Amerikanët: Duhet të shmangim Carl Bildt, është pro- serb

21 Prill 2014, 10:54Rajoni TEMA

Një seri dokumentesh sekrete, të publikuara së fundmi, tregojnë se amerikanët kishin për qëllim që të shmangnin sa të mundeshin kryediplomatin suedez, Carl Bildt, pasi e cilësonin atë si pro- serb.

Kështu shkruan e përditshmja e Beogradit, Politika.

Presidenti amerikan, Bill Clinton ishte këshilluar që të anashkalohej Bildt, pasi nuk i ka gjykuar krimet në Srebrenicës.

Në atë kohë përflitej se Bildt do bëhej Përfaqësues i Lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën.

Por amerikanët sugjeronin që të gjendej një tjetër përfaqësues.

Në materialin e dërguar Clinton, thuhej se Bildt nuk është sjellë ashtu siç pritej gjatë kohës që ishte ndërmjetës i BE-së.

Po ashtu theksohej se ai nuk do luante rolin që pritet për të kapur dhe dorëzuar kriminelët e luftës.

Bildt kritikohej edhe për faktin se pas takimit me Sllobodan Millosheviç kishte deklaruar: “Nuk duhet të ketë zgjidhje ushtarake të konfliktit”.

7 komente në “Amerikanët: Duhet të shmangim Carl Bildt, është pro- serb”

  1. kushtrimi ks says:

    Gjithnje ka qene pro serb. Edhepse ministren e jashtme suedeze e vrau nje serb.

    1. ana says:

      Po se e ka paguar ky Bild per ta vrare rivalin e tij,

  2. Lisi says:

    Shikoni dhe marredheniet e ketij Bildt me Sali-Serbin dhe mbase e kuptojne kosovaret “dashurine e madhe” e ketij te fundit.

  3. Emigranti_UK says:

    Perse nuk shmangen Sali Millosheviqin qe e ka shitur Shqiperine te sebet dhje greket???

    1. Toni KS says:

      Thuhet se politika eshte art (i te mundeshmes) . Pasi edhe ‘kenget’ e Zdravko Qoliqit qenkan ‘art’ pse i bini ne qafe Saliut ndoshta edhe ai gjori art eshte munduar te beje. Interpretimi kreativ i fakteve mund te te dergoje ne vende te cuditshme apo jo?

  4. albaliks says:

    Pse habititeni per Bild se eshte proserb kur ne kete forum gjoja shqiptare 80% e komenteve i keni pro serbe e antikosovare.Kaq.

  5. alpin 2 says:

    e drejte albaliks te shpifur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje