Një supremacist i bardhë, që dikur kishte garuar për në Kongresin Amerikan për një parti të lidhur me Ku Klux Klan, është identifikuar si autori i një krimi që tronditi amerikanët.
Ai hapi zjarri në një qendër hebrenjsh, duke lënë tre të vdekur.
Babai i pesë fëmijëve, Frazier Glenn Cross, 73 vjeç, u arrestua nga zyra e sherifit.
Policia thotë se Cross, që kishte shërbyer edhe në Vietnam, qëlloi për vdekje fillimisht dy persona, Dr. William Lewis Corporan dhe nipin e tij, Reat Griffin Underwood, në një sulm të pakuptimtë jashtë qendrës komunitare hebreje në Overland Park, në Kansas.
Pak minuta më vonë, ai qëlloi dhe vrau një grua në një azil për të moshuar hebrenj.
Policia mendon se ai nuk i njihte viktimat.
Ata thonë se po hetojnë për një krim urrejtje.
Autori thirri “Heil Hitler”, kur policia e arrestoi.
Raportohet se ai ka qenë pjesë e grupit Ku Klux Klan për thuajse gjithë jetën e tij.
Ai ka qenë nën vëzhgim prej dekadash për shkak të angazhimit krah grupimeve të djathta.
Ai dyshohej për një seri vjedhjesh në vitet ’80.
Paratë e vjedhura u shpërndaheshin lëvizjeve për supremacinë e bardhë.
Në një rast ata vodhën një mjet të blinduar me 3.8 milionë dollarë.
Paratë shkuan për grupimet ekstremiste.
White trash!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Po ti cfare je? Evgjit!
…ka shkalluar shoku. Mbingopja apo tejngopja jane me pasoja…
Po kur ka qene ne vezhgim prej dekadash si u arrit qe te lihej I lire te kryente kete krim… apo ata qe e vezhgonin kane dale ne pension bashke me kete… :p
Eh sa budallenj qe ju ja ngelur ora gjen ashtu.Ky nuk eshte lajm.Ke me mijera ne shqiperi qe therrasin dullen qe i shtypi deri dje.Me mijera te tjere therrasin dumbaben me ne krye kryespiunin Klosi.
ne vezhgim prej dekadash dhe jo arestim sepse eshte vete shteti qe i lejon dhe i financon