Në Korenë e Veriut, meshkujt janë urdhëruar që të qethin flokët sipas modelit të liderit suprem, Kim Jong-un.
Por kur një sallon bukurie në periferitë e Londrës vendosi që të bëjë pak humor me liderin suprem, duke bërë një poster me ofertë për meshkujt, në derën e tyre mbërritën zyrtarët e vendit komunist.
Mo Nabbach, që ka në pronësi këtë sallon, tha se atij iu kërkua që të hiqte posterin, pasi ofendonte liderin suprem.
Ai pati frikë për jetën dhe vendosi që të thërrasë policinë.
“Ata erdhën dhe më pyetën se përse e kisha vendosur atë poster. U thashë që vendosim shpesh personazhe të famshëm në posterat tanë. Më thanë: Nuk është personazh i famshëm, është lideri ynë i shtrenjtë. Më kërkuan që të heq posterin dhe u thashë që këtu jemi në Angli, jo në Korenë e Veriut”.
Por më vonë Mo e hoqi posterin, duke pasur frikë se mund të ndodhte diçka.
Banorët e zonës u ankuan se kjo është një shkelje e demokracisë dhe Mo e riktheu posterin.
Policia thotë se ka folur me të dy palët dhe deri më tani nuk është konsumuar ndonjë krim.
apapap cfare surrati ky kim jong, sikur ha sallam gjithe diten
Eshte 1sh po leje… hahahahaha!
Kim looks like he has not missed a meal in his lifetime
king eshte!
Ho me,e shikoni si bo terr syni,e shifni si qesh qerratai,e pse mos qesh a so tu ja u bo rrup sup te gjitheve? Ky o ne rregull,me Rusin e me Kinezin e ka fjoll fare,e pse ti boj syni terr,buckos. Ho me, ja e pam dhe ne shqiptaret,sullem demokracine,shkatrrum cdo gjo qe bon pleqte tane,(shyqyr qe kon njel vec,hidrocentralet) deshem evropen,ne akoma m’2014 jena. Ne salen ene pse e pshurrem vjet,prap neper shale e kemi. Qesh ti lale qesh se e ke m’rregull.