Thuhet shpesh se lakmia e bankierëve solli edhe krizën financiare të vitit 2008, që goditi mbarë botën.
Por tani një bankier, Ross McEwan, drejtues i bankës së njohur RBS, do të bëjë diçka të pazakontë për një bankier.
Sipas BBC, ai do të jetojë vetëm me rrogën dhe nuk do marrë bonuset deri në vitin 2017.
Bonuset e bankierëve janë të çmendura, por McEwan nga Zelanda e Re do heqë dorë prej tyre, ndaj BBC e quan këtë shokuese.
Por mos mendoni se paga e tij është e vogël.
Ai do marrë 1 milionë sterlina në vit.
Por edhe kjo pagë është 16.7 përqind më pak se paraardhësi i tij.
“E falenderoj përzemërsisht, pasi ky do jetë viti i parë që nga 2009-a, kur nuk duhet të kaloj kohën në dhjetor e janar për të mësuar se sa është bonusi për shefin e RBS dhe më pas të regjistroj shpërthimin e zemërimit nga klasa politike,” thotë gazetari i BBC.
Qenka i varfer i shkreti. Po te merrte 200-mije leke ne muaj, do te shikonim sa bamires do te ishte!
Pergjegjesia dhe presioni qe ka ky bankieri dallojne nga njeriu qe punon per 200,000 leke. Nese dikush paguhet shume por punon shume dhe prodhon shume, kjo duhet te admirohet.
Problemi eshte kur dikush punon/prodhon aq pak e paguhet/perfiton jashte mase shume si klasa politike shqiptare ne AL dhe KS. Kjo eshte dicka qe vertete te neverite.