosi says:

    Harroje që lulëzimet e PD të kërkojnë ndonjëherë falje e të pranojnë gabime. Ustai i madh i ka mësuar se PD është e pagabueshme dhe ndjek kurs të drejtë historik.

  11. Joana says:

    Mero, kam kohë qe bezdisem nga editorialet e tua. Per nje kohë te gjate nuk flija pa I lexuar ato, por si per cudi pas zgjedhjeve gjithcka ka ndryshuar. Nuk me bezdis fakti qe merresh me Berishen, sepse jam dakord me ty qe duhet ndeshkuar ,por askush nuk ka me nevoje te mesoj per situaten psiqike te tij. E ke zberthyer si nje kirurg mendjen dhe shpirtin e ketij njeriu, qe shqiptaret e mjere kane patur fatin e keq t’i drejtoj keto vite. Por une dhe besoj qe shume lexues te tjere qe kane gjetur te ju zerin e tyre , nuk na pelqen te ngelesh te Berisha dhe te humbasesh me dashje ose padashje vigjilencen per qeverine Rama. Ndoshta kur flet per Berishen duhet ta ngresh gishtin edhe nga Rama. Diku ka faj dhe ky I fundit qe Berisha eshte akoma i lire. Ka patur tema dhe ceshtje qe kam pritur t’i gjej ne editorialet e tua dhe nuk jane trajtuar. Nuk e di ne je njeri I drejte, por di qe je kapacitet I jashtezakonshem dhe nje pene shume fuqishme, e cila I duhet shume publikut shqiptar ne keto momente. E di qe ndoshta tingellon e padrejte qe ne te duam gjithmone ne llogore, por keshtu na mesove dhe s’duam te besojme qe me Berishen ishte personale. Fund i fundit nje gazetar eshte gjithmone ne llogore

    1. Populli says:

      E sakte Joana. Duket qarte se Meroja e ka beteje
      Personale me Berishen e Lulin dhe jo te beje rolin e nje gazetari
      Per te mbrojtur popullin.

    2. deri kur... says:

      Ky shkrimi yt Joana me kujtoi nje barcalete:-I thote djali vajzes gjate aktit:-te dhemb shpirti? ëhë;-pergjigjet vajza!-Ta heq?;-i thote djali;-hëk!-pergjigjet vajza.(hëk=jo).Keshtu edhe puna jote! Edhe ke qef te shkruaj Merua per Berishen, por edhe na qenke bezdisur shume. Ne fund te komentit je shume qesharake. Na kujtove kohen e qoftelargut kur i thua Meros;-Ne te duam gjithmone ne llogore, se keshtu na mesove. Me beri te qesh fjala “llogore”, kisha vite pa e degjuar. Dhe per te mos e zgjatur desha te te them! Ta besosh qe eshte personale nga ana e Meros, dhe jo “ishte” siç pretendon Ti. Po te mos ishte personale, do e kishte kthyer ndonjehere gishtin(siç shprehesh zotrote))nga Edi Rama.

  12. ali says:

    Saliu i ka ikur petulla nga humbja e pushtetit ! Njeriu qe nuk duron dot pa pushtet ! Isha ndonje damlla qe
    t’na lere reahatem me ne fund !

  13. Sqepari says:

    ANALIST NE SHERBIM TE PARTIS APO TE SHOQERISE ?

    Kure je gazetar i partise eshte e natyrshme te mbeshteses partine edhe atehere kur partia jote gabon se paku publikisht se mbase ke mundesi qe oponencen tate ke mundesi ta besh ne menyre te drejteperdrejte.
    Mirpo z Baze eshte pozicionuar si analist kunder pushtetit dhe per te verteten si tille ka fituar edhe emer jo se nuk ka shkruar edhe si mbeshtetes i pushtetit te Berishes apo edhe si kontribues i ringritjes se Berishes ne pushtet.
    Gjithsesi njeriu i lire pozicionohet si pas deshires ne krah te pushtetit apo ne krah te opozites pasi ne te dy pozicionet nuk eshte e jashteligjshme. Problemi eshte se si ne njerin pozicion ashtu edhe ne tjetrin nuk mundesh te jeshe aq publik e famoz sesa kur je ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve. E them kete pasi partite politike si ne opozite apo ne pushtet jane shume me pak sesa interesat e tere shoqerise sado te zgjerohet njera pale dhe te rrullet pala tjeter.
    z Mero sic duket ka vendosur ti sherbeje z Rama pa kushte. Pune e tije pasi nuk mendoj se z Mero eshte gazetari i vetem kritik ne Shqiperi dhe patjeter qe qeverisja e majte do prodhoje oponentet e vete te spikatur . Nese z Mero do e kishte sado pak sensin e oponentit te mazhorances do e kishte zene nje here te vetme me goje ndryshimet kushtetuese te 2008 dhe domosdoshmerine e korigjimeve te atyre gabimeve fatale te pranuara si te tilla nga z Rama kur ishte ne opozite. Ka nente muj qe ka fituar mazhorancen dhe jo vetem ka heshtur si Kryeminister e kryesues i mazhorances por edhe analstet tane te nderuar te “pamvarur” kane heshtur se bashku me te
    Te tere e kemi pershendetur afrimin e z Rama me ish Kryeministrin Bler por askush nuk e thote nje fjale te vetme per largimin e tije pa name e nishan se bashku me zyren e tije te premtuar ne Tirane ne mbledhjen e qeverise. Prape heshtje.
    Mospjesmarrjen e z Rama ne konferencen per sigurine ne Mynih e distancimin e dukshem te z Rama me Administraten Amerikane nuk e ze kush me goje .
    Si eshte e mundur heshtja e mediave nga deshtimi spektakolar i Qeverise Rama me aktin normativ qe presupozon reformen ne administraten publike e kontrollin mbi territorin me ane te superagjensise shteterore INUKUn te dy te shpadhur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise. Analiste gazetare dhe ju o popull shqiptar a e dini se sa eshte demi i shkaktuar nga veprimtaria antikushtetuese e Qeverise Rama ne administraten publike te mbeshtetur nga akti normativ i qeverise e agjensia shteterore per kontrollin e teritorit.
    Te tera shembjet e realizuara nga nje atoritet antikushtetues sic eshte INUK jane te paligjesheme dhe per pasoje duhet te zhdemtohen ashtu sic duhet t’ju paguhet rroga e te kthehen ne vendin e punes te tere ata largime nga puna qe jane bere ne kuader te aktit normativ te Qeverise Rama te shpallur antikushtetues.
    A eshte kerkuar nga Qeveria Rama per bilancin e aksionit te policise “stop marrezise”
    Sa biznese kane qene te hapura ne fushen e lojrave te fatit perpara aksionit te policise dhe sa kane mbetur pas aksionit pasi ne publik thuhet se tera ato qe kane funksionuar perpara vazhdojne akoma apo kane dorzuar ndonje makine elektronike qe kane pasur me teper dhe kaq.
    Une nuk mendoj se duhet pritur apo aq me keq lutur z Baze, Balla apo ndonje tjeter qe te mbaje nje qendrim kritik apo opozitar ndaj Qeverise Rama pasi mendoj se ka kaluar koha mjaft shpejt dhe rreshqitja e Qeverise Rama ne batakun e antiligjit ne Shqiperi eshte e dukshme dhe e qarte.
    Lexova me vemendje procedurat e aplikimit e konkurimit te qytetareve shqiptare per tu punesuar ne administraten publike.
    Fatekeqesisht konstatova se Qeveria Rama qe ka propoganduar ndertimin e administrates publike sipas merites nuk lexova kund per teste kompjuterike apo te korigjuar me skaner kompjuterik.
    Komisioneret dallkauke politike dhe ligji per sherbimin civil kane ekzistuar qe ne 1999 eshte riformuluar ne 2005 e aprovuar me konsensus ne 2013 por administrata shqiptare ka vazhduar politike si gjate diktatures dhe pas saje.Kete besoj se nuk e ve kush nedyshim. Po ju garantoj se edhe procedurat e aplikimit e testimit te aprovuar nga Qeveria Rama nuk kane per te sjellur ndonje risi pervec nderrimit te ngjyrave ne administraten publike sic rendom ka ndollur pas cdo rotacioni pushteti pergjate 23 viteve te fundit.
    Te shohim si do reagoje z Rama ndaj sugjerimeve te Gjykates se Strasburgut per respektimin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi kryesisht ne fushen e pronsise. Me mbajtjen ne kembe te agjensise shteterore ALUZIN ku veprimtaria e kesaj agjensie shteterore eshte me objekt antikushtetues pasi ne asnje vend te botes demokratike grabitja nuk mundet qe te klasifikohet e ligjshme me vendime qeveritare nuk besoj se ka per te qullosor gje edhe ne kete drejtim mjaft sensibel dhe te rendesishem per shoqerine shqiptare ku vete deklaroje ne Parlamet se 8 mije jete njerzish jane marre pergjate 23 viteve ku baze te konfliktit kane pasur ceshtjen e pronsise.
    Nese i shtojme kesaje gjendje edhe kompromisin ne kuader te heshtjes dhe mosveprimit te z Rama dhe Qeverise se tije me veprimtari madhore kriminale gjate ushrimit te mandatit te tije qeverises per Ramen ka filluar numrimi mbrapsht . Nese jo te jeni te sigurte se cdo dite qe do kaloje bilanci negativ vetem do te thellohet deri sa te mbytet ne batakun e krijuar nga antiligji.
    Nuk mendoj se eshte domosdoshmeri z Mero me shkrimet e tije per ti bere skanerin qeverisjes Rama. Te fokusohes ne demokratizimin e opozites si alternative e pushtetit nuk eshte gabim dhe pune pa mend por kur nuk e ke shkruajtur nje rresht per jeten e brendeshme te Partise Socialise ne prag te pushtetit apo gjat ketyre muaj qeverisje nuk me duket shume e moralshme. Nese Partia Demokratike ka nisur nje proces ringritje e rifreskimi te strukturave te saja gjithsesi me ngadalsi te pajustifikueshme a pyet kush nese kryetari Rama pa mandat a ka mbledhur per tete muaj ndonje strukture te Partise Socialiste pervec grupit parlamentar?
    Per vete rendesine qe kane veprimet dhe mosveprimet e mazhorances qeverisese ne jeten e tere shoqerise shqiptare , analistet, gazetaret e tere ata qe ulen ne tastieren e kompjuterit se pari duhen te fokusohen ne veprimtarine e qeverise, parlamentit, presidentit e institucioneve kushtetuese pastaj te zbresin tek opozita.
    Natyrshem tek opozita duhet te fokusohen demokratet qe ta riperterinje partine e tyre dhe jo vetem kaq por te mundohen ta bien partine e tyre ne fokusin e publikut.
    Kur partia opozitare arrin te jete plotesisht ne fokusin e publikut, analisteve , gazetareve gjer tek komentuesit e faqeve online atehere opozita eshte ne prag te kthimit te pushtetit.

  14. andi says:

    Korrekt eshte KA TE DREJTE (jo ka te drejt).
    Ke harruar nje ë ne titull zoti gazetar.
    Nuk po e lexoj artikullin se nuk kam kohe.
    Shendet

  15. KIKO says:

    tani socialistet jane ne pushtet ,mero ke kohe qe ke harruar te merresh me ilir meten sic duket ke frike te flasesh per figuren e tij ,po nje gazetar objektiv qe sheh realitetin ne sy nuk duhet te tehiqet,nqs se artikujt tu jane personal vetem kunder sali berishes jane gjera qe te takojne vetem ty ne na intereson ate qe sot po ben qeveria rama.NJE PYETJE KAM PER JU ZOTI MERO DHE MUND TE BESH NJE SHKRIM SE KE AFTESINE TE JESH I GJITHANSHEM E JO I NJEANSHEM :A mund te luftohet korrupsioni ne shqiperi kur njeriu me i korruptuar dhe me hajduti ne shqiperi eshte i ulur ne krye te kuvendit shqiptare?.harroje per nje moment sali berishen dhe kthe koken nga ana tjeter,te shohim se ke aftesine per ta bere nje gje te tille

  16. fllad says:

    Me se fundi Mero po behesh Mero 100%!
    Nuk dua te perseris Joanen, po jam me te.

  17. Dorina says:

    veretet Meta eshte kunder PD. Shikoni institucionet qe sipas formules i ka LSI dhe do te vereni qe jane heque me shume se gjysma e punonjesve ekzistues, perfshi edhe pastruese, a thua se kjo e leshelise do te pastroje me mire. u shofte fara e leshelise se beri corape gjithe vendin

  18. krokodili says:

    Luli do te festoje bashke me 500 te ftuarit tek Meta, dhe po te siguroj Merro, qe eshte bere gati dhe zarfi sipas standartit

  19. Une jam, ti je. says:

    Pika ne koke te gjidhve! Akoma kini besim tek Ilir Meta? Mjere e Majta ne dorene kujt ka rene!

  20. Viktor Hoti says:

    Meta tall zolloten me te gjithe per tulet e veta.Prandaj Rama nuk kerkon sy me sy me Meten por me Bashen. viktor Hoti

  21. mixha elez says:

    PERSE KOMENTUESIT E ZERIT TE AMERIKES KISHIN TE DREJTE ……………………………………………………………..PARA DY VJETESH KUR ELEZ BIBERAJ E FTOI PER INTERVISTE TE VOA KETE PATERICE TE BERISHES ATEHERE, DHE ZORRE TE TRASHE TE RAMES SOT.

    Per kenaqsi te lexuesve te temes ndiqni cfare thonin atehere lexuesite VOA-S

    o bert usa E enjte, 29 Mars 2012
    ardhjen e metes ne usa e perjetova me te njejten shqetesim si ne rastin e 11 shtatorit 2001.Si mund te besohet ky njeri qe i ka thene berishes agjent dhe hajdut? dhe vete eshte i dokumentuar “live” si mafjoz. Nuk besoj me te dipllomacia amerikane ne shqiperi. Koha do ta tregoje hipokrizine e vizites se metes ne amerike .. turp per administraten amerikene..e pabesueshme dhe e papranueshme..

    o Xhevahir Gradica Durres E enjte, 29 Mars 2012
    Asgje nuk eshte bere ne drejtim te korrupisonit. Administraten shqiptare po e mbyt paraja e piste. Flitet poshte e larte per lufte kunder korrupsionit, por realisht luftohen njerezit e pakorruptuar. Sjhqiperia po kthehet ne vitet e mungeses se shtetit ne kete drejtim. Korrupsioni nuk luftohet me fjale por me veprime konkrete dhe me bashkepunim me njerezit qe po e vuajne dhe po e paguajne shume shtrenjte

    o Ilir E enjte, 29 Mars 2012
    Hajduti bertet “Kapeni Hajdutin” – thote nje shprehje e urte popullore Shqiptare. VOA Shqip nuk duhet te kthehet ne nje mikrofon te hajdutve. lir Meta eshte figura shteterore me e korruptuar qe ka njohur historia e kombit shqiptare keto 100 vjet. Ne kemi sy dhe veshe, nuk mund te besh nje popull te verber dhe shurdh.

    o Petrit E enjte, 29 Mars 2012
    Per cfar paqe e stabiliteti ne Ballkan flet Ilir Meta,ky pampers i diktatures komuniste,ky djall me fytyre njeru?Per furnizimin me arme e nafte te bandave kriminale te milloshevic-karaxhic-arkanit me shoke qe lane pas nje jugosllavi te djegur e te shkaterruar dhe me shume viktima?,apo per shkatrrimin e djegjen e shtetit me 1997,8-ten duke lene pas mbi 3000 te vrare e qindra e mijra te gjymtyer?SHBA-ja dhe Europa e Bashkuar duhet ti thote NDAL kesaj politke qe krimn e ka kthyer ne istitucion.

    o Illo Foto Astoria . NY. E premte, 30 Mars 2012
    E falnderoj Arben Xhixhon , per pyetjet , qe i drejtoi Metes , lidhur me mega krrupsionin , eperfolur dhe te gjykuar .Meta nuk u pergjigj , por perseri u duk autoriteti i forumit .Ne shume rraste te tjera , politikane , flasin gjera te pergjithshme dhe nuk u japin llogari degjusve , per punen , qe bejne dhe cka perflitet per ta . Edhe kaq ndihet autoriteti i forumit . Illo

    o E premte, 30 Mars 2012
    ilir tamam ashtu eshte me salun ne krye e meta e te tjere mbrapa gjithe qeveria BERISHA luli USA

    o Vasel Malaj SHBA E premte, 30 Mars 2012
    Meta, Rama, Berisha, Basha e tjere qe ftohen ne SHBA jane autoret e te tera Poshtersive, dhe trafiqeve ne SHqiperi. Se bashku me familjen e E. Hoxhes, Fatos Nanon e Gramoz Ruçin perbejen Vazhmisin e Sundimit te Diktatoreve komuniste dhe pinjolleve te tyre ne SHqiperi, por me nje forme te re, duke e ruajtur pushtetin me çdo kushte nepermes nje grupi Mafiozo-komunistesh qe veprojn nen MASKEN e gjoja SHTETIT .

    o enkada usa E premte, 30 Mars 2012
    Amerikanet i therrasin per tu terhequr veshin, por faji eshte i atyre qe i zgjedhin tash 20 vite duke e ditur se kush jane. Kjo eshte tragjikomedia shqiptare.

    o ROLAND DURDA TIRANA-ALBANIA E premte, 30 Mars 2012
    ILIR META MBRON MEGATRAFIKANTET ME TE MEDHENJ TE PROSTITUCIONIT.PROVA,PAISJA ME PASAPORTE SHERBIMI E ALTIN RAPO.META IS THE MOST KORRUPTION`S.

    o E premte, 30 Mars 2012
    MEGA KORUPSIONI NE SHQIPERI ESHTE ILIR META BASHKEPUNETOR ME KRIMIN E ORGANIZUARE VEHTE BERISHA E KA SULMUAR KUR KA QENE KRYEMINISTER META SEPSE KE VJEDHUR FLORIRIN E SHTETIT.GJIRIN E LALZIT E KA META DHE ARGITA.VIDIO META PRIFTI NE GJYKATE KU DOLI I PAFAJSHEM U BLENE GJYQTARET BECAJ DHE FULLANI NGA META.VOTAT I KA BLERE ..

    o abdyl E premte, 30 Mars 2012
    Vemendja qe i ka dhene SHBA_ja, nje specie si Meta,tregon qe ne zgjedhjet e ardheshme, ne SHBA-president te kemi,Al Caponen.

    o Arbeni USA E premte, 30 Mars 2012
    Me duket absurditet qe VOA te vihet ne dispozicion te nje njeriu qe populli i vet e quan te korruptuar(tjeter gje vendimi i gjykates) Vidio ku ai u cfaq me figur dhe ze nuk le asnje dyshim per veprimet e tij mafioze.Nje njeri si Meta qe perceptohet ne vendin e tij si maja e korupsionit shteteror,pritet nga zyrtar te DASH-it dhe senator e kongresmen amerikan duke sfiduar hapur shqiptaret.Ne kete kontekst si duhet ti marin shqiptaret keshillat amerikane per luften kunder korrupsionit?!

    o Altini Paris E premte, 30 Mars 2012
    Paradoks,Amerika i sugjeron shqiptareve luften kunder korupsionit,ne anen tjeter pret me tam-tame dhe pyet krye te korruptuarin si po e luftoni korrupsionin.Allah-allah cna gjeti do thoshte gjyshi i im.

    o E premte, 30 Mars 2012
    hahaha ju te VOA jeni propaganduesit me te kqinj te plitikes amerikane. kur meta te rrezohet atehere ju do te hidheni kunder. ju dhe qeveria juaj veproi ne kete menyre me pranveren arabe. hahahaha. njerezit po dyshojne ne demokracine dhe korrupsionin qe ju thoni se si qeveri dhe propagande dmek se e luftoni. na jepni mjeshterin e korrupsionit duke na dhene leksione., hahahaha. cfare pritet me shume prej zeeit te ameikes se bota po e meson cdo dite. ju po na ulni imazhin ne sy te botes.

    o Adelina Korce E premte, 30 Mars 2012
    Te tjera bene,te tjera thua,qe te me prishesh mendjen mua etj. etj. etj. thote kenga e vjeter korcare, dhe Amerika thote luftoni korrupsionin dhe pret me pmpozitet krye te korruptuarin Ilir Meta.Sec me duket ne sinkron me deklaraten e ambasadorit Arvizu mbas cfaqjes se vidios Meta Prifti dhe ngjarjeve te 21 Janarit, kur ai deklaroj se:”Populli eshte i korruptuar jo qeveria”.

    A DUHET TI NGRENE RINGRENE SHQIPTARET LAPIDARIN ENVER HOXHES QE I SHKERDHENTE NONEN KRIMINELEVE SI BERISHA,AGJENTEVE SI BASHA,FRIKACAKE SI RAMA,HAJDUTE SI META DHE HIPOKRITE SI AMBASADORET E AKREDITUAR NE TIRANE ??

  22. beso says:

    Meta ne fakt ka pasur shanse me te medha te ishte kryetar i PS.Nuk eshte shume i sofistikuar,por njeh me preçizion mekanizmin e partive.Eshte njeri konkret dhe deri ne 2009 kishte nje reputacion te mire.Natyrisht nje parti e filluar nga hiçi s’mund te behej determinuese,por ia arriti.Tek e fundit,qellimi i nje partie eshte te vije ne pushtet,si puna e kampionatit ku ose del i pari ose nuk quhesh fitues.Problemi i videose dhe i disa aferave te pergojuara e prishi ate imazh solid te Metes,nuk e di sesa qendrojne,por duket se familja ka pasur pretendime dhe dihet se karrieren e shume njerezve politike e kane prishur keto afera,me dijenin e tyre apo jo.Per Meten flasim me”siguri”qe eshte i korruptuar,kurse per Ramen dhe Berishen jo.Interesant!Une besoj se Meta ka interes te ruaje nje distance te barabarte me te dyja forcat kryesore politike,ndoshta e ka vete objektiv te tijin,ndoshta ndikohet nga forca vendimarrjeje diku gjetke,por i qendron ne mes si shtylle tensioni ajo afera e videos me 7%,qe ne fakt nuk eshte shume.Ne BE flitet neper gazeta se perqindja e korruptimit ne tendera shkon mesatarisht 8-10%,me duket se e kishte edhe nje raport mbi nivelin e korupsionit brenda vendeve BE, ku Italia ishte ne vendin e pare,por jo larg ishin Franca,Gjermania,Britania,etj.Kam frike se Meta del si me i liri ne pazar nga konkurrentet e tjere,te cileve video s’u kemi pare,por te”korrat”do i kene pasur me te bollshme sesa Meta.Merrni ne shqyrtim investimet dhe tenderat qe jane bere ne keto 20 vjet,keputini nje 10% si parcele korrupsioni dhe ju del shifra sesa korrupsion eshte bere.

  23. elidoni says:

    Mero po behesh qesharak me editorialet e tuaja,qe flet vetem per berishen,ku te eshte bere fiksim.Edhe kur flet per Ilir Meten e zbukuron dhe e rretullon qe mos ta bezdisesh ate(Liken),dhe nuk e di arsyen e ndryshimit ten kundrejt hajdutit me te madh te Shqiperise ku ke qen ti i pari nje nga kritiket me te eger te Ilir Metes.Mos ndoshta je shitur dhe ti te djalli si shum opinionist dhe gazetar te tjere???Berisha i mori 1000000 shuplaka tani topin e ka Edi Rama dhe Ilir Meta,atyre kerkoi llogari tani se Saliun e njohim te gjithe dhe dim qe duhet te jete mbas hekurave.

  24. Mallakastrioti says:

    @@ Mero Shkrimi jua i Mesiperm eshte thjsht tju kujtoj Shqipetareve, se nga C´fare monstrash Drejtohen…
    1-Ilir Floriri…ka me te poshter?? Ja “Futi” Pandeli Majkos per tu bere vete kryeminister…..
    2-te gjithe ata Antare qe ka PD-ja apo PS-ja ne Rrethin e Fierit..kane nje alternative:Ose behu me LIS-ne dhe ne Pune..ose ngordh per buke..
    …nuk mbarohen Gjynahet e Ilir Metes, mbase i “Nderuari” Ilir kujton se eshte Kameleoni i Politikes Shqipetare dhe ja “Hodhi” te gjitheve duke u bere me te gjithe, po per momentin ai eshte Kameleoni i politikes Shqipetare…por a thua se ja ka Hedhur per te mos u “Gjemosur” kurr???
    3-Parlamenti shqipetare kur shikojme sjelljen e fundit te “Kokave” te mdhaja qe mos i pacim,eshte kthyer ne ne Kafene Pijanecesh, ku shumekush perdor Fjalorin e tije te “Pasur” alla Shkerdhatash….
    qe t dyja partite e mdhaja si PD-ja si Ps-ja nuk Qeverisin dot pa Ilir Meten…me e mira e te mirave do te ishte qe si pozita ashtu edhe opozita tja “Fusnin” Ilir Metes por si???
    Shkurt maskarada e politikaneve shqipetar nuk ka te sosur, te gjitha i bejne per Show Elektoral…porsa erret mbremja therresin njeritjetrin neper bankete Shtepiake….Dhe ky popull “budalla” i paguan te gjitha.

  25. kosta says:

    Lereni kete skorpionin apo A rtan Hoxhen rehat se eshte pa qef i shkreti,ka problem me kacaviden kryq,e ka te konsumuar e nuk shtrengon e rregjistron dot bo..et,megjithese ai eshte nga koka ne kembe komplet bo..e,ose sic i themi ne dialekt toc kuklle.

  26. Hahaha... says:

    O mixha elez, me shijoi fort kjo qe thu:
    ‘Vemendja qe i ka dhene SHBA_ja,
    nje specie si Meta
    tregon qe ne zgjedhjet e ardheshme,
    ne SHBA
    -president te kemi,
    Al Caponen’!!
    Hahaha
    Shenim
    me lejo te shtoj edhe te tjeret Dizenjatore (lukunia e pusht- etareve mafioze = ‘yje ne ngjitje’ per Washingtonin qe nga soroxhinjte e Mavijos: PiktorPallua i Fasadave, veliPapagall99çi…tahirDroga…
    E shpellaret: halimRuqebulli… BumcShqarthi…zhelefidhePashuku… mediGerdeci… bAshiqUdbashi!

    Na rrofte Demonkracia, miq.

    1. *mixha elez * says:

      ILIR META ESHTE DHE BASHKPUNTOR ME AGJENTE TE HUAJ QE VEPROJNE NE SHQIPERI DHE DUHET ARRESTUAR PER SHIPJE OSE SI BASHKPUNTOR AGJENTURASH

      LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB

      Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
      Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
      Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:
      Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
      “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.
      Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve.

      *Lajmi i fundit qe nje minister kurvar si YLLI PANGO qe i ktheu zyrat e shtetit ne bordello DHE KERKON NJE MILJON DOLLARE tregon se diktatori i dashur dhe i paharruar kishte te drejte qe i kinto nonen ketyre vemjeve..

  27. amerikan says:

    O Z. Mero e tjerr mendimin dhe je argumentues e gati gati mbushamendes por nuk I ndahesh qellimit tend final qe me cdo lloj mjeti te besh te pamundur ringritjen e PD se. Sulm frontal, direct e indirect duke perkedhelur sedren e njerit e zene gryken e ndonje tjteri duke ndersyer e duke zbuluar ndonje gjarper qe duket sikur flen qellimi yt kryesor eshte te fundosesh PD-ne por ne kete rast meqenese e ke ulur steken tende k/ Metes te perdoresh te tjeret k/ tij . pune per ty por do te desha te ishe me I drejteperdrejte me lexuesin tend pra te besh opozicionin jo me te dobetin por me te fortin pasi une e di qe ty te zien shpirti me kete lloj bashkeqeverisjeje por ta do puna ndoshta te besh sikur flen ne kete ane … tung

  28. Viktor hoti says:

    Te gjitha i besoj vec fjaleve te Spartak Brahos . Eshte personi qe ka qene deklaruar i padesheruar ne sistemin e drejtesise jo per arsye politike por per nje gje ” fare te vogel” : Krijim i dosjes gjyqesore fallco me procese te paqena. Viktor Hoti

  29. drita says:

    nuk pranohet njeri nden 10000 euro.Po ju del nga hundet posti ketyre te LSI se se Monika kaptinderrja po ja u merr shumicen e lekeve,pjesen tjeter ne kazino dhe kalamajte po troke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    高級 ダッチワイフ あなたのファンタジーのためのBTSセックスドール男性と女性のための男性のセックスドールあなたのセックスドールを処分する方法は?6EYE 165cmFカップの写真とレビュー

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje