FOTOT/ Burri i gruas monstër: Fëmijët nuk ishin të mitë

15 Prill 2014, 10:55Lifestyle TEMA
FOTOT/ Burri i gruas monstër: Fëmijët nuk ishin të mitë

Një grua 39- vjeçare në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pranuar se ka vrarë gjashtë bebet e porsalindura të saj.

Megan Huntsman tronditi opinionin publik kur u mësua për krimin e saj.

Mediat raportuan se ajo u ka thënë detektivëve se fëmijët i ka ngjizur me të shoqin, Darren West.

Por ky i fundit u ka thënë policëve që nuk ka dijeni për fëmijët.

Ai thotë se nuk është babai i tyre, madje është shprehur se gjatë kohës që ai ishte në burg, njerëzit e tij e kanë nxjerrë Meganin nga shtëpia, pasi ajo e tradhtonte.

Kjo ka shtuar spekulimet se bebet kanë lindur nga afera jashtëmartesore.

Bebet janë vrarë gjatë periudhës 1996- 2006.

Policia ka urdhëruar një analizë ADN-je për të zbuluar atësinë e bebeve.

Darren West ishte dënuar me nëntë vite burg për trafik droge.

Ai u lirua në fillim të këtij viti dhe u kthye në shtëpi, ku bëri zbulimin e tmerrshëm.

Ai gjeti një kuti ku ishte një bebe, mesa duket e abortuar.

Më pas, kur policia kreu kontrollin në garazh, zbuluan edhe gjashtë bebe. Secila ishte e mbështjellë me peshqir dhe ishte futur në kuti.

Policia thotë se Megan ka pranuar se i ka mbytur gjashtë bebet.

6 komente në “FOTOT/ Burri i gruas monstër: Fëmijët nuk ishin të mitë”

  1. juliano says:

    NJERZ GOGOL TE TILLE DUHEN TE DIGJEN PER SE GJALLI NE FURREN E DRUVE

  2. Labi says:

    Familja e Lumtur Amerikane

    1. emilio says:

      E ke fare te fresket rastin e asaj patriotes rende qe I therri te treja vajzat ne itali, keshtu qe mos ja fut pordhes kot.

  3. tarrasi says:

    clesh amerike o miko keqen ndonje her vdes ne rrug dhe stejep doren njeri atje esht tmerr te jetosh

  4. toni says:

    Edhe kafsha nuk ben keshtu. Eshte nje djall dhe kaluar djall!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje