Ministria e Drejtësisë i ka lënë rreth 40 detyra shtëpie Prokurorisë së Përgjithëshme për luftën kundër kriminalitetit, detyra të cilat mbështeten në 5 prioritete kyçe të Bashkimit Europian.
Ora News ka siguruar rekomandimet që Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, të hartuara mbi evidentimin e problemeve që janë pasqyruar në dokumentet strategjikë qeveritarë dhe në raportet e organizmave ndërkombëtarë, përfshirë progres- raportin e Komisionit Evropian.
Progres- raporti i Komisonit Europian thekson se mungesa e llogaridhënies e Prokurorisë së Përgjithshme është shqetësuese, përfshirë këtu dhe procedurat për emërimin dhe shkarkimin e personelit.
Mbështetur mbi këtë, Ministria e Drejtësisë i ka rekomanduar Prokurorit të Përgjithshëm zbatimin e kuadrit të ri ligjor, forcimin e autonomisë së prokurorisë në hetimin paraprak, rritjen e hetimeve pro- aktive, rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional, si një premisë bazë për suksesin e veprimtarisë së organit të prokurorisë dhe forcimin e kompetencave dhe të transparencës së Këshillit të Prokurorisë, në raport me emërimin, promovimin, transferimin dhe procedimin disiplinor të prokurorëve.
Në lidhje me luftën kundër korrupsionit si një ndër prioritetet kyçe të Qeverisë, Prokurorit të Përgjithshëm ndër të tjera i kërkohet që të forcojë koordinimin ndër-institucional me shërbimet policore për shkëmbimin e informacionit dhe përdorimin sa më efektiv të metodave speciale të hetimit, për sigurimin e provave dhe goditjen e korrupsionit, ashpërsim të politikës penale në drejtim të masave të sigurimit dhe atyre të dënimit në rastet e korrupsionit dhe fshehjes së pasurive, produkte të veprës penale.
Ministria e Drejtësisë i kërkon Prokurorisë së Përgjithëshme ashpërsim të politikës penale në drejtim të masave të sigurimit dhe dënimit, në çështjet penale të krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave.
Ministria e Drejtësisë ka rezervuar rekomandime për Prokurorinë e Përgjithshme dhe për të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin ndër-institucional.
A eshte Llalla nxenes i mire? Ne testimin teorik Llalla mer noten 9-10. Ndersa ne testimin praktik mezi mer dysh.
As mos shpresoni se ndonjehere do te ndeshkohen aferat e vjedhjeve kolosale qe i jane bere taksave te shqipatreve, pronave te tij dhe krimet e politikaneve.
Po pse me kete gjuhe flitet me Prokurorin, sikur ai eshte nxenesi i Rames
Ta gezoc makinen e re o Lialle ,per te tjerat mos e vrit mendjen ,se dy pale detyra nuk behen Rilindja i do me shkrim ,bisha i do me goje.
Ka haruar ti kerkoje DOREHEQJEN!
Kur nje punonjes, shteti apo privat, nuk kryen detyren (detyrat)duhet ndeshkuar sipas Kodit te Punes, mendoj une, deri ne largim nga puna. Nuk duhet te kete rruge tjeter, kushdo qofte ai. Se, pastaj, te gjithe ngrohin vezet dhe marrin parate qe paguan populli.
Po llallen, a dhallen, kush e con ne banken e te akuzuarve si shperdorues i fondeve shteterore.
– Ministri i Drejtesise si perfaqesues i Ekzekutivit dergon Projekt-Ligje ne Qeveri te cilat kalojne ne Komision Parlamentar dhe miratohen tani si LIgje nga Parlamenti. Mbi bazen e ketyre Ligjeve qe kombinojne me detyrat e Shtepise Prokuroria vepron. Leter e Ministrit te Brendshem per Presidentin, Leter e Ministrit Drejtesise per Prokurorin nuk ka derguar dikur as Sekretari i Partise por e ka kaluar ne Byro !!! a u morem vesht ore qerratallare diskutante ! tung
Kryesore dhe si e pare dhe e fundit eshte qe: Qeveria ti kerkoje dorheqen e pa kivokushem dhe te tjerat si ato detyart qe jane dhene ti bejne te tjeret se Llalla ehe nuk nxjerr qimen nga qulli.
Ku e gjeten kete coban per prokuror
Prokurori i Pergjithshem duhet shkarkuar patjeter. jane me qindra dosjet e derguara nga qeveria ne prokuroi per afera dhe shkeleje ligjore nga nepunes te administrates se kaluar dhe kryesisht vetem per Arben Imamin jane nja dy dosja Voluminoze dhe asgje seshte bere deri tani.
Llalla te jape doreheqjen me mire se po merr popullin dhe detyren ne qafe, po dhe Qeverine nga ana tjeter se kane ngecur te Gjitha nismat antikorrupsion.
Te presesh drejtesi nga Partia e Ilir Metes … kulmi …
KY qumshi nuk ka bythe per mendimin tim vini salen krye prekuror ai po qe e ban mire
Alibira me tonelata, si tonelatat e drogës në Hidrovor të Vlorës !!!! Është për tu habitur se Qeveria me gjith’ ata ministra dhe me një Kryeministër nuk bën dot 5 (pesë) detyrat e vendosura nga Bashkimi Evropian, sidomos atë pikën e “pestë”, për kthimin e pronës tek trashëgimtari, dhe tani “Qeveria” për të “trullosur” mendjen e njerëzve, ngrihet dhe i vendos 40 detyra shtëpie të “ziut” Arben Llalla, por kur “Qeveria” nuk kryen të “pesë” detyrat e shtëpisë, si mund të kryejë një Kryeprekuror i vetëm 40 të tilla ????!!!! Kësaj i thonë që ish Keyetari i kooperativës, (këtu Bashkimi Evropian) brigadierit të brigatës, (këtu Qeveria) i vendos 5 detyra, dhe na ngrihet brigadieri, pra Qeveria dhe i vendos skuadër-komandantit, pra Arben Llallës 40 detyra ! Kjo, nuk është vetëm për të qeshur, por më tepër është për të qarë, ashtu siç po qajmë për 23 vjet me radhë !
Jo, o Qeveri e “Rimindjes” krimi dhe korrupsioni nuk luftohen me ato metoda që u “mundua” ta luftonte Nano dhe Berisha, pse jo edhe Ilir Meta dikur zëvendës i Berishës, dhe si dje për “interesat e atdheut” sot përsëri bashkëpuntor i “ngushtë” i Kryeministrit të ri Edi Rama ! Më falni me miliona e miliona herë : Të dhjevsha moj demokracia shqiptare, se në fakt e meriton vëtrtet një ofendim të tillë!!!! Prandaj moj Qeveri e “Rimindjes” kthe pronën tek trashëgimtari dhe leri alibitë se Qershori është shumë afër dhe që kështu patjetër që do të dalin të gjitha hiletë !!!!