Raporti për krimet e UÇK-së përfundon këtë vit/ Cufaj: Rama e Thaçi të vizitojnë ‘Shtëpinë e Verdhë’

16 Prill 2014, 17:39Rajoni TEMA

Një raport hetimor në lidhje me krimet e kryera nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i hartuar nga prokurori amerikan, Clint Ëilliamson, bazuar mbi raportin e ish- raportuesit special të Këshillit të Europës, Dick Marty, do të përfundojë jo më vonë se në fund të këtij viti.

E përditshmja serbe Danas shkruan se hetimet kanë katër vite që vazhdojnë.

Burimet i thanë kësaj gazete se nuk ka rëndësi se ku ngrihet gjykata speciale, por rëndësi ka që ajo të jetë gati për punë dhe të plotësojë standardet e nevojshme.

Ekipi i Ëilliamson përfshin 40 hetues.

Ndërkohë, edhe pse emri i Hashim Thaçit përmendet shpesh në lidhje me këto krime, mediat serbe thonë se ai nuk është në listën e të dyshuarve.

Raporti i Dick Marty bazohet mbi atë që njihet si ‘Shtëpia e Verdhë’ pranë Burrelit, ku thuhet se janë vrarë serbët e kapur rob. Më pas organet e tyre janë shitur në tregun e zi.

Ndërkohë shkrimtari dhe gazetari Beqë Cufaj, qe jeton ne Gjermani, ka bërë një shkrim në gazetën Blic. Aty, ai analizon takimin e dy qeverive në Kukës, vendin ku 15 vjet më parë u dynden qindra mijëra refugjatë kosovarë.

Cufaj fton të shikohet ky takim përmes një prizmi tjetër; jo atij të marketingut politik siç po tentojnë të bëjnë Thaçi e Rama.

Sipas tij, në kohën kur po përkujtohet ky përvjetor, kombi përballet me akuzën e madhe; Shtëpinë e Verdhë!!!

“Le të shohim përtej këtyre ceremonive për nevoja të brendshme marketingu: kur krerët e dy shteteve shqiptare po takohen në Kukës për të shënuar një dhembje të madhe kombëtare, eksodin e kombit- atë pra, kur fëmijët nxirreshin nga kolonat e pafundme dhe në sy të prindërve masakroheshin (mbi 1090 u vranë nga forcat serbe), kur nënat dhe motrat shqiptare dhunoheshin nga po forcat serbe në sy të familjarëve të tyre (mbi 20.000 femra të dhunuara), kur shqiptarët dërgoheshin në Serbi dhe varroseshin gjithandej nën tokë apo hidheshin nëpër lumenj, kur sot dalin shtëpitë e maskuara me trupa fëmijësh shqiptarë në to… një komb i tërë do të dalë para gjyqit për “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë!”, shkruan ai.

“Prandaj, a nuk do të ishte me vend që të dy qeveritë tona sot të mos ndalnin vetëm në Kukës, por të zbrisnin pak më poshtë dhe shkonin tek Katuçët dhe shihin atë vend për të cilin javët, muajt dhe mbase edhe vitet që vijnë do të shihemi si monstrat modernë të Europës! Çfarë fiaskoje kombëtare. Edhe më e dhembshme sesa Eksodi 99!”, shton Cufaj.

15 komente në “Raporti për krimet e UÇK-së përfundon këtë vit/ Cufaj: Rama e Thaçi të vizitojnë ‘Shtëpinë e Verdhë’”

  1. Mos te akuzojme bashkesin nderkombetare,europen,ameriken,por ti leshojme kembet ne toke dhe te vem gishtin ne koke te kthjellohemi dhe te japim vleresim te shendosh dhe te drejte,karla del ponto ka shkruar librin per keto krime,por te jeni te sigurt se ne keto perfundime te prokuroeve nderkombetar per kso krime te gjitha provat ata qe kan i kan prej shqipefoleseve,se pari LDKja si parti shum i ka kontribu qe sot te kemi nje akuz mbi gjithe nesi popull,pastaj mos shkoni me larg .pse ne ket shqiperi,me gjithe keta gazetar opinionista intelektual nuk behen investigime,duke marr dhe perpilim e hetimeve qe benin prokuroret me ndihmen e LULZIM BASHES:Pse nuk ka asnje gazetar qe nuk boton biografin e LULZIM BASHES,nga erdhi sa punoi ne UNMIK si ndihmes i prokuroeve nderkombetar,si perkthyes pikerisht per rastin e shtepis ,ku pretendohet nje veprim i tille,pyetne kryetarin e opozites ai di me shum se dik marti,me shum se karla del ponte,me shum se qdo prokurore nderkombetar,pra te jemi objektiv servilizmi i njerezeve tane ka bere qe te shpiken dhe kso konstrukcione antikombetare, vetum e vetum qe nesra te ken nje karrig me larte.Dhe ky njeri sot udheheq OPOZITEN SHQIPETARE paramendojeni ne n je vende tjeter a do kishte mundesi te ngritej politiksht,kjo eshte dobesija jone me madhe qe nuk i vleresojme njerezit me te bera,por mete thena.

