Putin 3-fishon rrogën e tij dhe të kryeministrit Medvedev

14 Prill 2014, 14:45Lifestyle TEMA

Presidenti rus Vladimir Putin përmes një dekreti të firmosur prej tij i ka trefishuar pagën vetes dhe kryeministrit Dmitri Medvedev.

“Rroga e Presidentit dhe e Kryetarit të Qeverisë do të shumëzohet me 2,65”, theksohet në dekret.

Sipas shifrave të të ardhurave të publikuara nga Kremlini dhe Qeveria, Vladimir Putin kishte në vitin 2013 të ardhura më të vogla se sa ato të kryeministrit Medvedev, por edhe më të ulëta sesa ato të këshilltarëve të tij dhe shumica e ministrave.

Putin deklaroi vitin e kaluar 3,7 milionë rubla (74 mijë euro), një shifër më e ulët në raport me vitin 2012. Medvedevi nga ana e tij ka prekur të ardhura prej 4,3 milionë rublash (85 500 euro).

Njeriu më i pushtetshëm i Kremlinit ka marrë madje një pagë edhe më të vogël se shumica e këshilltarëve të tij, duke përfshirë këtu edhe zëdhënësin e tij Dmitri Peskov, paga e të cilit është 9,2 milionë rubla (185 mijë euro).

Ky i fundit shpjegoi për radion ‘Jehona e Moskës’ se “rritja e rrogës së Presidentit rus ishte një vonesë, Putin dhe Medvedev nuk përfituan nga rritja e rrogës që iu dha funksionarëve dhe personelit të administratës së Kremlinit dhe të qeverisë”.

10 komente në “Putin 3-fishon rrogën e tij dhe të kryeministrit Medvedev”

  1. Niko says:

    Kesaj i thon ndergjegje jo si Salka jon erdhi me nje valixhe pe drrase ne qeveri dhe u be miljarderr

    1. Argita_B says:

      Putin flitet se ka ndertuar nje pallat si ai i mbreterve te Versajes prej mbi 12 mije metra katror jo shume larg vendit ku u zhvilluan lojrat olimpike. Vlera estimohet rreth 1 miliarde euro. Per cilen ndergjegjie e ke fjalen? Keta jane mostra te te njetes familje.

      1. Shkoder says:

        Shume mire po thu “flitet” kur te vertetohet akuza flasim. Ne shqiptaret kemi nje veti se mund te flasim per te gjithe, me apo pa fakte

  2. rodrigo says:

    Aq kohe po ben shoku Putin pa prekur rrogen nga Banka sa as qe ishte ne dijeni se sa e kishte rrogen…. normale qe rrogen e vertete e mer nga Gazpromi apo eksporti armatimeve ruse….

  3. Zigur Qarri says:

    Aq i mir esht Putini,sa nuk pyet asnjeri kur flitet per investime qe rendojn kasen e shtetit.33 miliard Euro(gjysma e vjedhur pa nam e nishan) investime per lojrat olimpike te Dimrit,fitimi,nje mut.Vetem nje rruge makinash nga Sotshi deri ne Krasnaja Poljana 67 km i ka kushtuar takspaguesve rus 6.3 miliard Euro.Ruset kan qene dhe do mbeten nje popull skllav qe shrytezohet nga disa oligarke qe i fryjne ruset me nacionalizem per ti perdorur si skllever,sepse parate qe i fitojn nga populli dhe toka russe i hedhin ne perendim pa kursyer,por ne Rusi kurresesi…

  4. tony says:

    MUT-PUT HESAPI NJELLOJ SI SAL-K..I

  5. tarrasi says:

    putini eshte njishi botes sjanijen palla per asnje ne bote as per ameriken as pere europen ase per krejt boten bravo je njish njeriu me ifuqishem i botes se rrue fare

  6. idran says:

    Ke te drejte Zigur!Per sa kohe cmimi i vodkes do te jete i lire ne Rusi politikanet ruse e kane shume te lehte te sundojne, se bashkeqytetaret e tyre gjysmen e dites jane te lodhur nga puna dhe gjysmen tjeter jane te dehur.

  7. shqiptar says:

    qalli hallin rusit ju qe nuk pjerdh nje bote te tere se i rregulluat punet e veta.e pate se cu beri shteti grek atij gjynah te burgorsuri ca mut beri shteti shqiptar qe se pjerhd njeri asgje.tallet brukseli me ju ne kosove do hapet nje gjykate per krimet e shqiptareve per 300 serb ndesra 15 mij shqiptar te vrare nga sebert shumica e tyre bredhin te lire Europa tallet me shqiperine e ka bere si han me 7 porta e ju i qani rrogen presidentit me te forte te botes qe e hedh planetin ne ere kur i do qejfi pffffffff llogje shqiptaresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje