FOTOT/ Çifti Blair shfaqen së bashku pas zërave për aferën

18 Prill 2014, 19:09Lifestyle TEMA
FOTOT/ Çifti Blair shfaqen së bashku pas zërave për

Ish- kryeministri britanik, Tony Blair dhe e shoqja, Cherie, janë fotografuar për herë të parë në publik së bashku që kur moguli i medias, Rupert Murdoch foli publikishte për marrëdhëniet e Blair me ish- gruan e tij, Wendi Dong.

Çifti Blair u fotografua në Marbella të Spanjës.

Së fundmi ata ishin parë së bashku në homazhet për Nelson Mandelën.

Murdoch, që është mik me Blair, tha për revistën Fortune se askush nuk i kishte treguar për aferën mes gruas së tij dhe ish- kryeministrit britanik.

“Epo, e dini, të gjithë po flisnin për këto gjëra dhe mua nuk më tregonte askush gjë”.

“Më pas më thanë nja dy gjëra. Isha në Australi. Kur u ktheva, i kërkova stafit të mësoja më shumë dhe u hapën me mua. Kjo është historia. Një javë më vonë depozitova kërkesën për divorc”.

Në shkurt, revista Vanity Fair shkruante se Deng, 45 vjeç, kishte shkruar disa shënime për Blair, duke theksuar se sa shumë ishte e fiksuar pas trupit të bukur të ish- kryeministrit.

“Oh m…, oh m…! Pse më mungon kaq shumë Tony. Sepse është kaq sharmant dhe ka rroba kaq të mira. Ka një trup të mirë dhe oh çfarë këmbësh. Sytë e tij të thellë blu. I dashuroj sytë e tij,” shkruante Deng.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje