Vazhdojnë teoritë konspirative rreth fluturimit MH370.
Avioni i Malaysia Airlines u zhduk më 8 mars dhe që prej atëherë ka pasur shumë spekulime për fatin e tij.
Së fundmi, hetuesit ushtarakë në Malajzi mendojnë se avioni po fluturonte si një aeroplan ushtarak, mesa duket me qëllimin për të shmangur radarët.
Avioni u ngjit shumë lart fillimisht, rreth 3 mijë metra mbi lartësinë normale dhe më pas zbriti shumë poshtë, rreth 1500 metra lartësi.
Këto spekulime pritet që të shtohen akoma më shumë në ditët në vazhdim, pasi tani ekziston mundësia që bateritë e kutive të zeza të kenë rënë, duke zhdukur kështu mundësitë që ato të mos gjenden ndonjëherë.
Javën e shkuar u kapën katër sinjale të fortë nënujore, që u mendua se vinin nga kutitë e zeza.
Por asgjë nuk është zbuluar prej pesë ditësh.
“Ne jemi në ditën e 37-të të tragjedisë. Bateritë mund të zgjasin deri në 30 ditë. Ne shpresojmë se mund të shkojnë deri në 40. Megjithatë u bënë katër ose pesë ditë që kur kemi dëgjuar sinjalet e forta,” tha një ekspert në fushën e aviacionit.
Një burim nga grupi hetimor foli për mediat në Malajzi duke thënë se avioni po fluturonte shumë ulët për të shmangur radarët.
Avioni kishte 239 njerëz në bord.
Ndërkohë kërkimet për gjetjen e mbetjeve të avionit po vazhdojnë në Oqeanin Indian.
Kryeministri australian është shprehur se ky mund të jetë kërkimi më i vështirë në historinë e njerëzimit.
piloti i ka quar te gjuajne ngjala.ju dhjefsha tekniken pergjuese natos e rusise -na thone se shofin edhe se qfare cigare pine nga satelitet spiun kurse tash 100 Metra nuk i shofin.
Mor ari-satelitet shofin nga lart posht ne drejtim toke,
por jo edhe nga sateliti e lart ne pakufiiii.
ne civilizime tjera.
o z or druvar po nga lart posht po thot dhe ai ari nuk di te lexosh ti o zabzun.
Avionin e kane zhdukur vete dhe bejne sikur po kerkojne ne brigjet Australiane. Ne nuk dime a ka patur ndonje shkencetar shume, shume te zot qe shteti donte ta merrte dhe te sakrifikonte te tjeret.Avioni nuk duhet te kete rene ne det se do dukeshin gjurmet, zhurma qe behet se degjuam sinjale eshte tymnaje per te hutuar popullin e thjeshte.Ustallaret e dine mire se ku eshte avioni.