FOTOT/ A e kreu masakrën ky nxënës vetëm pse e tallnin?

10 Prill 2014, 10:32Lifestyle TEMA
FOTOT/ A e kreu masakrën ky nxënës vetëm pse e tallnin?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga një tjetër krim në shkollë.

Një nxënës 16- vjeç, i armatosur me dy thika, nisi të qëllonte mbi bashkëmoshatarët e tij, duke lënë të paktën 21 të plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë.

Një ndihmësdrejtor arriti ta neutralizonte adoleshentin Alex Hribal.

Ai doli në gjykatë, i lidhur me zinxhirë.

Mediat thonë se ai do procedohet si një i rritur për këtë krim të rëndë.

Policia po heton për arsyet e krimit.

Ka raportime se Hribal ishte viktimë e talljeve.

Ka të dhëna se ai i ka telefonuar një nxënësi përpara se të kryente krimin, duke e kërcënuar se do e vriste.

Autori nuk ka shfaqur shenjë pendesë, ndërkohë që gjatë krimit e kishte fytyrën pa asnjë emocion.

Një nxënës i ra alarmit të zjarrit, duke lajmëruar studentët e tjerë.

Ndihmësdrejtori arriti që ta vinte poshtë sulmuesin, duke ndalur kështu një gjakderdhje të mëtejshme.

Shkollat në SHBA kanë rënë disa herë pre e sulmeve e nxënësve me armë zjarri, por jo me armë të ftohta.

9 komente në “FOTOT/ A e kreu masakrën ky nxënës vetëm pse e tallnin?”

  1. luli says:

    shoqeri muti. jo te gjithe i perballojne qete situata te tilla.

  2. yug says:

    Ta kishin nxjerre ne gjykate keshtu ne Albanistan do plasnin ulerimat per te dretat e munguara te njeriut ?

  3. Nastradini says:

    Bjereni në Shqipëri, ta bëjmë “hero” e ta mbulojmë “me flamur”…

    1. yug says:

      Ta qanin si ate funderrinen e burgjeve Greke, ne vend qe ta falenderojme qe na e hoqen qafe. Te kishte qene ketu tek ne funderrina Kareli, do kishte vrare nga 5-6 para se ta kapnin

  4. albi says:

    E vetmja menyre per te kufizuar keto lloj rastesh (sepse per t’i eleminuar plotesisht nuk eshte e mundur), eshte krijimi i nje ambjenti te shendetshem psikologjik per femijet/adoleshtentet, qe ata te rriten dhe te formohen karakterialisht me frymen e pranimit te te tjereve, me vleresimin e ndryshimeve dhe jo me stigmatizimin e tyre, qe te mesohen ta vleresojne njeri-tjetrin dhe te kuptojne dallimin mes nje shakaje dhe nje tallje te vazhdueshme.
    Jam i sigurt se ky djale, ashtu si edhe shume bashkemoshatare te tij, pervec problemeve te zakonshme te moshes shume delikate, ka qene pre i talljeve te vazhdueshme, i mospranimit nga te tjeret dhe i menjanimit. Keto lloj faktoresh akumulohen dhe kur arrijne kulmin, shperthejne ne menyra te ndryshme, nje nga te cilat eshte dhuna.
    Fenomene te tilla jane bere te zakonshme (mgjse me shkalle me te ulet) edhe tek ne, mjafton te shikosh kronikat e dhunes ne shkolla, ku femijet e adoleshentet shkojne me kacavide, bajonete biles edhe pistolete, sepse formimi i tyre eshte ndikuar nga modelet e gabuara dhe nga indiferenca e prinderve dhe e shoqerise.
    I lutem te gjithe prinderve, te kene gjithmone kujdes me femijet e tyre, mos t’i mesojne perplasjen por dialogun si menyren e vetme te rrahjes dhe zgjidhjes se problemeve. I lutem te flasin gjithmone me ta per gjerat qe i shqetesojne dhe mos te fshihen pas “mungeses se kohes” dhe “halleve te shumta”, sepse adoleshenca eshte mosha kur formohet karakteri dhe kur femija zgjedh se si do ta shikoje boten. Mos jua kurseni vemendjen, jini te hapur me ta, mesojini me shembulln tuaj qe te kene mundesine te behen njerez qete, me logjike dhe te dine te jetojne ne komunitet.
    Dhe mos harroni, gabimet e tyre si femije jane deshtimet tona si prinder!
    Kalofshi mire!

    1. ai says:

      komenti me i mire i joti

  5. taso says:

    Nuk eshte per te çuditur per menyren e jeteses AMERIKANE,mjafte te kujtosh spotet e SAHRA PAHLIN e ALASKES per mbrojtjen e lobit te armeve,pavarsishte qe djali perdori thikat,mbizotron psikollogjia e krimit adoleshente per ti bere balle BULLUZMIT ne shkolle.

  6. ai says:

    por, kam pershtypjen se djali do kete vuajt shume prej bullizmit…dhembja ia ka ngri emocionet dhe ia ka errsu arsyen..une e di ç’do te thote te jesh adoleshent ne qender te talljeve..do doje t’i vije minat botes..edhe vetes..e kuptoj djalin dhe me dhimset pa mase qe nuk ka pas nje pike me te forte mbeshtetjeje per ta perballu jeten e qenit qe e kane detyru te beje te bukrit dhe te fortit e shkolles…

  7. ARUSHA says:

    Ky duket qe eshte i semure psiqik, por duhet pare gjithsesi femijeria e tij dhe si ka funksionuar familja e tij ku ai u rrit dhe si jane prinderit nga ana psikologjike prinderit e tij ekonomike dhe sociale !

    Prinderit ne pergjithesi duhet te jene te vemendeshem ndaj femijse dhe ambjentit shkollor , ku ai rritet , duhet te tregohen bujare duke i ftuar shoket ose shoqet e femijes ne shtepi me bujt , te jene shume xhymerte ne qerasje te shoqerise se femijeve dhe sa me shume komplimenta dhe ndonjehere edhe ndonje dhurate te vockel , shkuarje se bashku ne kino ose eskursion . Femijet nuk duhet te edukohen me ndjenjen , qe duhet te konkurosh me shoket, te jesh me i miri etj ,gjithmone ti thuhet, qe ti duhet te jesh djale ose vajze e mire qe te nderosh vehten dhe ne dhe keshtu do jesh i rrethuar me miq dhe shoke dhe jeta do te lehtesohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje