Biznesmeni i njohur i Kosovës, Remzi Ejupi, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë turistike “Eurokoha” dhe të kryetarit të Odës Ekonomike Gjermano– Kosovare, i ka kërkuar përmes një letre ministres së Turizmit, Eglantina Gjermeni që hotelet dhe motelet e Shqipërisë, të ofrojnë një paketë televizive nga Kosova gjatë periudhës së pushimeve, për shkak të numurit të lartë të pushuesve nga Kosova.
“Pushuesit nga Kosova dhe diaspora kosovare përbëjnë përqindjen më të madhe të turistëve në bregdetin shqiptar.
Sigurisht se keni shumë kërkesa për përmirësimin e këtij sektori, ndoshta pa qëllim dhe për shkak të neglizhencës, nëpër shumicën e moteleve dhe hoteleve të Shqipërisë, në pakot e kanaleve televizive nuk ofrohet as edhe një kanal nga Kosova, ndërkohë që në shumë prej tyre, gjejmë kanale nga Italia, Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Kina, Arabia, Serbia etj, por asnjë kanal televiziv nga Kosova.
Besoj se një kërkesë e tillë është esenciale për turistët nga Kosova të cilët, për aq kohë sa janë në pushime në Shqipëri, të kenë mundësinë që të informohen edhe nga mediat e tyre, ashtu siç kjo po ju ofrohet turistëve të vendeve të tjera.
Sipas statistikave tona zyrtare, pushuesit nga Kosova zënë vendin e parë ndër turistët që vizitojnë Shqipërinë gjatë verës,” thuhet në letër.
Zoti biznesmen!!
Te gjitha kanalet televizive te Kosoves ………..transmetohen nga PAKETA DIGITALB,prandaj,ne se ju nuk jeni informuar,kjo eshte puna e juaj!!!
Ne se nuk keni halle te tjera,kjo tregon se ju paskeni suksese te medha atje!!!
llloj lloj maloku eshte bere biznesman
Mire e ki, po edha ata t´Cosa Nostra apo Ndrangheta jone malok e bussinesman.
Ashtu eshte, bravo Phoenix.
Po shihet qarte se ne Shqiperi kane averzion ndaj kosovareve nuk i duan perndryshe do te kishin qene me te hapur me ta
@Avni, un e kom alanizu kit hesap, shqiptart e Shypnis nuk i kan merzi kta t´Kosoves, pakica greqe e Shypnis na ka fort merzi, se ata po na tuten fort qi a mos po ja msyme Himares e tjera veneve ku rrnojne ata, e per qata ata na kan xhak, a je ka mer vesh? Qitu oshte problemi.
E gzofsh festen e Pashkve, tung.
Ne kemi faj qe shkojm atje. Ata shipsat sjan kerkah, tv italiane edhe greke jajde nasht kann Kultur dhe kemi qa mesojm prej tyne, po Tv serbe dhe maqedone se di pse? Zdravko Colic, e priten si hero, por shyqyr qe sashte gjall Arkani me Milloshin se nuk do ishte qudi qe edhe ata do ti ftonin nje diet. Tu vie TURP!