Drejtori i Shërbimit Informativ dhe Prokurori i Përgjitshëm u takuan sot me Presidentin e Republikës në një takim formal, ku ata u inkurajuan, sipas Presidentit, të vazhdojnë punën e tyre kundër ekstremistëve radikalë myslimanë, që po rekrutojnë ushtarë për Siri. Takimi, i cili synon të tregojë autoritetin e Presidentit ndaj institucioneve kushtetuese, në të vërtetë po dëshmon pafuqinë e tij për të qenë president mbi palët dhe prirjen e tij për të vendosur gardhin brenda shtetit, duke e ndarë atë në shtet të qeverisë dhe shtet të opozitës.
Dy institucionet e thirrura janë dy zyrtarë, vendi i punës të të cilëve varet nga firma e Presidentit. E marr me mend që për ta ka qenë një takim i mërzitshëm, pa ndonjë vlerë konkrete, pasi ata as nuk kanë çfarë të mësojnë nga Bujar Nishani në këtë pikë dhe as nuk kanë çfarë t’i tregojnë atij për këtë çështje. I gjithë qëllimi i takimit është që Bujar Nishani të tregojë pronat e tij brenda shtetit dhe jo të nxisë funksionimin e institucioneve.
Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar realisht për celulat e myslimanëve radikalë në Shqipëri, ai do thërriste në një takim raportues gjithë institucionet që merren me sigurinë në vend, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është i pashmangshëm. Por qëllimi i tij është thjesht të tregojë se çfarë ka ai në dorë brenda shtetit dhe jo çfarë ka shteti në dorë të luftojë terrorizmin.
I njëjti President, që kur mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar ka frikë të jetë vetëm me ata që janë anëtarë këshilli dhe thërret dhe kryetarin e opozitës, kur duhet të diskutojë për çështje të sigurisë, thërret vetëm ata që ka në varësi dhe që mund të bëjnë rolin e figurantit, në këtë rast për etikë të institucionit të tyre.
Kjo logjikë e ndarjes së shtetit në sinore pushteti, po forcohet dita- ditës nga kreu i shtetit shqiptar, i cili me sa duket ka marrë përsipër më shumë se ç’mban, lidhur në konfliktin mes institucioneve.
Një President normal, që është korrekt më detyrën e tij si garant i institucioneve kushtetuese, e tregon fuqinë e tij kur përballet me të gjitha palët, dhe nuk ndjehet i pozicionuar ndaj tyre. Gjesti i Bujar Nishanit tregon që jo vetëm ka komplekse ndaj institucioneve të sigurisë, që drejtohen nga qeveria, por është dhe shumë i vëmendshëm të prodhojë ngjarje politike me gjestet e tij kundër qeverisë.
Unë nuk e di çfarë ka biseduar ai me Visho Ajazin dhe Adriatik Llallën, përveç përmbajtjes së njoftimit të thatë të Presidencës, por shihet qartë se për ta ka qenë një takim i mërzitshëm dhe pa kuptim. Të flasësh për luftë kundër terrorizmit pa Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, është sikur të bësh thashetheme në kafe për të fortët e lagjes.
Nga ana tjetër, ky takim, në vend që të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve, provokon një bilanc konkret, që është arritur mes tre institucioneve në luftën kundër radikalëve myslimanë.
Aksioni i fundit për arrestimin e disa “imamëve” të vetëshpallur dhe personave që predikojnë luftë të shenjtë në xhamitë shqiptare, ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë mes Policisë, Prokurorisë dhe SHISH. Ky është tashmë një realitet i pranuar. Edhe pse ka plot rezerva për informacionet e SHISH për ngjarjet e tjera kriminale në vend, në rastin konkret ka pasur një raportim më normal dhe pranohet që bashkëpunimi mes tre institucioneve ka qenë normal. Ky realitet, i cili është i pranuar nga palët, hidhet poshtë nga Bujar Nishani dhe tentohet të ndahen institucionet në të qeverisë dhe në të opozitës, duke treguar jo vetëm sakatllëkun e tij si President, por dhe pafuqinë për të qenë mbi palët, duke minuar dhe një arritje që institucionet shtetërore e kanë arritur vetë pa ndihmën e tij. Kontributi i tij i vetëm në krye të shtetit, është ta ndajë atë në llogore pushteti. Gjesti i sotëm tregon se në atë zyrë nuk çalon vetëm njeriu, por mbi të gjitha Presidenti.
Mero , kjo pune eshte dhjerre qysh kur hoxha nuk kendon me drejtpersedrejti por vendosin kaseten dhe vetem sa ngrene volumin , po ashtu edhe kembana e kishes nuk bie me nga prifti por nga lidhja me korentin ne menyre automatike. pra ka objekt tjeter tani si kisha dhe xhamia !
Veglat e Sali barbarit duhet te denohen me shume se vete barbari.
Duke mos u denuar asnjeri, behen me te zellshem dhe me te rrezikshem
KJO DUHET ME ARRE FUND NJE HERE E MIRE. ASNJE MESHIRE PER EUNUKUN CAR NISHANI
http://goo.gl/TufyhG
Skena e sotme e presidences,te kujton provat para çfaqes,ku sufleri i komandon aktoret,per tekstin qe harojne.
Ky aktor i deshtuar,kerkon te interpretoj ne skene, vepra boterore,jashte kapacitetit te tij funksional.
Thirrjet e Topallit ne Parlament,per “kthimin” e kopetencave te marra tek Presidenti,jane thelbi i kesaj shembelltyre te shemtuar.
Kur taksat tona u vodhen nga berishjanet,nuk te duket çudi,kur sherdorohen nga te “semuret”.
Faza e tritolit ka mbaruar,tani duhet te tregojne se jane “konstruktiv”!
Z. Baze,qofsha une i gabuar,por une kam shume dyshime se Z. Nishanit do i pelqente paksa nje grusht shteti.Bej ket imagjinate.Shefi i sh.i.sh.i raportone presidentit nje te dhene te reme te sajuar ne tunelin e sh.i.sh.,po ashtu dhe prokurorit te pergjithshem.Te tre bashke takohen edhe nje here tjeter,koke me koke,dhe marrin vendim ne emer te sigurise kombetare te arestojne por edhe te eleminojne qeverine,nepermjet ,jo policise por sh.i.sh.Qofsha i gabuar supozim e kam ,por qe te pergenjeshtrohem,me duhet me pa tjeter deklarimi i vecante i te tre bashke bisduseve te sotem ,Zoterinjeve Nishani,Llalla Ajazi.
Iku koha kur SHIK bente arrestime.
Me ligj, SHISH nuk mund te beje arrestime.
E pashe fotografine , e jarit ,
kesaj rradhe mustaqet i kishte rregulluar per merak ,kishe qejf ta shikoje.
I kishte kombinuar shume bukur mustaqet , me ngjyren e fanelles e leshit , qe vesh kur eshte i ftohur ,
Rri rri dhe ben ndonje takim gjytrymi, do te tregojne se po punon por vetem per gardhin e presidencies mbase do mbahet mend per ca kohe…
Personalisht une kam nje tjeter shpjegim per kete takim. Ishte thjesht takim i tre pacientwve. Dy te semure fizike dhe nje i semure mendor. I semuri mendor eshte Vishua i Ollges(jo Ollga Kurpakova jo. Tw semuret fizik jane Jari sakati presidencial dhe Llalla epileptiku me tendenca perkeqesuese te semundjes. Lum Shqiperia, qe nga frika e nje plaku te mjere nga rebelimit i marionetave, i zgjodhi marionetat jo vetem debile si Muli por edhe fizikisht sakate!!!!
Presidenti ulok duket se po merret me ”pune te rendesishme” , po merret gjoja me talebanet ”shqiptare,’ !!!
Keto jane nga njera ane karagjozlleqet e nje presidenti krejtesisht te paafte, por nga ana tjeter kane edhe
ligesine brenda se duke u marre me keto,largon vemendjen nga problemet kardinale qe ka sot Shqiperia
si psh. korrupsionin galopant te regjimit te Sali Berishes , vrasjet ,hajnite e pashembullta ‘
Se dyti, problemi themelor,reformimi i thelle i drejtesise ! Pra, shikoni sa me zell ky palo president merret
me problemin taleban dhe po te ishte ne pozita te shendosha do t’i hiqnim kapelen ketij presidenti per kete
pune ,luften kunder fundamentalizmit . Por ai e ben kete per shpetuar klanin gjakatar te Berishizmit ,duke
perfshire edhe ate vete . Ky majmun presidenti pse nuk tregon aq zell per te luftuar korrupsionin qe ka plla-
kosur ish-qeveritaret shqiptar ? Pse nuk tregon aq zell per reformen ne drejtesi qe eshte korruptuar deri ne
metastaze ! Pse ? Pse? Pse ?
Ka shume gjera per te cilat te vjen turp qe je shqiptar, ky jari eshte njeri nga ato. Po te hidhej sot ne vote popullore presidenti ma do mendja qe nuk i kalon dy shifrat.
ne nje fare menyre ndaj te njejtin mendim me shume nga komentuesit. po vereni veten ne pozicionin e jarit. jari edhe per te ngrene edhe per te fjetur do marri urdher nga berisha. keta te pedeve edhe ne banjo nuk shkojne po nuk i tha plaku me jelek. kur ky qe medemek eshte president, imagjinoni lulzimin si e trajton. megjithate edhe keshtu jemi mire. duhet ruajtur ky ritem. me shume gjasa keta pas 4 vitesh do behen çorap me njeri tjetrin. sali te lutem vazhdoni keshtu qe heren tjeter te mos figuroni me ne parlament. kurse per lulzimin do uroja te mos largohet nga sh.q.u.p. se heren tjeter do votojme “100%” per ate, e sidomos per ennush bisteken.
Mero je madh te lumte pena….
Po hiqeni qafe edhe Presidentin , cfar prisni , turp , turp , turp…Ku po shkoni keshtu . Nuk e besoj qe ke kete vizion per demokracine ti Mero….
Ju lutem shume bashkeqytetar qe me keni zgjedhur president , une edhe kaq po bej shume , pasi me lodhi shume semundja , kurse ju nuk ma dini per nder por vetem shani.
Duhet ta dini qe nuk kam marre as nje dite raport mjeksor qekur jam bere president.
Çfare presidenti eshte jari nje person i rendomte pa asnje vlere mendore dhe intelektuale. Ai thjesht eshte nje kapter ushtrie qe mban çelesat e magazines perkohesisht dhe zbaton urdherat e komandant shpelles qe e ka vene.
po pse mo shoku mero duhet ta therrase drejtorin e pergjithshem te policise ne takim kur tashme te gjithe e dine se ai nuk ka te drejte fjale. ai edhe per te shkuar ne banjo per te bere shurren duhet ti marre leje tahirit, tahiri edvinit dhe po i tha edvini te shkoje do shkoje,perndryshe te rrije aty ky eshte.
keshtu qe shoku mero mos u merzit se keto pune i din shume mire vetem edvini i cili nk pyet per gjykate, per kushtetute, per ligj,per opozite pra per asnje.
dikur shoku edi pati thene qe une jam nje misionar dhe me mendjen e tij ai ka zbritur ne toke nga qielli dhe po kerkon te zevendesoje JEZU KRISHTIN.
por jo vetem se nuk eshte si JEZU KRISHTI por eshte me i paafte se nje prift i rendomet
o petrit djali po mos te pyeste edi as per gjykata as per kushtetute as per ligje sala jot do ishte i burgosur me denim te perjetshem sot po me duket se eshte e kunderta
Nuk kam kohe per koment me te gjate por do them dy vetem dy gjera:
-Kjo mbledhje qesharake behet pasi problemin e mjekerrosheve e zgjidhen te tjere
-Me vjen keq se nuk eshte ngritur nga gjumi qeni i pavlovit Skybythja
Gazeta Tema dhe botuesi Z.Baze duhen pergezuar per paraqitjen e gjithe spektrit te komenteve, me shume se gazetat e tjera.
Ju mund te kini te drejtat tuaja per dhunimet e bera nga shteti apo dhe individe kryesore te shtetit dhe keto i keni ngitur dhe duhet ti coni deri ne zgjidhje gjyqsore.
Problemi, ketu qendron se Presidenti i Republikes, duhet pa tjeter te respektohet nga te gjithe e duan apo se duan. Ai eshte nje president i zgjedhur dhe cdo shqiptar duhet ta respektoje ose te heshte, por kurre ta denigroje, sic ndodh dhe ne disa komente.
Ke therret presidenti, nuk i jep llogari askujt.
Nuk eshte e vertete qe Presidenti vepron nen diktatin e atij apo ketij, ai vepron ne perputhje me te drejtat kushtetuese.
Nuk duhet ti harxhojme energjite duke nxjerre syte e njeri tjetrit por per zhvillimin dhe perparimin e vendit. Nuk duhet te jemi vetshkaterrues por ndertues, ndryshe keq e mos me keq do shkojne punet.
Presidenti ” kukulla me mustaqe” nuk eshte gje tjeter vecse nje ulok, nje qelbesire, nje debil dhe kelysh i Salush malokut.
Fjalia e fundit e shkrimit te Meros,eshte sa per qindra shkrime,per te pershkruar tragjedine perverse shqiptare.te gjysmes se institucioneve pushtetare te ketij vendi.
per mua deri dje mero baze ka qen ni analist i cili kam menduar se esht ka e ban nji pun te mir ne luft ndaj dukurive te shemtueme te pozites se athershme po tash je ka na behesh avokat i pozites dhe ne asni shkrim nuk gjej nji analiz se qka asht ka ban kjo pozit ne dem te qytetarve po per te gjitha veprimet gjan fajtor prap salen sikur ta kishe viagra per shkrimet e tua berishen
Titulli i ketij shkrimi me i sakte do ishte “Pafuqia e kryeministrit”
Kam mendimin se kjo treshe Nishani-Ajazi-Lalla bashke Kecin Eugen jane kamikaze te betuar te bandes 2B dhe eshte e kohe e humbur te flasesh per “pafuqishmerine” e tyre sepse deri tani ata i kane fituar te gjitha betejat e pas 23 qershorit duke filluar me Shqup-in e deri te mos largimi nga detyra e kryeqelbesirave te dipllomacise Mal Berisha dhe Neritan Nazi-Ceka
Fakti qe ne kete editorial ka shume pak komente tregon se fituesit 23 qershorit 2013 jane te pafuqishem por dhe te kapitulluar perpara bandes kriminale 2B.
Me keqardhje themi se Shqiperia ndodhet ne piken e saj me te erret sepse komandohet nga kriminele qe jane ne opozite dhe kufoma qe jane ne pushtet.
Ketu poshte jane disa rrjeshta nga nekrollogjia e nje kufome me emrin Bujar Beu dhe eshte turp per ate vend,per ata intelektuale e shqiptare qe kane pak gjak shqiptari qe ai eshte ne krye te atij vendi qofte dhe formalisht edhe pse handikapat fizik dhe mendor jo per faj te tij.
NEKROLLOGJIA E HANDIKAPATIT BUJAR BEU
gjergji — 19 Gusht, 2013 në 5:52 am
Kush e mban mend zgjedhjen e mender presidentit BN ne qershor te vitit qe kaloi u lane pershtypje te hidhura ne shume sekuenca qe kane si rrjedhim llogjik se ai eshte nje kukull extremisht i SRB-it por me sa po shohim qenka dhe nje tip kollovari ne fisin e Odetes e cila eshte presidente faktike qe i ben ligjit nje impotenti fizik dhe mendor.
Pse mender presidenti eshte ilegal ?
1-Pikesepari me kushtetute dhe me logjike presidenti duhet te jete simbol i unitetit kombetar gje e cila nuk egziston ne figuren groteske te B.N.
2-Menyra se si u zgjodh “ne minutat e fundit” krijoi pershtypjen se vendosja e tij ne karriken e presidentit ishte si nje loje bixhozi e cila ishte vendosur muaj me pare nga “kompetentet”.
Propozimi i Zagarnjorit dhe cuarja komike e spiunit me te urryer per te gjithe kohrat Artan Hoxhes ne drejtim te Presidences ishte nje bllof qe i cmendi shqiptaret kur pas pak oresh doli ushtari mire Shvejk
qe thirret me plot mjeshtri nga Mero “BUJARI JU NDIGJON”
3-Deshtimi i zgjedhjes se presidentit do ishte nje rast i persosur per ta larguar SRB-in ne menyre poshtruese dhe pergjithmone por kjo nuk i leverdiste trojkes amabasdoriale Arvizu-Volfarth-Sequi detyra e te cileve ishte mbajtja me cdo kusht statukuose ose e thene ndryshe mbrojtja e “burrit te shtetit” me cdo kusht.
4-Edi Rama mbas shtatorit do perballet ne rradhe te pare me gafat e tij ne tolerimin dhe memecerine qe ka bere per zgjedhjen presidentit ,shikut ,kryeprokurorin qe duan absolutisht miartimin e opozites qe kishte mbi gjysmen e elektoratit shqiptar.
5-Eshte e paspjegueshme se Amb.Arvizu ka dale hapur fare nga korniza e tij dipllomatike ne shume raste te kritikueshme sidomos ne votimin e presidentit.
6-Jane mbi 50 here daljet e tij televizive per rastin e presidentit nga janari deri ne qershor 2012.Jane te panumerta takimet e tij neper baret e Tiranes me Kadarene,Islamin,Nanon.Mustafajin,Fejziun,Malajn,Bashen etj etj qe te jepte pershtypje se eshte guvernatori supermen qe i ka ne dore fatet e shqiptareve midis te cilave dhe “propozimin” e B.H cili u vu president me qellimin e vetem per te mbrujtur SRB-in ne situta te veshtira.
7-Sa here qe rebeli Edi Rama mundohej te kundershtonte veprimet djallezore te SRB-it duke perfshire dhe numerorin e topit pacientin Nishan nuk vonohej te ankorohej ne portin e PS aeroplanmbajtese arvizu,kryqzori Volfarth dhe destrojeri Sequi tw cilet ne mbarim te vizites tyre i shterngonin Rames duart ne fotografi kurse nga ana tjeter i shterngonin bolet qe te uronte preshidentin gjasme sic behet ne demokraci.
8-Fakti qe BN ishte minister i brendshem para votimit te tij si president (qe ishte akoma i fresket gjaku deshmoreve ne bulevard) tregon se ai eshte zgjedhur pikerisht per te zhdukur perfundimisht masakren e 21 janarit.Fakti tjeter qe BN ka qene minister drejtesie ku jane mbuluar vjedhjet e rruges kombit,holokausti i gradecit dhe disa vrasje politike jo vetem qe nuk duhej propozuar per mender president por duhet te paditet i pandehuri BN per nje krim te kryer ne bashkpunim dhe ne menyre te perseritur.
9-Nje nga faktoret kryesore qe ka qene,eshte dhe do te jete fajtor ne votimin e presidentit ishte Ilr Meta i cili kishte ne dore ne ate kohe SRB-BN-L.XH.B ti shkaterronte duke mos pranuar te votonte BN president
10-Ngjarja e fundit me SHQUP-in tregon se kafshet kane dala nga kontrolli dhe hapi i pare i qeverise Rama eshte denocimi per prangosjen e tre hajduteve,krimineleve dhe vrasesve Berishe ,Bashe dhe Nishanin.
11…
Mero nuk calon gomari nga veshet , po shif zbulo nje cike sa do shkoje cmimi i korentit se ai na intereson , pa se cfare pazaresh ben kapterri me doktorin dhe piktorin nje njeriu qe ka nje familje per te mbajtur dhe nuk ka pune , as i rruhet fare.
Tiku dhe krimi sa shume qesharake fiks per te Portokkallia . Edhe tiku nuk e beson kete o njerez
i plas Tikut per krimin. E keni pare qe nuk lidh dot dy fjal Rri rende por ne fakt e ka koken bosh. Tiku vetem per lek dhe per dashnore e ka mendjen. Gjithe kohes do ta shifni ne aeroport. Del me nje femer nje qe quhet Rovi e ka perkthyesen e vet se s’di asnji gjuhe te huaj por thone se e mban edhe si pune dashnore