    1. ***** says:

      Pajtohem me komentin e Rrahmanit.
      Pervec servilizmit te “politik bereseve” shqiptare do te doja te shtoja edhe dashakeqesine e vemjeve te tipit Lubonja qe vuajne prej sindromes se inferioritetit akut.

    2. Realisti says:

      Rrahman (Morina)Kosova,ti je vetem nje qenef shpellari qe punon per agjenturat e huaja shoveniste.Ti je nje militant dhe injorant rondokopi qe bene genjeshtra ndaj figurave te njohura te opozites.Mos leh me or tritolist i Janullos.

  2. Andi says:

    Une nuk shoh nevoje per vajtjen e udheheqesve me te larte te kombit tek ‘Shtepia e Verdhe’. Kjo do ti bente raklame akuzes serbe. Me mire do te ishte qe ekipe televizive te te dyja vendeve te shkonin ne ate shtepi dhe te tregonin absurditetin e akuzave serbe qe ne nje shtepi pa kushtet me minimale te kirurgjise nuk mund te merreshin organe apo te vriteshin serbe. Ky eshte nje monstruozitet qe e kane bere serbet dhe po na e hedhin neve ne preher per te nxjerre kosovaret dhe shqiptaret si barbare dhe mafioze. Kjo eshte propagande e keqe per ne per te na nxire para botes dhe Europes. Ne duhet te bejme me shume per te hetuar vrasjet serbe ne Kosove dhe te behet me shume reklame, mundesi nje film i Hollivudit me tmerret e serbeve ne Kosove. Une po shikoja nje film serb i cili tregonte se ckishin kaluar serbet gjate bombardimeve te NATOs. A kemi bere ne ndonje film apo dokumentare ne anglisht se cfare kane hequr grate, femijet dhe te semuret nga barbaria serbe. Prandaju Cufaj e ke drejt ne faktin qe me shume duhet bere, por vajtja e udheheqesve ne ate shtepi nuk i sherben vecse serbeve.

  3. MERITONI says:

    RRAHMAN KOSOVA

    ne te gjitha pikat pajtohem me ty,por,i ke injorue faktet pse po ngritet aktakuza dhe ndaj kujt po ngritet.

    shumica prej ketyre jane te perfshire ne afera te randa korruptive.
    prandaj ne nje sondazhe, 62 perqinde e kosovarve e prkrahin gjykaten speciale.
    njerzit pe shohin si menyren e vetme me i largue prej qafe,i kan ra popullit ne qafe.

    te gjithe keta, edhe ti e dine jane milionera,shtrohet pytja kah gjitha keta para.

    edhe nje fakte,FATMIR LIMAJ advokatine tij KARIM KAN,permes gjirollogarise bankare e ka paguar 1 milion euro.

    populli nuk pe kerkon gjykimin e luftes,por,gjykimin e atyre qe e degradun,e degjenerun luften,qe pe rrjepin kosoven.
    prandaj shume shpejt edhe VV do ta marre pushtetin,jo se ka kapacitet per me drejtue shtetin,por,jane te vetmit te cilet DOJNE,DIJNE DHE MUNDEN ME LUFTUE KORRUPSIONIN NE LDK,PDK,AAK.
    +

    1. McAli says:

      Ti je i biri i Rrahman Morines e jo i Kosoves, prandaj frustrationin
      tend e shkarkon ne internet.
      PS: Rrahmoni Rrahim – Morina ishte dora e djathte e Milosevicit, kurse, si duket ti je djali apo dashamiri i tij, fatkeqsisht ka mjaft klysh si puna jote qe kishin babajt ne pozita te larta gjate systemit serbo-sllav, por ajo etape nderkohesisht eshte histori.
      Gezuar festen e Pashkeve!

      1. McAli says:

        Corrigenda: Komenti im eshte i drejtuar ketij qe “MERITON” nji shuplake gojes!

        1. MERITONI says:

          mcALI

          sa i perket frustrimit qe e permende ma perpara po te thom,skam nevoje per frusterim,kame nje page mujore se bashku me gruan prej 1550 eurove,dhe disa prona qe ma lejojne INTELEKTIN tim ta shprehe ne menyre te pavarun.

          me frustrojne disa debila qe shiten per 5 qebapa,dhe nji kafe me pi me nje “patriot” per mu doke ma te rendesishem.

          e njohe mire karakterin tande,me te tille kam debate gjdo dite.

          KIM MEMETI ka thane,”qerdheja e fundit e horrav edhe maskarenjeve eshte PATRIOTIZMI”.

      2. MERITONI says:

        MC ALI

        hahah,po une jame djali i RRAHMAN MORINES,por,ti smundesh me ndryshue faktinse FATMIE LIMAJ E PAGUAN ADVOKATIN 1LILION EURO,apo se AZEM SYLA e ka shpall veten te qmendun,apo vjedhjen ne dhomen se deshmive,apo autostrada ka kushtue 1 miliard euro dhe kerkush se ka pa kontraten,e shume te tjera.

        ndergjegjeja eshte nje hap me large se vetdija psh.te gjithe e dine se duhani vret,por,pak njerez jane te ndergjegjshem me ndalu pirjen duhanin.
        ti je i vetedishem se keta pe vjedhin shtetin,por,nuk je i ndergjegjshem me i denue aktet kriminale,sepse ti lepihesh kapak me PDKY.
        PASI E KE LESHUE DEBATIN NE NIVEL PERSONAL,PO NE KET MENYRE PO TE PERGJIGJEM.
        TI E KE TE DAMTUME QENDREN E TE MENDUMIT KONSTRUKTIV E CILA GJINDET NE KOREN E TRUNIT TE MADHE,PRANDAJ E MBRON ATE QE DUHET TE LUFTOHET.
        TRUNI I JOTE I AMEBES MENDON SE KOSOVA ESHTE LIVADHE I SHKRET,DHE DUHET ME KULLOT SA TE MUNDET,DUHET ME SHFRYTZU RASTIN,SE VEQ NJE HARE TE VJEN RASTI.

        KULLOTNI,KULLOTNI SE EDHE ASHTU SEN SJENI MA TE MIRE SE LOPTE.

        SKOT PEK KA THENE:ME NJEREZ DUHET TE DEBATOSH ME GJUHEN QE ATA E KUPTOJNE,TI E KUPTON DHUNEN ,PERBUZJEN,NENQMIMIN SEPSE I TILLE JE.

  4. marshalli TITO za uvijek says:

    Lufta e UCK-se ishte e drejte,por mund te them se nga ajo lufte eshte perfituar per te bere edhe spastrime midis kundershtarve politik shqiptare, inate dhe antipati personale, spastrim etnik ndaj serbeve te kosoves dhe popullsise rome(magjypet e kosoves)dhe seshte cudi dhe per trafik organesh!Ka shume tregues qe te cojne te dyshosh por prova ende jo,jane gjetur mbetje spitalore prane asaj shtepie,njolla gjaku per te cilat u tha se ishte gjak bagetie(nga therjet e bagetise)etj etj por prap prova ska! DIK MARTY ka qene kryeprokuror i ZVICRES per 14 vjet, CARLA DEL PONTE kryetare e gjykates nderkombetare, qe i beri gropen shume krimineleve te luftes ne ish-YU, bile qe betuar qe do ta plaste pas hekurave SLOBO KRIMINELIN,dhe nuk mund ta besoj qe te kene lajthitur kaq kollaj kur flasin per krime lufte nga ana e UCK-se, dhe dihet shume mire qe te gjitha luftrat ne ish-YU prodhuan krime te renda ndaj njerzimit nga te gjjitha palet, qofte ajo kroate,boshnjake,dhe jo vetem serbe!Mendoj qe dhe segmente te pa kontrolluara te uck sidomos kur sapo po krijohej dhe sishte akoma e njohur nderkombtarisht pervecse nje organizate terroriste e nivelit te hamas apo hesbollah,mund te ken qene te implikuara ne kto krime! Ne kohe lufte kufiri midis legales dhe ilegales,te ndershmes dhe te pandershmes eshte shume i brishte dhe i pa dukshem! historia e ka vertetuar kte fakt! jam pro gjykates dhe hetimit per ta pastruar luften e drejte te UCK-se nga vemjet

  5. Meriton edhe une pajtohem me ty sa i perket korrupcionit,por dhe korrupcionin nuk e krijuan nderkombetaret,por te tanet.Pytja vjen Pse:
    ne duhet e ceka me larte ti vendosim kembet ne toke dhe te vem gishtin ne koke,te shofim realitetin ne sy ashtu siq eshte,dhe jo ti votojme njerezit e te cilet u korrutuan u ben milionera mbrenda nates,demokracija nuk eshte njeher ne kater vite por eshte gjithmon nen vrojtim se ata qe marrin pushtetin a po e zbatojne kontraten qe ju dham,dhe nese dalin skandale qdo dite duhet protestuar duhet bere demostrata,se pasurit e nje shteti nuk jan pron e askujt por e te gjitheve,dhe duhet rrezuar me demostrata me protesta nese nuk ju permbahen premtimeve qe dhan,edhe mjetet e informimit duhet qe te mos behen dor e zgjatur e qdo pushteti por ti sherbejne popullit qytetareve ,vetum keshtu sherohemi edhe nga kjo smundeje qe eshte sfide per shqipetaret,ne duhet ta duam demokracine tone,ne duhet ta duam veteveten me shum,ne duhet qe njerezeve si sali berisha,lulzim basha,hashim thaqi isa mustafa te cilet njerez kan deshmu se nuk u intereson mireqenja shqipetare por mireqenja personale,dhe ktu duhet mos ti fajsojme te huejte por te jemi vetekritik.sepese njerezit e korruptuar dhe te inkriminuar bashkesia nderkombetare per qellime te veta statuskoe i shantazhon,dhe pasojat nuk i mbartin ata por ne si popull.Pershendetje MERITON

  6. Mc ALI;une edi se jam biri i Raifit Shaipit etjetj deri sa humbemi ne vjtersi,sigurisht se para 4-5 gjeneratave dalim dhe gezuar pashket,por te jem i biri rrahman morines jo asesi por,ket e le ne ndergjegjejen tende,kur komunikojme per rrjedhat,ngjarejet,ndodhit qe kapercen populli jone nuk duhet ti marrim gjerat personalish,se e keqja e juaj eshte dhe e keqja e imja,kur individi rrezikohet,rrezikohet dhe kombi,kur ty te behen pasrtejtesi,mu kan bere dhe mua,dhe une nuk paragjykoje se qe je ti i lujt je se nuk te njof,dhe paragjykimi mund te jet dhe fatal,kjo me binde mua se nje pjes e pupullit tone akoma jan ne gjum shekullore jetojne me endrra jetojne me iluzione aspak me realitetin qe na perlaset para hundeve,une rrahman morinen e kam urrejtur dhe kam qen qdo dit ne demostratat e viteve 89,90 sa ne prishtine sane ferizaj,sa ne gjilan,ka ndoshe qe familja ime te mos dije fare dhe nga nje jave se ku gjindem ishim ne ate kohe gjenerata qe luftonim hegjemonin serbe aparthejdin serb na vriteshin shoket para kembeve prej rrahman morines,dhe ti fare nuk me njef se si me akuzon mua personalisht,por une edi te verteten dhe sbrengosem fare se shka shkruan ti,ti ose je ndonje fanatik partiak ose ben shaka ketu se realist muk je aspak,e per fanatiket partiak sot shqiperija dhe kosova jan ketu merit e ketyre eshte gjendja ku jemi sot,se per ty dhe per gjithe ata fanatike partijak me shum ka vlere partija se sa shqiperija kjo tregon se njemendesia e enver hoxhes akoma egziston tek ne,te pakten enver hoxhes i arsyetohet disi koha e beri te veten por sot ne vitin 2014 te ket kso njemedesi eshte mjerim.Pra une te pershendes mexhithate

  7. qeparo says:

    Ka qindra serbe te zhdukur qe nga lufta e vitit 1999. Prapa kufomave te tyre duhet te kete nje te vertete

  8. ben says:

    Natyrisht do jet e vertet se sa barbar jemi kemi dhen prova por dhe sa frikacaker jemi kemi dhen prova kur vret vellain per nje cop gardh cpret nga njeres pa karakter keta behen me von deputet .

  9. Qeparo deri me sot serbet asnje femije te vrare nuk kan mundur ta gjejne ,se nuk ka,asnje plak apo plake nuk kan mundur ta gjejne qe eshte vrare prej UQKes pra ata qe ti permende jan thjeshte ushtare qe erdhen ne kosove per te bere masakra,per te dhunu djegur plaqkitur.pra ne rruzullin tokesore por ne daq edhe gjate historis nuk mund te gjesh lufte mete paster se te UQKes
    REALIST qdo gje munde te jesh por realist aspak jo te me akuzosh mua me ato fjale siq ke shkruar,ti sigurisht je pjell e atyre qe shpik genje genje akuzo akuzo se diq jet si e vertet,ti asfare nuk me njef mua se te jesh i bindur pote me njohesh do kerkosh ndjes ndaj meje une kurre ne familjen time skam pasur diken ne pushtet qe nga viti 1940 kurr pushteit serb sju kemi kurrfalur por ju kemi pervesh punes me bujqesi me gurbet dhe fale punes tone as edhe nje dit prej farefisit tim nuk ka qen ne pun pra kujdes se ketu verejta se njerezit siti jan pjella me e keqe qe munde te ket nje popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje