Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se javën që vjen pritet të shpërbëhet Parlamenti i Kosovës, por ai nuk është i sigurt për këtë.
“Kuvendi i Kosovës nuk do të aprovojë asgjë më. Jam shumë i bindur që ky Kuvend do ta përfundojë punën e tij, ose kësaj të mërkurë ose kësaj jave. Nëse nuk e përfundon formalisht punën, atëherë do ta përfundojë realisht, sepse ky Kuvend nuk është në gjendje të marrë vendime, të cilat kanë ndonjë rëndësi të caktuar, sepse nuk e ka shumicën”, ka deklaruar kryetari i LDK-së.
Ai tha se pas seancës së Kuvendit që do të mbahet këtë të enjte, ku do të diskutohet vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe krijimi i Gjykatës Speciale, bashkë me partitë e tjera do të bien dakord që ta shpërbëjnë Kuvendin, në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme./Express