Policia në Kinë ka vendosur të mos ndërmarrë asnjë veprim ndaj një nëne që e rrahu në mënyrë barbare djalin e saj 6 vjeç pasi ai nuk kishte bërë detyrat e shtëpisë.
Plagët në trupin e Xiao Bing u zbuluan në kopsht nga edukatorja e tij.
Ai po ndërronte rrobat për një orë sporti kur edukatorja pa shenjat.
Por policia thotë se plagët nuk janë aq të rënda. Ata shtuan se e kanë paralajmëruar nënën që të mos i rrahë kaq shumë fëmijët në të ardhmen.
Ky lajm vjen pak ditë pasi në media u publikuan fotot e një fëmije në Kinë, i lidhur me zinxhirë si ndëshkim nga prindërit pasi ai vidhte.